Hernanes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hernanes

Hernanes duke luajtur me Brazilin në 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAnderson Hernandes de
Carvalho Viana Lima
Datëlindja (1985-05-29) 29 maj 1985 (38 vjeç)
VendlindjaAliança, Brazil
Gjatësia180 cm (5 ft 11 in) [1]
PozicioniMesfushor Qëndre
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Juventus
Numri11
Karriera me të rinjtë
1999–2000Unibol Pernambuco
2001–2004São Paulo
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2010São Paulo117(18)
2006Santo André (Huazim)23(6)
2010–2014Lazio117(33)
2014–2015Internazionale39(7)
2015-Juventus0(0)
Karriera ndërkombëtare
2008Brazili U–237(1)
2008–Brazili23(2)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 22 tetor 2014
‡ National team caps and goals correct as of 22 tetor 2014

Anderson Hernanes de Carvalho Viana Lima (i lindur më 29 maj 1985) i njohur zakonisht si Hernanes është një mesfushor brazilian i cili luan me skuadrën italiane JuventusSerie A dhe me kombëtaren braziliane.

Hernanes mund të luaj si organizator ose si mesfushor sulmues. Ai dallohet për aftësitë e tij në kontrollin e topit dhe saktësinë e pasimeve, gjithashtu zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë.[2][3] Ai është një specialist në goditjet e dënimit dhe gjithashtu zotëron një gjuajtje të fuqishme.[4][5] Ai është një lojtar i kompletuar pasi gjuan me të dyja këmbët; një ndeshje me São Paulon ai shënoi dy gola me goditje dënimi, një këmbën e djathtë dhe një me këmbën e majtë.

Ai është krahasuar me lojtar si Andrea Pirlo dhe Kaká,[6] me të cilët ka miqësi të mirë. Ish mesfushori i Barcelonës, Edmílson e ka përcaktuar Hernanes si Decon e ri.

Ai është konsideruar gjerësisht si një nga mesfushorët më të mirë të botës. Në 2009, ai u zgjodh në formacionin më të mirë për lojtarët U–23 nga The Times [7]. Në të njëjtin vit ai fitoi edhe Bola de Prata, duke u përshirë në skuadrën e vitit të Brazilit. Gjatë sezonit të tij të parë në Itali, ai u nderua nga ESPN si lojtari brazilian më i mirë në europë. Në 2013, ai fitoi 2013 Kupën e Konfederatave me Brazilin.

Hernanes është shumë fetar, pseudonimi i tij është Il Profeta për shkak se kur ishte lojtar i São Paulos, ai përpara çdo ndeshje të rëndësishme, lutej duke thënë fragmente të Biblës. Sa herë që shënon gol, Hernanes feston duke bërë një rrotullim akrobatik fantastike.

Tifozat e São Paulos e kanë pikturuar në një murë mesfushorin brazilian në brëndësi të stadiumit Estádio do Morumbi.[8] Kur ai u largua nga Lazio, tifozët e klubit treguan shumë mirënjohet dhe e falenderuan për kontributin e tij në fushën e lojës dhe për vlerat e tij si njeri.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Unibol Pernambuco[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra e parë e Hernanes ishte Unibol Pernambuco,[9][10] një skuadër e vogël ku Hernanes luajti gjatë moshës 14 dhe 15 vjeçare.

São Paulo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hernanes dhe Oscar duke u stëvitur me São Paulo në 2009.

Në 2001, São Paulo konfirmoi se Hernanes do të bashkohej me skuadrën e të rinjëve. Gjatë kohës që luante me skuadrën e të rinjëve, Hernanes ra në sy për aftësitë në goditjet e dënimit, ku ai ka shënuar gol me të dyja këmbët.

Ai bëri debutimin e tij me skuadrë e parë në vitin 2005, duke luajtur 18 ndeshje dhe shënuar 3 gola në Série A. Gjatë këtij viti, Hernanes luajti në mesfushë dhe si anësor i majtë. Në vitin 2006, ai u huazua te Santo André ku pati një sezon pozitiv me 23 ndeshje dhe 6 gola. Në 2007, ai u rikthye te skuadra Soberano dhe u vendos në qëndër të mesfushës nga trajneri Muricy Ramalho, dhe siguroi një vend si titullar, edhe për shkak të shitjeve të mesfushorëve Josué dhe Mineiro.

