Jump to content

A.C. Cesena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cesena
Emri i plotëAssociazione Calcio Cesena S.p.A.
Pseudonimi(et)I Cavallucci Marini
I Bianconeri
Themeluar1940; 84 vite më parë (1940)
Shpërbërë2018
StadiumiStadio Dino Manuzzi,
Cesena, Itali
Kapaciteti23,900
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Associazione Calcio Cesena (Italisht: [tʃɛˈzeːna] ishtë një klub futbollistik italian me seli në Cesena, Emilia-Romanja.

Klubi u themelua në vitin 1940 dhe fitoi ngjitjen e parë në Serie A në vitin 1973. Që nga ajo kohë, klubi ka qënë në Serie A për 11 sezone të tjera, duke arritur pozicionin më të mirë në vitin 1976 duke e përfunduar në vendin e gjashtë, gjë që bëri që luante për pak kohë në Kupën UEFA në sezonin e ardhshëm. Tre ngjitjet e tjera në Serie A janë arkivuar në vitet 1981, 1987 dhe 2010, kjo e fundit u arrit pas dy ngjitjeve rresht – nga liga e tretë (Lega Pro) në vitin 2009 dhe nga Serie B në vitin 2010, duke i fituar të dyja ligat në ndeshjen e fundit të sezonit. Ata aktualisht luajn në Serie A, duke u ngjitur pas sezonit 2013–14.

Themeluar në vitin 1940, Cesena arriti Serinë B në vitin 1968 dhe u ngjitën në Serinë A për herë të parë në vitin 1973. Me lojtarë si Pierluigi Cera dhe Gianluigi Savoldi, klubi mbijetoi duke përfunduar në një vend të respektueshëm të 11-të në sezonin e saj debutues, duke e përsëritur këtë rezultat edhe në sezonin e ardhshëm. Në sezonin 1975–76, Cesena surprizoi Italinë duke e mbyllur sezonin në vendin e gjashtë duke u kualifikuar edhe për në Kupën UEFA. Lavdia nuk ishte e gjatë pasi klubi u rrëzua një ligë më poshtë në seezonin e ardhshëm.

Ngjitja e dytë në Serie A erdhi me një vend të dhjetë në vitin 1981 duke e pasur me një rënje tjetër në vitin 1983, duke qëndruar në Serie B për katër vite. Pasi fitoi play-off'et, ata u rikthyen sërisht në Serie A për sezonin 1987–88 duke qëndruar për katër vite rresht, duke qenë i ngurtë mjaftueshëm për të shmangur rënjen nga liga në këtë kohë.

Pas rënjes në vitin 1991, Cesena pati një tjetër mundësi për t'u rikthyer në Serie A në vitin 1994. Me lojtarë si Alessandro Teodorani, Emiliano Salvetti, Luigi Piangerelli, Aldo Dolcetti dhe Dario Hübner, skuadra kishte aftësi të konsiderueshme. Ata e përfunduan sezonin me pikë të barabarta me Padovën, megjithatë, ata humbën play-off'in e ngjitjes e cila ishte një goditje e rëndë për klubin, që do të pësonte rënjen në Serie C1 në vitin 1987. Përderisa ngjitja u pasua, një ndeshje play-off rënjeje kundër Pistoiese në vitin 2000, klubi do të qëndronte edhe katër vite të tjera në këtë ligë.

2005–06 Serie B, Cesena në mënyrë surprizuese u shfaq si pretendentë për t'u ngjitur në Serie A, duke e mbyllur në vendin e gjashtë dhe duke fituar ndeshjet play-off të ngjitjes. Ata i shpëtuan rënjes në sezonin e ardhshëm, por ranë në sezonin 2007–08.

Fushata e parë e Cesenës në Serie C1, tani e riquajtur Lega Pro Prima Divisione, filloi me ish shefin e Foligno, Pierpaolo Bisoli, i cili ishte trajneri i ri i skuadrës. Gjatë sezonit, Cesena shpejt u shfaq si pretendente për të fituar ngjitjen direkt, duke arritur t'a marrë vendin e parë në ligë në javën e 33-të, me vetëm një ndeshje të mbetur dhe me dy pikë para vendit të dytë të mbajtur nga sfiduesit e Pro Patria. Në ndeshjen e javës së fundit të sezonit, Cesena barazoi pa gola kundër Veronës kurse rivalët e Pro Patria barazuan me të njëjtin rezultat kundër Padovës, duke i dhënë bardhezinjëve titullin dhe ngjitjen e menjëhershme në Serie B, pas vetëm një sezoni në ligën e tretë italiane.[1] Cesena ishte e treta në raundin e 33-të në sezonin 2009–10, vetëm një pikë mbrapa Bresciës. Klubi fitoi ngjitjen e dytë rresht pas një fitoreje 1–0 kundër Piacenza dhe pas humbjes së Brescias 2–1 kundër Padovës më 30 maj 2010, duke përfunduar 19 vitet e mungesës në Serie A. Pas sezonit 2011–12, Cesena u rrëzua sërisht për në Serie B.

