Yuto Nagatomo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Yuto Nagatomo
長友佑都
Yuto Nagatomo 2011.jpg
Nagatomo duke luajtur për Interin në vitin 2011
Të dhënat personale
Emri i plotëYuto Nagatomo
Data e lindjes (1986-09-12) 12 Shtator 1986 (33 vjeç)
Vendi i lindjesSaijō, Ehime, Japoni
Gjatësia1,70 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMbrojtës i majtë
Informacionet për klubin
Klubi aktualGalatasaray
Numri55
Karriera në rini
2002–2004Higashi Fukuoka High School
2005–2007Meiji University
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2008–2010Tokyo72(5)
2010–2011Cesena (huazim)16(0)
2011–2018Internazionale75(6)
2018Galatasaray (huazim)15(0)
2018–Galatasaray10(0)
Ekipi kombëtar
2008–Japonia54(3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 6 janar 2019.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 2 korrik 2018

Yuto Nagatomo (lindur më 12 shtator 1986) është një futbollist profesionist japonez i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin turk Galatasaray dhe kombëtaren japoneze.[2]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e herëshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nagatomo filloi të luaj futboll në kindergarten, dhe ishte lojtar i mirë gjatë ditëve të shkollës, por kur u bë 20 vjeç, ai u bë i panjohur në komunitetin futbollistik të Japonisë. Kur ishte 12 vjeç, ai u përpoq shumë për tu bashkuar me skuadrën e të rinjëve të Ehime F.C., por dështoi dhe vazhdoi të luante në shkollën e tij.

FC Tokyo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cesena[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 korrik 2010, Nagatomo u ble nga klubi italian i Serie A, Cesena, ku ai luajti në gjysmën e parë të sezonit 2010–11 si lojtari titullar në krahun e majtë të mbrojtjes [3][4]. Përpara nisjes në Itali, Nagatomo mbajti një fjalim përpara 25,000 mijë tifozëve para fillimit të ndeshjes kundër Vissel Kobe më 17 korrik 2010.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak të performancave të tij impresionuese me Cesenën dhe JaponinëKupën Aziatike 2011, ai u ble plotësisht nga Inter në janar 2011.[5] Cesena mori si shkëmbim mbrojtësin italian Davide Santon i cili huazua deri në fund të sezonit, duke bërë që Nagatomo të jetë lojtari i parë aziatik i Interit.[6][7]

Sezoni 2010–11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nagatomo bëri debutimin e tij me Interin duke veshur fanellën me numrin 55 më 6 Shkurt 2011, duke zëvëndësuar hollandezin Wesley Sneijder në ndeshjen e Serie A kundër Romës që u luajt në San Siro, ku Inter fitoi me rezultatin 5–3.[8] Në ndeshjen tjetër, Nagatomo hyri sërisht si zëvëndësues me Interin që u mposht nga Juventus me rezultatin 1–0.[9] Nagatomo më pas luajti si titullar në dy ndeshjet e rradhës kundër Fiorentinës dhe Cagliarit ku Inter fitoi respektivisht 2–1 dhe 1–0.[10][11] Nagatomo tregoi shkathtësi duke luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes në ndeshjen kundër Sampdoriës më 27 Shkurt 2011, duke luajtur 90 mintua në fitoren 2–0 të skuadrës së tij.[12][13] Më 6 Mars 2011, Nagatomo shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interit në fitoren shkatërrimtare 5–2 kundër Genoës; ai shënoi golin e pestë të skuadrës së tij pas një asisti në zonë të Kharja.[14].

