Jasir Asani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jasir Asani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJasir Fadil Asani
Datëlindja (1995-05-19) 19 maj 1995 (28 vjeç)
VendlindjaShkup, Maqedoni e Veriut
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Gwangju FC
Numri11
Karriera me të rinjtë
2010–2014Vardar
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2017Vardar69(17)
2017Shkupi (huazim)13(3)
2017Pobeda2(0)
2017–2019Partizani B5(3)
2017–2021Partizani123(27)
2020AIK (huazim)7(2)
2021–2023Kisvárda52(10)
2023–Gwangju FC33(7)
Karriera ndërkombëtare
2014–2015Maqedonia U213(0)
2016Shqipëria U211(1)
2023–Shqipëria9(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 mars 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2023

Jasir Asani (lindur më 19 maj 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues i djathtë për klubin koreano-jugor Gwangju FC dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vardar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asani lindi dhe u rrit në Shkup nga prindër shqiptarë dhe e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit Vardari. Ai debutoi si profesionist më 25 gusht 2013 në humbjen 2–0 në transfertë kundër Turnovo, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit.[1]

Partizani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 shtator 2017, Asani u transferua te Partizani pas përfundimit të merkatos, duke firmosur për katër vite.[2] Si pasojë e kësaj, ai u detyrua të luante me ekipin B. Më 14 tetor, ai shënoi një tregolësh në ndeshjen kundër SopotitKategorinë e Dytë.[3]

Asani debutoi me ekipin e parë më 29 tetor në humbjen 1–0 kundër Flamurtarit, duke zëvendësuar në minutat e fundit Milan Basrak.[4] Golat e tij të parë me ekipin kryeqytetas erdhi më 4 shkurt 2018 në fitoren 2–1 kundër Kamzës në kampionat.[5]

Në janar 2020, Asani u huazua te klubi suedez AIK Fotboll deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 400,000 €.[6] Ai shënoi në debutimin e tij në Allsvenskan në fitoren 2–0 kundër Örebro SK më 14 qershor.[7] Pasi luajti vetëm shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet, në një sezon i cili u shty nga Pandemia e COVID-19, AIK nuk e ushtroi të drejtën për të blerë Asanin, i cili u rikthye te Partizani para nisjes së sezonit 2020–21.[8]

Gwangju FC[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 dhjetor 2022, Asani u transferua te klubi koreano-jugor Gwangju FC në një marrëveshje dy-vjeçare.[9]

Më 18 mars 2023, Asani shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër Incheon UnitedK League 1.[10][11]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asani luajti me disa ekipe moshash të Maqedonisë para se në vitin 2016 të merrte pasaportën shqiptare dhe të kalonte te Shqipëria, duke luajtur fillimisht me ekipin nën-21.[12] Ai luajti vetëm një ndeshje me ekipin nën-21, një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij.[13]

Asani u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri i ri Sylvinho për ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë më 27 mars 2023.[14] Ai luajti si titullar për 70 minuta me Shqipërinë që u mposht 1–0.[15][16]

Asani shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Moldavisë,[17] duke ndihmuar Shqipërinë të fitonte 2–0 në Air Albania Stadium; ai mposhti portierin me një gjuajtje me hark nga distanca që u shpall goli i javës nga votuesit në uebfaqjen e UEFAs.[18] Më 7 shtator, Asani shënoi golin e dytë me kombëtaren, në fitoren 2–0 kundër Polonisë në shtëpi që e vendosi Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E me 10 pikë;[19][20] ai mposhti Wojciech Szczęsny me një gjuajtje spektakolare nga distanca në minutën e 37të.[21] Goli i tij u shpall sërisht goli i javës nga UEFA.[22]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 18 mars 2023[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Vardar 2013–14 Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë 12 7 12 7
2014–15 26 5 2 1 28 6
2015–16 15 3 15 3
2016–17 13 2 2 0 15 2
Total 66 17 4 1 70 18
Shkupi 2016–17 Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë 14 3 2 0 16 3
Pobeda 2017–18 Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë 2 0 2 0
Partizani B 2017–18 Kategoria e Dytë 8 12 8 12
2018–19 1 0 1 0
Gjithsej 9 12 9 12
Partizani 2017–18 Kategoria Superiore 29 4 4 1 33 5
2018–19 33 8 3 0 2 0 38 8
2019–20 14 3 1 0 4 1 1 0 20 4
2020–21 30 9 2 1 32 10
Gjithsej 106 24 10 2 6 1 1 0 123 27
AIK 2020 Allsvenskan 4 1 3 1 7 2
Kisvárda 2021–22 Nemzeti Bajnokság I 29 6 2 1 31 7
2022–23 15 0 2 0 4 3 21 3
Gjithsej 44 6 4 1 4 3 52 10
Gwangju FC 2023 K League 1 4 4 4 4
Gjithsej karriera 249 67 21 5 10 4 3 0 283 76

