Bekim Balaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Bekim Balaj
Bekim Balaj 2016.jpg
Të dhënat personale
Data e lindjes (1991-01-11) 11 Janar 1991 (28 vjeç)
Vendi i lindjesReç, Shkodër, Shqipëri
Gjatësia1,88 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualFC Akhmat Grozny
Numri18
Karriera në rini
2002–2009Vllaznia Shkodër
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2009–2010Vllaznia Shkodër38(17)
2010–2011Gençlerbirliği1(0)
2011–2012KF Tirana37(15)
2012–2014Sparta Prague12(3)
2013–2014Jagiellonia Białystok (Huazim)31(7)
2014–2015Slavia Prague13(3)
2015–2016Rijeka46(18)
2016–Terek Grozny16(8)
Ekipi kombëtar
2008–2010Shqipëria U–196(3)
2010–2012Shqipëria U–2113(4)
2012–Shqipëria20(3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 18 Shkurt 2017.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 13 Nëntor 2016

Bekim Balaj (lindur më 11 janar 1991) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin Rus FC Akhmat GroznyRussian Premier League dhe me kombëtaren shqiptare si sulmues.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Vllaznia[redakto | përpunoni burim]

Balaj u bashkua me skuadrat e moshave të klubit shqiptar Vllaznia në moshën 11 vjeçare, e cila ishte klubi i tij lokal. Ai si fillim e nisi si portier për shkak të gjatësisë së tij dhe i tha babait të tij se i kishte thënë trajnerit Astrit Premçi se ishte i aftë për të luajtur si portier. Megjithatë, pas disa seancas stërvitore me lojtarin, Premçi zbuloi se lojtari ishte shumë i mirë në lojën me këmbë dhe e vendosi atë si qëndër sulmues.[1]

Gençlerbirliği[redakto | përpunoni burim]

Një skuadër e nivelit të lartë turk e kishte ndjekur sulmuesin në pjesën më të madhe të sezonit 2009–10 ndërsa ai ishte pjesë e Vllaznisë; por klubi nuk ishte indedifikuar në janar 2010 kështu që nuk bë një ofertë,[2] megjithatë pas interesit të madh të Gençlerbirliğit në maj dhe qershor solli dhe zbulin e klubit të panjohur. Balaj firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin më 17 qershor 2010. Shuma e transferimit ishte raportuar të ishte 200.000 deri në 300.000 , para të cilat j'u dhanë ish klubit të tij Vllaznia.[3] Menaxheri i Balaj Dritan Gjyrezi ishte liçensuar si agjenti i FIFA-s përpara se të bëhej kjo marrëveshje; kjo ishte marrëveshja e tij e parë në karrierë dhe ai shpresonte që të çonte më shumë shqiptarë në Turqi, duke thënë se të dy shtetet i kanë rrënjët shumë të forta dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi janë shumë të fortë.[4] Balaj pas firmosjes së kontratës do të përfitonte një pagë 150.000 mijë € në vitin e parë, duke bërë që paga të rritej 600.000 € për katër vitet e tjera.[5]

KF Tirana[redakto | përpunoni burim]

Në janar 2011, Balaj mori oferta nga klubet shqiptare Tirana dhe Vllaznia për një rikthim në Shqipëri.[6] Por pasi u takua me donatorin Refik Halili ai firmosi një kontratë dy vjeçare me klubin kryeqytetas më 20 janar 2011, duke fituar 70.000 mijë në sezon, e cila ishte më e lartë se paga që i ofroi Vllaznia, e cila ishte 50.000 €.[7][8][9]

Ai bëri debutimin e tij me klubin e ri më 3 shkurt 2011 në një ndeshje në shtëpi kundër Skënderbeut që u mbyll në barazimin 0–0, me Balaj që hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Gilman Lika.[10] Goli i parë për të me Tiranën erdhi në ndeshjen e kthimit të gjysmë–finales së Kupës së Shqipërisë kundër Besës më 6 prill, duke shënuar golin e barazimit për t'i siguruar skuadrës finalen.[11] Ai shënoi golin e parë në ligë nëntë ditë më vonë në fitoren shkatërrimtare 6–1 kundër Elbasanit.[12] Pavarësisht performancave të tij të mira që nga ardhja në janar, trajneri i ri Mišo Krstičević nuk e përfshiu në formacionin titullar për finalen e kupës. Balaj hyri në fushë në vend të Gilman Likës në minutën e 54 dhe ndihmoi skuadrën e tij të fitonte trofeun e parë të sezonit pavarësisht se skuadra e tij ishte me një lojtar më pak dhe Balaj humbi penalltinë e tij në gjuajtjet e penalltive që përfunduan 4–3 për Tiranën pas pritjeve heroike të portierit Ilion Lika.[13][14][15]