Në 2008, si lojtar i São Paulos, Hernanes fitoi çmimin Prêmio Craque do Brasileirão si lojtari më i mirë. Në janar 2009, Hernanes u rendit si lojtari më premtues i botës nga gazeta britanike The Times.[11]

Lazio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 gusht 2010, pas eleminimit nga Kupa Libertadores, São Paulo pranoi shitjen e Hernanes te klubi italian Lazio.[12] Hernanes u ble nga Lazio për 13.5 milion dhe firmosi një kontratë pesë vjeçare me pagë 100 mijë në vit.[13][14] Ai gjithsej luajti 184 ndeshje me skuadrën braziliane dhe shënoi 28 gola.

Sezoni 2010–11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hernanes shënoi në debutimin e tij, duke realizuar një penallti në një ndeshje miqësore kundër Deportivo La Coruñas. Ai gjithashu assistoi edhe golin e tretë të ndeshjes të shënuar nga Sergio Floccari në atë ndeshje. Goli i tij i parë në Serie A erdhi gjithashtu nga penalltia në fitoren 3–1 kundër Bolonjës. Në dhjetor 2010, ai u shpall lojtari brazilian i dytë më i mirë në Europë mbrapa mbrojtësit Maicon. Më 3 dhjetor 2010, ai shënoi një gol fantastik me goditje dënimi në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Interit. Më 19 janar 2011, Hernanes realizoi golin e parë në Kupën e Italisë me penallti në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Romës. Më 14 maj, Hernanes shënoi dygolshin e parë në itali, duke kontribuar në fitoren 4–2 kundër Genoas në shtëpi. Ai e mbylli sezonin me 11 gola duke barazuar rekodin e vendosur nga legjenda çeke Pavel Nedved për numrin e golave të shënuar në një sezon nga një mesfushor.

Sezoni 2011–12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18 gusht 2011, Hernanes bëri debutimin e tij në Ligën e Europës ndeshjen e parë të raundit play–off kundër skuadrës maqedonase Rabotnički. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6–0 për Le Aquile me Hernanes që shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 20. Ai gjithashtu shënoi gol në ndeshjen e kthimit që përfundoi me fitoren e Lazios 1–3. Në Serie A, Hernanes shënoi golin e parë më 21 shtator në fitoren 1–2 kundër Cesenës, duke shënuar golin në minutën e 48 me penallti. Më 16 tetor, Hernanes shënoi një tjetër gol me penallti duke i sjellë Lazios barazimin e përkohshëm kundër rivalëve të Romës, më pas Miroslav Klose i solli fitoren Lazios me golin e tij në minutën e 93. Më 1 shkurt 2012, Hernanes shënoi golin e rezultatit momental 1–0 kundër Milanit, ndeshja përfundoi me rezultatin 2–0 duke i sjellë Lazios fitoren e parë në ligë kundër Milanit pas 14 vitesh. Më 4 mars, në derbin RomaLazio, Hernanes shënoi një penallti në minutën e dhjetë duke ndihmuar skuadrën që të fitonte me rezultatin 2–1. Ai e përfundoi sezonin me 14 gola në të gjitha kompedicionet, përfshirë 11 gola në ligë.

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2012–13, Hernanes shënoi në fitoren 0–2 kundër sllovenëve të Mura 05 ndeshjen e parë të raundit play–off të Ligës së Europës. Më 26 gusht 2012, Hernanes shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Atalantës. Më 16 shtator, Hernanes shënoi edhe dy gola të tjerë për të ndihmuar skuadrës që të mposhte Chievon me rezultatin 1–3. Ai vazhdoi formën e mirë edhe më 7 tetor duke shënuar një gol të bukur me goditje dënimi për të kontribuar në fitoren 0–3 kundër debutuesve të Pescarës dhe më 21 tetor, ndihmoi skuadrën me një gol në minutën e 25 që të mposhte Milanin me rezultatin 3–2 në Stadio Olimpico.