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 12 tetor 2023[24]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2023 6 3
Gjithsej 6 3

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 12 tetor 2023
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asani.[24]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Jasir Asani
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 17 qershor 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 2  Moldavia 1–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
2 18 shtator 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 5  Polonia 1–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 12 tetor 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 6  Republika Çeke 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Tornovo vs. Vardar 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 25 gusht 2013. Marrë më 9 qershor 2018.
  2. ^ "Partizani përforcohet në sulm, kontratë katër vjeçare me Jasir Asanin". BalkanWeb.com. 22 shtator 2017. Marrë më 10 prill 2023.
  3. ^ "Sulmi i Partizanit më në fund është i sigurt, ja çfarë ka bërë sot Jasir Asani". Newsport.al. 14 tetor 2017. Marrë më 30 tetor 2017.
  4. ^ "Vendos një gol i "makthit" Hoxhaj, Flamurtari mposht Partizanin dhe i afrohet Kukësit (VIDEO)". Panorama Sport. 29 tetor 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  5. ^ "'Dopieta' e Asanit, Partizani mposht dhe parakalon Kamzën në renditje". BalkanWeb.com. 4 shkurt 2018. Marrë më 9 qershor 2018.
  6. ^ "Jasir Asani, prezantohet te AIK, gati për të debutuar!". SuperSport.al. 8 janar 2020. Marrë më 10 prill 2022.
  7. ^ "Örebro vs. AIK 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 14 qershor 2020. Marrë më 10 prill 2022.
  8. ^ "Jasir Asani nuk do rikthehet te Partizani, transferohet te ekipi i njohur europian". City News Albania. 22 gusht 2020. Marrë më 10 prill 2022.
  9. ^ "1부 승격 광주, UEFA 챔피언스리그 출신 아사니 영입 [오피셜]" (në koreanisht). news.monsterzym.com. 28 dhjetor 2022. Marrë më 28 dhjetor 2022.
  10. ^ "아사니 '해트트릭' 광주FC, 인천 대파…서울, 5년 만에 제주 제압". Naver (në koreanisht). 18 mars 2023. Marrë më 18 mars 2023.
  11. ^ 이준희 (18 mars 2023). "아사니 해트트릭! 광주FC '정효매직'은 K리그1에서도". Naver (në koreanisht). Marrë më 18 mars 2023.
  12. ^ Bujar Nishani (18 mars 2016). "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9470". Presidenti i Shqipërisë. Marrë më 30 tetor 2017. 20. Jasir Fadil Asani
  13. ^ "Asani debuton me gol, Kombëtarja e Shpresave barazon me Arabinë Saudite". Panorama Sport. 22 janar 2016. Marrë më 9 qershor 2018.
  14. ^ Olta Beqiri (17 mars 2023). "Trajneri Sylvinho shpall listën e Kombëtares për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 17 mars 2023.
  15. ^ "VIDEO/ E vendos një episod, Shqipëria e pafat e nis rrugën drejt Euro 2024 me humbje përballë Polonisë". Panorama Sport. 27 mars 2023. Marrë më 5 prill 2023.
  16. ^ "NOTAT/ Spikasin Kumbulla e Mihaj, ja vlerësimet e "Panorama Sport" për lojtarët kuqezi në sfidën me Poloninë". Panorama Sport. 28 mars 2023. Marrë më 5 prill 2023.
  17. ^ "Realizoi golin spektakolar kundër Moldavisë, Asani: Të japim më të mirën për Europianin, përjetë me ty Shqipëri". Pamfleti.net. 17 qershor 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  18. ^ "UEFA announces Yasir Asani's goal as the most beautiful of the week". Ocnal.com (në anglisht). 20 qershor 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  19. ^ "Shqipëria mposht Poloninë! Kuqezinjtë fitojnë 2 me 0 në "Air Albania" dhe prekin Europianin". Top-Channel.tv. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  20. ^ "VIDEO/ Shqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E". SuperSport.al. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  21. ^ "Jasir Asani: Ja çfarë më tha Shezni për supergolin". Botasot.info (në anglisht). 10 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  22. ^ "Goli i tij u shpall si më i bukuri i raundit, Jasir Asani: Jam i lumtur që po e "pushtojmë" UEFA-n çdo herë". Shkodra Sport. 15 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  23. ^ "Jasir Asani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 shtator 2023.
  24. ^ a b "Jasir Asani". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]