Sezoni 2011–12[redakto | përpunoni burim]

Balaj shënoi golin e fitores në Superkupën e Shqipërisë 2011 kundër kampionëve të ligës Skënderbeu, në një ndeshje të vonuar dhe të ndërprerë nga tifozeria.[16][17] Goli i tij i parë në ligë për sezonin 2011–12 erdhi më 17 shtator në javën e dytë të ligës në një ndeshje jashtë fushe kundër Kastriotit duke kontribuar në fitoren 3–2, me Balaj që shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 48; këto ishin tre pikët e para të sezonit.[18][19] Pas fitores së parë në ligë, u bë shumë e qartë se Balaj dhe Gilman Lika kishin krijuar një partneritet nga mesfusha në sulm, ty dy ishin nga Shkodra.[20] Hat-tricku i tij i parë në karrierë erdhi në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Himarës që luante në Kategorinë e parë. Ai e shënoi golin e parë në minutën e 36, të dytin me penallti në minutën e 52 dhe kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67, përpara se trajneri Julián Rubio t'a zëvëndësonte pas një dueli të ashpër që bëri që ai të dëmtonte kyçin e këmbës.[21][22] Pasi shënoi katër gola, ai si të gjithë futbollistët e tjerë shpresonin se një ditë të fillonte karrierën e tij me kombëtaren shqiptare, që për këtë gjë ai tha se do të ishte një ëndërr pas fillimit të mirë të sezonit.[23]

Sparta Prague[redakto | përpunoni burim]

Balaj u bashkua me Sparta Prague në korrik 2012 që ishte nën drejtimin e trajnerit Vítězslav Lavička, i cili e pa me vëmëndje lojtarin përpara se të kryej marrëveshja. Lavička e vendosi Balaj në formacionin titullar në një ndeshje miqësore kundër Graffin Vlašim më 17 korrik. Balaj e filloi ndeshjen shkëlqyeshëm, duke j'u afruar shumë golit me një goditje me kokë në minutën e shtatë dhe më vonë shënoi në minutën e 19 me një goditje të fuqishme jashtë zonës së 18 metrave për t'i dhënë skuadrës avantazhin 3–0. Ai u zëvëndësua në fund të pjesës së parë me Spartën që fitoi ndeshjen me rezultatin 5–0. Pas kësaj miqësore, ai u rikthye në Shqipëri për të prishur kontratën e tij me Tiranën, e cila nuk e linte të lirë atë pa i paguar Sparta 100.000 mijë , por klubi çek i pagoi vetëm gjysmën e shumës për shkak se kontrata e Balaj me kryeqytetasit skadanonte në janar 2013.

Më 4 tetor 2012, Balaj shënoi një gol historik për karrierën e tij në Ligën e Europës kundër spanjollëve të Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompedicioni që u mbyll me fitoren 3–1.[24]

Jagiellonia[redakto | përpunoni burim]

Më 8 korrik 2013, Balaj u huazua për një sezon te klubi polak Jagiellonia BiałystokEkstraklasa.

Slavia Prague[redakto | përpunoni burim]

Pasi u rikthye te Sparta Prague pas huazimit një vjeçar te Jagiellonia, ai firmosi me rivalët e qytetit të klubit Slavia Prague më 10 korrik 2014.[25] Ai firmosi një kontratë dy vjeçare me mundësi rinovimin.[26] Ai bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të sezonit 2014–15 kundër Slovácko, ku ai shënoi golin e fitores në suksesin 2–1, ku klubi përmbysi disavantazhin 0–1.[27] Më 11 gusht, Balaj shënoi golin e parë në minutën e 17 të ndeshjes kundër Slovan Liberec ku Slavia Prague fitoi me rezultatin 4–1.[28]

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Skuadrat e moshave[redakto | përpunoni burim]

Balaj ishte pjesë e kombëtares U–19 për ndeshjet kualifikuese të 2009 Kampionatit Europian U–19, ku ai bëri debutimin e tij kundër Anglisë U–19Ballymena Showgrounds, ku ai hyri si zëvëndësues në vend të Guido Tepshit në pjesën e parë në humbjen 3–0.[29] Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm me kombëtaren U–19 në kualifikuese në humbjen 2–1 kundër Irlandës së Veriut U–19 më 13 tetor 2008 në The Oval, Belfast.[30]

Kombëtarja e parë[redakto | përpunoni burim]

