Jump to content

Taulant Seferi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Taulant Seferi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëTaulant Fatmir Seferi
Datëlindja (1996-11-15) 15 nëntor 1996 (28 vjeç)
VendlindjaKumanova, Maqedoni
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Baniyas
(në huazim nga Vorskla Poltava)
Numri99
Karriera me të rinjtë
2002–2011Milano Kumanovë
2011–2013Rabotnichki
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2014Rabotnički31(6)
2015–2016Young Boys II14(6)
2015–2021Young Boys8(0)
2018Wohlen (huazim)8(3)
2018–2019Winterthur (huazim)31(10)
2019–2020Neuchâtel Xamax (huazim)29(1)
2021Tirana (huazim)23(7)
2021–2022Tirana36(19)
2022–Vorskla Poltava24(11)
2023–Baniyas (huazim)7(3)
Karriera ndërkombëtare
2009Maqedonia U159(7)
2011–2012Maqedonia U173(2)
2012–2013Maqedonia U185(3)
2013Maqedonia U1910(4)
2014–2016Maqedonia U212(1)
2014Maqedonia2(0)
2017–2018Shqipëria U2112(2)
2019–Shqipëria16(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 maj 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2023

Taulant Fatmir Seferi (lindur më 15 nëntor 1996) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për emirat Baniyas, në huazim nga Vorskla Poltava, dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seferi e nisi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit të lindjes, FK Milano Kumanovë. Në vitin 2011, ai u transferua te FK Rabotnički.[1]

Seferi bëri debutimin e tij me Rabotničkin më 5 tetor 2013 në ndeshjen kundër Bregalnica Štip, duke u aktivizuar në minutën e 91të si zëvëndësues në vend të Krste Velkoski.[2] Në atë kohë ai ishte 16 vjeç, 10 muaj e 20 ditë, duke u bërë një nga debutuesit më të rinjë në futbollin maqedonas.

Ai shënoi golin e parë si profesionist më 23 nëntor 2013 në fitoren bindëse 5–0 kundër KF Shkëndijes; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 61të dhe shënoi 20 minuta më pas.[3] Ai e mbylli sezonin e parë me Rabotničkin me 3 gola në 16 ndeshje. Në sezonin 2014–15, ai u aktivivua në 12 ndeshje pa mundur të shënojë.

Në janar 2015, Seferi u transferua në Zvicër te BSC Young Boys. Ai fillimisht luajti me ekipin nën-21 në 1. Liga Classic. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi më 14 shkurt në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Grasshoppers, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20të të Super Ligës Zvicerane.[4]

Pesë ditë më pas, Seferi luajti ndeshjen e tij të parë në kompeticionet evropiane, duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjen kundër Evertonit në raundin e 32-tave të UEFA Ligës së Evropës.[5]

Seferi fitoi vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Uli Forte, duke u aktivizuar në çdo ndeshje. Megjithatë, në mars, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe j'u nënshtrua operacionit.[6] Pas operacionit, u konfirmua se Seferi do të qëndronte jashtë fushave të lojës për disa muaj. Në janar 2016, Seferi pësoi një tjetër dëmtim madhor, duke këputur tendinën patelare që do t'a mbante jashtë fushave të lojës për të paktën nëntë muaj.[7]

Ai u rikthye nga dëmtimi i rëndë në tetor 2016, duke u aktivizuar me ekipin nën-21. Ai luajti ndeshjen e parë me ekipin e parë pas gati dy vitesh më 5 shkurt 2017, duke u aktivizuar në minutat e fundit kundër Sionit.[8]

Më 10 korrik 2019, Seferi u huazua te Neuchâtel Xamax FCS për një sezon.[9]

Më 4 janar 2021, Seferi u huazua te klubi shqiptar Tirana për pjesën e mbetur të sezonin 2020–21.[10] Ai mori fanellën me numrin 99 dhe bëri debutimin e tij zyrtar më 16 janar në fitoren 2–1 kundër Kastriotit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Ardit Tolit.