Më 15 mars 2011, për të treguar solidaritet nga vendit të tij pas tërmertit dhe tsunamit katastrofal që kishte ndodhur javë e kaluar ai vendosi një flamur japonez (me mbishkrimin "You'll Never Walk Alone" [Ju kurrë nuk do të ecni vetëm]), një thirrje e ish skuadrës së tij në Tokjo, në fushën e Allianz Arena në ndeshjen e raundit të 16 të Champions Leagues kundër gjermanëve të Bayern Munich.[15] Kjo ishte ndeshja ku Nagatomo bëri debutimin e tij në Champions League duke hyrë në vend të Chivu, duke ndihmuar Interin të bërë një përmbysje fantastike dhe të fitonte ndeshje duke kaluar në çerek–finale [16]. Në çerek–finale, Inter u vendos përball gjermanëve të Schalke 04. Nagatomo sëbashku me shokun e kombëtares Atsuto Uchida i cili luante me Schalken u bënë respektivisht futbollistët e dytë dhe të tretë që luajnë në një çerek–finale të Champions League (Keisuke Honda ishte lojtari i parë pasi ai luajti në çerek–finale me CSKA Moscow gjatë sezonit 2009–10). Në ndeshjen e fundit të Serie A, Nagatomo shënoi Golin e dytë me fanellën e Interit duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër CataniasSan Siro. Pasi Serie A përfundoi, Inter arriti një marrëveshje me Cesenën për blerjen përfundimtare të Nagatomos dhe si shkëmbim ata do të merrnin para, megjithatë, ata si shkëmbim morën edhe kartonat e italianëve Luca Garritano (700,000 mijë ) dhe Luca Caldirola.

Sezoni 2011–12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nagatomo e nisi sezonin 2011–12 duke luajtur 62 në ndeshjen e parë të sezonit në Seria A ku Inter u surprizua nga Palermo e cila e mposhti me rezultatin 4–3 [17]. Më 27 shtator 2011, ai dhuroi assitin e parë në Champions League në ndeshjen kundër rusëve të CSKA Moscow ku Inter fitoi me rezultatin 3–2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve [18]. Nagatomo luajti si titullar në fillim të sezonit duke bërë performanca të mirë dhe kjo gjë bëri që ai ta ruante vendin e titullarit edhe për pjesën tjetër të sezonit. Nagatomo shënoi Golin e parë të sezonit më 10 dhjetor 2011 në fitoren 2–0 kundër Fiorentinës në javën e 15 të Serie A që u luajt në San Siro [19]. Ai vazhdoi formën e mirë duke shënuar tre ditë më vonë Golin e vetëm në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Genoas; Goli u shënua në minutën e 67 me kokë pas një krosimi nga jashtë zone nga Ricardo Álvarez [20]. Nagatomo bëri një performancë fantastike në ndeshjen e fundit për vitin 2011 kundër Lecces më 21 dhjetor duke kontribuar me dy assista në fitoren 4–1 [21].

Më 11 prill 2012, Nagatomo fitoi një penallti e cila u shëndrua në Gol nga Diego Milito në fitoren 2–1 kundër SienësSan Siro [22]. Nagatomo e mbylli sezonin me 43 paraqitje në të gjitha kompedicionet, përshirë 35 në Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në vendin e gjashtë me 58 pikë duke mos u kaulfikuar për herë të parë në Champions League pas dhjetë vitesh.

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nagatomo dhe Inter e nisën sezonin më 2 gusht në ndeshjet play-off të Europa League, me japonezin i cili shënoi në ndeshjen e parë të raundit të tretë kaulifikues kundër kroatëve të Hajduk Split, ku Inter fitoi me rezultatin 3–0 në Stadion Poljud [23]. Ky ishte Goli i parë në kompedicionet evropiane për të. Pasi Inter kaloi me sukses ndeshjet play-off, Nagatomo shënoi Golin e dytë evropian në ndeshjen e parë në fazën e grupeve kundër rusëve të Rubin Kazan duke i dhënë skuadrës në minutën e 92 barazimin 2–2 në San Siro [24]. Ai luajti titullar në ndeshjen e parë të sezonit në ligë me Interin që mposhti me rezultatin 3–0 jashtë fushe skuadrën e sapongjitur Pescarën [25]. Nagatomo mori kartonin e parë të kuq me fanellën e Interit më 7 tetor 2012 në derbin kundër rivalëve të Milan, ku ai, në minutën e 48 preku topin me dorë duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, Inter fitoi me rezultatin 1–0 falë Golit të herëshëm të mbrojtësit Walter Samuel që në minutën e tretë [26]. Më 3 nëntor 2012, Nagatomo assistoi Golin e tretë të shënuar nga Palacio në fitoren 3–1 kundër JuventusitJuventus Stadium [27], duke i shkaktuar atyre humbjen e parë në këtë stadium që nga ndërtimi i tij, gjithashtu Inter i shkaktoi humbjen e parë Juventusit pas 50 ndeshjesh [28]; Assisti erdhi pas një kundërsulmi të Interit në minutën e 89, me Nagatomon që në fillim goditi dhe më pas pasoi topin e Palacio, i cili shënoi Golin e fitores. Pas kësaj fitoreje, Inter renditej i dyti në renditjen e Serie A me vetëm një pikë më pak se Juventus, por skuadra Zikaltër në tre ndeshjet e rradhës mori vetëm një pikë, duke humbur pozicione në renditje dhe duke bërë që Juventus t'i shkëputej.