Pas transferimit dhe debutimit të suksesshëm te Sparta Prague, Balaj shihte mundësinë për një thirrje të mundëshme nga Gianni De Biasi për të luajtur në kombëtare.[31] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 14 nëntor 2012 në një ndeshje miqësore kundër Kamerunit që u mbyll në barazimin 0–0, me Balaj që hyri në fushën e lojës në minutën e 76 në vend të Edgar Çanit.[32]

Ai shënoi golin e tij të parë me kombëtaren shqiptare më 7 shtator 2014 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2016, ky gol rezultoi të ishte goli i fitores 0–1 për Shqipërinë që mposhti për herë të parë në histori Portugalinë.[33] Pas një krosi në zonë të Odise Roshit nga e djathta ku Balaj ishte me kurriz, ai arriti të kthehej dhe të bënte një gjuajtje vollej me këmbën e tij të djathtë nga 16-17 metra duke mposhtur portierin Rui Patrício.[34][35] Ai e përshkroi golin e tij si gol "sulmuesi".[36]

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Bekim Balaj ndihmoi për të ndërtuar shtëpi për familjet e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Golat me kombëtaren[redakto | përpunoni burim]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 7 shtator 2014 Estádio Municipal de Aveiro, Aveiro, Portugali Flamuri Portugalia 0–1 0–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Statistikat[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 11 shtator 2014 [37]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Shqipëri Liga Kupa e Shqipëria Europa Total
2007–08 KS Vllaznia Kategoria Superiore 1 0 1 0
2008–09 7 0 5 1 12 1
2009–10 30 9 6 5 4 0 40 14
Turqi Liga Türkiye Kupası Europa Total
2010–11 Gençlerbirliği Süper Lig 1 0 1 0 2 0
Shqipëri Liga Kupa e Shqipëria Europa Total
2010–11 KF Tirana Kategoria Superiore 13 2 4 1 17 3
2011–12 24 13 14 6 2 0 40 19
2012–13 2 0 2 0
Republika Çeke Liga Kupa Çeke Europa Total
2012–13 Sparta Prague Gambrinus liga 12 3 2 0 5 1 19 4
Poloni Liga Kupa Polake Europa Total
2013–14 Jagiellonia Białystok Ekstraklasa 31 7 5 2 0 0 36 9
Republika Çeke Liga Kupa Çeke Europa Total
2014–15 Slavia Prague Gambrinus liga 5 2 1 0 0 0 6 2
Total Shqipëri 75 24 29 13 8 0 112 37
Turqi 1 0 1 0 2 0
Poloni 31 7 5 2 0 0 36 9
Republika Çeke 17 5 3 0 5 1 24 6
Karriera në total 124 36 38 15 13 1 173 66

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 11 shtator 2014 [38]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2012 1 0
2013 3 0
2014 1 1
Total 5 1

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Tirana

Personale[redakto | përpunoni burim]

