Jump to content

Samir Handanović

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Samir Handanovič

Handanovič me Slloveninë në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSamir Handanović
Datëlindja14 korrik 1984 (40 vjeç)
VendlindjaLubjana, SFR Jugosllavi
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
0–2003Slovan
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Domžale7(0)
2003–2004Zagorje (huazim)11(0)
2004–2012Udinese182(0)
2005–2006Treviso (huazim)3(0)
2006Lazio (huazim)1(0)
2006–2007Rimini (huazim)39(0)
2012–2023Internazionale380(0)
Gjithsej623(0)
Karriera ndërkombëtare
2002-2003Sllovenia U196(0)
2004–2006Sllovenia U217(0)
2004–2015Sllovenia81(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Samir Handanovič (Sllovenisht: [ˈsaːmiɾ xanˈdaːnɔʋitʃ]; Boshnjakisht: [xandǎːnoʋitɕ]; lindur më 14 korrik 1984) është një ish futbollist profesionist slloven i cili luante si portier.

Para se të kalonte në Itali, Handanović e nisi karrierën në Slloveni, duke luajtur me Domžale. Në vitin 2004, ai u ble nga Udinese, por i kaloi vitet në vazhdim duke luajtur në huazim për klube si Treviso, Lazio dhe Rimini. Ai u rikthye në Friuli para nisjes së sezonit 2007–08 dhe shpenzoi pesë vitet e rradhës duke luajtur si titullar.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Handanovič e filloi karrerën e tij tek ND Slovan dhe më vonë u transferua tek Domžale, ku luajti 2 sezone. Ai u transferua nga Udinese në verën e vitit 2004, ku Handanovič ishte vetëm 20 vjeç. Ai u huazua tek Treviso në verën e vitit 2005, por në janar 2006, ai u shkëmbye me italianin Matteo Sereni te Lazio.[1]

Në korrik 2006, Handanovič u huazua te Rimini,[2] për shumën 1.2 milion .[3] Falë pritjeve të tij, Rimini ishte e pamposhtur në dy ndeshjet kundër Juventusit. Skuadra e përfundoi kampionatin e Serie B në vendin e pestë, dhe Handanovič ishte portieri i katërt që kishte pësuar më pak gola, mbrapa Gianluigi Buffon.[4]

Rikthimi te Udinese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u rikthye te Udinese në verën e vitit 2007 dhe zëvëndësoi të larguarin Morgan De Sanctis, dhe firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2012. Ai nënshkroi kontratë së bashku me shokët e skuadrës Asamoah Gyan dhe Fabio Quagliarella.[5] Në maj 2011, gjatë një ndeshje kundër Lazios, Handanovič priti penalltinë e Mauro Zarates, duke vendosur rekordin për numrin e pritjeve të penalltive në një sezon.

Nga 5 shkurti 2011 e deri më 20 Mars, Handanovič e mbajti portën e paprekur në 7 ndeshje rresht duke arritur plot 704 minuta pa pësuar gol. Në gusht 2011, Handanovič firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[6]

Më 4 korrik 2012, trajneri i Udineses, Francisco Guidolin konfirmoi se klubi kishte arritur marrëveshjen me Interin për transferimin e Handanovič tek klubi zikaltër për 11 milionë €.[7]

Handanovič bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 2 gusht në fitoren 0–3 kundër Hajduk Split në raundin e tretë të Ligës së Europës.[8]

Pas kësaj, ai pësoi një demtim në këmbë dhe u konfirmua se do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 20 ditë. Ai u rikthye në fushë më 16 shtator, ai debutoi në ligë në fitoren 0–2 kundër Torinos.[9] Më 9 dhjetor, në fitoren 2–1 kundër NapolitSan Siro, Handanovič luajti ndeshjen e tij të 200-të në Serie A; ai ka luajtur 182 ndeshje me Udinesen, 3 me Trevison, 1 me Lazion dhe 14 me Interin.[10] Ai e mbylli sezonin me 70 gola të pësuar në 48 ndeshje.

