Shko te përmbajtja

Denzel Dumfries

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Denzel Dumfries
Informacioni personal
Emri i plotë Denzel Justus Morris Dumfries
Data e lindjes 18 prill 1996 (30 vjeç)
Vendi i lindjes Rotterdam, Holandë
Gjatësia 1.88 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 2
Karriera me të rinjtë
Spartaan '20
2002–2013 Smitshoek
2013–2014 BVV Barendrecht
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2014–2017 Sparta Rotterdam 65 (2)
2017–2018 Heerenveen 33 (3)
2018–2021 PSV 89 (13)
2021– Internazionale 21 (3)
Karriera ndërkombëtare
2014 Aruba 2 (1)
2016 Holanda U20 4 (0)
2016–2018 Holanda U21 5 (0)
2018– Holanda 30 (3)
Rekordi i medaljeve
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 12 shkurt 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 17 nëntor 2021

Denzel Justus Morris Dumfries (lindur më 18 prill 1996) është një futbollist profesionist holandez i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren holandeze.

Dumfries e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 2014 me Spartën e Rotterdamit, duke i ndihmuar të ngjiteshin në Eredivisie në vitin 2016 kurse një vit më pas u shpall talenti i vitit. Në vitin 2017, ai u transferua te Heerenveen, kurse pas një sezoni kaloi te PSV, duke u bërë kapiten në vitin 2021. Në verën e vitit 2021, ai nënshkroi në Itali me Interin.

Në nivel ndërkombëtar, Dumfries fillimisht përfaqsoi Aruban në vitin 2014, kjo për shkak të origjinës së tij nga ana e babait. Në vitin 2018, ai vendosi të luante për Holandën, duke debutuar zyrtarisht në atë vit. Tre vite më vonë, ai luajti në Euro 2020.

Sparta Rotterdam
Internazionale
  1. "Frenkie de Jong Eredivisie Player of the Season 2018/2019" [Frenkie de Jong është lojtari i sezonit 2018/2019 i Eredivisies] (në anglisht). Eredivisie. 16 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2021. Marrë më 31 gusht 2021.