Shko te përmbajtja

Armando Sadiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Armando Sadiku
Informacioni personal
Emri i plotë Armando Durim Sadiku
Data e lindjes 27 maj 1991 (34 vjeç)
Vendi i lindjes Elbasan, Shqipëri
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)[1]
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Goa
Numri 9
Karriera me të rinjtë
1998–2007 Fushë Mbreti
2007–2008 Turbina
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2008–2009 Turbina Cërrik 40 (25)
2009–2010 Gramozi Ersekë 29 (8)
2010–2011 Elbasani 14 (5)
2011–2012 Locarno 40 (28)
2012–2013 Lugano 43 (26)
2014–2017 Zürich 55 (15)
2015–2016 Zürich U21 3 (5)
2016Vaduz (huazim) 16 (9)
2017Lugano (huazim) 16 (9)
2017–2018 Legia Varshava 17 (2)
2018–2020 Levante 6 (0)
2019Lugano (huazim) 16 (3)
2019–2020Málaga (huazim) 36 (13)
2020–2021 BB Erzurumspor 5 (0)
2021 Bolívar 7 (2)
2021–2022 Las Palmas 24 (4)
2022–2023 Cartagena 28 (8)
2023–2024 Mohun Bagan 22 (11)
2024–2025 Goa 24 (10)
Karriera ndërkombëtare
2009 Shqipëria U19 2 (1)
2011–2012 Shqipëria U21 7 (6)
2012–2023 Shqipëria 39 (12)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 11 korrik 2025 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 27 maj 2024

Armando Durim Sadiku (i lindur më 27 maj 1991) është një futbollist profesionist shqiptar. Aktualisht një agjent i lirë, ai luajti për herë të fundit si sulmues për klubin e Superligës Indiane Goa.[1][2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme & Turbina Cërrik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sadiku luajti me skuadrën e Kategorisë së Parë Turbina Cërrik gjatë sezoneve 2007–08 dhe 2008–09.[3]

Në vitin 2009 ai kaloi te skuadra e sapongjitur në Kategorinë Superiore, Gramozi Ersekë, që në atë kohë ishte në pronësi të vëllait të biznesmenit Rezart Taci. Ai bëri debutimin e tij me klubin dhe në Kategorinë Superiore në ndeshjen e parë të sezonit 2009–10, ku Gramozi barazoi pa gola në shtëpi me Shkumbinin, ku Sadiku u aktivizua në minutën e 66të në vend të brazilianit Marko dos Santos.[4] Goli i tij i parë në Kategorinë Superiore për të erdhi në ndeshjen e katërt, ku ai shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 4–1 kundër Skënderbeut, një skuadër tjetër e sapongjitur në Superligë. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, me golin që e shënoi në minutën e 18të, duke shënuar nga një distancë e afërt me të djathtën pas një asisti të dos Santos.[5]

Gjithsej Sadiku luajti 28 ndeshje dhe shënoi 8 gola gjatë sezonit 2009–10. Gramozi e mbylli sezonin në vendin e fundit duke u rrëzuar për në Kategorinë e Parë.[6]

Gjatë merkatos verore, Sadiku firmosi me klubin e qytetit të tij të lindjes Elbasanin. Gjatë pjesës së parë të sezonit 2010–11, ai luajti 14 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Ashtu siç ndodhi me Gramozin në sezonin e kaluar, edhe Elbasani e mbylli në vendin e fundit duke rënë në Kategorinë e Parë.

Sadiku firmosi me klubin e Ligës Challenge Zvicerane, Locarno, më 13 mars 2011.[7] Ai mbërriti në mëngjes dhe madje udhëtoi me skuadrën për ndeshjen jashtë fushe kundër FC Schaffhausen.[8] Ai debutoi në të njëjtën ditë ku firmosi edhe kontratën, duke luajtur si titullar për 82 minuta në humbjen 2–1.[9] Sadiku shënoi golin e parë në paraqitjen e tretë me klubin, kundër FC Chiassos më 1 Prill. Ai shënoi golin e fitores 2–1 në minutën e 64të, para se të të zëvëndësohej njëmbëdhjetë minuta më vonë.[10] Ky gol u pasua nga një dygolësh kundër SC Kriens, me Sadikun që kontriboi në fitoren 3–0 me një gol në pjesën e parë dhe një gol tjetër në kohën shtesë në fund të ndeshjes.[11] Ai më pas shënoi sërisht kundër FC Aaraut duke arritur shifrën e katër golave në tre ndeshjet e fundit.[12] Sadiku shënoi edhe kundër FC Winterthur më 7 maj, duke hapur serinë e golave në fitoren 4–1.[13] Ky gol u pasua edhe nga katër të tjerë në tre ndeshjet e rradhës. Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2010–11, Sadiku shënoi 9 gola në 12 ndeshje, duke ndihmuar skuadrën e tij që të siguronte mbijetesën.

