Trebishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Trebisht
Требиште
Fshat

Trebište, Trebishte, ose Trebišta (maqedonisht: Требиште, shqip: Trebisht) është një fshat në Republiken e MaqedonisëKomunen e Mavrovës dhe Radostushës, që gjendet në rrethin e Rekës se Eperme, në lindje Shpatet e Desatit, mbi grykën e Radikës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1426, fisniku shqiptar Gjon Kastrioti dhe tre djemtë e tij (një prej tyre ishte Skënderbeu) dhuruan të drejtën e të ardhurave nga taksat e mbledhura nga fshatrat Rodostushë dhe Trebisht dhe nga kisha e Shën Marisë, e cila ishte në njërën prej tyre, deri tek Hilandari [1]. Në një defter otoman nga 1467, fshati Trabisht përmendet së bashku me Radostushën si pjesë e Vilajetit të Rekës. Sipas këtij dokumenti, fshati kishte 15 familje të krishtera ortodokse. Në 1519, në fshat u regjistruan 55 familje të krishtera ortodokse, ndërsa në 1583 fshati kishte 41 familje të krishtera ortodokse dhe 5 familje muslimane.[1]

Në shekullin XIX, Trebishti ishte një fshat i përzier maqedonas (i krishterë) -Pomak (musliman) në lagjen e Rekes se eperme, atëherë pjesë e Perandoris Osmane.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati kishte gjithsej 765 banorë. [2]

  • Maqedon - 303 (40%)
  • Turq - 277 (36%)
  • Shqiptare - 159 (21%)
  • Boshnjak - 18
  • Te tjere - 8

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1 http://www.rastko.rs/rastko-al/zbornik1990/dsindik-povelje_l.php

2.http://www.stat.gov.mk/publikacii/knigaX.pdf