Më 19 qershor 2013, kartoni i tij u ble tërësisht nga skuadra e Interit. Më 20 tetor, pas vetëm 6 minutash loje, Handanovič mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij pas një faulli kundër Alessio Cercit, ndeshja u mbyll në barazimin 3–3.[11] Ai u rikthye në fushë në ndeshjen kundër Atalantës, por në minutën e 45-të u detyrua të braktiste ndeshjen për shkak të një dëmtimi, ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1.[12] Më 15 dhjetor, Handanovič priti penalltinë e parë me fanellën e Interit në humbjen 4–2 kundër Napolit; ai e priti penalltinë në minutat shtesë së pjesës së dytë kundër ish–interistit Goran Pandev.[13]

Më 13 prill 2014, Handanovič bëri disa superpritje dhe priti edhe penalltinë e dytë të sezonit kundër Maxi López në fitoren 4–0 jashtë fushe kundër Sampdorias.[14] Më pak se një javë më vonë, ai priti penalltinë e Cassanos në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Parmës duke forcuar pozitat në ligë, kjo ishte penalltia e 16të e pritur nga Handanovič në Serie A dhe kjo ishte fitorja e parë e ZikaltërveStadio Ennio Tardini që nga viti 2008.[15]

Handanovič e mbylli sezonin 2013–14 me 37 paraqitje në të gjitha kompedicionet, përfshirë 36 në Serie A dhe 1 në Coppa Italia. Me fitoren 4–1 kundër Lazios në javën e fundit të ligës, Inter siguroi vendin e saj sezonin e ardhshëm në Ligën e Europës, duke u rikthyer në kupat europiane pas një sezoni mungesë.[16]

Handanovič luajti ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2014–15 kundër islandezëve Stjarnan në ndeshjen e parë të fazës play-offLigës së Europës.[17] Në ndeshjen e dytë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur me Interin që fitoi 6–0 në San Siro duke u kualifikuar për në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[18] Në ndeshjen e parë në ligë, Handanovič priti penalltinë e parë të sezonit në barazimin 0–0 kundër Torinos më 31 gusht.[19]

Më 27 nëntor 2014, Handanovič priti penalltinë e gjashtë si lojtari i Interit në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës kundër skuadrës ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk, duke kontribuar në fitoren e skuadrës 2–1 në San Siro.[20] Me këtë fitore, Inter siguroi kualifikimin në fazën me eleminim direkt me një ndeshje para mbylljes së fazës së grupeve.[21]

Më 13 shkurt 2019, Inter lajmëroi me anë të një postimi zyrtar në Twitter se Handanović është emëruar kapiteni i ri i skuadrës, duke zëvëndësuar Mauro Icardin.[22] Më 7 mars, në barazimin 0–0 kundër Eintracht Frankfurt në përballjen e parë të raundit të 16-tave të UEFA Ligës së Evropës, Handanović e mbajti portën e paprekur për herë të 100të në ndeshjen e 281të zyrtare me Zikaltrit.[23]

Karriera ndërkombetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Handanovič ka luajtur 76 ndeshje me kombëtaren sllovene. Ai bëri debutimin e tij me Kombëtaren më 17 nëntor 2004, në ndeshje kundër Sllovakisë. Handanovič ka qënë pjestar i Sllovnisë edhe në Kupën e Botës 2010.

Prindërit e Samir Handanovič janë me preardhje boshnjake. Kushëriri i tij i madh, Jasmin Handanovič ka luajtur në Itali nga viti 2007 deri në vitin 2011, dhe aktualisht luan me skuadrën sllovene Maribor në ligën e parë sllovene. Ata të dy luajnë me kombëtaren sllovene. Handanovič është në një marrëdhënje të gjatë me Zoja Trobec, që ishte nxitëse e tifozëve të KK Union Olimpija, së bashku kanë një djalë që quhet Alen, i cili ka lindur më 19 janar 2011.[24][25] Ata u martuan sëbashku në maj 2012.[26] Më 3 tetor 2013, gruaja e Handanovič solli në jetë fëmijën e dytë të tyre, një djalë me emrin Ian.[27]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 28 nëntor 2014 [28][29][30][31]

Sezoni Klubi Liga Liga Kupa Kontinenti Totali
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
2003–04 Domžale 1.SNL 7 0 0 0 7 0
Domžale Total 7 0 0 0 0 0 7 0
2003–04 Zagorje 2.SNL 11 0 0 0 11 0
Zagorje Total 11 0 0 0 0 0 11 0
2005–06 Treviso Serie A 3 0 0 0 3 0
Treviso Total 3 0 0 0 3 0
2005–06 Lazio Serie A 1 0 0 0 1 0
Lazio Total 1 0 0 0 1 0
2006–07 Rimini Serie B 39 0 2 0 41 0
Rimini Total 39 0 2 0 41 0
2004–05 Udinese Serie A 3 0 0 0 3 0
2007–08 35 0 1 0 36 0
2008–09 33 0 1 0 10 0 44 0
2009–10 37 0 3 0 40 0
2010–11 35 0 0 0 35 0
2011–12 38 0 1 0 12 0 51 0
Udinese total 181 0 6 0 22 0 209 0
2012–13 Internazionale Serie A 35 0 3 0 10 0 48 0
2013–14 29 0 0 0 0 0 29 0
Inter Total 64 0 3 0 10 0 77 0
Karriera në total 306 0 11 0 32 0 349 0