Sadiku e nisi sezonin 2011–12 ashtu siç mbylli 2010–11, duke shënuar një dygolësh në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër FC Wohlen, në një ndeshje ku skuadra e tij u mposht 5–2.[14] Golat e tij të rradhës erdhën katër ndeshje më vonë, duke shënuar një tjetër dygolësh në fitoren 3–0 kundër Étoile Carouge FC më 20 Gusht.[15] Sadiku vazhdoi formën e mirë duke shënuar golin e barazimit në ndeshjen e shtëpisë kundër Stade Nyonnais më 10 Shtator, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë.[16] Edhe në ndeshjen e ardhshme ai ishte sërisht në gjëndje për të gjetur rrjetën, duke shënuar të parin e fitores 2–1 kundër Vaduz FC.[17] Pas këtij goli Sadiku shënoi edhe në Kupën e Zvicrës kundër FC Wil më 16 Tetor, por skuadra e tij u eleminua nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazimin 1–1.[18] Goli i tij në kupë u pasua dhe nga tre të tjerë në tre ndeshjet e ardhshme në ligë, përfshirë dhe golin e fitores jashtë fushe kundër FC Chiassos.[19] Sadiku e mbylli vitin 2011 në Zvicër me një gol në minutën e 82të kundër FC Aarau, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë për ta ndihmuar që ta mbyllë vitin në vendin e tetë në ligë.[20] Ai e mbylli sezonin 2011–12 me 19 gola në 27 ndeshje të zhvilluara në ligë.

Pas shumë spekullimeve rreth të ardhmes së tij, më 23 Korrik 2012, Locarno shënoi një deklaratë rreth Sadikut që kishte lënë skuadrës dhe kishte firmosur një kontratë tre vjeçare me klubin Lugano, që gjithashtu luante në Ligën Challenge Zvicerane.[21][22]

Më 13 Shkurt 2013, Sadiku shënoi një dygolësh kundër ish skuadrës së tij Locarno në ndeshjen e parë të fazës së dytë të 2012–13 Ligës Challenge Zvicerane, ku ndeshja përfundoi me fitoren 3–0 me Sadikun që i shënoi golat në minutat e 42të dhe 87të.[23]

Për të dytin sezon rresht me dy skuadra të ndryshme, Sadiku u shpall golashënuesi më i mirë. Në fund të sezonit 2012–13, ai regjistroi 18 gola në 32 paraqitje të zhvilluara me Luganon që e mbylli në vendin e shtatë.

Pas shumë spekullimeve rreth të ardhmes së tij, më 13 nëntor 2013, Sadiku zyrtarisht firmosi me klubin tjetër zviceran ZürichSuper Ligën Zvicerane duke e mbyllur aventurën e tij me Luganon në Dhjetor 2013 menjëherë pas hapjes së marktos dimërore. Ai u bashkua klubit saktësisht më 1 janar 2014.[24] Ai bëri prezantimin e tij me klubin e ri më 18 Nëntor 2013, ku ai mori fanellën me numrin 11 dhe firmosi një kontratë pesë vjeçare.[25] Duke kaluar te Zürich, Sadiku u takua me shqiptarin tjetër Burim Kukeli. Ndeshjen e tij e parë me klubin e ri erdhi më 14 Janar 2014 në një miqësore kundër MSV Duisburg, ku ai shënoi edhe një gol.[26]

Sadiku bëri debutimin e tij në elitën e futbollit zviceran më 1 Shkurt 2014, duke luajtur në tetë minutat e fundit të ndeshjes kundër Sionit pasi kishte zëvëndësuar kamerunasin Franck Etoundi.[27] Më 26 Mars 2014, ai luajti në ndeshjen gjysmë-finale të Kupës Zvicerane kundër FC Thun, duke hyrë në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 19të të shtesës. Pasi koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur me rrjeta të paprekura, ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive ku Zürich fitoi 5–4 me Sadiku që shënoi penalltinë e tretë të skuadrës.[28] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar më 16 prill 2014 në humbjen 4–2 kundër Baselit, ku u zëvendësua në minutën e 80të.[29] Sadiku luajti sërisht kundër Baselit pesë ditë më vonë, këtë herë në finalen e Kupës së Zvicrës, ku ai hyri në minutën e 91të (minuta e parë e kohë shtesë). Pasi koha e rregullt dhe u mbyll në barazim pa gola, sulmuesi zviceran Mario Gavranović shënoi dy gola duke e shpallur Zürich si kampione të kupës për sezonin 2013–14.[30] Sadiku shënoi më 26 prill kundër Lurzenit por nuk mjaftoi pasi skuadra humbi ndeshjen 2–1.[31] Gjatë ndeshjes kundër St. Gallen më 10 Maj, Sadiku hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 70të në vend të Franck Etoundis dhe pas vetëm nëntë minutash pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e gjurit, duke u zëvëndësuar nga Amine Chermiti. Ai e mbylli sezonin dy javë para kohe me dëmtimin që rezultoi aq fatal saqë do të qëndronte jashtë fushave të lojës për gjashtë muaj.[32]

Sadiku u rikthye nga dëmtimi i gjatë më 22 Nëntor 2014 kur u grrumbua me skuadrën për ndeshjen e javës së 16të të Super Ligës kundër Sionit, ku ai ishte një zëvëndësim i papërdorur.[33] Pesë ditë më vonë ai sërisht sërisht në stol për të gjithë ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër Apollon Limassol.[34] Ai bëri debutimin e tij më 30 nëntor në ndeshjen kundër Baselit duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 71të në vendin e Davide Chiumientos, duke mos shmangur dot humbjen 2–1 në fund të ndeshjes. Sadiku luajti edhe ndeshjen e parë si titullar më 3 Dhjetor duke shënuar edhe golin e parë të sezonit në fitoren 5–0 kundër Cham, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Zvicrës, ku Sadiku shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 73të.[35]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shqipëria U–19

Ai ka qënë i përfshirë në skuadrën e trajnerit Ramadan Shehu për kualfikueset e 2010 Kampionatit Europian U–19 ku luajti vetëm një ndeshje.[36]

Shqipëria U–21

Në kualifikueset e 2013 Kampionatit Europian U–21 ai shënoi dy gola si një zëvëndësues në fitoren 4–3 kundër Moldavisë U–21 më 7 Shtator 2011 duke i dhuruar kombëtares pikët e para në grup. Ai shënoi edhe një dygolësh tjetër, këtë herë në humbjen 4–3 kundër Polonisë U–21. Kjo u pasua edhe me dy gola të tjerë në barazimin 2–2 me Portugalinë U–21, duke arritur në kuotën e gjashtë golave në shtatë paraqtije, me Shqipërinë që dështoi të kualifikohej.

Ndeshjet dhe golat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajneri i ri i kombëtares Gianni De Biasi e thirri Sadikun për ndeshjen miqësore kundër GjeorgjisëTiblisi më 29 Shkurt 2012. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 82të në vend të debutuesit dhe shënuesit Edgar Çani, duke mos shmangur dot humbjen 2–1 për Shqipërinë. Ai më pas u thirr edhe për miqësoret e muajit Maj kundër Iranit dhe Katarit, ku ai luajti dy herë si zëvëndësues, me Shqipërinë që i fitoi të dyja ndeshjet. Sadiku shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Qipros, duke shënuar në pjesën e parë pas një krosimi të Alban Mehës. Ndeshja përfundoi me fitoren e Shqipërisë 3–1.[42][43]

Sadiku ka lindur me 27 maj 1991 në Bashkinë e Elbasanit,Cërrik.Babai i tij është nga Trebishti dhe mamaja e tij ështe nga Podujeva Kosovë. Sadiku ka lidhje me Taulnt dhe Granit Xhaka nga ana e mamasë.Ai gjithashtu ka dhe pashaportë Bullgare.Vëllai i tij, Sherif Sadiku, është gjithashtu një futbollist profesionist që luan për Shkumbin PeqinDivizionin e Parë Shqiptar. Sadiku ka cituar modelin e tij të rolit dhe futbollistin e preferuar të sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe është gjithashtu fans i klubit italian Internazionale.

