Christian Eriksen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Christian Eriksen

Eriksen në 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëChristian Dannemann Eriksen[1]
Datëlindja14 shkurt 1992 (29 vjet)
VendlindjaMiddelfart, Danimark
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)[2]
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester United
Numri14
Karriera me të rinjtë
1995–2005Middelfart G&BK
2005–2008OB
2008–2010Ajax
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2013Ajax113(25)
2013–2020Tottenham Hotspur226(51)
2020–Internazionale43(4)
2022Brentford11(1)
2022–Manchester United31(2)
Karriera ndërkombëtare
2007–2009Danimarka U1727(9)
2009Danimarka U185(1)
2009Danimarka U193(1)
2011Danimarka U213(1)
2010–Danimarka122(39)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 gusht 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 qershor 2023

Christian Dannemann Eriksen (Danisht: [kʰʁεstjæn tænəmæn ˈeˀɐ̯iksn̩]; lindi më 14 shkurt 1992) është një futbollist profesionist danez i cili luan si mesfushor sulmues për klubin anglez Manchester United dhe kombëtaren daneze.

Eriksen e nisi karrierën e tij në Holandë me Ajaxin, ku luajti për tre vite dhe fitoi tre tituj të Eredivisies në sezonet 2010–11, 2011–12 dhe 2012–13. Gjatë kohës së tij në Holandë, Eriksen fitoi krahasimet me legjendën daneze Michael Laudrup për rolin e tij tradicional të "numrit 10".[3] Në gusht 2013, ai u transferua te Tottenham Hotspur për 11.5 milion £. Ai u shpall lojtari më i mirë i klubit në sezonet 2013–14 dhe 2016–17,[4] kurse në sezonin 2018–19 arriti finalen e Ligës së Kampioneve, duke qënë një lojtar vendimtar. Eriksen u bë lojtari i dytë pas David Beckham që regjistron dhjetë ose më shumë asiste në katër sezone rresht në Premier Ligë. Në janar 2020, ai u transferua në Itali te Interi për rreth 20 milion €.[5]

Eriksen debutoi me Danimarkën në vitin 2010, si dhe luajti në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku ishte edhe lojtari më i ri.[6] Ai është shpallur Lojtari Danez i Vitit në katër raste (2013, 2014, 2015 dhe 2018).

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e para me Middelfart dhe Odense[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Middelfart, Danimark, Eriksen filloi të ndjekë hapat e babait të tij Thomas kur ai nisi të luaj futboll në akademinë e klubit lokal Middelfart.[7] Babai i tij ishte gjithashtu një nga trajnerët e ekipit në atë kohë; ata ndihmuan ekipin ta mbyllte kampionatin danez të të rinjëve pa asnjë humbje për herë të tretë në katër vitet e fundit.[7] Në vitin e ardhshëm, ai u bashkua me Odense Boldklub që luante në kampionatet daneze të të rinjëve dhe brënda një viti ai ndihmoi ekipin të fitonte titullin e grup moshave. Te OB, Eriksen filloi të shfaqte shenjat e para të aftësive të tij teknike, duke bërë që teknika e tij e driblimit dhe e goditje të lira të vihej në dukje nga trajneri i asaj kohe Tonny Hermansen.[7] Forma që shfaqi në futbollin e të rinjëve bëri që për Eriksen të shfaqshin interes klube të mëdha evropiane, si Çelsi dhe Barcelona.[8] Eriksen shkoi në provë te këto dy klube, si dhe u provua edhe te Real Madridi, Manchester United dhe Milani, por në fund ai vendosi të kalonte te Ajaxi, duke thënë "Hapi im i parë nuk duhet të jetë shumë i madh. E dija se duke luajtur në Holandë do të ishte shumë mirë për zhvillimin tim. Pastaj Ajax arriti dhe kjo ishte një mundësi fantastike."[9]

Ajax[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2008–2010: Ekipi i të rinjëve dhe i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 tetor 2008, Eriksen nënshkroi një kontratë dy-vite-e-gjysmë me klubin holandez Ajax.[10] Shuma e parave që OB mori nga transferimi ishte rreth 1 milion € (847,199 £), kurse Middelfart fitoi 35,000 €, të cilat i përdori për të ndërtuar një fushë futbolli.[11][7] Pas disa kohësh në ekipet zinxhir të të rinjëve, Eriksen u promovua në ekipin e parë në janar 2010, duke marrë fanellën me numër 51.[12] Po në muaj, ai debutoi me ekipin e parë në një ndeshje të Eredivisies kundër NAC Bredës që u mbyll në barazim 1–1.[13][14] Ai shënoi golin e parë me Ajaxin më 25 mars në fitoren 6–0 kundër Go Ahead Eagles në kupë; në muajin e ardhshëm, ai firmosi një kontratë të re me klubin.[15] Më 6 maj, ai luajti në ndeshjen e dytë të finales së Kupës Holandeze, me Ajaxin që mposhti Feyenoord 4–1, duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 6–1.[16] Eriksen e mbylli sezonin e tij të parë si profesionist duke luajtur 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet si dhe duke debutuar me kombëtaren daneze.[17][18] Forma e Eriksen gjatë atij sezoni mori komplimentet e trajnerit Martin Jol, i cili e krahasoi mesfushorin me ish produktet e akademisë Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, si dhe legjendën daneze Michael Laudrup, për leximin e tij të lojës në rolin tradicional të "numrit 10".[12][3]

2010–2013: Vitet si protagonist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eriksen në aksion Ajaxin gjatë një ndeshje në Eredivisie, 18 mars 2011.

