Jesé Rodríguez
![]() Jesé duke luajtur për Spanjën U–19 në 2012 | |||
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jesé Rodríguez Ruiz | ||
Data e lindjes | 26 Shkurt 1993 | ||
Vendi i lindjes | Las Palmas, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 20 | ||
Karriera në rini | |||
2003–2005 | El Pilar FC | ||
2005–2007 | Huracán | ||
2007–2011 | Real Madrid | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
2011–2013 | Real Madrid B | 80 | (32) |
2013– | Real Madrid | 23 | (6) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2009 | Spanja U–16 | 3 | (1) |
2010 | Spanja U–17 | 7 | (1) |
2011 | Spanja U–18 | 2 | (1) |
2010–2012 | Spanja U–19 | 11 | (6) |
2013 | Spanja U–20 | 8 | (5) |
2013–2014 | Spanja U–21 | 5 | (2) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 20:59, 15 mars 2014 (UTC). † Ndeshje (Gola). |
Jesé Rodríguez Ruiz (lindur më 26 shkurt 1993), njohur zakonisht si Jesé (Spanjisht[xeˈse], është një futbollist spanjoll i cili luan me Real Madrid dhe Spanjën U–21 si sulmues.
Një produkt i akademisë së Real Madrid, ai bëri debutimin me skuadrën e parë në 2011 dhe u promovua në skuadrën e parë në sezonin 2013–14.[1]
Përmbajtja
Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]
Real Madrid[redakto | përpunoni burim]
Të rinjtë[redakto | përpunoni burim]
Jesé ka lindur në Las Palmas, Canary Islands, dhe u bashkua në sistemin e të rinjëve të Real Madrid në 2007, në moshën 14 vjeçare.[2] Ende një i ri, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e rezervave më 16 janar 2011 në Segunda División B, në një fitore 5–0 në shtëpi kundër Universidad de Las Palmas CF.[3]
Pas sezonit të suksesshën 2010–11 me Real Madrid Juvenil A ku ai shënoi 17 gola. Jesé u promovua në skuadrën e rezervave.[4]
Castilla[redakto | përpunoni burim]
Në korrik 2011, Jesé u thirr nga trajneri i skuadrë së parë José Mourinho për turin para-sezonal. Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me skuadrën e parë në një ndeshje miqësore kundër Los Angeles Galaxy më 17 korrik, duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 64të në vend të José Callejón.[5]
Jesé shënoi golin e parë zyrtarë me Castillan më 2 tetor 2011 kundër La Roda CF, pas një asisti të Álvaro Moratës, megjithatë ai gol vlejti thjesht për statistikë pasi ata humbën me rezultatin 4–2. Më 6 dhjetor, ai u përfshi në skuadrën që do të luante në ndeshjen jashtë fushe kundër AFC Ajax për ndeshjen e grupit D të UEFA Ligës së Kampioneve, megjithatë ai nuk luajti asnjë minutë në fitoren 3–0.[6] Gjashtë ditë më vonë, ai ishte përfshirë sërisht në listë (e përbërë nga 17 lojtarë) për ndeshjen kundër SD Ponferradina për raundin e parë të Copa del Rey.[7] Gjatë ndeshjes, ai zëvëdësoi Cristiano Ronaldon në 15 minutat e fundit të fitores 2–0.[8]
Më 24 mars 2012, Jesé bëri paraqitjen e tij të parë në La Liga kur ai hyri në fushën e lojës në minutat e fundit në vend të Ronaldos në fitoren 5–1 në shtëpi kundër Real Sociedad.[9] Vonë në tetor, Mourinho kritikoi se Jesé është përdorur te Castilla në një pozicion që nuk ekziston te skuadra e parë.[10] Dy muaj më vonë Ginés Carvajal, agjenti i tij, tha se ai është duke studiuar mundësitë për të ardhen e lojtarit nëse ai nuk promovohet përherë në skuadrën e parë në vitin tjetër dhe me garancinë për të pasur më shumë kohë për të luajtur.[11] Në shkurt 2013, Jesé deklaroi se ai kishte besim dhe se ai kishte bërë shumë mirë dhe e meritonte një mundësi,[12][13] kurse trajneri i skuadrës B Alberto Toril doli në mbrojtje të tij, duke thënë se Jesé duhet të mësojë që të kontrollojë emocionet e tij.[14][15]
Në maj 2013, presidenti i Real Madrid Florentino Pérez tha se drejtori sportiv Zinedine Zidane mendon se Jesé nuk ka nevojë që të huazohet.[16][17] Më 2 qershor, ai shënoi një gol solo në fitoren 4–0 në shtëpi kundër AD Alcorcón – me atë gol, ai theu rekordin e më shumë golave të shënuar në një sezon me Castillan, vendosur nga Emilio Butragueño në sezonin 1983–84 me 21[18] – gjë që i solli lëvdata nga shumë njerëz[19][20] dhe ai më vonë deklaroi se dëshironte që të qëndrote te klubi.[21][22] e cila u mbështet nga trajneri Toril.[23]
Skuadra e parë[redakto | përpunoni burim]
Gjatë 2013 FIFA U-20 Kupës së Botës, Jesé pranoi se ai mund të largohet nga Real Madrid, duke parë edhe mundësitë e pakta në drejtim të tij.[24] Drejtori teknik i klubit, Miguel Pardeza, konfirmoi më 13 korrik se lojtari do të qëndronte në klub,[25] dhe se do të rinovonte kontratën e tij edhe për katër vite të tjera.[26]
Jesé ka talent, kjo është në gjenet e tij. Ai ka nevojë të punojë dhe të kuptojë që luash në nivele të larta, ju duhet të jeni profesionist.