Redaktuar më 28 nëntor 2014 [32]

Kombëtarja sllovene
Viti Ndsh Gola
2004 1 0
2005 6 0
2006 2 0
2007 11 0
2008 9 0
2009 8 0
2010 11 0
2011 7 0
2012 5 0
2013 8 0
2014 5 0
Total 73 0
  1. ^ Ben Warburton, Nadia Carminati (1 shkurt 2006). "Treviso sign Sereni". Sky Sports. Marrë më 9 prill 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Calciomercato: ancora un arrivo" [Merkato Futbolli: Një tjetër mbërritje]. Rimini Calcio FC. 7 korrik 2006. Marrë më 9 prill 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ "FINAL AWARD - 2145-2146-2147 Sevilla FC SA/Morgan de Sanctis/Udinese Calcio S.p.A." (PDF). CAS. 28 shkurt 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 korrik 2011. Marrë më 10 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Udinese, gli sloveni alle porte". La Gazzetta dello Sport. 15 nëntor 2008. Marrë më 25 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "CALCIO, UDINESE: IN QUATTRO RINNOVANO FINO AL 2012". la Repubblica. 12 tetor 2007. Marrë më 9 prill 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Handanovic e l'Udinese insieme fino al 2016!". Udinese Calcio. 2 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 10 gusht 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Inter agree €11m fee for Handanovic, Udinese confirm". Goal.com. 4 korrik 2012. Marrë më 4 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Hajduk Split vs. Internazionale 0 - 3". SoccerWay.com. Marrë më 2 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Torino 0-2 Inter: Milito and Cassano seal points". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2012. Marrë më 16 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Inter 2-1 Napoli: Guarin and Milito send Nerazzurri second in Serie A". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2012. Marrë më 9 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Interi barazon me dhjetë lojtarë". Telegrafi.com. Marrë më 20 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  12. ^ "Atalanta 1-1 Inter: Nerazzurri held to a draw by Denis header". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2013. Marrë më 27 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Napoli 4-2 Inter: Mazzarri return ends in defeat". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2013. Marrë më 15 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Kora, Sotir (13 prill 2014). "Interi rikthehet te fitorja, shkatërron Sampdorian". Super Sport Albania. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2014. Marrë më 13 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Irbo, Eniar (19 prill 2014). "Interi shkon drejt Europës, thyen tabunë "Parma"". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2014. Marrë më 20 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Vorpsi, Altin (10 maj 2014). "Interi bën spektakël në nder të Zanetit". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2014. Marrë më 21 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit". Panorama Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  19. ^ "Interi ngec në debutim me Torinon, super "Handa"". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 31 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Vorpsi, Altin (27 nëntor 2014). "Interi dhuratë Mançinit, fitore me një lojtar më pak". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2014. Marrë më 28 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Tujani, Olsi (27 nëntor 2014). "Super Inter, përmbysja dhuratë për Mançinin". Gazeta e Sportit. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2014. Marrë më 28 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Sotir Kora (13 shkurt 2019). "Plas te Interi, Icardit i hiqet shiriti i kapitenit!". SuperSport.al. Marrë më 13 shkurt 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Interi "celebron" Handanoviçin, 100 ndeshje me portën të paprekur". Panorama Sport. 13 shkurt 2019. Marrë më 13 shkurt 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Handanovič prvič očka". nogomania.com. Marrë më 19 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "A new baby boy in Udinese: Alen Handanovic". udinese.it. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2011. Marrë më 19 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ K.K. (19 maj 2012). "Samir Handanovič obljubil večno zvestobo svoji "zmajčici"". RTV Slovenija. Marrë më 19 maj 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ K.K. (6 tetor 2013). "Samir Handanović in Zoja znova pestujeta". RTV Slovenija. Marrë më 11 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Profile of Samir Handanovič at inter.it". inter.it. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2015. Marrë më 26 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Slovenia - S. Handanovič - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 26 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Profile of Samir Handanovič at Scoresway". Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 26 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Football :: Samir Handanovič". Football Data Base. Marrë më 26 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Samir Handanovič - National Football Team". National Football Team. Marrë më 28 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]