Eriksen mori fanellën me numrin 8 para nisjes të sezonit 2010–11 dhe e filloi atë në një formë të mirë, duke shënuar golin e parë në kampionat për Ajaxin më 29 gusht 2010 në fitoren në transfertë ndaj De Graafschap.[19][20] Gjatë muajve të ardhshëm, Eriksen shënoi golin e parë në Amsterdam Arena, shtëpia e Ajaxit, në fitoren 3–0 në kupë kundër BV Veendam, si dhe golin e parë evropian, në një fitore 3–0 kundër AnderlechtUEFA Ligën e Evropës.[21][22] Ai gjithashtu u shpall "Talenti Danez i Vitit".[23] Aftësitë e tij në rritje në rolin e organizatorit të ekipit ndihmuan Ajaxin të fitonte titllin e parë të Eredivizies pas shtatë vitesh. Në fund të sezonit, ai u shpall "Talenti i Vitit" i Ajaxit,[24] si dhe "Talenti i Vitit i Futbollit Holandez". Kjo gjë e bëri atë lojtarin danez të dytë në histori që e fiton këtë çmim pas Jon Dahl Tomasson në vitin 1996. Johan Cruyff, paneli i së cilit e zgjodhi Eriksenin fitues të këtij çmimi, e përshkroi lojtarin si një produkt tipik të shkollës daneze si dhe shtoi krahasimet e mërparshme ndërmjet tij (Eriksenit) dhe Brian dhe Michael Laudrup.[25]

Më 18 tetor 2011, Eriksen shënoi golin e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–0 të Ajaxit kundër Dinamo Zagreb në fazën e grupeve.[26] Në ndeshjen e kthimit në Amsterdam, ai asistoi golat e shënuar nga Gregory van der Wiel dhe Siem de Jong në një fitore 4–0 të Ajaxit.[27][28] Më 7 nëntor, ai u emërua Futbollisti Danez i Vitit për kontributin e tij në fitimin e titullit nga Ajaxi dhe ndihmën që i dha Danimarkës në fushatën e tyre të suksesshme kualifikuese të Euro 2012.[29] Eriksen vazhdoi formën e tij pozitive në pjesën e mbetur të sezonit, duke kontribuar me gola dhe asiste, me Ajaxin që fitoi titullin e Eredivisies për të dytin vit rresht.[30]

Eriksen dhe Ajaxin e përsëritën këtë sukses edhe në sezonin 2012–13; në përfundim të këtij sezoni, lojtari vendosi që të mos rinovonte kontratën me klubin. Me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij, Eriksen ju dha leja që të kërkonte një ekip të ri dhe ai arriti marrëveshje me klubin anglez Tottenham Hotspur. Ai u largua nga Ajaxi pas 162 ndeshjeve të luajtura në të gjitha kompeticionet, ku ai shënoi 32 gola. Përveç suksesit në kampionat, Eriksen luajti tre herë edhe në Johan Cruyff Shield (Superkupa e Holandës), ku Ajaxi u shpall fituese në vetëm një rast.[31]

Tottenham Hotspur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2013–2016: Vitet e para dhe finalist në Kupën e Ligës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 gusht 2013, Tottenham Hotspur njoftoi se ata kanë përfunduar transferimin e Eriksen nga Ajax për një shifër që besohej të ishte rreth 11 milion £ (12.45 milion €).[32] Po në të njëjtën dit klubi firmosi edhe me argjentinasin Erik Lamela nga Roma dhe Vlad Chiricheș nga Steaua București, duke shpenzuar gjithsej në merkaton verore 109.5 milion £.[33] Ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 14 shtator në ndeshjen kundër Norwich City, duke asistuar golin e Gylfi Sigurðsson në një fitore 2–0 në White Hart Lane.[34] Pas ndeshjes, performanca e tij u përgëzua nga trajneri i ekipit André Villas-Boas, i cili tha: "Ishte një debutim i madh për Christian, ai është një numër i pastër 10, një lojtar krijues dhe cilësia e tij individuale bënë të gjitha ndryshimet."[35]

Eriksen duke luajtur për Tottenham Hotspur në vitin 2014.

Pesë ditë më vonë, Eriksen shënoi golin e parë për Tottenham në fitoren 3–0 ndaj Tromsø ILLigën e Evropës.[36] Në Boxing Day 2013, ai shënoi me goditje dënimi në barazimin 1–1 kundër West Bromwich Albion, kurse më 1 janar 2014, ai shënoi golin e dytë të ekipit në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Manchester United.[37] Më 23 mars, në ndeshjen kundër Southampton, Eriksen ndihmoi Tottenhamin të fitonte me përmbysje 3–2 pas miqtë kishin shënuar dy herë me Jay Rodriguez dhe Adam Lallanën.[38] Ai e mbylli sezonin e parë në Angli me 10 gola dhe 13 asiste në të gjitha kompeticionet, si dhe u shpall Futbollisti Danez i Vitit dhe Lojtari i Sezonit i Tottenhamit.[39][40]

Sezoni 2014–15 nisi me vendosjen e argjentinasit Mauricio Pochettino si trajner i ekipit pas një periudhe të pasuksesshme me Villas-Boas dhe trajnerin e përkohshëm Tim Sherwood. Mes nëntorit dhe dhjetorit 2014, Eriksen shënoi gola fitoreje në ndeshjet kundër Aston Villës, Hull Cityt dhe Swansea Cityt, duke ja dhënë meritën trajnerit argjentinas për nivelin e fitnesit të ekipit.[41] Në fund të vitit kalendarik, Eriksen kishte shënuar 12 gola me lojë të hapur – më shumë se çdo lojtar në Angli – dhe shpejtë pas kësaj u shpall Lojtari Danez i Vitit për të dytën herë rresht.[42] Më 28 janar 2015, Eriksen shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Sheffield United duke dërguar Tottenhamin në finalen e Kupës së Ligës me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[43] Goli i tij i parë, e cila erdhi me një goditje dëmimi me hark nga rreth 30 metra, mori komplimenta nga ish futbollistët Michael Owen dhe Gary Neville.[44] Më 1 mars, ai luajti në finale, ku Tottenham u mposht 2–0 nga rivalët londinez të Çelsit.[45] Eriksen e përfundoi sezonin duke luajtur në të 38 ndeshjet si Premier Ligë, të gjitha si titullar përveç njërës, si dhe shënoi 12 gola në të gjitha kompeticionet.[46]

Më 9 qershor 2015, mes spekulimeve se ai do të bashkohej me Manchester United, Eriksen konfirmoi për mediat daneze gjatë kohës që ishte i grrumbulluar me ekipin kombëtar se ai do të qëndronte në Tottenham për të ardhmen e afërt dhe u citua të thoshte: "Ndihem mirë si në shtëpi te Tottenhami dhe unë nuk kam menduar ende për tu larguar".[47] Ai shënoi golat e parë të sezonit në tetor, të dy me goditje dënimi në barazimin 2–2 kundër Swanseas.[48] Në janar 2016, Eriksen u shpall sërisht Futbollisti Danez i Vitit, duke u bërë lojtari i parë që fiton këtë çmim për tre vite rresht.[42] Ai e mbylli sezonin 2015–16 me 6 gola dhe 13 asiste, me Tottenhamin që e mbylli kampionatin në vendin e tretë, duke u kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.[49]

2016–2020: Finalja e Ligës së Kampioneve dhe PFA Ekipi i Vitit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eriksen duke ekzekutuar një goditje dënimi me Tottenhamin në vitin 2016.