Jesé bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve më 2 tetor 2013, duke ardhur si zëvëndësues në minutën e 81 në fitoren 4–0 në Santiago Bernabeu kundër Copenhagen.[28][29] Ai shënoi glin e parë kompetitiv me Realin në ndeshjen e tij të parë në El Clásico më 26 tetor, duke shënuar pas një assisti të Ronaldos në kohën shtesë pas një kundër-sulmi në humbjen 2–1 në Camp Nou.[30]
Më 23 nëntor 2013, Jesé hyri në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë kundër UD Almería duke kontribuar me dy assistët e tij të parë më skuadrën e parë në fitoren 5–0.[31] Goli i tij i dytë erdhi herët në muajin tjetër, duke shënuar golin e fitores në fitoren 3–2 jashtë fushe kundër Valencias.[32] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke dhuruar një assist në ndeshjen e parë të Los Blancos pas pushimeve dimërore të sezonit 2013, në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Celta de Vigo.[33] Më 9 janar 2014, ai shënoi golin e parë në kupë në suksesin 2–0 kundër CA Osasuna në ndeshjen e parë të raundin 16, luajtur gjithashtu në Santiago Bernabeu.[34]
Më 28 janar 2014, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, Jesé luajti si titullar dhe shënoi golin e vetëm në fitoren e Realit në shtëpi kundër RCD Espanyol (rezultati i përgjithshëm 2–0).[35] Forma e tij e mirë në ligë vazhdoi pas golave të shënuar kundër Athletic Bilbao,[36] Villarreal CF[37] dhe Getafe CF.[38] Më 18 mars, vetëm dy minuta pas fillimit të ndeshjes së kthimit të raundit të 16 kundër FC Schalke 04, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbës së tij të djathtë, duke bërë që të përfundojë sezonin para kohe.[39][40]
Karriera ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]
Jesé është një lojtar i kombëtares spanjolle të të rinjëve, dhe e ka përfaquar atë në të gjitha moshat nga U–16 deri në U–21. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren U–16 në 2009 dhe me U–17, arritën në finalen e Kampionatit Europian U–17 në 2010 kundër Anglisë.[41][42]
Në Kampionatin Europian U–19 që u mbajt në Estoni, Jesé shënoi katër gola vetëm në fazën e grupeve, përfshirë një hat-trick në barazimin 3–3 kundër Portugalisë më 6 korrik.[43] Ai shënoi golin e tij të pestë në finale kundër Greqisë (1–0) për t'u shpallur golashënuesi më i mirë i turnamentit.[44]
Jesé shënoi pesë gola me kombëtaren U–20 në 2013 FIFA U-20 Kupën e Botës që u mbajt në Turqi, që përfundoi me eleminimin në çerek–finale, dhe mori Topin e Bronztë si golashënuesi i tretë më i mirë i turnamentit.[45] Më 6 shkurt 2014, duke qënë në kohë që të luaj akoma me kombëtaren U–21, trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque zbuloi se lojtari ishte në planet e tij përpara 2014 Kupës së Botës në Brazil;[46] megjithatë, në mars, dëmtimi i pësuar në ligamentet e këmbës së djathtë bënë që shancet për një thirrje të mundëshme për të luajtur në Brazil të zhduken. Trajneri e përshkroi këtë gjë si "një goditje".[47]
Statistikat[redakto | përpunoni burim]
Redaktuar më 18 mars 2014 [48][49]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Real Madrid Castilla | 2010–11 | 3 | 0 | — | — | 3 | 0 | ||
