Edoardo Reja
Reja me Lazion në vitin 2014 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Edoardo Reja | ||
Datëlindja | 10 tetor 1945 | ||
Vendlindja | Lucinico, Gorizia, Itali | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Shqipëria (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1961 | San Lorenzo di Mossa | ||
1961–1963 | SPAL | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1963–1968 | SPAL | 70 | (2) |
1968–1973 | Palermo | 124 | (1) |
1973–1976 | Alessandria | 76 | (1) |
1976–1977 | Benevento | 7 | (0) |
Gjithsej | 277 | (4) | |
Skuadra të menaxhuara | |||
1979–1980 | Molinella | ||
1980–1981 | Monselice | ||
1981–1982 | Pordenone | ||
1982–1983 | Monselice | ||
1983–1984 | Pro Gorizia | ||
1984–1985 | Treviso | ||
1985–1986 | Mestre | ||
1986–1987 | Varese | ||
1987–1989 | Pescara (të rinjtë) | ||
1989–1990 | Pescara | ||
1990–1992 | Cosenza | ||
1992–1993 | Verona | ||
1993–1994 | Bologna | ||
1994–1995 | Lecce | ||
1996–1997 | Brescia | ||
1997–1998 | Torino | ||
1998–2001 | Vicenza | ||
2001–2002 | Genoa | ||
2003 | Catania | ||
2003–2004 | Cagliari | ||
2005–2009 | Napoli | ||
2009–2010 | Hajduk Split | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Edoardo Reja (lindur më 10 tetor 1945) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajner i Shqipërisë.
Lindur në Lucinico të Italisë nga një baba slloven dhe mama fruiliane,[1] Reja flet rrjedhshëm tre gjuhë: friuliane, italiane dhe sllovene.[2][3]
Karriera si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reja nisi karrierën e tij me ekipin e të rinjëve të SPAL 1907, e drejtuar nga trajneri Paolo Mazza. Ai luajti si mesfushor sëbashku me Fabio Capellon, një shok i tij, dhe me lojtarë të tjerë si Louis Pasetti dhe Adriano Zanier. Ata ndihmuan ekipin të fitonte kampionatin e të rinjëve në sezonin 1963–64. Në vitin 1965, Reja j'u bashkangjit Capellos në Serie A, duke u bashkuar me ekipin e parë të SPAL-it; paraqitjet e mira bënë që ai të luante një herë edhe me kombëtaren italiane nën-23. Në pjesën tjetër të karrierës së tij, Reja luajti me dy ekipe të tjera, Palermon dhe Alessandrinë. Ai e mbylli karrierën e tij në vitin 1975, duke zhvilluar gjithsej 124 ndeshje në elitë.[4]
Karriera si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reja e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 1979 duke drejtuar ekipin Molinella në Serie D. Në vitin e ardhshëm, ai drejtoi ekipin Monselice në Serie C2. Në vitin 1989, ai drejtoi për herë të parë në Serie B, duke u bërë trajner i Pescarës, ku më parë ai kishte qënë edhe trajneri i ekipit të të rinjëve. Ai arriti sukses me klube të tjera si Cosenza, Lecce dhe Brescian, me të cilin fitoi kampionatin. Te Brescia, ai pati një ndikim të rëndësishëm në fillimin e karrierës të mesfushorit të shquar Andrea Pirlo, i cili te Brescia ishte lojtar i rregullt i ekipit të parë. Megjithatë, pasi Brescia u ngjit në Serie A, Reja u largua nga ekipi, duke zgjedhur të vazhdonte karrierën te Torino, në atë kohë në Serie B. Klubi humbi mundësinë të ngjitej në elitë pasi u mposhtën me penallti në fazën play-off nga Perugia.[5]
Debutimi në Serie A; Vicenza, Genoa, Catania dhe Cagliari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë sezonit 1998–99, ai u vendos i trajneri i ekipit të Serie A, Vicenza, duke debutuar si trajner në elitë. Megjithatë, ai nuk e shpëtoi dot ekipin nga rënja. Një vit më vonë, ai qëndroi te Vicenza në Serie B duke i siguruar ngjitje në elitë sërisht. Vicenza u rrëzua sërisht në vitin 2001. Në sezonin 2001–02, ai u bë trajneri i Genoas në Serie B duke zëvëndësuar Franco Scoglion, por megjithatë, ai u shkarkua pas vetëm tre muajsh. Në mes të sezonit 2002–03, ai u punësua nga presidenti i Catanias Luciano Gaucci në krye të ekipit, duke zëvëndësuar John Toshack. Në nëntor 2003, ai u bë trajner i Cagliarit dhe udhëhoqi ekipin drejt një vendi të dytë në Serie B, duke siguruar ngjitjen në elitë për sezonin e ardhshëm.
Napoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2005, Reja u punësua si trajneri i ri i Napolit, duke zëvëndësuar Gian Piero Venturën.[6] Ai udhëhoqi Napolin drejt fitimit të kampionatit Serie C1, duke siguruar ngjitjen në Serie B në vitin 2006. Pas kësaj, ekipi arriti një ngjitje të dytë rresht, këtë herë në elitë, duke u rikthyer për herë të parë që nga viti 2001.[7] Në sezonin e parë në Serie A, Reja udhëhoqi ekipin drejt një vendi kualifikues në Kupën Intertoto, duke arritur fitore historike kundër Interit, Udineses dhe Milanit.
Për shkak të arritjeve të tij me Napolin, ai u konfirmua në krye të ekipit edhe në sezonin 2008–09. Ai e drejtoi ekipin deri në raundin e dytë kualifikues të Kupës UEFA, ku u eliminua nga Benfica.[8][9] Napoli e mbylli kampionatin në vendin e parë në pjesën e parë të sezonit pas fitoreve mbreslënëse ndaj Juventusit, Palermos dhe Lazios. Suksesi i ekipit në kampionat rriti edhe interesin e tifozëve napolitan për ekipin, pavarësisht performancave negative në kompeticionet evropiane.
Megjithatë, rezultatet pësuan rënje në pjesën e dytë të sezonit, duke bërë që Napoli të largohej nga vendet që siguronin futboll evropian. Reja u shkarkua përfundimisht më 10 mars 2009 pas një humbje 2–0 në shtëpi ndaj Lazios në javën e 27të të Serie A, duke i dhënë fund një bashkpunimi pesë-vjeçar.[10] Vendi i tij u mor nga ish trajner i kombëtares italiane, Roberto Donadoni.[11]
Pavarësisht shkarkimit, Reja u lavdërua për ringjalljen e klubit si dhe sjelljen e lojtarëve si Ezequiel Lavezzi, Marek Hamšík, Walter Gargano, Salvatore Aronica dhe Christian Maggio, të cilët u bënë ikona të klubit. Këto dhe rikthimi i Paolo Cannavaros, një veteran, e forcuan ekipin duke e bërë pretendent për vendet e para të renditjes.
Hajduk Split
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 gusht 2009, Reja u vendos trajneri i ri i klubit kroat Hajduk Split, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare me vlerë 400,000 € në vit.[12] Në qëndrimi i tij në Kroaci ishte i shkurtër, edhe pse i suksesshëm; Reja hoqi dorë nga posti i tij në shkurt 2010 dhe u rikthye në vendlindje.[13]
Lazio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt 2010, Reja u punësia si trajneri i ri i klubit kryeqytetas Lazio, duke zëvëndësuar në detyrë Davide Ballardinin.[14] Ai ndryshoi fatet e sezonit të ekipit, i cili nga një pretendent për mbijetesë arriti një t'a përfundonte kampionatin në mesin e tabelës.