Para nisjes së sezonit 2016–17, Eriksen firmosi një kontratë afatgjate me Tottenhamit dhe sërisht zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke regjistruar 8 gola dhe 15 asiste me ekipin që e mbylli kampionatin në vendin e dytë mbrapa Çelsit.[50] Numri i asisteve të Eriksen u kalua vetëm nga ai i belgut Kevin De Bruyne, i cili kishte 18 asiste.[51] Eriksen ishte gjithashtu asistuesi më i mirë në Kupën FA kurse në përfundim të sezonit u shpall Lojtari i Sezonit nga Tottenhami, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë.[52][40]

Më 23 shtator 2017, Eriksen regjistroi golin e tij të 33të në Premier Ligë në fitoren 3–2 kundër West Ham United, duke thyer rekordin e Nicklas Bendtner si lojtari danez me më shumë gola në Premier Ligë.[53] Më 9 dhjetor, ai luajti ndeshjen e tij të 200të me Tottenhamin në fitoren 5–1 ndaj Stoke City, duke shënuar një gol.[54] Një muaj më pas, Eriksen shënoi golin e 50të për klubin në fitoren 2–0 ndaj Manchester United, duke mposhtur portierin kundërshtar pas 11 sekondash.[55] Goli i tij ishte i treti më i shpejtë në historinë e Premier Ligës, pas golave të Alan Shearer dhe ish-kapitenit të Spurs Ledley King.[56] Më 1 prill, Eriksen shënoi një gol nga 22 metra në fitoren 3–1 kundër Çelsit, duke ndihmuar Tottenhamin të fitojë për herë të parë në Stamford Bridge pas 28 vitesh.[57] Po në atë muaj, në ndeshjen e kthimit kundër Stoke, Eriksen shënoi dy herë për t'i dhënë Tottenhamit fitoren 2–1. Megjithatë, pas përfundimit të takimit, kapiteni i skuadrës Harry Kane, i cili në atë sezon po garonte për Këpucën e Artë, deklaroi se ai e kishte prekur topin i fundit në rastin e golit të dytë. Tottenhami apeloi në panelin e Premier Ligës, e cila ra dakord që topi kishte prekur shpatullën e Kane, duke ja dhënë golin atij.[58][59] Më 14 prill, Eriksen u përfshi në PFA Ekipin e Vitit për herë të parë, sëbashku me shokët e ekipit Kane dhe Jan Vertonghen.[60]

Në sezonin 2018–19, Eriksen shënoi golin e tij të parë të sezonit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Interit në transfertë.[61] Ndeshja përfundoi me një humbje 2–1 për Tottenhamin, por në ndeshjen e kthimit kundër Zikaltërve, Eriksen shënoi përsëri ndaj tyre, duke i dhënë ekipit një fitore të rëndësishme 1–0.[62] Goli i tij i parë në Premier Ligë për këtë sezon erdhi më 15 dhjetor në fitoren minimale 1–0 kundër Burnley.[63] Më 31 mars 2019, gjatë humbjes 2–1 kundër Liverpoolit, ai u bë lojtari i dytë pas David Beckham që regjistron 10+ asistime në katër sezone rresht në Premier Ligë.[64] Tre ditë më vonë, me rastin e ndeshjes së tij të 200të në Premier Ligë, ai asistoi golin e parë të shënuar në stadiumin e ri Tottenham Hotspur nga Son Heung-min, para se të shënonte vetë të dytin në fitoren 2–0 ndaj Crystal Palace.[65][66] Më 1 qershor 2019, Eriksen luajti në finalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë në karrierën e tij. Tottenhami u mposht 2–0 nga Liverpooli në stadiumin Wanda MetropolitanoMadridit.[67]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 janar 2020, me vetëm gjashtë muaj të mbetur nga kontrata e tij me Tottenhamin, Eriksen firmosi një kontratë katër-vite-e-gjysëm me klubin italian Inter për 10 milion € në sezon.[68] Inter pagoi rreth 20 milion € për kartonin e danezit i cili mori fanellën me numrin 24.[5] Ai debutoi me klubin një ditë më pas, duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 2–1 ndaj FiorentinësCoppa Italia, ndihmuar ekipin të kalonte në gjysëm-finalet e kompeticionit.[69] Debutimi i tij në Serie A erdhi më 2 shkurt në fitoren 2–0 në transfertë ndaj Udineses, ku Eriksen luajti si titullar për 58 minuta.[70] Më 20 shkurt, Eriksen shënoi golin e parë për Interin në fitoren 2–0 kundër Ludogorets RazgradBullgari e vlefshme për ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës.[71]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e Eriksen me Danimarkën filloi në korrik 2007 kur ai u thirr për herë të parë në ekipin nën-17.[72] Ai la mbresa në debutimin e tij kundër Ishujve Faroe më 31 korrik.[73] Në vitin 2008, ai shënoi 9 gola në 16 ndeshje për ekipin nën-17, duke u shpallur edhe Talenti i Vitit për këtë grupmoshë nga Federata Daneze e Futbollit.[74] Ai gjithashtu ishte edhe një nga katër të nominuarit për çmimin Talenti Danez i Vitit 2008,[75] e cila u fitua nga Mathias Jørgensen.[74] Deri në shkurt 2009, Eriksen kishte zhvilluar 27 paraqitje gjithsej në këtë grupmoshë. Pas kësaj, ai luajti gjithsej 8 ndeshje me ekipin nën-18 dhenën-19, të gjitha në vitin 2009. Në vitin 2011, Eriksen luajti me ekipin nën-21 në Kampionati Evropian që u zhvillua në Danimarkë, ku ekipi u eliminua që në fazën e grupeve; Eriksen shënoi një gol kundër Bjellorusisë.