Më 5 janar 2014, ai rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2016 [29]. Nagatomo do të luante si titullar edhe në pjesën e dytë të sezonit me Interit që e humbi komplet formën e mirë të pjesës së parë të sezonit duke e mbyllur kampionatin në vendin e nëntë duke regjistuar renditjen më negative në vitet e fundit. Kjo gjë bëri që klubi të mos kualifikohej në kupat evropiane pas më shumë se dhjetë vitesh. Nagatomo e mbylli sezonin para kohe pasi më 14 prill 2013 në humbjen 2–0 jashtë fushe kundër Cagliarit, Nagatomo pësoi një dëmtim duke ndrydhur kaviljen e majtë [30]. Ai e mbylli sezonin e tretë me 35 paraqitje në të gjitha kompedicionet, me 25 prej tyre në Serie A, dhe me dy Gola.

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nagatomo nisi sezonin e katërt me Interin duke shënuar Golin e parë në fitoren 2–0 kundër Genoas më 25 gusht 2013 në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14 në Serie A [31]. Ai e bërë këtë gjë sërisht duke shënuar në ndeshjen e javës së dytë kundër Catanias ku Inter fitoi me rezultatin 3–0 jashtë fushe [32]. Më 22 shtator 2013, Nagatomo dhuroi assistin e parë të sezonit i cili u shëndrua në Gol nga Palacio me Interin i cili shkatërroi skuadrën e sapongjitur Sassuolo me rezultatin 7–0 [33]. Më 9 nëntor 2013, Nagatomo shënoi Golin e tretë të sezonit pas një assisti magjik të Mateo Kovačić duke kontribuar në fitoren 2–0 në San Siro kundër Livornos [34]. Ai vazhdoi me paraqitjet e mira duke shënuar rreth një muaj më vonë më 15 dhjetor 2013 në humbjen 4–2 jashtë fushe kundër Napolit [35]. Zikaltrit e mbyllën vitin me fitoren 1–0 në derbi kundër rivalëve të Milanit, duke e mbyllur vitin 2013 në vendin e pestë [36].

Ai e nisi vitin 2014 duke luajtur në ndeshjen e parë të atij viti kundër Lazios jashtë fushe ku Inter humbi me rezultatin 1–0. Ai shënoi Golin e parë për atë vit më 13 janar në barazimin 1–1 kundër Chievos [37]. Më vonë gjatë ndeshjes atij i'u anullua një Gol i rregullt. Më 15 Shkurt 2014, Nagatomo assistoi Icardin në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës jashtë fushe [38], kurse më 5 prill, ai e assistoi sërisht atë, këtë herë në barazimin 2–2 kundër BolognësSan Siro [39]. Ai assistoi një tjetër Gol, këtë herë në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Parmës më 19 prill, me japonezin i cili pasoi topin te si sapofuturi në lojë Fredy Guarin, mesfushorin i cili goditi nga jashtë zone për të dyfishuar rezultatin [40]. Kjo ishte fitorja e parë e Interit në fushën e tyre që nga sezoni 2007–08, kur zikaltrit fitonin në javën e fundit të Serie A me Golat e Ibrahimoviç për të siguruar titullin kampion. Ai e mbylli sezonin me 36 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 34 i luajti në Serie A dhe 2 në Kupën Italisë, duke shënuar gjithashtu edhe 5 Gola.

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kupa e Botës 2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kupa e Azisë 2011[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kupa e Konfederatave 2013[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kupa e Botës 2014[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nagatomo ka lindur në Saijō, Ehime më 12 shtator 1986. Gjyshi i tij, Yoshida Tatsuo dhe vëllai i gjyshit të tij Minoru kanë qënë çiklistë të famshëm profesionistë ku konkuronin në Keirin.

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 3 gusht 2014[41][2]
Klubi Sezoni Liga Kupa1 Kupa e Ligës2 Kontinenti3 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Meiji University 2006 - 1 0 - - 1 0
2007 - 1 0 - - 1 0
Total - 2 0 - - 2 0
Tokyo 2007 0 0 - 1 0 - 1 0
2008 29 3 3 0 3 0 - 35 3
2009 31 1 1 0 4 1 - 36 2
2010 12 1 - 1 0 - 13 1
Total 72 5 4 0 9 1 - 85 6
Cesena 2010–11 16 0 - - - 16 0
Total 16 0 0 0 - - 16 0
Internazionale 2010–11 13 2 3 0 - 3 0 19 2
2011–12 35 2 1 0 - 7 0 43 2
2012–13 25 0 2 0 - 8 2 35 2
2013–14 34 5 2 0 - - 36 5
Total 107 9 8 0 - 18 2 134 11
Karriera në total 196 14 14 0 9 1 18 2 237 17

1Përshirë Emperor's Cup dhe Coppa Italia.

2Përfshirë J. League Cup.

3Përfshirë UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Yuto Nagatomo". EUROSPORTS.COM. Marrë më 25 dhjetor 2012. 
  2. ^ a b "Yuto Nagatomo". Soccerway. Marrë më 25 dhjetor 2012. 
  3. ^ "Il difensore giapponese Yuto Nagatomo al Cesena". AC Cesena. 14 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2018. Marrë më 16 korrik 2010.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  4. ^ "長友佑都選手 チェゼーナへ期限付き移籍決定のお知らせ" [Player Nagatomo Yuto to Cesena in period confirmed]. FC Tokyo. 14 korrik 2010. Marrë më 31 janar 2011. 
  5. ^ Emanuele Melfi (28 janar 2011). "Cesena, Nagatomo è tutto bianconero" [Cesena, Nagatomo tërësisht bardhezi]. tuttomercatoweb.com. Marrë më 31 janar 2011. 
  6. ^ "Davide Santon è del Cesena, Nagatomo all'Inter" [Davide Santon është i Cesenës, Nagatomo te Inter]. AC Cesena. 31 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2017. Marrë më 31 janar 2011.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  7. ^ "Yuto Nagatomo joins Inter" [Yuto Nagatomo i bashkohet Interit]. www.inter.it. F.C. Internazionale Milano. 31 janar 2011. Marrë më 31 janar 2011. 
  8. ^ "Inter-Roma 5-3, Che spettacolo!" [Inter-Roma 5-3 Cfarë spektakli!]. Repubblica.it. 6 shkurt 2011. Marrë më 6 shkurt 2011. 
  9. ^ "Juventus 1-0 Inter: Matri Header Hands Bianconeri Surprise Derby d'Italia Victory". Goal.com. www.goal.com. 13 shkurt 2011. Marrë më 13 shkurt 2011. 
  10. ^ "Fiorentina 1-2 Inter: Pazzini clinches it". Inter.it. www.inter.it. 16 shkurt 2011. Marrë më 16 shkurt 2011. 
  11. ^ "Serie A, Inter 1-0 Cagliari: Ranocchia settles it". Inter.it. www.inter.it. 19 shkurt 2011. Marrë më 19 shkurt 2011. 
  12. ^ "Nagatomo playing at right full back". WhoScored.com. Marrë më 3 gusht 2014. 
  13. ^ "Sampdoria 0-2 Inter: Sneijder and Eto'o". Inter.it. www.inter.it. 27 shkurt 2011. Marrë më 27 shkurt 2011. 
  14. ^ "Inter 5-2 Genoa". Serie A. legaseriea.it. 6 mars 2011. Marrë më 6 mars 2011. 
  15. ^ "長友が日の丸に「心は一つ」、欧州CLで被災地へメッセージ". Reuters. 16 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2011. Marrë më 16 mars 2011.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  16. ^ "Bayern sunk by last-gasp Inter winner". UEFA. www.uefa.com. 15 mars 2011. Marrë më 15 mars 2011. 
  17. ^ "Palermo vs Inter Milan Highlights Video 4-3 Goals 2011 September First Forlan Inter goal". Soccer Blogger.com. www.soccer-blogger.com. 15 shtator 2011. Marrë më 15 shtator 2011. 
  18. ^ "Zárate winner gets Inter going at CSKA". UEFA. www.uefa.com. 27 shtator 2011. Marrë më 27 shtator 2011. 
  19. ^ "Inter 2-0 Fiorentina: Pazzini and Nagatomo lead Ranieri's side back to winning ways". Goal.com. www.goal.com. 10 dhjetor 2011. Marrë më 10 dhjetor 2011. 
  20. ^ "Xhenovas i bie të fikët, Interi fiton sërisht". Panorama Sport. 13 dhjetor 2011. Marrë më 13 dhjetor 2011. 