Ai gjithashtu njihet si mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën elektorale të vitit 2013 dhe 2017. Më 30 dhjetor 2016, Sadiku u emërua "Qytetar Nderi" i Elbasanit për kontributin e tij në sport.

Ndeshjet dhe golat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11 korrik 2025[3][45][46][47][48][nevojitet citimi]

Paraqitjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe garës
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
DivisionNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Turbina 2007–08 Kategoria e Parë 106106
2008–09 3019003019
Total 4025004025
Gramozi 2009–10 Kategoria Superiore 29830328
Elbasani 2010–11 Kategoria Superiore 14500145
Locarno 2010–11 Swiss Challenge League 12900129
2011–12 2719232922
2012–13 1010
Total 4028234231
Lugano 2012–13[49] Swiss Challenge League 3220223422
2013–14 11611127
Total 4326334629
Zürich 2013–14 Swiss Super League 15220172
2014–15 1431100154
2015–16 145233[a]0198
2016–17 Swiss Challenge League 125003[a]1156
Total 551554616620
Zürich U21 2014–15 Swiss Promotion League 2323
2016–17 1212
Total 3535
Vaduz (huazim) 2015–16 Swiss Super League 169221811
Lugano (huazim) 2016–17 Swiss Super League 16900169
Legia Varshava 2017–18 Ekstraklasa 172444[b]1257
Levante 2017–18 La Liga 6060
Lugano (huazim) 2018–19 Swiss Super League 16310173
Málaga (huazim) 2019–20 Segunda División 3613103713
BB Erzurumspor 2020–21 Süper Lig 504090
Bolivar 2021 Bolivian Primera División 728[c]0152
Las Palmas 2021–22 Segunda División 24422266
Cartagena 2022–23 Segunda División 28830318
Mohun Bagan 2023–24 Indian Super League 228627[d]13511
Goa 2024–25 Indian Super League 241000002410
Career total 4411803620253502203
  1. 1 2 Appearance(s) in UEFA Europa League
  2. Two appearances in UEFA Champions League, two appearances in UEFA Europa League
  3. Three appearances in Copa Libertadores, five appearances in Copa Sudamericana
  4. Appearances in AFC Cup

Redaktuar më 17 Qershor 2015[3][50]