Ekipi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eriksen duke luajtur me Danimarkën në UEFA Euro 2012.

Eriksen u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë në shkurt 2010, duke debutuar në ndeshjen miqësore kundër Austrisë në mars,[18] duke u bërë lojtari i katërt më i ri që luan për Danimarkën, si dhe debutuesi më i ri që nga Michael Laudrup.

Më 28 maj 2010, trajneri i ekipit Morten Olsen njoftoi që Eriksen ishte një nga 23 lojtarët që ishin thirrur për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.[76] Ai ishte lojtari më i ri që merrte pjesë në turnament.[6][77] Eriksen u aktivizua në dy ndeshje gjatë turnamentit, kundër Holandës dhe Japonisë, me Danimarkën që u eliminua që në fazën e grupeve.[78][79]

Më 9 shkurt 2011, në humbjen 2–1 në shtëpi në miqësoren kundër Anglisë, Eriksen u shpall lojtari më i mirë dhe u vlerësua për performancën e tij nga disa figura të mëdha të sportit, përfshirë mesfushorin e Çelsit Frank Lampard,[80] mbrojtësin e Manchester Unied Rio Ferdinand (në Twitter),[81] trajneri Olsen dhe nga disa analistë në Danimarkë dhe Angli.[82] Më 4 qershor, ai regjistroi golin e parë me Danimarkën kundër Islandës në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012. Me këtë realizim, ai u bë lojtari më i ri që shënon në një ndeshje kualifikuese evropian për Danimarkën, duke thyer me nëntë ditë rekordin që mbahej nga Michael Laudrup që nga viti 1983.[83]

Në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2018, Danimarka u shortua në Grupin E sëbashku me ekipe si Polonia dhe Rumania. Eriksen ishte në lojtar kyç për ekipin në këto kualifikuese, duke shënuar tetë gola që ndihmuan ekipin të siguronte një vend në play-off kundër Republikës së Irlandës.[84] Ndeshja e parë në Danimark u mbyll në barazim pa gola, kurse në ndeshjen e kthimit, Eriksen shkëlqen duke shënuar tre gola në një fitore 5–1 në Dublin; me këtë rezultat, Danimarka u kualifikua në Kupën e Botës 2018Rusi.[85] Tregolëshi që shënoi bëri që Eriksen ta mbyllte fushatën kualifikuese me 11 gola, duke u renditur i treti në zonën evropiane mbrapa sulmuesve Robert Lewandowski (16) dhe Cristiano Ronaldo (15). Performancat e tij gjatë kësaj fushate morën lavdërimet e trajnerit të kombëtares Åge Hareide, i cili deklaroi se Eriksen ishte një nga dhjetë lojtarët më të mirë të botës.[86]

Në ndeshjen hapëse të turnamentit, Eriksen asistoi Yussuf Poulsen i cili shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Perusë.[87] Në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve, ai shënoi në barazimin 1–1 kundër Australisë, duke regjistuar golin e parë në një Kupë Bote.[88] Danimarka arriti të kalonte grupin me sukses dhe në raundin e parë me eliminim direkt u përball me Kroacinë. Pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1, danezët u mposhtën nga gjuajtjet e penalltive dhe u eliminuan nga kompeticioni; Eriksen ishte një nga tre lojtarët danezë, penalltia e së cilëve u prit nga portieri kroat Danijel Subašić.[89]

UEFA Euro 2020[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 qershor 2021, ndërsa luante në ndeshjen hapëse të Danimarkës në fazën e grupeve UEFA Euro 2020 kundër FinlandësParken StadiumKopenhagë, Eriksen u rrëëzua në minutën e 42-të ndërsa ishte gati të merrte një rivënie. Ndihma urgjente mjekësore mbërriti menjëherë dhe kreu CPR në fushë përpara se Eriksen të hiqej nga fusha në një barelë dhe ndeshja të pezullohej. Rreth një orë pas incidentit, zyrtarët e UEFA-s dhe Shoqatës Daneze të Futbollit konfirmuan nga Rigshospitalet se Eriksen ishte stabilizuar dhe ishte zgjuar.[90][91][92] Ndeshja rifilloi më vonë atë mbrëmje.[93]

Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eriksen në aksion me Tottenhamin në një ndeshje të Ligës së Kampioneve kundër CSKA Moskës.

Media e ka përshkruar Eriksenin si një "numër dhjetë klasik". Pozicioni i tij i preferuar është një rol i lirë në qëndër të mesfushës ose si një mesfushor sulmues mbrapa sulmuesve.[7] Pavarësisht kësaj, falë shkathësisë dhe inteligjencës taktike, ai mund të luaj edhe si mesfushor qëndror në formacionin 4–3–3 (siç luante më parë me Ajaxin) dhe madje si anësor i djathtë në formacion 4–2–3–1, edhe pse në disa raste ka luajtur edhe në të majtë; në disa raste të rralla, Eriksen ka luajtur edhe si sulmues i dytë.[12][25]

Eriksen është një lojtar me vizion të shkëlqyer, i cili ka një rreze pasimi të gjërë, saktësi në krosime, krijueshmëri, aftësi teknike, lëvzije, aftësi për të lexuar lojën, si dhe balancë të mirë dhe kordinim.[94] Ai është lavdëruar nga analistët për aftësinë që ka për të orkestruar aksionet sulmuese të ekipit të tij me shpërndarjen e saktë të topave, si dhe krijimin e rasteve për shokët e ekipit;[95] ai gjithashtu shquhet për shfrytëzimin dhe krijimin e hapsirave, si dhe asistet e shumta.[96] Të gjitha këto aftësi e bëjnë atë një lojtar ideal në rolin e organizatorit.[97][98]