Seferi shënoi golin e tij të parë në Kategorinë Superiore më 31 janar kundër Apolonisë, duke finalizuar asistin e Ernest Muçit në minutën e 77të.[11] Në përfundimin e sezonit, Tirana i ofroi Seferit një kontratë tre-vjeçare, të cilën ai e pranoi.[12] Në qershor 2021, Seferi u huazua te Teuta për ndeshjet e tyte në UEFA Ligën e Kampioneve.[13]

Seferi ishte një nga lojtarët kryesor të Tiranës në sezonin 2021–22,[14] e cila u mbyll me fitimin e kampionatit për herë të 26të në histori.[15] Ai shënoi 19 gola në 35 ndeshje, po aq sa Saliou Guindo i Laçit, i cili fitoi Këpucën e Artë për shkak se kishte luajtur më pak minuta se Seferi.[16] Gjatë sezonit, ai formoi një dyshe të suksesshme në sulm me talentin Redon Xhixha: ata sëbashku shënuan dhe asistuan 49 nga 64 golat në kampionat të Tiranës.[17]

Më 20 gusht 2022, Seferi firmosi me klubin ukrainas Vorskla Poltava një kontratë tre-vjeçare. Vorskla i pagoi Tiranës 500,000 $ kurse Seferi do të përfitonte 700,000 $ në gjatë tre viteve.[18][19]

Në korrik 2023, Seferi u huazua për një sezon te BaniyasEmiratet e Bashkuara Arabe.[20]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seferi luajti ndeshjen e tij të parë me Maqedoninë më 26 maj 2014 në ndeshjen miqësore kundër Kamerunit, duke zëvëndësuar Besart Abdurahimin në minutën e 57të. Duke u aktivizuar në këtë ndeshje, Seferi u bë lojtari më i ri në historinë e kombëtares maqedonase që luan një ndeshje, në moshën 17 vjeç e 6 muajsh.[7] Ai theu rekordin e legjendës maqedonase Goran Pandev, i cili e kishte vendosur atë rekord më 6 qershor 2001 kundër Turqisë në moshën 17 vjeç, 10 muaj dhe 11 ditë.[21]

Në janar 2017, media shqiptare raportoi se trajneri i shpresave nën-21, Alban Bushi, e kishte bindur Seferi për të luajtur me kuqezinjtë.[22] Në një tjetër intervistë, Bushi deklaroi se ai e kishte ftuar Seferin për një kamp përgatitor por ai nuk ishte lejuar nga ekipi i tii, i cili në atë kohë po zhvillonte fazën përgatitore. Federata Shqiptare e Futbollit e pajisi Seferin me pasaportën shqiptare për t'a të disponueshëm për fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2019.[23]

Më 18 mars 2017, ai mori ftesën zyrtare nga ekipi nën-21 për dy ndeshjet miqësore kundër Moldavisë. Dy ditë më vonë, atij j'u dha pasaporta shqiptare nga presidenti Bujar Nishani.[24] Ai debutoi në ndeshjen e parë më 25 mars e cila u mbyll në barazim pa gola; ai luajti si titullar.[25] Seferi u aktivizua si titullar edhe në ndeshjen tjetër më 27 mars; Shqipëria fitoi 2–0.[26]

Më 12 qershor 2017, Seferi luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive kundër Estonisë në ndeshjen hapëse kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21; ai luajti 90 minuta të plota me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.[27] Ai shënoi golat e vetëm me kombëtaren nën-21 në formën e një dopiete më 18 tetor 2018 në barazimin 2–2 në ndeshjen e kthimit kundër Estonisë.[28] Shqipëria e mbylli grupin e tyre në vendin e parafundit me vetëm një fitore në 10 ndeshje, duke mbledhur 7 pikë.[29]

Reja mori thirrjen e parë nga trajneri Edoardo Rejakombëtaren e parë në nëntor 2019 për dy ndeshjet mbyllëse të kualifikueseve të UEFA Euro 2020 kundër Andorrës dhe Francës.[30] Ai debutoi kundër Andorrës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë me ndeshjen që u mbyll në një barazim zhgënjyes 2–2 në Elbasan Arena.[31]