Më 29 janar 2013, gjatë ndeshjes së kthimit të gjysmë–finales së Kupës së Italisë, Hernanes pësoi një dëmtim të rëndë në kokë dhe u detyrua të braktisë ndeshjen. Ai u rikthye në fushat e lojë me maskë në kokë për të luajtur në barazimin 1–1 kundër Napolit në shtëpi. Më 8 prill, Hernanes sërisht shënoi kundër rivalëve të Romës, por këtë herë ndeshja u mbyll në barazimin 1–1 me brazilianin që humbi një penallti në minutën e 49. Ekzaktësisht një muaj më vonë më 8 maj, në fitoren 1–3 në San Siro kundër Interit, Hernanes festoi me një gol ndeshjen e tij të 100 në Serie A. Gjatë këtyre 100 ndeshjeve, ai kishte shënuar gjithashtu edhe 30 gola.

Më 26 maj, Hernanes fitoi trofeun e tij të parë në Itali me Lazion, duke triumfuar në Kupën e Italisë pasi mposhtën në finale Romën me rezultatin 1–0 falë golit të Senad Lulić në minutën e 71.[15] Ai e mbylli sezonin e tij të tretë me Lazion me 53 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe me një shifër impresionuese 14 gola, përfshirë 11 në Serie A.

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2013–14 për Lazion filloi më 18 gusht, me humbjen në Superkupën Italiane me rezultatin 0–4 kundër Juventusit.[16] Goli i parë i sezonit erdhi më 25 gusht në javën hapëse të 2013–14 Serie A kundër Udineses, ku ai shënoi që në minutën e 13. Më 31 gusht, në javën e dytë të Serie A, Lazio mori humbjen e dytë të sezonit me Juventusin, që triumfoi 4–1 në Juventus Stadium.[17] Më 19 shtator, Hernanes shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij kundër skuadrës polake Legia Warsaw në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Europës. Ai luajti 90 minuta në humbjen 2–0 kundër rivalëve të Romës.[18].

Gjatë merkatos dimërore, Hernanes u largua pas tre sezonesh e gjysëm nga Lazio për t'u transferuar te Inter.[19] Ai e mbylli karrierën e tij te Lazio me 156 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe me 41 gola.

Inter[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 janar 2014, Hernanes i bëri më të fuqishëm lajmet për transferimin e tij në Milano sepse pasi bëri stërvitjen e fundit me skuadrën, një grup tifozët i kërkuan autografe dhe j'u lutën për të qëndruar, kjo gjë bëri që Hernanes të mbushej me lotë dhe më pas të qante.[20] Në ditën tjetër, ai u largua nga Lazio për tu transferuar te Interi për 15 milion .[21] Hernanes firmosi një kontratë e cila skadon më 30 qershor 2018. Arsyeja e transferimit të tij i subjekt e një çështje për para, diçka që ishte mohuar nga Hernanes.[22] Ai shpjegoi një faqen e tij zyrtare në Facebook se arsyeja e vetme e largimit të tij nga Lazio ishte dëshira për të luajtur me Interin. Presidenti i klubit Claudio Lotito pretendoi se ai e shiti Hernanes te Inter pasi i kishte vendosur klauzolë lojtarit, dhe nqs ai nuk do t'a shiste tani, lojtari mund të largohej si transferim i lirë.[23] Kjo gjë solli pakënaqësinë e shumë tifozëve të Lazios të cilët dolën dhe protestuan për veprimin e Lotitos.[24]

Më 9 shkurt 2014, Hernanes bëri debutimin e tij në fitoren 1–0 në San Siro kundër Sassuolos, ku dhuroi assistin e golit të vetëm të shënuar nga Walter Samuel.[25] Më 31 mars 2014, Hernanes shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interit në barazimin 2–2 kundër LivornosStadio Armando Picchi.[26] Hernanes shënoi golin e dytë me Interin më 10 maj 2014 në fitoren 4–1 në shtëpi kundër ish skuadrës së tij Lazios;[27] pavarësisht se shënoi, Hernanes nuk e festoi golin në respekt të ish skuadrës së tij. Inter me këtë fitore siguroi një vend në Ligën e Europës për sezonin tjetër.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mars 2008, ai u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane dhe bëri debutimin e tij më 26 mars në fitoren 1–0 në një ndeshje miqësore kundër Suedisë.