Pavarësisht se është mesfushor, Eriksen njihet për instiktin që ka për golin, si dhe për aftësinë për gjuajtur saktësisht dhe me forcë veçanërisht nga distanca me të dyja këmbët, pavarësisht se është këmbë-djathtë;[99][100] ai gjithashtu konsiderohet një specialist i goditjeve të lira.[101] Eriksen është një lojtar i talentuar dhe punëtor; stili i tij i lojës, kombësia dhe roli i tij në fushë ka bërë që analistët ta krahasojnë atë me bashkëkombasit e tij Michael dhe Brian Laudrup, që patën një ndikim të madh te Erikseni kur ai ishte ende fëmijë.[102] Ai gjithashtu është krahasuar me mesfushorët holandez Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, që gjithashtu e nisën karrierën e tyre te Ajaxi. Eriksen gjithashtu ka deklaruar se Francesco Totti ka qënë një tjetër lojtar që e ka frymëzuar.[103]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eriksen jeton me të dashurën e tij Sabrina Kvist Jensen.[104] Fëmija e tyre i parë, Alfred, lindi më 4 qershor 2018.[105]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 29 janar 2020[17]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Division Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals
Ajax 2009–10 Eredivisie 15 0 4 1 2[a] 0 21 1
2010–11 28 6 6 1 12[b] 1 1[c] 0 47 8
2011–12 33 7 2 0 8[d] 1 1[c] 0 44 8
2012–13 33 10 4 2 8[d] 1 45 13
2013–14 4 2 1[c] 0 5 2
Gjithsej 113 25 16 4 30 3 3 0 162 32
Tottenham Hotspur 2013–14 Premier League 25 7 1 0 1 0 9[a] 3 36 10
2014–15 38 10 2 0 4 2 4[a] 0 48 12
2015–16 35 6 4 1 1 0 7[a] 1 47 8
2016–17 36 8 3 1 1 2 8[e] 1 48 12
2017–18 37 10 3 2 1 0 6[f] 2 47 14
2018–19 35 8 0 0 4 0 12[f] 2 51 10
2019–20 20 2 2 0 1 0 5[f] 1 28 3
Gjithsej 226 51 15 4 13 4 51 10 305 69
Internazionale 2019–20 Serie A 0 0 1 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 339 76 32 8 13 4 81 13 3 0 468 101
  1. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ a b c Ndeshje në Johan Cruyff Shield
  4. ^ a b Gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve
  6. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eriksen gjatë një seance stërvitore me Danimarkën, maj 2010.
Redaktuar më 15 nëntor 2019[106]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Danimarka 2010 10 0
2011 10 2
2012 11 0
2013 11 2
2014 7 1
2015 8 1
2016 9 6
2017 9 9
2018 10 4
2019 10 6
Gjithsej 95 31