Sezoni 2010–11 nisi në formë të mrekullueshme për Lazion, e cila kryesonte kampionatin me katër pikë më shumë se Interi pas nëntë javës; meritë për këtë sukses të hershëm e kishte edhe Reja, i cili përshtati në ekip lojtarë si Mauro Zárate, Cristian Ledesma dhe Stefano Mauri, si mori afrime të reja të rëndishme si lojtari i kombëtares braziliane Hernanes. Më 17 maj 2012, ai paraqiti dorëheqjen, pavarësisht kërkesës së presidentit të klubit për të vazhduar.[15]
Pas shkarkimit të trajnerit Vladimir Petković, Reja u rikthye në klub për herë të dytë më 4 janar 2014, duke e përfunduar pjesën e dytë të sezonit 2013–14 në vendin e dytë. Më 12 qershor 2014, ai paraqiti sërisht dorëheqjen dhe u largua, duke u zëvëndësuar nga italiani tjetër Stefano Pioli në të njëjtën ditë.[16]
Atalanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 mars 2015, Reja u prezantua si trajneri i ri i Atalantës, duke zëvëndësuar Stefano Colantuonon, i cili ishte shkarkuar për rezultate negative, duke e lënë ekipin tre pikë larg zonës së rënjes.[17]
Shqipëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 prill 2019, Reja u zyrtarizua si trajneri i ri kombëtares në një marrëveshje shtatë-mujore, duke zëvëndësuar bashkëkombasin e tij Christian Panucci i cili ishte shkarkuar një muaj më parë për rezultate negative.[18]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reja ka lindur në fshatin e Lucinicos (Sllovenisht: Ločnik), tani një provincë e Gorizia (Sllovenisht: Gorica), afër kufirit midis Italisë dhe Sllovenisë. Babai i tij ishte slloven nga fshati Vipolže në Brda, kurse mamaja e tij ishte friuliane.[1][19][20][21] Ai flet rrjedhshëm gjuhën italiane, sllovene dhe friuliane.[2][3] Megjithatë, nivelet e tij të të folur ndryshojnë; ai flet gjuhen italiane letrare, por gjuhën sllovene e flet me dialekt, më së shumti me dialektin Brda, nga dhe ku ka origjinën.[22]
Ai është shok i ngusht me Fabio Capellon.[23] Reja është i martuar me gruan e tij Livia që nga viti 1969; ai u takua me të gjatë kohës që ishte shok dhome me Capellon në Ferrara, ku në atë kohë luante me SPAL-in.[24][25]
Statistikat si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 11 qershor 2019
Ekipi | Nga | Më | Rekordi | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
N | F | B | H | % F | |||
Shqipëria | 17 prill 2019 | vazhdon | 2 | 1 | 0 | 1 | 50,00 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- SPAL 1907
- Campionato Nazionale Primavera: 1964–65
- U.S. Alessandria Calcio 1912
- Serie C1: 1973–74
Si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Brescia
- Vicenza
- Cagliari
- Napoli
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Archived copy" [Kopje e arkivuar] (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2012. Marrë më 12 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b Ivica Medo (18 gusht 2009). "Video: Reja predstavljen na Poljudu: Menadžeri mi neće sastavljati momčad" [Video: Reja prezantohet te Poljud: Menaxherët nuk do t'a bëjnë ekipin tim] (në kroatisht). Nacional (e përjavëshme). Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2012. Marrë më 24 janar 2011.
- ^ a b "Capello: Pri Edyju Reji se govori slovensko" (në sllovenisht). delo.si. Marrë më 24 janar 2011.
- ^ "I friulani più conosciuti" [Friulianët më të njohur] (në italisht). Totalfootball. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 18 janar 2009.