Ai fitoi medaljen e bronztë në Lojërat olimpike 2008Beijing, duke shënuar një gol vendimtar në ndeshjen e parë të Grupit C kundër Belgjikës. Brazili u eleminua në gjysmë–finale nga Argjentina.

Ai u rikthye për të luajtur me kombëtaren pas dy vitesh, ku luajti në miqësoren e fituar 2–0 kundër Shteteve të Bashkuara me 10 gusht. Më 9 shkurt 2011, në miqësoren kundër FrancësParis e fituar 0–1, Hernanes mori karton të kuq pas vetëm 40 minutave për lojë të rrezikshme në dyluftim për top me Karim Benzema. Më 10 nëntor 2011, Hernanes shënoi golin e parë me Seleçãon në fitoren 2–0 kundër Gabonit në një ndeshje miqësore.

Kupa e Konfederatave 2013[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hernanes dhe Neymar duke festuar një gol në Kupën e Botës 2014.

Më 14 maj 2013, Hernanes ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur nga trajneri Luiz Felipe Scolari për të luajtur në 2013 Kupën e Konfederatave të zhvilluar në Brazil nga 15 qershori, deri më 30 qershor. Më 2 qershor, Hernanes pati një kontribut të madhë në golin e parë të shënuar nga Fred në stadiumin e rikonstruktuar të Maracanãs; gjuajtja e tij nga jashtë zone u ndal nga traversa, gjë që lejoi Fred për të shënuar golin e parë në këtë stadium.[28]

Më 9 qershor, Hernanes shënoi golin e dytë me kombëtaren në fitoren 3–0 në ndeshjen miqësore kundër Francës. Ai luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, duke luajtur si zëvëndësues kundër Japonisë dhe Meksikës, dhe si titullar kundër Italisë, me Brazilin që u kualifikua e para në grup me 9 pikë. Gjithashtu Hernanes luajti edhe në gjysmë–finale dhe finale me Seleçãot që fituan trofeun për herë të tretë rresht duke mposhtur në finale Spanjën me rezultatin 3–0.[29] Ky ishte edhe trofeu i parë i Hernanes me kombëtaren.

Kupa e Botës 2014[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 maj 2014, Hernanes ishte 1 nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Luiz Felipe Scolari për të luajtur me kombëtaren në Kupën e Botës 2014 që do të luhet në shtëpinë e tyre në Brazil.[30] Në një intervistë pas publikimit të listës Hernanes tha se do të jetë protagonistë duke ndihmuar skuadrën.[31]

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e rezultateve dhe Golave me kombëtaren Braziliane

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 10 nëntor 2011 Libreville, Gabon Flamuri Gaboni 2–0 Fitore Ndeshje Miqësore
2 9 qershor 2013 Porto Alegre, Brazil Flamuri Franca 3–0 Fitore Ndeshje Miqësore

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 16 janar 2014 [32][33]

Sezoni Klubi Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Komp Ndeshje Gola Komp Ndeshje Gola Komp Ndeshje Gola Komp Ndeshje Gola Ndeshje Gola
2005 Flamuri São Paulo A 18 3 CB 8 1 CCS 5 1 31 5
2006 Flamuri Santo André A 23 6 CB 8 1 31 7
2007 Flamuri São Paulo A 31 3 CB 12 2 CCS 4 0 47 5
2008 A 24 4 CB 11 2 CL 11 0 46 6
2009 A 33 6 CB 13 3 CL 10 1 56 10
2010 A 12 2 CB 11 1 CL 12 4 35 7
Total São Paulo 100 15 47 8 37 5 184 28
2010–11 Flamuri Lazio A 36 11 CI 1 1 37 12
2011–12 A 31 8 CI 2 1 UEL 9 2 42 11
2012–13 A 34 11 CI 5 2 UEL 14 1 53 14
2013–14 A 15 2 CI 1 0 UEL 6 1 22 3
Total Lazio 116 32 9 4 29 4 154 40
2014 Flamuri Inter A 0 0 CI 0 0 - - - - - - 0 0
Karriera në total 239 53 69 14 65 9 398 79