2011–12 | 39 | 10 | 3 | 2 | — | 42 | 12 | ||
2012–13 | 38 | 22 | — | — | 38 | 22 | |||
Total | 80 | 32 | 3 | 2 | — | 83 | 34 | ||
Real Madrid | 2011–12 | 1 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
2013–14 | 18 | 5 | 8 | 3 | 5 | 0 | 31 | 8 | |
Total | 19 | 5 | 9 | 3 | 5 | 0 | 33 | 8 | |
Karriera në total | 99 | 37 | 12 | 5 | 5 | 0 | 116 | 42 |
Trofe[redakto | përpunoni burim]
Klube[redakto | përpunoni burim]
- Real Madrid
- UEFA Liga e Kampioneve: 2013–14
- UEFA Super Kupa: 2014
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2014
- La Liga: 2011–12
- Copa del Rey: 2013–14
- Real Madrid Castilla
Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]
- Spanja U-17
- Spanja U-19
Personale[redakto | përpunoni burim]
- UEFA Kampionati Europian U–19 i Futbollit: Këpuca e Artë 2012
- FIFA U-20 Kupa e Botës: Kupa e Argjendë 2013
Stili i lojës[redakto | përpunoni burim]
"Unë pëlqej shumë lojtarë; Ronaldo brazilianin, Ronaldinho, por i preferuari im është Cristiano Ronaldo. Më pëlqejnë krahasimet me të. Më pëlqen stili i tij i lojës. Ai kurrë nuk lodhet së shënuari Gola. Ai gjithmon kërkon më shumë. Ka vetëm një Cristiano."
Jesé mund të luaj nga pozicioni i mesfushës (mbrapa sulmuesit) në pozicionin e anësorit në të dyja anët e fushës, dhe sigurisht edhe si qëndër-sulmues.[52] Te Castilla, nën urdhërat e trajnerit Toril, ai luante si një numër fallco 9 në formacionin 4–3–3, dhe zhvendosej në të dyja anët e fushës për shkak të aftësisë së tij për të luajtur me të dyja këmbët.[53] Pas promovimit të tij me skuadrën e parë në 2013, trajneri Carlo Ancelotti e vendosi atë në pozicionin e anësorit.[54]
Dy nga tiparet më të jashtëzakoneshme të Jesé janë futbolli i tij i drejtpërdrejtë dhe aftësia teknike, që janë përshkruar si "fenomenale".[1][55][56] Ai njihet për tenikën e tij dhe për aftësinë për të gjuajtur me të dyja këmbët,[57] duke bërë qëai të krahasohet me portugezin Cristiano Ronaldo.[58]
Vizioni i Jesés, një tipar që e ka përmirësuar që nga fillimet e tij, e lejuan atë për të zhvilluar në një lojë efektive.[59][60]
Jeta personale[redakto | përpunoni burim]
Jesé ka lindur nga Pascual Rodríguez, një punonjës farmacie, dhe nga María Ruiz. Ai bë baba për herë të parë në verën e vitit 2012 në moshën 19 vjeçare, gruaja e tij lindi djal dhe ai i vendosi emrin e tij Jesé;[61] marrëdhëja me nënën e tij përfundoi shpejt pas kësaj, dhe fëmija u zhvendos me këtë të fundit.[62]
Jesé ka një tatuazh me emrin e djalit të tij dhe datën e lindjes në krahun e tij të djathtë, dhe emrat e prindërve të tij në secilën krahë.
Referenca[redakto | përpunoni burim]
- ^ a b "World football's 25 future stars we can't wait to see hit the mainstream". Bleacher Report. 4 qershor 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
- ^ "El Cristiano de Valdebebas (The 'Cristiano' of Valdebebas)". Marca. 3 dhjetor 2010. Marrë më 11 prill 2014.
- ^ "Jesé debuta en el Castilla con un detalle a lo Ronaldo (Jesé makes debut with Castilla with Ronaldo-like detail)". Marca. 16 janar 2011. Marrë më 11 prill 2014.
- ^ "El Madrid ata a Jesé Rodríguez" [Madrid lidh Jesé Rodríguez]. Marca. 1 mars 2011. Marrë më 4 qershor 2013.