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajax[107]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "FIFA World Cup Russia 2018: List of players: Denmark" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Danimarka] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 8. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 korrik 2018. Marrë më 8 qershor 2019.
  2. ^ "Christian Eriksen: Overview" [Christian Eriksen: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Marrë më 1 nëntor 2018.
  3. ^ a b "Christian Eriksen: The new Laudrup" [Christian Eriksen: Laudrup i ri] (në anglisht). IMScouting. 27 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2014. Marrë më 2 qershor 2010.
  4. ^ a b c "Tottenham confirm the signing of midfielder Christian Eriksen from Ajax" [Tottenham konfirmon blerjen e mesfushorit Christian Eriksen nga Ajaxi] (në anglisht). Sky Sports. 31 gusht 2013. Marrë më 19 mars 2017.
  5. ^ a b "ZYRTARE: Christian Eriksen transferohet te Interi". Zëri.info. 28 janar 2020. Marrë më 5 shkurt 2020.
  6. ^ a b "World Cup squads: The story of the stats | FIFA World Cup 2010 |" [Ekipet e Kupës së Botës: Historia e statistikave | FIFA Kupa e Botës 2010 |] (në anglisht). STV Sport. 2 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2011. Marrë më 2 qershor 2010.
  7. ^ a b c d e Nick Ames (15 qershor 2018). "The making of Christian Eriksen: from the start he was a 'wow' footballer" [Bërja e Christian Eriksen: nga fillimi ai ishte një futbollist 'uau'] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 25 qershor 2018.
  8. ^ Niels Hansen (4 prill 2008). "FC Barcelona kigger på OB-talent". BT (në danisht). Marrë më 28 janar 2020.
  9. ^ "'De eerste stap moest niet te groot zijn, Ajax was fantastische optie'" (në holandisht). Voetbalzone. 28 shkurt 2011. Marrë më 28 shkurt 2011.
  10. ^ a b "Danish starlet Eriksen opts for Ajax" [Ylli danez Eriksen zgjedh Ajaxin] (në anglisht). UEFA. 17 tetor 2008. Marrë më 19 prill 2010.
  11. ^ Nigel Brown (23 shkurt 2010). "Wenger eager to sign up Ajax starlet after Bergkamp's endorsemsent" [Wenger i etur për të firmosur me talentin e Ajaxit pas sygjerimit të Bergkamp]. Sport.co.uk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2010. Marrë më 2 qershor 2010.
  12. ^ a b c "Eriksen puts faith in Ajax way by Berend Scholten" [Eriksen vendos besimin në mënyrën e Ajaxit nga Berend Scholten] (në anglisht). UEFA. 13 mars 2010. Marrë më 28 janar 2020.
  13. ^ "Eriksen fik debut i Ajax" (në danisht). Danmarks Radio. 17 janar 2010. Marrë më 17 janar 2010.
  14. ^ "Christian Eriksen – The player every club wants: Ten things you need to know" [Christian Eriksen – Lojtari që çdo klub e do: Dhjetë gjëra që duhet ti dini] (në anglisht). talkSport. 10 shkurt 2011. Marrë më 25 qershor 2018.
  15. ^ "Supertalent Eriksen tot 2014 bij Ajax" (në holandisht). ELF Voetbal. 10 prill 2010. Marrë më 11 mars 2018.
  16. ^ "Suarez seals cup success" [Suarez vulos suksesin e kupës] (në anglisht). ESPN FC. 6 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2010. Marrë më 2 qershor 2010.
  17. ^ a b "Christian Eriksen" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 31 janar 2020.
  18. ^ a b "Eriksen: Helt specielt med debut – TV 2 Sporten". Sporten-dyn.tv2.dk (në danisht). Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 13 prill 2010.
  19. ^ "Ajax maakt rugnummers bekend". Het Parool (në holandisht). 19 korrik 2010. Marrë më 20 korrik 2010.
  20. ^ "De Graafschap vs. Ajax 0 – 5" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2010. Marrë më 11 shkurt 2011.
  21. ^ "Ajax vs. Veendam 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 11 nëntor 2010. Marrë më 11 shkurt 2011.
  22. ^ "Ruthless Ajax make Anderlecht pay the penalty" [Ajaxi i pamëshirshëm bën Anderlechtin të paguaj penallinë] (në anglisht). UEFA. 17 shkurt 2011. Marrë më 6 qershor 2011.
  23. ^ Rikke Darfelt (7 dhjetor 2010). "Christian Eriksen er Årets Talent 2010" [Christian Eriksen talenti i vitit 2010] (në danisht). Danmarks Radio. Marrë më 11 shkurt 2011.
  24. ^ a b "Stekelenburg Ajacied van het Jaar, Christian Eriksen Talent van het Jaar" (në holandisht). AFC Ajax. 15 maj 2011. Marrë më 6 qershor 2011.
  25. ^ a b c Berend Shcolten (23 maj 2011). "Janssen named Netherlands' finest" [Janssen shpallet më i miri i Holandës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 6 qershor 2011.
  26. ^ "Dinamo Zagreb vs. Ajax 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 18 tetor 2011. Marrë më 31 janar 2020.
  27. ^ "Ajax vs. Dinamo Zagreb 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 nëntor 2011. Marrë më 31 janar 2020.
  28. ^ "Stylish Ajax eliminate Dinamo" [Ajaxi me stil eliminon Dinamon] (në anglisht). UEFA. 2 nëntor 2011. Marrë më 31 janar 2020.
  29. ^ Peter Bruun (8 nëntor 2011). "Eriksen and Pedersen honoured in Denmark" [Eriksen dhe Pedersen nderohen në Danimarkë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 31 janar 2020.
  30. ^ "Goal.com's Eredivisie Team of the Season: Vertonghen, Eriksen & Dost make the cut" [Ekipi i Sezonit në Eredivisie nga Goal.com: Vertonghen, Eriksen & Dost hyjnë në listë] (në anglisht). Goal.com. 11 maj 2012. Marrë më 25 qershor 2018.
  31. ^ "De statistieken van ruim vier jaar Eriksen" (në holandisht). Ajax Showtime. 30 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 31 janar 2020.
  32. ^ "Eriksen Arrives" [Eriksen mbërrin] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 30 gusht 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  33. ^ "Tottenham's spend passing £110m with Erik Lamela and Christian Eriksen" [Shpenzimet e Tottenham kalojnë 110 milion £ me Erik Lamelën dhe Christian Eriksenin] (në anglisht). The Guardian. 30 gusht 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  34. ^ Luke Reddy (14 shtator 2013). "Tottenham Hotspur 2–0 Norwich City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 shkurt 2020.
  35. ^ "Eriksen proves life goes on for Spurs after Bale" [Eriksen vërteton që jeta vazhdon për Spursat pas largimit të Bales] (në anglisht). Reuters. 14 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 1 shkurt 2020.
  36. ^ "Europa League: Two Jermain Defoe goals secure Tottenham a 3–0 win over Tromso" [Liga e Evropës: Dy gola të Jermain Defoe i sigurojnë Tottenhamit një fitore 3–0 kundër Tromsos] (në anglisht). Sky Sports. 19 shtator 2013. Marrë më 29 maj 2014.
  37. ^ Sam Wallace (2 janar 2014). "Manchester United 1 Tottenham 2 match report: United unable to muster recovery after Emmanuel Adebayor and Christian Eriksen goals" [Manchester United 1 Tottenham 2 match reporti: United e pafuqishme për tu rikuperuar pas golave të Emmanuel Adebayor dhe Christian Eriksen]. The Independent (në anglisht). Marrë më 19 janar 2014.
