Maxwell Cabelino Andrade

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Maxwell

Maxwell duke luajtur për Paris Saint-Germain në 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMaxwell Scherrer Cabelino Andrade[1]
Datëlindja (1981-08-27) 27 gusht 1981 (42 vjeç)
VendlindjaCachoeiro de Itapemirim, Brazil
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri17
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2001Cruzeiro27(2)
2001–2006Ajax114(9)
2006–2009Internazional79(2)
2009–2012Barcelona57(0)
2012–Paris Saint-Germain90(7)
Karriera ndërkombëtare
2004Brazil U236(0)
2013–2014Brazil10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shkurt 2014

Maxwell Scherrer Cabelino Andrade (lindur më 27 gusht 1981) është një futbollist brazilian i cili luan aktualisht në Ligue 1 me Paris Saint-Germain. Ai ka qënë lojtar i kombëtares braziliane. Pozicioni i tij natyral është mbrojtës i majtë, por ai mund të luaj edhe si anësor i majtë, gjatë kohës që ka luajtur për AFC Ajax, Interin dhe Barcelonën.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Cachoeiro de Itapemirim, Espírito Santo, Maxwell fitoi karrierën e tij te Cruzeiro. Performancat e mira me skuadrën braziliane bënë që ai të firmoste një kontratë pesë vjeçare me AFC Ajax në qershor 2001.[3] Ai erdhi në Evropë që në moshën 20 vjeçare. Që në sezonin e tij të parë, ai u bë një titullar i skuadrës hollandeze, e njohur për mundësitë që i jep talentëve në formacionin e parë. Maxwell luajti sezonin më të mirë të tij te klubi në sezonin 2003–04, duke humbur vetëm tre ndeshje në Eredivisie për shkak se ishte i grumbulluar me kombëtaren, duke u shpallur Futbollisti Hollandez i Vitit. Ai pësoi një dëmtim serioz në prill 2005.[4] Pas ekzaminimit, u konfirmua se ai do të qëndronte jashtë fushave të lojës për plot tetë muaj. Pas kësaj, ai nuk luajti kurrë më me Ajaxin. Kjo gjë solli interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane. Gjatë periudhës së tij në Amsterdam, Maxwell fitoi dy Eredivize, dy Kupa KNVB dhe dy Superkupa Hollandeze.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kontrata e tij me Ajaxin ishte shkurtuar për të përfunduar më 2 janar 2006,[5] në mënyrë që të bashkohet Interit në një transferim të lirë. Për shkak se nuk kishte nënshtetësi evropiane, ai u detyrua të nënshkrojme me Empolin deri në fund të sezonin,[6] përpara se të transferohej zyrtarisht te Inter sëbashku me portierin Júlio César që ishte i huazuar te Chievo, i cili e kishte problemin e ngjashëm me Maxwell, ata të dy nuk luajtën asnjë ndeshje.

Në korrik 2006, Inter zyrtarisht lajmëroi blerjen e Maxwell, i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare.[7]

Maxwell la mbresa në sezonin e tij të parë me Interin, më veçanërisht kundër ParmësSan Siro ku ai shënoi një supergol në trekendësh; ky gol u votua nga shikuesit e Inter Channel si goli i sezonit.[8]

Duke luajtur në fillmim si mbrojtës i majtë, sezoni 2007–08 e pa atë më të avancuar në fushë me Cristian Chivu i cili e zëvëndësoi atë në rolin e parë dhe me Maxwell i cili filloi të luaj si mesfushor/anësor i majtë. Kjo gjë doli shumë efektive me Maxwell i cili u përshtat mirë me rolin në krah që e bëri duke rritur e ritmin e tij të ashpër. Në atë sezon, ai fitoi Scudetton e dytë rresht me Interin. Në sezonin 2008–09, Maxwell pësoi një dëmtim serioz që do ta mbante atë jashtë fushe për gjashtë javë. Por ndeshjet e tjera pasi ai u rikthye në aksion, ai gjithmonë ishte në formacionin startues duke shfaqur atë formë të mirëqë kishte para se të pësonte dëmtimin. Ai shënoi golin e dytë për Interin më 14 dhjetor 2008 kundër Chievos, ku Zikaltrit fituan me rezultatin 4–2 me Maxwell që shënoi golin pas një assisti të bukur të Dejan Stanković.

Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 korrik 2009, u lajmërua se Barcelona dhe Inter kishin arritur një marrëveshje, me Maxwell që iu bashkua klubit katalantas për 4.5 milion .[9] Dy ditë më vonë u lajmërua se Maxwell firmosi një kontratë pesë-vjeçare dhe u prezantua si lojtari i ri i Barçës.[10] Maxwell bëri debutimin e tij të plotë me Barcelonën në ndeshjen e dytë të 2009 Supercopa de España duke luajtur 90 minuta. Ai ndihmoi skuadrën e tij që të mposhte Athletic Bilbao 3–1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5–1 për të fituar trofeun e tij të parë në Spanjë. Ai fitoi trofeun e tij më 28 gusht 2009, pasi Barcelona fitoi 1–0 pas kohës shtesë me ukrainasit e FC Shakhtar Donetsk për të ngritur lartë Superkupën e Europës, në këtë ndeshje Maxwell nuk luajti asnjë minutë. Ai kishte një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të sezonit pasi Éric Abidal ishte i dëmtuar dhe ai ndihmoi Barcelonën në La Liga.

Më 29 korrik 2010, Maxwell shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës në një fitore 4–2 jashtë fushe në një ndeshje miqësore kundër skuadrës norvegjeze Vålerenga Fotball. Maxwell luajti ndeshjen e parë zyrtare në sezonin 2010–11 në ndeshjen e parë të 2010 Supercopa de España kundër Seviljes, ai e nisi ndeshjen si startues në pozicionin e anësorit të majtë dhe dhuroi assistin e golit të shënuar Zlatan Ibrahimoviç, ndeshja u mbyll me humbjen 3–1.[11] Më 26 tetor 2010, Maxwell shënoi golin e parë zyrtar me fanellën e Barcelonës në një fitore 2–0 jashtë fushe kundër Cuetas në ndeshjen e raundit të 32-tave të Copa del Rey. Ai e mbylli sezonin e dytë me 41 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe vetëm një gol.

Maxwell e nisi sezonin 2011–12 me fitimin e 2011 Supercopa de España kundër Real Madrid, ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Më 26 gusht 2011, Maxwell fitoi Superkupën e Europës pasi Barcelona fitoi 2–0 me Porton.[12] Ky sezon nuk do të ishte më i miri për të pasi ai luajti gjithsej vetëm 666 minuta në të gjitha kompedicionet. Golin e vetëm e shënoi në fitoren 0–4 kundër katarasve të Al-Sadd më 14 dhjetor 2011 në gjysmë–finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube. Më vonë Barcelona triumfoi në këtë kompedicion duke mundur Santos në finale me rezultatin 0–4.[13] Ai më pas u largua në merkaton e dimrit nga Barcelona duke e mbyllur karrierën e tij me katalanasit me 89 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet dhe vetëm dy gola të shënuara.

Paris Saint-Germain[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 janar 2012, Maxwell firmosi një kontratë tre-vjeçare me francezët e Paris Saint-Germain pasi kaloi me sukses testet mjekësore. Klubi francez pagoi 3.5 milion për lojtarin.[14] Ai u bashkua sërisht me shokun e tij të ngushtë Zlatan Ibrahimoviç pasi kishin luajtur sëbashku me AFC Ajax, Inter dhe Barcelona.

Maxwell debutoi me fanellën e Paris Saint-Germain në një ndeshje kundër Toulouse FC vetëm disa ditë pasi kishte mbërritur në Paris, ndeshja u mbyll me fitoren 3–1. Më 6 maj 2012, ai shënoi golin e parë me Paris Saint-Germain në një fitore 3–4 kundër Valenciennes FCLigue 1.

Pas një fillimi të vështirë, ai u vendos në anën e majtë të mbrojtjes të skuadrës, për tu bërë një titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Më 12 maj 2013, Maxwell dhe Paris Saint-Germain fituan Ligue 1, kjo ishte liga e katërt e huaj që Maxwell fiton në karrierën e tij pas ligave të fituar në Hollandë, Itali dhe Spanjë. Më 6 gusht 2013, ai fitoi edhe Trophée des Champions pasi Paris Saint-Germain fitoi 2–1 kundër Bordeaux, Maxwell luajti në të gjithë ndeshjen.[15] Më 9 gusht 2013, Maxwell shënoi golin e parë për sezonin 2013–14 në barazimin 1–1 kundër Montpellier. Ai duhej të luftonte me Lucas Digne për vendin e titullarit, me trajnerin Laurent Blanc i cili i besoi më shumë Maxwell.