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 3 shkurt 2013 [34]

Kombëtarja Klubi Sezoni Ndeshje Gola
Brazil São Paulo 2008 1 0
Brazil Lazio 2010 1 0
2011 5 1
2012 1 0
2013 15 2
Total 23 2

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

São Paulo
Lazio
Brazil
Individual
2007, 2008
2008

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Hernanes - Profile". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 21 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Hernanes Scout Report". Sky Sports. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Lazio vs Parma 1–0 Hernanes Goal 10/04/2011". YouTube. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Arsenal Transfer Rumours: Arsene Wenger Considering January Bid for Hernanes". Bleacher Report. Marrë më 1 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Chelsea Transfer Rumours: Why Hernanes Is the Potential Successor to Lampard". Bleacher Report. Marrë më 1 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ecco Hernanes, l'erede di Kakà". Sportmediaset. Marrë më 3 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Football's top 50 rising stars". Times. Marrë më 3 qershor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "A loja oficial do Sào Paulo F.C no morumbi pòs uma caricatura minha". Hernanes Official. Marrë më 2 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Lazio: Hernanes e Garrido". UEFA. 7 gusht 2010. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Hernanes: "Inter o Milan"". La Gazzetta dello Sport. 12 qershor 2009. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Dart, Tom (13 janar 2009). "Jornal inglês elege Hernanes o talento mais promissor do mundo". The Times. Londër. Marrë më 3 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Fora da Libertadores, São Paulo oficializa venda de Hernanes". Globo Esporte. 6 gusht 2010. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Kaue Freitas (6 gusht 2010). "Hernanes vai para a Lazio". São Paulo F.C. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2012. Marrë më 4 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "SS Lazio 2010–11 Half-year report" (PDF). SS Lazio. 1 mars 2011. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 13 gusht 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Lazio fiton Kupën e Italisë, mund Romën 1-0 në 'Olimpico' (VIDEO)". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  16. ^ "Juve fiton Superkupën e Italisë, mposht Lazion 4-0". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ "Seria A, Juve sërish superior ndaj Lazios". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  18. ^ "Roma mposht Lazion, Llorente shënon gol për Juven". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  19. ^ "Interi transferon Hernanesin e Lazios". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  20. ^ "HERNANES lascia la LAZIO. Le sue lacrime uscendo da Formello 30.01,14". Youtube.com. Marrë më 1 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Godet Interi, vjen Hernanes". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  22. ^ "I didn't join Inter for money, insists Hernanes". Goal.com. 4 shkurt 2014. Marrë më 21 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Lazio were forced to sell Hernanes, says Lotito". Goal.com. 2 shkurt 2014. Marrë më 21 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Lazio president Lotito: I received death threats over Hernanes deal". Goal.com. 4 shkurt 2014. Marrë më 21 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Vjen fitorja e parë e vitit për Interin". Telegrafi.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  26. ^ Deçka, Andi. "Seria A, Livorno-Inter ndahen në paqe". Super Sport Albania. Marrë më 1 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  27. ^ Vorpsi, Altin (10 maj 2014). "Interi bën spektakël në nder të Zanetit". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Brazil 2 - 2 England". BBC Sport. Marrë më 22 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Brazili fiton Kupen e Konfederatave". Grid.al. Marrë më 2 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  30. ^ "23 emrat, ja Brazili i Kupës së Botës 2014". Panorama Sport. 7 maj 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  31. ^ "Hernanes: Unë, protagonist në Botëror". Panorama Sport. 9 maj 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  32. ^ Brazil - Hernanes - Profile with news, career statistics and history Soccerway, 10 maj 2015
  33. ^ Hernanes Player ESPN FC, 10 maj 2015
  34. ^ Hernanes | National Football Team

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]