Që pas rrëzimit Cesena rregulloi financat e saj, me kompaninë e cila u bashkua me kompaninë ndërmjetëse Cesena 1940 Srl në dhjetor 2012.[2] Kompania mbajti 98,23% të aksioneve të AC Cesena SpA. Pas bashkimit, një tjetër kompani e ndërmjetshme u bashkua, Opera Cesena Calcio Srl e përfaqsuar nga Igor Campedelli, i cili më parë zotëronte 65.03% të aksioneve të Cesena 1940 Srl,[3] duke i shitur 27.6% të aksioneve te GMG Srl,[4] e cila drejtohej nga Giorgio Lugaresi, i cili tashmë zotëronte 30.06% të aksioneve të Cesena 1940 Srl përpara se të ndodhte bashkimi.[3] Më 24 prill 2013, Giorgio Lugaresi u ri-zgjodh si presidenti i A.C. Cesena SpA.[5] Pas transaksioneve klubi rikapitulloi për të shmangur falimentimin, me GMG Srl që nëpërmjet degës Cesena & Co. Scarl, kishte 9,499,000 nga 9,500,000 aksionet e Cesenës (99.9895%) deri më 31 mars 2014. Në shkurt 2014, Cesena ishte nën hetim penal për mashtrim gjatë epokës së Campedellit.[6] Ai u pezullua për gjashtë muaj nga Federata Italiane e Futbollit.[7]

Pavarësisht vështirsive financiare, Cesena fitoi edhe njëherë ngjitjen në Serie A më 18 qershor 2014, duke fituar në play-off kundër Latinës me rezultatin e përgjithshëm 4–2. Në atë ndeshje, shumica e lojtarëve (12 nga 20) ishin në huazim nga klubet e tjera, me vetëm katër lojtarë titullar ishin nën kontratë nga Cesena (Renzetti, De Feudis, Garritano dhe Defrel) dhe katër lojtarë në stol (Alberto Iglio, Consolini, Rodríguez dhe Succi).

Ngjyrat dhe stema

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjyrat e klubit janë e zeza dhe e bardha.

Numrat e pensionuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Lojtari Kombësia Pozicioni Arsyeja Ref
12 Tifosi Italia Italia Anjë E rezervuar për mbështetësit e Cesenës [8]
21 Paolo Martelli Italia Italia Mbrojtës Në nderim të tij. Vdiq në një aksident me makinë më 12 prill 1999

Ish lojtar të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo është një listë e lojtarëve të përfshirë që kanë marrë thirrje dhe kanë luajtur me kombëtaren gjatë kohës që kanë qënë pjesë e klubit, kanë bërë kontribute specifike në termat e paraqitjeve dhe golave gjatë kohës që kanë qënë pjesë e skuadrës, i kanë bërë kontribute specifike sportit para se të bashkoheshin me klubin, ose pasi e kanë lënë. Lista nuk është plotësisht se plotësuar, shtesa dhe përpunimet do të vazhdojnë të bëhen me kalimin e kohës.

  1. ^ "Esplode un urlo di felicità Il Cesena torna in serie B" (në italisht). Il Resto del Carlino. 17 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 18 maj 2009.
  2. ^ "Calcio: ecco il nuovo assetto bianconero" (në italisht). romagnanoi.it. 12 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2016. Marrë më 19 qershor 2014.
  3. ^ a b "Cesena, il cuore in Romagna e il portafoglio a Milano" (në italisht). tuttob.com. 9 tetor 2012. Marrë më 19 qershor 2014.
  4. ^ "La NewCo. entra nel Cesena Calcio" (në italisht). A.C. Cesena. 13 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2016. Marrë më 19 qershor 2014.
  5. ^ "Giorgio Lugaresi è il nuovo Presidente del Cesena Calcio" (në italisht). A.C. Cesena. 24 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2013. Marrë më 31 maj 2014.
  6. ^ "Sequestri della polizia nella sede del Cesena Calcio" (në italisht). A.C. Cesena. 3 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 19 qershor 2014.
  7. ^ Comunicato Ufficiale Arkivuar 15 shkurt 2016 tek Wayback Machine FIGC.it
  8. ^ "Eugeo ritira la maglia n. 12" [Eugeo tërheq fanellën me numrin 12] (në italisht). Cesena Calcio. 29 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2012. Marrë më 9 korrik 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]