Nicolás Burdisso
![]() Burdisso me Argentinën në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Nicolás Andrés Burdisso | ||
Datëlindja | 12 Prill 1981 | ||
Vendlindja | Altos de Chipión, Córdoba, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1997–1999 | Boca Juniors | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2004 | Boca Juniors | 78 | (3) |
2004–2009 | Internazionale | 120 | (4) |
2009–2014 | Roma | 115 | (6) |
2014–2017 | Genoa | 93 | (1) |
2017–2018 | Torino | 24 | (0) |
Total | 419 | (17) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2003–2011 | Argjentina | 49 | (2) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2018– | Boca Juniors (drejtor sportiv) | ||
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 14 shkurt 2018 |
Nicolás Andrés Burdisso (lindur më 12 prill 1981) është një trajner futbolli argjentinas dhe ish futbollist profesionist i cili luante si qëndër-mbrojtës.[1] Ai aktualisht është drejtori sportiv i Boca Juniors.[2]
Burdisso filloi karrierën e tij me Boca Juniors në vitin 1999. Me klubin argjentinas, ai fitoi dy kampionate argjentinase, tre Copa Libertadores dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Në vitin 2004, ai u transferua në Itali te Inter, me të cilën fitoi katër tituj të Serie A, një Coppa Italia dhe një Supercoppa Italiana. Pas pesë sezonesh, Burdisso u largua nga klubi, por qëndroi në Itali ku firmosi me klubin kryeqytetas Roma. Në vitet e fundit të karrierës, ai përfaqësoi Genoan dhe Torinon.
Burdisso ka qënë lojtar i Argjentinës për tetë vite, duke zhvilluar 49 paraqitje. Ai ka luajtur në edicionet 2006 dhe 2010 të FIFA Kupës së Botës. Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe në dy turnamente të Copa América si dhe në Lojërat olimpike 2004, ku Argjentina fitoi medaljen e artë.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Burdisso al Toro" [Burdisso te Toro] (në italisht). Torino F.C. 31 gusht 2017. Marrë më 27 gusht 2017.
- ^ "Bienvenido Nico" [Mirëseerdhe Nico] (në spanjisht). Club Atlético Boca Juniors. 17 dhjetor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2018.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Lindje 1981
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë argjentinas
- Futbollistë në kombëtaren argjentinase
- Futbollistë në Boca Juniors
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në Genoa C.F.C.
- Futbollistë në Torino F.C.
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës