Jump to content

Vrasja e Gramoz Palushit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vrasja e Gramoz Palushit ndodhi më 4 shtator 2004 në Tsilivi, një fshat në ZakynthosGreqisë, kur 20 vjeçari shqiptar Gramoz Palushi, i cili po festonte fitoren e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke, u vra nga një grek gjatë një sherri që plasi pas përfundimit të ndeshjes.[1]

Kjo ngjarje shkaktoi protesta të shumta në disa qytete në Greqi dhe Shqipëri. Autori i vrasjes, Panagiotis Kladis, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi i tij u zvogëlua në 22 vite nga një gjykatë greke në fillim të vitit 2010.[2]

Më 4 shtator 2004, pas fitores së Shqipërisë ndaj Greqisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006, Gramoz Palushi, vëllai i tij dhe një shqiptar tjetër u sulmuan në ishullin Zakynthos nga Panagiotis Kladis dhe një grek tjetër. Gramozi u qëllua për vdekje me thikë në bark nga Kladis, kurse dy shqiptarët e tjerë u plagosën.[3] Policia greke arrestoi dy autorët e këtij sulmi. Në vitin 2006, Kladis u dënua me burgim të përjetshëm kurse katër vite më pas dënimi i tij u shkurtua në 22 vite burgim. Bashkpuntori i tij u dënua me dhjetë muaj burg dhe tre vite të tjera lirim me kusht.[4]

Seanca e parë e vjeshtës e parlamentit shqiptar filloi me botimin e një deklarate të deputetëve që dënonin vdekjen e Palushit.[5]Selanik qindra protestues morën pjesë në protestën e organizuar nga Forumi i Emigrantëve Shqiptar dhe grupeve anti-raciste greke kurse dy ditë më pas një grup anti-racist grek zaptoi zyrën e Panagiotis Psomiadis, prefektit të asaj kohe të Selanikut.[6][7] Në Athinë më shumë se 2000 emigrantë dhe anëtarë të grupeve anti-raciste greke marshuan në parlamentin grek për të protestuar kundër racizmit.[8][9] Gjatë protestës disa grupe anarkiste hodhën bomba Molotov mbi policinë që po ndiqte protestuesit, ndërsa nuk u raportua për arrestime dhe plagosje.[9] Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Hania dhe Janinë.

Në Shqipëri organizata rinore zhvilloi tubime në Tiranë duke marshuar drejt Sheshit Nënë Tereza për të dënuar vrasjen e Palushit, ndërsa qindra njerëz morën pjesë në varrimin e tij. Këshilli Rinor Shqiptar i kërkoi Edi Ramës, kryebashkiakut të qytetit të riemërtonte një rrugë pranë Stadiumit Qemal Stafa, ku u zhvillua ndeshja, me emrin Gramoz Palushi.[9] Për më tepër, ekipi kombëtar shqiptar i futbollit dhuroi 10,000 $ familjes së Palushit kurse Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi FIFA-s për t'i dhënë leje ekipit shqiptar të vishte shirita të zi vajtimi për ndeshjen ardhshme ndaj Gjeorgjinë.[10]

Në vitin 2008, në Shqipëria u themelua Shoqata Kombëtare “Gramoz Palushi”, nga babai tij për mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Gjithashtu, një gjimnaz në periferi të Tiranës mori emrin “Gramoz Palushi”.[11]

  1. ^ "Gramoz Palushi ra për flamur!". BalkanWeb.com. 4 shtator 2015. Marrë më 4 shtator 2020.
  2. ^ "Sot, 11 vjet nga vrasja e Gramoz Palushit (FOTO LAJM)". Albeu.com. 4 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  3. ^ "11 vite nga vdekja e Gramoz Palushit, i riu shqiptar që u vra barbarisht në rrugët e Greqisë për ngjyrat kuqezi, vëllai i tij rrëfen ngjarjen". Sot.com.al. 4 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  4. ^ "Në memorje të Gramoz Palushit, djalit që u vra nga ekstremistët në Greqi". RealNews.tv. 31 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  5. ^ "Deklaratë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë". ikub.al. 6 shtator 2004. Marrë më 4 shtator 2020.[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Anarchist block at antiracist demo in Athens" (në anglisht). ALTER-E. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  7. ^ Costas Kantouris. "Anti-racism rally held after deadly Greece-Albania soccer clash" [Marshim anti-rracist i mjatur pas përplasjes vdekjeprurëse të futbollit Greqi-Shqipëri]. AP Worldstream (në anglisht). Associated Press. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  8. ^ Dave Zirin (1 qershor 2007). Welcome to the Terrordome: the pain, politics, and promise of sports [Mirësevini në Terrordome: dhimbja, politika dhe premtimi i sporteve] (në anglisht). Haymarket Books. fq. 95. ISBN 978-1-931859-41-7. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  9. ^ a b c Miron Varouhakis (9 shtator 2014). "Anti-racism rally held after deadly soccer game" [Mbahet një marshim anti-racist pas lojës së futbollit vdekjeprurëse] (në anglisht). USA Today. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  10. ^ "Albania buries and honors fan killed after weekend win over Greece" [Shqipëria varros dhe nderon tifozin e vrarë pas fitoren në fundjavë ndaj Greqisë]. AP Worldstream (në anglisht). Associated Press. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  11. ^ "KUJTESË: Gramoz Palushi, djaloshi që u vra barbarisht pasi Greqia humbi me Shqipërinë në futboll". Te Sheshi. 4 shtator 2015. Marrë më 4 shtator 2020.