- ^ "LA Galaxy 1–4 Real Madrid". Uebfaqja zyrtare e Real Madrid. 17 korrik 2011. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Mourinho convoca a 19 jugadores para el partido ante el Ajax" [Mourinho thërret 19 lojtarë për ndeshjen kundër Ajax]. Uebfaqja zyrtare Real Madrid. 6 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Mourinho calls 17 men for duty against Ponferradina" [Mourinho thërret 17 lojtarë për detyrën kundër Ponferradinës]. Uebfaqja zyrtare Real Madrid. 12 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Jesé, un sueño cumplido (Jesé, ëndërr e plotësuar)". Marca. 13 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Real return to winning ways". ESPN Soccernet. 23 mars 2012. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Jose Mourinho questions Real Madrid's youth system". ESPN FC. 31 tetor 2012. Marrë më 20 prill 2013.
- ^ "Jesé wants Mou to give him a chance" [Jesé kërkon që Mou t'i japë një mundësi]. Marca. 29 dhjetor 2012. Marrë më 25 janar 2013.
- ^ "Jesé: "I don't understand why they don't give me an opportunity"". Marca. 20 shkurt 2013. Marrë më 21 shkurt 2013.
- ^ "Lack of Real chances may force Jese exit". ESPN FC. 20 shkurt 2013. Marrë më 20 prill 2013.
- ^ "Alberto Toril: "Jesé must learn to keep his mouth shut"". Diario AS. 24 shkurt 2013. Marrë më 13 mars 2013.
- ^ "Jesé's back-up". Marca. 25 shkurt 2013. Marrë më 13 mars 2013.
- ^ "Florentino Perez: 'Zidane will lead the next Real Madrid project'". Real Madrid News. 28 maj 2013. Marrë më 28 maj 2013.
- ^ "Jesé puts trust in Zidane to let him stay". Marca. 30 maj 2013. Marrë më 30 maj 2013.
- ^ "Jesé: "Superar los 21 goles de un mito como Butragueño es muy grande"" [Jesé: "Të kalosh rekordin e 21 golave të një legjende si Butragueño është një gjë e madhe"]. Marca. 5 qershor 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
- ^ "Jesé: the Galáctico on Real's doorstep". Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
- ^ "Jesé y su golazo, una rúbrica perfecta" [Jesé and his wondergoal, perfect icing]. Defensa Central. 2 qershor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
- ^ "Jesé: "I hope to stay at Real Madrid"" [Jesé : "Shpresoj të qëndroj te Real Madrid]. Marca. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
- ^ "Jese flattered by Cristiano Ronaldo comparisons". Goal.com. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013.
- ^ "Toril backs Jesé's leap to first team". Marca. 3 qershor 2013. Marrë më 4 qershor 2013.
- ^ "Jese Rodriguez hints at Madrid exit". Goal.com. 4 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
- ^ "Real Madrid rule out Jese departure". Sky Sports. 14 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
- ^ "Official announcement" [Lajmërim zyrtar]. Uebfaqja zyrtare e Real Madrid. 24 korrik 2013. Marrë më 24 korrik 2013.
- ^ "Jesemania!". Marca. 11 janar 2014. Marrë më 16 janar 2014.
- ^ "Ronaldo leads Real recovery". ESPN FC. 2 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Jesé: "We've played a great game and we're going away happy"". Uebfaqja zyrtare e Real Madrid. 2 tetor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Alexis chips seals Clasico win". ESPN FC. 26 tetor 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
- ^ "ARonaldo injured in Real rout". ESPN FC. 23 nëntor 2013. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Jese bags late winner for Real". ESPN FC. 22 dhjetor 2013. Marrë më 23 dhjetor 2013.
- ^ Dermot Corrigan (6 janar 2014). "Three Things: Real Madrid vs. Celta Vigo". ESPN FC. Marrë më 7 janar 2014.
- ^ "Real defeats Osasuna in Copa del Rey" [Real mposht Osasunën në Copa del Rey]. Fox Sports. 9 janar 2014. Marrë më 10 janar 2014.
- ^ "Real Madrid 1–0 Espanyol (agg. 2–0): Jese fires Blancos into Copa del Rey semi-finals". Goal.com. 28 janar 2014. Marrë më 28 janar 2014.
- ^ "Athletic 1–1 Real Madrid: Ibai Gómez aborta el ascenso merengue" [Athletic 1–1 Real Madrid: Ibai Gómez aborts merengue rise]. Goal.com. 2 shkurt 2014. Marrë më 2 mars 2014.