Kombëtarja shqiptare
VitiNdeshjeGola
201271
201330
201410
201510
Total121

Golat me kombetaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare. 1
#DataVendiVendiGoliRezultatiKompedicioni
1.7 Shtator 2012Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Qipro1–0
3–1
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
Zürich
  1. 1 2 "Armando Sadiku". Legia.com. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2022. Marrë më 16 korrik 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. https://x.com/FCGoaOfficial/status/1911700535742169209
  3. 1 2 3 Armando Sadiku | National Football Teams
  4. "Gramozi 0-0 Shkumbini". Footballdatabase. 23 gusht 2009. Marrë më 28 shkurt 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Skenderbeu 4-1 Gramozi". Footballdatabase. 19 shtator 2009. Marrë më 28 shkurt 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. Summary - Superliga - Albania - Results, fixtures, tables and news - Soccerway
  7. "Armando Sadiku al FC Locarno". CHalcio. 13 mars 2011. Marrë më 1 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Al Locarno l'attaccante albanese Armando Sadiku". Il Giornale Del Ticino. 13 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 1 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "FC Schaffhausen 2-1 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 13 mars 2011. Marrë më 21 janar 2012.
  10. "FC Chiasso 1-2 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 1 prill 2011. Marrë më 21 janar 2012.
  11. "FC Locarno 3-0 SC Kriens". Soccerway (në anglisht). 9 prill 2011. Marrë më 21 janar 2012.
  12. "FC Locarno 1-1 FC Aarau" (në anglisht). Soccerway. 13 prill 2011. Marrë më 21 janar 2012.
  13. "FC Locarno 4-1 FC Winterthur". Soccerway (në anglisht). 7 maj 2011. Marrë më 21 janar 2012.
  14. "FC Wohlen 5-2 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 25 korrik 2011. Marrë më 21 janar 2012.
  15. "FC Locarno 3-0 Étoile Carouge". Soccerway (në anglisht). 20 gusht 2011. Marrë më 23 janar 2012.
  16. "FC Locarno 2-2 Stade Nyonnais". Soccerway (në anglisht). 10 shtator 2011. Marrë më 23 janar 2012.
  17. "FC Locarno 2-1 Vaduz FC". Soccerway (në anglisht). 24 shtator 2011. Marrë më 23 janar 2012.
  18. "FC Locarno 1-1 FC Wil". Soccerway (në anglisht). 16 tetor 2011. Marrë më 23 janar 2012.
  19. "FC Chiasso 0-1 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 30 tetor 2011. Marrë më 23 janar 2012.
  20. "FC Locarno 1-1 FC Aarau". Soccerway (në anglisht). 4 dhjetor 2011. Marrë më 23 janar 2012.
  21. "Zyrtare: Armando Sadiku transferohet te Lugano". Koha.net. 24 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2016. Marrë më 16 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. "Zyrtare: Armando Sadiku transferohet te Lugano". Asport.info (në anglisht). 24 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2015. Marrë më 16 qershor 2015.
  23. "Sadiku nuk ndalet, shënon dy gola ndaj ish-skuadrës së tij". Sporti Shqiptar. 13 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2014. Marrë më 16 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. "Armando Sadiku transferohet te Zyrihu" (në anglisht). Asport.info. 13 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2016. Marrë më 16 qershor 2015.
  25. "Armando Sadiku prezantohet te FC Zyrihu". Panorama Sport. 19 nëntor 2013. Marrë më 16 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. "Sadiku e nis me gol te Zurichu (Video)". Asport.info (në anglisht). 15 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2015. Marrë më 16 qershor 2015.
  27. "Gashi asist dhe gol me roveshatë, mund Hykën". Panorama Sport. 3 shkurt 2014. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  28. "Telegramm Schweizer Cup". Football.ch. 26 mars 2014. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. "FC Basel 4-2 Zürich". Soccerway (në anglisht). 16 prill 2014. Marrë më 23 janar 2012.
  30. "Armando Sadiku fiton Kupën e Zvicrës me Zyrihun". Panorama Sport. 22 prill 2014. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  31. "Europë, shpërthen sulmi i Kombëtares". Panorama Sport. 27 prill 2014. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  32. "Sadiku, 6 muaj jashtë fushave". Panorama Sport. 11 maj 2014. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. "Kukeli titullar, rishfaqet Armando Sadiku". Panorama Sport. 23 nëntor 2014. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  34. "Zürich zeal ends Apollon's hopes". UEFA.com (në anglisht). 27 nëntor 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
  35. "Kupa e Zvicrës: Sadiku shënon në fitoren e thellë të Zurichut" (në anglisht). Asport.info. 4 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 18 qershor 2015.
  36. "Albania U-19 Squad". UEFA.com (në anglisht). 28 shkurt 2010. Marrë më 28 shkurt 2010.
  37. Albania 0-3 Poland (U-21) UEFA, 2 Shtator 2011
  38. Albania 4-3 Moldova (U-21) UEFA, 6 Shtator 2011
  39. Poland 4-3 Albania (U-21) UEFA, 11 Tetor 2011
  40. Albania 0-1 Russia (U-21) UEFA, 10 Nëntor 2011
  41. Albania 2-2 Portugal (U-21) UEFA, 14 Nëntor 2011
  42. "Të vuajtur, por mbarë. Shqipërisë i vjen fitorja nga stoli". albdreams.blogspot.com (në anglisht). 7 shtator 2012. Marrë më 23 tetor 2014.
  43. Shqiperi-Qipro 3-1 "Brazil 2014 " DIGITALB/SUPERSPORT You Tube, 28 dhjetor 2014
  44. "Shqipëria e nis mbarë, golat vijnë nga stoli". Time.al. 7 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. "Albania - A. Sadiku - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. "Armando Sadiku (Zürich)". FlashScore.com (në anglisht). Marrë më 17 qershor 2015.
  47. Armando Sadiku në Soccerway. Marrë më 13 November 2017.
  48. Stampa:BeSoccer
  49. "Torschützenkönige ab 2003/04 - Challenge League - Archiv - Statistik & Archiv" (në gjermanisht). Swiss Football League. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 14 nëntor 2017.
  50. Armando Sadiku - national football team player EU-Football.info

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]