Më 28 shkurt 2014, Maxwell rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2015.[16] Më 2 mars 2014, ai shënoi golin e parë pas një pasimi të Ibrahimoviç në fitoren 2–0 në Parc des Princes kundër rivalëve të Olympique de Marseille.[17]

Polemika e pasaportës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është pretendruar se Maxwell nuk ka qënë i regjistruar me nënshtetësi evropiane gjatë viteve 2006–2009 me Interin, por kur u ble nga Barcelona si një lojtar pa NE (Brazil), Maxwell nuk paraqiti një pasaportë nga një vend evropian. UEFA filloi të hetojë rastin në gusht 2010,[18] por në fakt Inter e bleu atë si transferimi i brendshëm dhe arriti në Itali si lojtar pa NE dhe luajti për Empolin, dhe nuk kishte shkelur rregulloren e Federatës Italiane të Futbollit (FIF). Më 25 gusht 2010, Inter deklaroi që Maxwell ka qënë gjithmon një lojtar pa NE në klub.[19]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maxwell u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane në tetor 2004 për një ndeshje kualifikuese të 2006 Kupë së Botës, por nuk arriti që të bëjë një debutim zyrtarë.[20]

Ai bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në moshën 31 vjeçare më 14 gusht 2013, duke hyrë si zëvëndësues në ndeshjen miqësore kundër Zvicrën.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maxwell njihet të jetë një nga shokët më të ngushtë të Zlatan Ibrahimović; ata kanë luajtur bashkë me AFC Ajax, Interin dhe Barcelonën dhe Paris Saint-Germain. Ka disa anekdota rreth tij në autobiografinë Ibrahimoviç, unë jam Zlatan.

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 15 Mars 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ajax
2001–02 24 0 2 0 2 0 28 0
2002–03 30 4 1 0 10 0 41 4
2003–04 31 2 2 0 7 0 40 2
2004–05 29 3 4 0 5 0 38 3
2005–06 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 114 9 9 0 24 0 147 9
Internazionale
2006–07 22 1 0 0 2 0 24 1
2007–08 32 0 0 0 7 0 39 0
2008–09 25 1 0 0 4 0 29 1
Gjithsej 79 2 0 0 13 0 92 2
Barcelona
2009–10 25 0 4 0 7 0 36 0
2010–11 25 0 9 1 7 0 41 1
2011–12 7 0 2 1 3 0 12 1
Gjithsej 57 0 15 2 17 0 89 2
Paris Saint-Germain 2011–12 14 1 1 0 0 0 15 1
2012–13 33 2 5 0 10 1 48 3
Gjithsej 47 3 6 0 10 1 63 4
Gjithsej karriera 297 14 30 2 64 0 391 16

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja braziliane
Viti Ndsh Gola
2013 7 0
2014 3 0
Total 10 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cruzeiro
Ajax
Internazionale
Barcelona
Paris Saint-Germain

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of Players" (PDF). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 28 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players". FIFA.com. 11 qershor 2014. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 15 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Braziliaan Maxwell tekent contract bij Ajax". AFC Ajax. 13 qershor 2001. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2011. Marrë më 19 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Maxwell maanden uit de roulatie". AFC Ajax. 22 prill 2005. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 19 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ajax and Maxwell dissolve contract". AFC Ajax. 30 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 19 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Operazioni di mercato". Empoli FC. 1 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 19 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "DACOURT, MAICON, MAXWELL SIGN FOR INTER" [Dacourt, Maicon, Maxwell firmosin për Interin]. inter.it. FC Internazionale Milano. 12 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2011. Marrë më 19 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Gol di Maxwell Inter Parma 2007". You Tube. Marrë më 2 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Beginnings of an agreement with fullback Maxwell". FC Barcelona. 15 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 19 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Maxwell delighted at Barça". FC Barcelona. 17 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Sevilla 3–1 Barcelona: Rojiblancos Blitz Blaugrana With Second-Half Super Cup Comeback". Goal.com. 14 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2010. Marrë më 4 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Barcelona 2 - 0 FC Porto". ESPNFC. 26 gusht 2011. Marrë më 4 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Barcelona win Fifa Club World Cup". BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Official: Paris Saint-Germain signs defender Maxwell from Barcelona". Goal.com. 12 janar 2012. Marrë më 4 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "PSG 2 Bordeaux 1". Goal.com. 3 gusht 2013. Marrë më 14 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "MAXWELL À PARIS JUSQU'EN 2015". Paris Saint-Germain FC. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "PSG pa konkurrencë". Telegrafi.com. 2 mars 2014. Marrë më 4 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  18. ^ "Giallo Maxwell, il passaporto scotta". Euro Sport. 24 gusht 2010. Marrë më 5 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Uefa, equivoco su Maxwell" [UEFA ka keqkuptuar Maxwellin]. La Gazzetta dello Sport. 25 gusht 2010. Marrë më 5 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Maxwell niet in actie voor Brazilië". AFC Ajax. 13 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 20 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]