Shko te përmbajtja

Wojciech Szczęsny

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Wojciech Szczesny
Szczęsny në vitin 2018
Informacioni personal
Emri i plotë Wojciech Tomasz Szczęsny
Data e lindjes 18 prill 1990 (35 vjeç)
Vendi i lindjes Varshavë, Poloni
Gjatësia 1.96 m (6 ft 5 in)[1]
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Barcelona
Numri 25
Karriera me të rinjtë
2004–2005 Agrykola Varshava
2005–2006 Legia Varshava
2006–2009 Arsenal
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2017 Arsenal 132 (0)
2009–2010Brentford (huazim) 28 (0)
2015–2017Roma (huazim) 72 (0)
2017–2024 Juventus 200 (0)
2024– Barcelona 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2007–2010 Polonia U20 4 (0)
2009–2012 Polonia U21 7 (0)
2009–2024 Polonia 84 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 20 maj 2024

Wojciech Tomasz Szczęsny (Polonisht: [ˈvɔjt͡ɕɛx ˈʃʧ̑ɛ̃w̃snɨ]; lindur më 18 prill 1990) është një futbollist polak i cili luan si portier për klubin spanjoll Barcelona.

Szczęsny e nisi karrierën e tij në Varshavë te Agrykola dhe më pas Legia. Në vitin 2006, ai u bë pjesë e akademisë së Arsenalit, duke debutuar si profesionist në vitin 2009. Pas një sezoni në huazim Brentfordi, Szczęsny u bë titullar i ekipit londinez, duke fituar dy FA Cup si dhe Dorezën e Artë të Premier Ligës në sezonin 2013–14 sëbashku me Petr Čech.

Pas kësaj, ai u huazua për dy sezone rresht në Itali te Roma në vitin 2015, duke u dalluar me performancat e tij. Në vitin 2017, ai u transferua te Juventusi, ku në sezonin e parë fitoi kampionatin dhe kupën duke shërbyer si rezerva e veteranit Gianluigi Buffon. Pas largimit të tij, Szczęsny fitoi dy kampionate rresht në sezonet e ardhshme si dhe u emërua Portieri më i mirë i Serie A. Në vitin 2024, ai njoftoi tërheqjen nga futbolli por bëri një rikthim të shpejtë duke firmosur me Barcelonën në Spanjë.

Në nivel ndërkombëtar, Szczęsny u aktivizua në 84 ndeshje me kombëtaren polake nga viti 2009 e deri në 2024. Ai luajti turnamentin e parë madhor në UEFA Euro 2012, ku Polonia ishte vend bashk-organizator. Pas kësaj, ai u aktivizua në edicionet 2016, 2020 dhe 2024 të Kampionatit Evropian si dhe edicionet 2018 dhe 2022 të FIFA Kupës së Botës.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 tetor 2024, Szczęsny tërhoqi vendimin e tij për largimin nga futbolli duke firmosur një marrëveshje deri në fund të sezonit 2024–25 me Barcelonën.[2] Ai u zgjodh të zëvëndësonte titullarin Marc-André ter Stegen, i cili kishte pësuar një dëmtim të rëndë.[3] Megjithatë, trajneri Hansi Flick konfirmoi se Szczęsny do të ishte rezerva e spanjollit Iñaki Peña.[4][5] Ai bëri debutimin me klubin më 4 janar 2025 në fitoren 4–0 kundër BarbastrosKupën e Mbretit.[6][7] Ai më pas luajti si titullar në të dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos dhe Real Madridit. Pavarësisht se u përjashtua me karton të kuq në finale kundër Realit, Barcelona arriti të fitonte ndeshjen dhe trofeun.[8]

  1. "Player Profile: Wojciech Szczęsny" [Profili i lojtarit: Wojciech Szczęsny] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2015. Marrë më 31 janar 2012.
  2. "FC Barcelona sign Wojciech Szczęsny" (në anglisht). FC Barcelona. 2 tetor 2024. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2024. Marrë më 2 tetor 2024.
  3. "Marc-Andre ter Stegen is out for the season – so what's Barcelona's plan?" (në anglisht). The Athletic. 23 shtator 2024. Marrë më 2 tetor 2024.
  4. Xavier Muñoz (20 tetor 2024). "Flick, con un once que empieza en Iñaki Peña" (në spanjisht). Mundo Deportivo. Marrë më 20 tetor 2024.
  5. Sebastian Janus (19 tetor 2024). "Flick zaskoczył! Niespodziewana decyzja w sprawie Szczęsnego". Goal.pl (në polonisht). Marrë më 20 tetor 2024.
  6. Michał Piegza (4 janar 2025). "FC Barcelona zrobiła swoje. Przełamanie Lewandowskiego. Debiut Szczęsnego" (në polonisht).
  7. Jakub Jabłoński (4 janar 2025). "Oficjalnie: Wojciech Szczęsny debiutuje w FC Barcelonie. Polak w pierwszym składzie na mecz Pucharu Króla". Gol24 (në polonisht). Marrë më 4 janar 2025.
  8. "Barcelona came from behind to beat Real Madrid in an incident-packed Spanish Super Cup final in Saudi Arabia" (në anglisht). BBC Sport. 12 janar 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]