  38. ^ "Tottenham Hotspur 3–2 Southampton" (në anglisht). BBC Sport. 23 mars 2014. Marrë më 24 mars 2014.
  39. ^ Dan Fitch (12 gusht 2014). "Eriksen is Tottenham's new galactico" [Eriksen është galaktiku i ri i Tottenhamit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  40. ^ a b c "Christian and Dele's Club Awards Double" [Christian dhe Dele fitojnë dy çmimet e klubit] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 13 maj 2017. Marrë më 16 nëntor 2017.
  41. ^ "Christian Eriksen: Tottenham's late winners down to raised fitness" [Christian Eriksen: Golat e fitores në fund të Tottenham falë fitnesit të rritur] (në anglisht). The Guardian. 15 dhjetor 2014. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  42. ^ a b "Christian Makes History in Denmark" [Christian bën historinë në Danimarkë] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 11 janar 2016. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  43. ^ Tom Rostance (28 janar 2015). "Sheffield United 2–2 Tottenham Hotspur (agg 2–3)" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 janar 2015.
  44. ^ Dan Coombs (28 janar 2015). "Eriksen's stunning free-kick: Onomah and ex-Spurs stars react on Twitter" [Goditja e dënimit shtangëse e Eriksen: Onomah dhe ish yjet e Spurs reagojnë në Twitter]. Here Is The City (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2015.
  45. ^ Phil McNulty (1 mars 2015). "Chelsea 2–0 Tottenham Hotspur" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 shtator 2018.
  46. ^ "Double Figures Delight – Christian on his 2014–15 goals" [Kënaqësia e shifrës dyshe – Christian rreth golave të tij në 2014–15] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 22 qershor 2015. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  47. ^ Chisanga Malata (9 qershor 2015). "Tottenham star: I have absolutely NO intention of joining Manchester United" [Ylli i Tottenhamit: Nuk kam asnjë qëllim për t'u bashkuar me Manchester United]. Daily Star (në anglisht). Marrë më 3 shkurt 2020.
  48. ^ Thomas Cooper (6 tetor 2015). "Why Eriksen Is the Tottenham Player Who Must Produce After International Break" [Pse Eriksen është lojtari i Tottenhamit që duhet të prodhojë pas pushimit ndërkombëtar] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  49. ^ Rory Marsden (6 shtator 2017). "Christian Eriksen, Tottenham Agree on New Contract: Latest Details and Reaction" [Christian Eriksen, Tottenham bie dakord për kontratën e re: Detajet e fundit dhe reagimet] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  50. ^ "Goal 50 – Journalists from across Goal's 37 editions voted in the 10th annual award for the world's 50 best footballers" [Goal 50 – Gazetarë nga 37 edicionet e Goal votojnë në përjetorin e 10të të çmimit për 50 futbollistët më të mirë të botës] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 16 nëntor 2017.
  51. ^ "Premier League assists 2016/17: Who created the most goals this season?" [Asistet e Premier Ligës 2016/17: Kush krijoi më shumë gola në këtë sezon?]. talkSPORT (në anglisht). 21 maj 2017. Marrë më 16 nëntor 2017.
  52. ^ "FA Cup 2016/2017 » Assists" [Kupa FA 2016/2017 » Asistet] (në anglisht). World Football. Marrë më 3 shkurt 2020.
  53. ^ "Christian Eriksen happy to move Nicklas Bendtner to the side after his record-breaking goal against West Ham" [Christian Eriksen i lumtur që vendosi Nicklas Bendtner në krah pas golin që theu rekordin kundër West Hamit]. The Independent (në anglisht). 24 shtator 2017. Marrë më 11 dhjetor 2017.
  54. ^ "Spurs 5–1 Stoke – Report from Wembley" [Spurs 5–1 Stoke – Raporti nga Wembley] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 9 dhjetor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2017.
  55. ^ Thomas Floyd (31 janar 2018). "Eriksen scores after 11 seconds for Spurs against Man Utd" [Eriksen shënon pas 11 sekondash për Spurs ndaj Man Utd] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 1 shkurt 2018.
  56. ^ "Eriksen scores after 11 seconds for 3rd fastest EPL goal" [Eriksen shënon pas 11 sekondash golin e 3të më të shpejtë në EPL]. The Washington Times (në anglisht). 31 janar 2018. Marrë më 2 shkurt 2018.
  57. ^ "WATCH: Christian Eriksen's 'rainbow' stunner in Tottenham's win over Chelsea" [Shiko: Goli shtangës 'ylber' i Christian Eriksen në fitoren e Tottenhamit kundër Çelsit] (në anglisht). Sky Sports. 1 prill 2018. Marrë më 3 shkurt 2020.
  58. ^ Neil Johnston (7 prill 2018). "Stoke City 1–2 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 prill 2018.
  59. ^ "Premier League: Tottenham goal at Stoke awarded to Harry Kane" [Premier Liga: Goli i Tottenhamit te Stoke i jepet Harry Kane] (në anglisht). BBC Sport. 11 prill 2018. Marrë më 11 prill 2018.
  60. ^ a b "Manchester City players dominate PFA team of the year" [Lojtarët e Manchester Cityt dominojnë PFA ekipin e vitit] (në anglisht). BBC Sport. 18 prill 2018. Marrë më 5 maj 2018.
  61. ^ "INTER RIKTHEHET I "ÇMENDUR" NË CHAMPIONS". Shenja.tv. 18 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2020. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  62. ^ "Tottenham mposht Interin dhe rihapë garën për vendin e dytë në grupin B". Lajmi.net. 28 nëntor 2018. Marrë më 3 shkurt 2020.
  63. ^ "Christian Eriksen's late strike gives Tottenham win over Burnley" [Goli i vonë i Christian Eriksen i jep fitoren Tottenhamit ndaj Burnley] (në anglisht). The Guardian. 15 dhjetor 2018. Marrë më 4 shkurt 2020.
  64. ^ "HERE TO ASSIST Christian Eriksen assists: Tottenham playmaker equals Manchester United legend David Beckham's Premier League record" [Këtu për të asistuar Asistet e Christian Eriksen: Organizatori i Tottenhamin barazon rekordin e Premier Ligës të legjendës së Manchester United David Beckham] (në anglisht). talkSport. 2 prill 2019. Marrë më 4 prill 2019.
  65. ^ Daniel Harris (3 prill 2019). "Son and Eriksen seal Spurs victory in opening game at new stadium" [Son dhe Eriksen vulos fitoren e Spurs në ndeshjen e parë në stadiumin e ri] (në anglisht). EuroSport. Marrë më 4 prill 2019.
  66. ^ Jack Pitt-Brooke (3 prill 2019). "Tottenham vs Crystal Palace player ratings: Heung-Min Son and Christian Eriksen deliver for Spurs" [Notat e lojtarëve Tottenham vs Crystal Palace: Heung-Min Son dhe Christian Eriksen prodhojnë për Spurs] (në anglisht). The Independent. Marrë më 4 prill 2019.
  67. ^ "Liverpool, kampion i Evropës për të gjashtën herë". Gazeta Express. 1 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2020. Marrë më 4 shkurt 2020.