- ^ "L' ultimo urlo e' del Perugia" [E bërtitura e fundit është e Perugias] (në italisht). Gazzetta.it. 22 qershor 1998. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Napoli, esonerato Ventura, la panchina a Eddy Reja" [Napoli, Ventura shkarkohet, stoli është i Eddy Rejës] (në italisht). Repubblica.it. 18 janar 2005. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Genoa e Napoli ritorno in paradiso, A Marassi battaglia, poi gioia comune" [Genoa dhe Napoli rikthehen në parajsë, në Marassi betejë, por më pas kënaqësi e përbashkët] (në italisht). Repubblica.it. 10 qershor 2007. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Benfica-Napoli 2-0: Reja perde la bussola e per il Napoli si spegne la "Luz"" [Benfica-Napoli 2-0: Reja humbet busullën kurse "Luz" shkon jashtë për Napolin] (në italisht). Goal.com. 2 tetor 2010. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Uefa, Benfica bravo e fortunato, il sogno del Napoli finisce a Lisbona" [Uefa, Benfica mirë dhe me fat, ëndërra e Napolit merr fund në Lisbonë] (në italisht). Lisbonë: Repubblica.it. 2 tetor 2008. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Napoli, esonerato Reja. Ufficiale: arriva Donadoni" [Napoli, Reja shkarkohet. Zyrtare: mbërrin Donadoni] (në italisht). Sky Sports. 10 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2019. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Donadoni replaces Reja as Napoli manager" [Donadoni zëvëndësoj Rejën si trajner i Napolit] (në anglisht). France24.com. 11 mars 2009. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Calcio, Edy Reja nuovo allenatore del;Hajduk Spalato" [Futboll, Edy Reja trajneri i ri i Hajduk Splitit] (në italisht). Repubblica.it. 18 gusht 2009. Marrë më 21 qershor 2019.
- ^ "Reja: Vratit ću Hajduk gdje mu je mjesto!" (në kroatisht). HNK Hajduk. 9 shkurt 2010. Marrë më 10 shkurt 2010.
- ^ "Calcio, Lazio: esonerato Ballardini, squadra a Reja" [Futboll, Lazio: Ballardini shkarkohet, skuadra është e Rejas] (në italisht). Reuters Italia. 10 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2010. Marrë më 10 shkurt 2010.
- ^ "Reja leaves Lazio" [Reja largohet nga Lazio] (në anglisht). Sky Sports. 17 maj 2012. Marrë më 17 maj 2012.
- ^ "Edy Reja saluta la Lazio" [Edy Reja i thotë lamtumirë Lazios] (në italisht). S.S. Lazio. 12 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 12 qershor 2014.
- ^ "COMUNICATO ATALANTA B.C." [Komunikatë e Atalantës B.C.] (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2015. Marrë më 4 mars 2015.
- ^ "Edoardo Reja, trajneri i ri i Shqipërisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 17 prill 2019. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "La Slovenia cerca Reja come c.t" [Sllovenia kërkon Rejën si trajner] (në italisht). gazzetta.it. Marrë më 24 janar 2011.
- ^ "Furlanija zakladnica najboljših trenerjev" (në sllovenisht). rtvslo.si. Marrë më 24 janar 2011.
- ^ "Trener Hajduka: Nisam Isus, ne očekujte čuda" (në kroatisht). tportal.hr. Marrë më 24 janar 2011.
- ^ "Edi Reja: Slovenski selektor, zakaj pa ne? (video)" (në sllovenisht). siol.net. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 20 qershor 2019.
- ^ "Lazio need Reja's resolve" [Lazio ka nevojë për zgjidhjen e Rejas] (në anglisht). The National. 14 shkurt 2010. Marrë më 21 qershor 2019.
- ^ Capello: Portrait of A Winner. Gabrielle Marcotti
- ^ "Edoardo Reja speaks as Albania's coach: Hope everything goes well" [Edoardo Reja flet si trajner i Shqipërisë: Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë] (në anglisht). Oculus News. 17 prill 2019. Marrë më 21 qershor 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Edoardo Reja. |
- Profili[lidhje e vdekur] te Football World Rankings
- Edoardo Reja te Soccerway
- Lindje 1945
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në S.P.A.L.
- Futbollistë në U.S. Città di Palermo
- Futbollistë në U.S. Alessandria Calcio 1912
- Futbollistë në Benevento Calcio
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie C1
- Trajnerë italianë futbolli
- Trajnerë në Torino F.C.
- Trajnerë në Calcio Catania
- Trajnerë në Genoa C.F.C.
- Trajnerë në S.S.C. Napoli
- Trajnerë në S.S. Lazio
- Trajnerë në Atalanta B.C.
- Trajnerë të kombëtares së Shqipërisë