- ^ "Real Madrid 4–2 Villarreal: Benzema, Bale y Jesé toman el testigo de Ronaldo" [Real Madrid 4–2 Villarreal: Benzema, Bale and Jesé take over for Ronaldo]. Goal.com. 8 shkurt 2014. Marrë më 2 mars 2014.
- ^ "Getafe 0–3 Real Madrid: El derbi le dura cuatro minutos a Jesé Rodríguez" [Getafe 0–3 Real Madrid: Derby lasts four minutes to Jesé Rodríguez]. Goal.com. 16 shkurt 2014. Marrë më 2 mars 2014.
- ^ "Jesé Rodríguez medical report". Uebfaqja zyrtare e Real Madrid. 18 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014.
- ^ "Jesé, al menos seis meses de baja" [Jesé, at least six months out]. Marca. 18 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014.
- ^ "Jesé Rodríguez y Alfonso Herrero, convocados con la Sub-17 de España" [Jesé Rodríguez and Alfonso Herrero, calledup by Spain under-17]. Uebfaqja zyrtare e Real Madrid. 9 maj 2010. Marrë më 4 qershor 2013.
- ^ "´Mi gran sueño, debutar en el Bernabéu´" [´Ëndërra ime më e madhe, loja ime e parë në Bernabeu´]. La Provincia. 22 qershor 2010. Marrë më 4 qershor 2013.
- ^ "João Mário steals Spain's thunder". UEFA.com. 6 korrik 2012. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "More joy for Spain's Jesé with U19 scoring honour". UEFA.com. 15 korrik 2012. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Jesé scaling heights of Maradona and Messi at under-20 World Cup". Diario AS. 5 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
- ^ "Del Bosque signals Jesé is an option for Spain". Inside Spanish Football. 6 shkurt 2014. Marrë më 9 shkurt 2014.
- ^ "Del Bosque admits Jesé knee injury is a "blow"". Inside Spanish Football. 19 mars 2014. Marrë më 20 mars 2014.
- ^ "Jesé Rodríguez". Soccerway. Marrë më 15 maj 2013.
- ^ "Jesé Rodríguez – Performance data". Transfermarkt. Marrë më 4 qershor 2013.
- ^ "El Castilla se proclama campeón de Segunda B ante el Mirandés" [Castilla kurorëzohet kampion i Segunda B kundër Mirandés]. Vavel. 9 qershor 2012. Marrë më 22 shkurt 2014.
- ^ "'New Cristiano Ronaldo' enjoying comparisons". Give Me Sport. 18 qershor 2013. Marrë më 29 qershor 2013.
- ^ "La Liga: Real Madrid forward Jese Rodriguez pens new four-year deal". Sky Sports. 24 korrik 2013. Marrë më 12 prill 2014.
- ^ "Jese Rodriguez tipped for the top". ESPN FC. 3 dhjetor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2013.
- ^ "Di Maria or Jese set to face Galatasaray". ESPN FC. 26 nëntor 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
- ^ "Zidane backs Jesé for first team". Marca (në spanjisht). 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
- ^ "Why Jese Rodriguez Has Been the Star of the FIFA Under-20 World Cup so Far". Bleacher Report. 5 korrik 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
- ^ "Tottenham should sign Jese Rodriguez". Give Me Sport. 15 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013.
- ^ "Real Madrid must keep Jese Rodriguez". Give Me Sport. Marrë më 23 korrik 2013.
- ^ "How youngster Jese Rodriguez is more than plugging the gap left by Gareth Bale at Real Madrid". The Independent. 6 shkurt 2014. Marrë më 10 shkurt 2014.
- ^ "Real Madrid starlet Jese's Ballon D'Or prediction is ambitious but attainable". Bleacher Report. 29 janar 2014. Marrë më 10 shkurt 2014.
- ^ ""Jesé will be a world class player"". Marca. 24 dhjetor 2013. Marrë më 26 dhjetor 2013.
- ^ "Jese Rodriguez, a model son and father". Real Madrid News. 3 mars 2014. Marrë më 12 mars 2014.
Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]
- Profili zyrtar te uebfaqja e Real Madrid
- Profili te BDFutbol
- Profili te UEFA.com
- Profili te Transfermarkt
|
- Faqe me burime në spanjisht (es)
- Lindje 1993
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Real Madrid Castilla
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Ligue 1
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve