Kërceni tek përmbajtja

Florian Myrtaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Florian Myrtaj
Informacioni personal
Data e lindjes 15 shtator 1976 (48 vjeç)
Vëndi i lindjes Vlorë, Shqipëri
Gjatësia 1.83 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1994–1995 Modena 1 (0)
1995–1997 Sassuolo 51 (7)
1997–1999 Reggiolo 64 (23)
1999–2000 Alzano Virescit 1 (0)
1999–2000Teramo (Huazim) 27 (6)
2000–2002 Teramo 53 (41)
2002–2003 Cesena 28 (12)
2003–2005 Verona 45 (13)
2005–2006 Catanzaro 26 (4)
2006 Perugia 15 (0)
2006–2007 Teramo 33 (8)
2007–2008 Arezzo 18 (6)
2008–2010 Sorrento 41 (14)
Gjithsej 403 (134)
Karriera ndërkombëtare
2002–2006 Shqipëria 25 (3)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Florian Myrtaj (lindur më 15 shtator 1970, Vlorë) është një ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur si sulmues me skuadra të ndryshme italiane.

Myrtaj, i cili shkoi në Itali që në moshën 13 vjeçare, pasi u ble nga sistemi i të rinjëve të Modenës, është gjithashtu një shtetas italian.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Myrtaj arriti kulmin e karrierës gjatë kohës së tij te Verona, në ato kohë në Serie B, ku ai shpenzoi dy sezone dhe shënoi 13 gola.

Përpara se të bashkohej me Veronën ai u ble nga Parma në vitin 2002 dhe u shit te Cesena në formë e bashkpronsisë sëbashku me italianin Christian Terlizzi. Në qershor 2003, Parma e bleu sërisht atë dhe e shiti te Verona.[1] Pasi u largua nga Verona në vitin 2005, ai kaloi një periudhë jo-impresionuese te Catanzaro, sërisht në Serie B, përpara se të rikthehej në ligën e tretë italiane dhe të luante me një numër skuadrash, përfshirë dhe një rikthim të dështuar te Teramo; në shtator 2008, ai u bashkua me Sorrento nga Arezzo, duke shpenzuar dy sezone atje.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Myrtaj ka qënë lojtar i kombëtares shqiptare ku ka shënuar tre herë në 25 paraqitje.[2]

Statistikat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2002 6 0
2003 6 2
2004 6 0
2005 6 1
2006 1 0
Total 25 3

Pas tërheqjes nga futbolli, Myrtaj punoi si vëzhgues talentësh për Modenën nga korriku i 2013-tës e deri në shkurt të 2014-tës.

  1. ^ "Calciomercato, altro colpo dell'Hellas: Arriva in Gialloblu anche Florian Myrtaj" (në italisht). Hellas Verona F.C. 11 korrik 2003. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 29 tetor 2010.
  2. ^ "Florian Myrtaj". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 7 tetor 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]