Seferi u përdor shumë pak gjatë fushatë së UEFA Ligës së Kombeve C 2020–21, duke mbledhur 90 minuta në tre ndeshje të luajtura. Shqipëria fitoi grupin e saj dhe u ngjit në Ligën B.[32] Më 5 qershor 2022, Seferi shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me Shqipërinë në barazimin 1–1 në transfertë kundër Islandës në UEFA Ligën e Kombeve B 2021–22.[33]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 tetor 2022[34][35]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Rabotnički 2013–14 Liga e Parë Maqedonase 16 3 4 1 20 4
2014–15 12 0 1 0 2[a] 0 15 0
Gjithsej 28 3 5 1 2 0 0 0 35 4
Young Boys II 2014–15 Swiss 1. Liga 1 0 1 0
2015–16 1 0 1 0
2016–17 12 6 12 6
Gjithsej 14 6 0 0 0 0 0 0 14 6
Young Boys 2014–15 Super Liga Zvicerane 1 0 1[b] 0 2 0
2015–16 0 0 0 0 0 0
2016–17 7 0 0 0 0 0 7 0
2017–18 0 0 0 0
2018–19 0 0 0 0
2019–20 0 0 0 0
2020–21 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 8 0 0 0 1 0 0 0 9 0
Wohlen (huazim) 2017–18 Challenge League Zvicerane 13 3 13 3
Winterthur (huazin) 2018–19 Challenge League Zvicerane 32 10 2 0 34 10
Neuchâtel Xamax (huazim) 2019–20 Super Liga Zvicerane 29 1 1 0 30 1
Tirana (huazim) 2020–21 Kategoria Superiore 23 7 23 7
2021–22 34 19 2 0 36 19
2022–23 1 0 0 0 4[c] 0 5 0
Gjithsej 58 26 3 0 4 0 0 0 65 26
Teuta (huazim) 2021–22 Kategoria Superiore 6[d] 0 6 0
Gjithsej karriera 182 49 10 1 13 0 0 0 205 50
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Konferencës së Evropës
  4. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Konferencës së Evropës
Redaktuar më 13 qershor 2022[35][36]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Maqedonia 2014 2 0
Gjithsej 2 0
Shqipëria 2019 1 0
2020 4 0
2021 3 0
2022 2 1
2023 6 2
Gjithsej 16 3