  21. ^ "Inter 4-1 Lecce: Nerazzurri recover from early setback to record confident victory". Goal.com. www.goal.com. 21 dhjetor 2011. Marrë më 21 dhjetor 2011. 
  22. ^ "Inter 2-1 Siena: Milito double clinches points and keeps Nerazzurri's slim Champions League hopes alive". Goal.com. www.goal.com. 11 prill 2012. Marrë më 11 prill 2012. 
  23. ^ "Hnk Hajduk Split 0-3 Internazionale". Soccerway.com. www.soccerway.com. 2 gusht 2012. Marrë më 2 gusht 2012. 
  24. ^ "Nagatomo salvages Inter draw against Rubin". UEFA.com. www.uefa.com. 20 shtator 2012. Marrë më 20 shtator 2012. 
  25. ^ "Interi bën një nisje perfekte, "bombardon" Peskarën". Panorama Sport. Panorama Sport. 26 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2012. Marrë më 26 gusht 2012.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  26. ^ "AC Milan 0-1 Inter: Samuel header secures derby spoils for 10-man Nerazzurri". Goal.com. www.goal.com. 7 tetor 2012. Marrë më 7 tetor 2012. 
  27. ^ "Interi për titull, dorëzohet Juventusi". Panorama Sport. 3 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2012. Marrë më 3 nëntor 2012.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  28. ^ "Interi i frikshëm, mund Juven pas 49 fitoresh në Seria A". Panorama Sport. 3 nëntor 2012. Marrë më 3 nëntor 2012. 
  29. ^ "Marcato: L'Inter e Nagatomo insieme fino al 2016". inter.it. www.inter.it. 5 janar 2013. Marrë më 5 janar 2013. 
  30. ^ "Interi në hall, Nagatomo e Gargano humbin sezonin". Panorama Sport. 16 prill 2012. Marrë më 16 prill 2012. 
  31. ^ "Internazionale 2-0 Genoa - All Goals and Highlights [25/08/13] HD". YouTube. 25 gusht 2013. Marrë më 25 gusht 2013. 
  32. ^ "Super-Inter shkatërron Katanian, Maxarri në delir". Panorama Sport. Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. 
  33. ^ "Dopietë e Diego Militos, Interi në qiellin e 7-të". Panorama Sport. Panorama Sport. 22 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  34. ^ "Interi përshëndet Moratin me fitore". Panorama Sport. Panorama Sport. 9 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2013. Marrë më 9 nëntor 2013.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  35. ^ "Napoli "poker" Interit, zikaltrit futen në krizë". Panorama Sport. Panorama Sport. 15 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2013. Marrë më 15 dhjetor 2013.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  36. ^ "Gol me finte, Interi thyen Milanin në derbi". Panorama Sport. Panorama Sport. 22 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2013.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  37. ^ "Interi zhgënjen sërish, ka harruar të fitojë". Panorama Sport. Panorama Sport. 13 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2014. Marrë më 13 janar 2014.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  38. ^ "Ikardit i duhen 10' për të mundur Fiorentinën". Panorama Sport. Panorama Sport. 15 shkurt 2014. Marrë më 15 shkurt 2014. 
  39. ^ "Milito tradhton Interin, barazim me Bolonjën". Panorama Sport. Panorama Sport. 5 prill 2014. Marrë më 5 prill 2014. 
  40. ^ "Interi shkon drejt Europës, thyen tabunë "Parma"". Panorama Sport. Panorama Sport. 19 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2014. Marrë më 19 prill 2014.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  41. ^ "Yuto Nagatomo > Club matches" [Yuto Nagatomo > Ndeshjet me klube]. worldfootball.net. Marrë më 25 dhjetor 2012. 

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]