Në një intervistë për Panorama Sport, Balaj ka thënë se gjatë periudhës së tij të shkurtër te Vllaznia ka mësuar shumë nga sulmuesi legjendar i klubit Vioresin Sinani. Edhe pse luajtën vetëm një pjesë sezoni sëbashku, Balaj beson se ai është një lojtar i madhë dhe së ka qënë nder të luaje me të.[39]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Gjergj Kola (20 qershor 2010). "Bekim Bala: Po përjetoj njëlloj ëndrre në Turqi…". Sporti Shqiptar. Marrë më 20 qershor 2010. 
  2. ^ Jorgis Memo (17 dhjetor 2009). "Qipriotë dhe turq, për "yjet" e Superiores". Albania-Sport. Marrë më 18 qershor 2010. 
  3. ^ "Bekim Bala transferohet te Gençlerbirligi". Albania-Sport. 16 qershor 2010. Marrë më 18 qershor 2010. 
  4. ^ Gjergj Kola (17 qershor 2010). "Gjyrezi: Bala në Turqi, zgjedhja më e mirë". Sporti Shqiptar. Marrë më 18 qershor 2010. 
  5. ^ "Turkish team signs Albanian striker". World Bulletin. 17 qershor 2010. Marrë më 19 qershor 2010. 
  6. ^ "Bekim Balaj, me një këmbë te Tirana". Gazeta Shqiptare Online. 19 janar 2011. Marrë më 28 gusht 2011. 
  7. ^ Leonard Karaj (20 janar 2011). "Bala te Tirana per 70 mije". Info Arkiv. Marrë më 28 gusht 2011. 
  8. ^ Gjergji Mima (21 janar 2011). "Tirana firmos me sulmuesin Bekim Balaj". Yll Press. Marrë më 28 gusht 2011. 
  9. ^ Besi Donati (20 janar 2011). "Perfundimisht:Bekim Bala te Tirana". Albania Soccer. Marrë më 28 gusht 2011. 
  10. ^ Oltian Ruçi (3 shkurt 2011). "KF Tirana 0–0 Skënderbeu". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. 
  11. ^ Oltian Ruçi (6 prill 2011). "Besa 1–1 KF Tirana". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. 
  12. ^ Oltian Ruçi (15 prill 2011). "KF Tirana 6–1 KF Elbasani". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. 
  13. ^ Oltian Ruçi (22 maj 2011). "KF Tirana 1–1 Dinamo Tirana". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. 
  14. ^ Fatjon Pandovski (22 maj 2011). "Tirana shade Dinamo in Albanian Cup final". UEFA.com. Marrë më 28 gusht 2011. 
  15. ^ Altin Vorpsi (23 maj 2011). "Ilion Lika i jep titullin e 14-te kampion Tiranes". Info Arkiv. Marrë më 28 gusht 2011. 
  16. ^ "Skënderbeu 0–1 KF Tirana". SoccerWay. 18 gusht 2011. Marrë më 28 gusht 2011. 
  17. ^ Oltian Ruçi (18 gusht 2011). "KF Tirana 0–0 Skënderbeu". Football Database. Marrë më 28 gusht 2011. 
  18. ^ Oltian Ruçi (17 shtator 2011). "Kastrioti 2–3 KF Tirana". Football Database. Marrë më 5 nëntor 2011. 
  19. ^ "Kastrioti 2–3 KF Tirana". Soccer Way. 17 shtator 2011. Marrë më 5 nëntor 2011. 
  20. ^ Arbi Laçi (20 shtator 2011). "Bala: Unë dhe Lika, është një Tiranë "shkodrane"". Sport Ekspres. Marrë më 5 nëntor 2011. 
  21. ^ Oltian Ruçi (21 shtator 2011). "KF Himara 0–3 KF Tirana". Football Database. Marrë më 5 nëntor 2011. 
  22. ^ Arbi Laçi (22 shtator 2011). "Bala shou, tre gola pë të hipotekuar turin tjetër". Sport Ekspres. Marrë më 5 nëntor 2011. 
  23. ^ "Bala: Pasi të fitoj Tiranën dua kombëtaren". Sport Ekspres. 23 shtator 2011. Marrë më 5 nëntor 2011. 
  24. ^ "Sparta Praha vs. Athletic Club - 4 October 2012 - Soccerway". Soccerway. 4 tetor 2012. Marrë më 5 nëntor 2013. 
  25. ^ "SK Slavia Praha – Slavia získala útočníka Bekima Balaje". Slavia.cz. 10 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014. 
  26. ^ "Bekim Bala kalon te Slavia Prage". Slavia.cz. 10 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014. 
  27. ^ "Balaj hero në Çeki, i jep fitoren Slavias". Panorama Sport. 26 korrik 2014. Marrë më 26 korrik 2014. 
  28. ^ "Slavia Praha vs. Slovan Liberec - 10 August 2014 - Soccerway". Soccerway. 10 gusht 2014. Marrë më 10 gusht 2014. 
  29. ^ "England U-19 3–0 Albania U-19". UEFA.com. 8 tetor 2008. Marrë më 10 gusht 2014. 
  30. ^ "Albania U-19 1–2 Northern Ireland U-19". UEFA.com. 13 tetor 2008. Marrë më 10 gusht 2014. 
  31. ^ Erjon Saliu (13 gusht 2012). "Sportekspres: Bala, rrjeta e parë: Nuk e mendoja një nisje kaq të mbarë 13/8/2012". UEFA.com. Marrë më 10 qershor 2014. 
  32. ^ "Shqipëria e mbyll me barazim sfidën me Kamerunin". time.al. 14 nëntor 2012. Marrë më 10 qershor 2014. 
  33. ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014. 
  34. ^ "Portugal slump to home defeat by Albania in Euro 2016 qualifier". The Guardian. 8 shtator 2014. Marrë më 8 shtator 2014. 
  35. ^ "Bekim Bala: Ju tregoj sekretin e kryeveprës". Panorama Sport. 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014. 
  36. ^ "Albania enjoy afterglow of Portugal success". UEFA.com. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014. 
  37. ^ "Albania - B. Balaj - Profile with news, career statistics and history - Soccerway". Soccerway.com. Marrë më 7 shtator 2014. 
  38. ^ "Bekim Balaj – National Football Teams". National Football Teams. Marrë më 7 shtator 2014. 
  39. ^ "Bala: Dua t'i ngjaj Sinanit". Albania-Sport. 23 tetor 2009. Marrë më 18 qershor 2010. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]