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e gola ndërkombëtare të shënuar Taulant Seferi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 5 qershor 2022 Laugardalsvöllur, Reykjavík, Islandë 9 Flamuri Islanda 0–1 1–1 Liga e Kombeve 2022–23
2 12 tetor 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 16  Republika Çeke 2–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 3–0
Rabotnički[34]
Young Boys[34]
Tirana[34]
  1. ^ "Taulant Seferi - Kaderliste" (në gjermanisht). BSC Young Boys. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2018. Marrë më 7 tetor 2022.
  2. ^ "Rabotnički vs. Bregalnica Štip 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 5 tetor 2013. Marrë më 7 tetor 2022.
  3. ^ "Rabotnički vs. Shkëndija 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 23 nëntor 2013. Marrë më 7 tetor 2022.
  4. ^ "Young Boys vs. Grasshopper 4 – 2" (në anglisht). Soccerway. 14 shkurt 2015. Marrë më 7 tetor 2022.
  5. ^ "UEFA Europa League 2014/15 - History - Young Boys-Everton" [UEFA Liga e Evropës 2014/15 - Historia - Young Boys-Everton] (në anglisht). UEFA. 19 shkurt 2015. Marrë më 7 tetor 2022.
  6. ^ "Sulejmanov-Seferi undergoes surgery" [Seferi i nënshtrohet operacionit] (në anglisht). Macedonian Football. 26 mars 2015. Marrë më 7 tetor 2022.
  7. ^ a b "Another injury setback for Sulejmanov-Seferi" [Një tjetër ndalesë për shkak dëmtimi për Seferin] (në anglisht). Macedonian Football. 5 janar 2016. Marrë më 7 tetor 2022.
  8. ^ "Young Boys vs. Sion 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 5 shkurt 2017. Marrë më 7 tetor 2022.
  9. ^ "L'attaquant Taulant Seferi est prêté à Xamax". arcinfo.ch (në frëngjisht). 10 korrik 2019. Marrë më 7 tetor 2022.
  10. ^ "TAULANT SEFERI LEIHWEISE ZU KF TIRANA". bscyb.ch (në gjermanisht). 4 janar 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  11. ^ "Tirana rikthehet te fitorja me Shehin, ndaj Apolonisë vendos rrjeta e Seferit". VIPSport.al. 31 janar 2021. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  12. ^ "Tirana mendon për sezonin e ri, Taulant Seferi firmos për 3 vite me bardheblutë". Panorama Sport. 28 maj 2021. Marrë më 28 qershor 2021.
  13. ^ "ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i "Panorama Sport", Teuta huazon Taulant Seferin për sfidat në Champions". Panorama Sport. 28 qershor 2021. Marrë më 28 qershor 2021.
  14. ^ "NOTAT E SEZONIT/ Seferi është ylli, Limaj truri! Shehi "specie në zhdukje", ja të gjitha vlerësimet sipas "Panorama Sport"". Panorama Sport. 9 maj 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  15. ^ "Tirana shpallet kampione pas fitores në derbi me Partizanin". Euronews Albania. 7 maj 2022. Marrë më 30 qershor 2022.
  16. ^ "Seferi: Jam kampion i Shqipërisë, "Këpuca e Artë" nuk ka rëndësi". SuperSport.al. 26 maj 2022. Marrë më 30 qershor 2022.
  17. ^ "Reparti ofensiv vlen 1.6 milion euro/ Tirana me sulmin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore". Panorama Sport. 19 qershor 2022. Marrë më 30 qershor 2022.
  18. ^ "Zyrtare/ Seferi transferohet në Ukrainë, zbulohen detajet e marrëveshjes". SuperSport.al. 20 gusht 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  19. ^ "ZYRTARE: Seferi zyrtarizohet tek ekipi i ri, firmos për 3 vite me një super rrogë! Ja detajet e tjera". fanatikipress.info. 20 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  20. ^ "ZYRTARE/ Taulant Seferi pranon ofertën e sheikëve, sulmuesi i Kombëtares transferohet në Emiratet e bashkuara Arabe". Gazeta Panorama. 22 korrik 2023. Marrë më 13 tetor 2023.
  21. ^ "Cameroon v Macedonia national team" [Kameruni v Maqedonia]. eu-football.info (në anglisht). eu-football.info. 26 maj 2014. Marrë më 13 qershor 2014.
  22. ^ "Bushi e nis me vrull, bind Taulant Seferin për te Kombëtarja U-21". Panorama Sport. 5 janar 2017. Marrë më 7 tetor 2022.
  23. ^ "FIFA jep OK-in, Taulant Seferi do të luajë për Shqipërinë". Panorama Sport. 8 qershor 2017. Marrë më 7 tetor 2022.
  24. ^ "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10090". President.al. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2017. Marrë më 3 janar 2018.
  25. ^ "Shqiperia U21 - Moldavia U21, perfundon ne barazim". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 25 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 17 nëntor 2017.
  26. ^ "Shpresat fitojne me Moldavine". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 27 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 22 nëntor 2017.
  27. ^ "Albania vs. Estonia 0 – 0" [Shqipëria vs. Estonia 0 – 0] (në anglisht). Soccerway. 12 qershor 2017. Marrë më 7 tetor 2022.
  28. ^ "Shpresat barazojnë në Estoni, Seferi protagonist me dopietë". Shkodra Sport. 16 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  29. ^ "UEFA U21 Championship" [UEFA Kampionati nën-21] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 tetor 2022.
  30. ^ "Lista/ 26 lojtarë për Francën dhe Andorrën, 1 risi dhe rikthime për kombëtaren. Ja lojtarët e grrumbulluar nga Reja". Panorama Sport. 10 nëntor 2019. Marrë më 30 qershor 2022.
  31. ^ "Shqipëria barazon në "Elbasan Arena" me Andorrën". Euronews Albania. 20 nëntor 2019. Marrë më 30 qershor 2022.
  32. ^ "Shqipëria mposhtë Bjellorusinë/ Fiton grupin dhe siguron kalimin në Ligën B". top-channel.tv. 18 nëntor 2020. Marrë më 30 qershor 2022.
  33. ^ "Liga e Kombeve, Shqipëria barazon 1-1 me Islandën" [Nations League, Albania draw 1-1 with Iceland]. ata.gov.al. 6 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2022. Marrë më 1 korrik 2022.
  34. ^ a b c d "Taulant Seferi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 tetor 2022.
  35. ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Taulant Seferi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 7 tetor 2022.
  36. ^ "Taulant Seferi". EU-football.info (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]