  68. ^ "Zyrtare: Christian Eriksen kompleton transferimin te Inter". Arbëresh.info. 28 janar 2020. Marrë më 5 shkurt 2020.
  69. ^ "Interi fiton ndaj Fiorentinës dhe kalon në gjysmëfinale". Telegrafi.com. 29 janar 2020. Marrë më 21 shkurt 2020.
  70. ^ "Interi fiton me rezultat bindës në udhëtim te Udinese". Telegrafi.com. 2 shkurt 2020. Marrë më 21 shkurt 2020.
  71. ^ "VIDEO/ Christian Eriksen shënon golin e parë me Interin, mundin Ludogorestin në "Europa League"". Sport Ekspres. 20 shkurt 2020. Marrë më 21 shkurt 2020.
  72. ^ "U/17-landsholdet til Internordisk Cup" (në danisht). Federata Daneze e Futbollit. 9 korrik 2007. Marrë më 6 qershor 2010.
  73. ^ "Tre point mod Færøerne" (në danisht). Federata Daneze e Futbollit. 31 korrik 2007. Marrë më 6 qershor 2010.
  74. ^ a b "Lumb og Eriksen nyeste Arla Landsholdstalenter" (në danisht). Federata Daneze e Futbollit. 5 dhjetor 2008. Marrë më 6 qershor 2010.
  75. ^ "Danmarks fire største talenter" (në danisht). Federata Daneze e Futbollit. 24 tetor 2008. Marrë më 6 qershor 2010.
  76. ^ "Olsen names final Denmark squad" [Olsen emëron ekipin final të Danimarkës] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2010. Marrë më 2 qershor 2010.
  77. ^ Berend Scholten (23 maj 2011). "Eriksen: I've got a lot to learn" [Eriksen: Kam ende shumë për të mësuar] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2012. Marrë më 22 janar 2013.
  78. ^ "Netherlands vs. Denmark 2 – 0" [Holanda vs. Danimarka 2 – 0] (në anglisht). Soccerway. 17 nëntor 2010. Marrë më 11 shkurt 2011.
  79. ^ "Denmark vs. Japan 1 – 3" [Danimarka vs. Japonia 1 – 3] (në anglisht). Soccerway. 24 qershor 2010. Marrë më 11 shkurt 2011.
  80. ^ "Stjerne: Eriksen kan blive topspiller". Jyllands-Posten Sport (në danisht). 9 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2012. Marrë më 10 shkurt 2011.
  81. ^ "Ferdinand skamroser Eriksen på Twitter". Sporten.dk (në danisht). 9 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2012. Marrë më 10 shkurt 2011.
  82. ^ "Engelske medier jubler over Eriksen". Jyllands-Posten Sport (në danisht). 9 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2012. Marrë më 10 shkurt 2011.
  83. ^ "Ajacied Eriksen speelt Laudrup uit de boeken" (në danisht). Ad.nl. 16 maj 2011. Marrë më 6 qershor 2011.
  84. ^ Ian Hawkey (5 nëntor 2017). "Christian Eriksen is danger for Ireland" [Christian Eriksen është rrezik për Irlandën] (në anglisht). The Times. Marrë më 15 nëntor 2017.
  85. ^ Shamoon Hafez (14 nëntor 2017). "Republic of Ireland 1–5 Denmark (agg: 1–5)" [Republika e Irlandës 1–5 Danimarka (rp: 1–5)] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 nëntor 2017.
  86. ^ "Tottenham's Christian Eriksen one of the world's top 10 players, says Denmark boss Age Hareide" [Christian Eriksen i Tottenhamit është një nga 10 lojtarët më të mirë në botë, thotë trajneri i Danimarkës Age Hareide] (në anglisht). Sky Sports. 15 nëntor 2017. Marrë më 15 nëntor 2017.
  87. ^ Erjon Halili (16 qershor 2018). "Danimarka mposht minimalisht Perunë dhe 'kap' Francën në krye". Supersport.al. Marrë më 27 korrik 2020.
  88. ^ Bekim Laci (21 qershor 2018). "Rusi 2018: Danimarka dhe Australia barazojnë, VAR-i "shpëton" australianët". aa.com.tr. Marrë më 27 korrik 2020.
  89. ^ "Rakitiç i jep fund dramës së penalltive/ Kroacia mposhti me fat Danimarkën". abcnews.al. ABC News. 2 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2020.
  90. ^ Karen, Mattias (12 qershor 2021). "Denmark game at Euro 2020 suspended after Eriksen collapses". Associated Press (në anglisht). Copenhagen. Marrë më 12 qershor 2021.
  91. ^ "Eriksen 'awake' after collapsing" (në anglisht) – nëpërmjet www.bbc.co.uk.
  92. ^ "Christian Eriksen: Denmark player 'awake and stabilised' in hospital after being given CPR following on-pitch collapse". Sky News (në anglisht). 12 qershor 2021. Marrë më 12 qershor 2021.
  93. ^ "Denmark vs Finland LIVE: Latest Euro 2020 updates". The Independent (në anglisht). 12 qershor 2021.
  94. ^ Fabio Barcellona (12 shkurt 2018). "Il Tottenham è una squadra senza compromessi" [Tottenhami është një skuadër pa kompromise]. ultimouomo.com (në italisht). Ultimo Uomo. Marrë më 28 janar 2020.
  95. ^ Adam Smith (23 shtator 2017). "Is Tottenham midfielder Christian Eriksen the Premier League's top creator?" [A është mesfushori i Tottenhamit Christian Eriksen krijuesi mëi mirë në Premier Ligë?] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 29 janar 2020.
  96. ^ Fabio Barcellona (21 janar 2020). "Eriksen cambierebbe l'Inter" [Eriksen ndryshon Interin]. ultimouomo.com (në italisht). Ultimo Uomo. Marrë më 28 janar 2020.
  97. ^ Fabio Barcellona (17 janar 2017). "L'ultima frontiera del trequartista moderno" [Kufiri i fundit i organizatorit modern]. ultimouomo.com (në italisht). Ultimo Uomo. Marrë më 28 janar 2020.
  98. ^ "Eriksen completes transfer to Inter from Tottenham" [Eriksen mbyll transferimin nga Interi te Tottenhami] (në anglisht). The Washington Post. 28 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2020. Marrë më 28 janar 2020.
  99. ^ "Committed but underwhelming – Christian Eriksen's display in focus" [I angazhuar për zhgënjyes – Shfaqja e Christian Eriksen në fokus] (në anglisht). FourFourTwo. 14 janar 2020. Marrë më 28 janar 2020.
  100. ^ Fabio Alampi (28 janar 2020). "Inter, l'arrivo di Eriksen chiude le porte a Giroud? Nuove riflessioni in corso, Conte…" [Inter, mbërritja e Eriksen mbyll derën për Giroud? Reflektime të reja në zhvillim, Conte…] (në italisht). F.C. Inter 1908. Marrë më 28 janar 2020.
  101. ^ "Christian Eriksen the Premier League's best free kick taker says Fabianski" [Christian Eriksen është gjuajtësi më i mirë i goditjeve të lira në Premier Ligë thotë Fabianski] (në anglisht). ESPN FC. 5 tetor 2015. Marrë më 28 janar 2020.
  102. ^ Maximilian Schmeckel; Niklas Konig (15 mars 2010). "Christian Eriksen: King of Denmark" [Christian Eriksen: Mbreti i Danimarkës] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 27 korrik 2020.
  103. ^ Karsten Krogh (16 janar 2020). "Eriksen the right man for Inter" [Eriksen njeriu i duhur për Interin] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 28 janar 2020.
  104. ^ "Christian Eriksen deler sød hemmelighed: Det hedder sønnike". seoghoer.dk (në danisht). SE og HØR. 31 dhjetor 2018. Marrë më 26 korrik 2020.
  105. ^ "Har holdt det hemmeligt i månedsvis: Nu afslører Christian Eriksen sønnens navn". bt.dk (në danisht). 31 dhjetor 2018. Marrë më 26 korrik 2020.
  106. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Christian Eriksen" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 24 prill 2019.
  107. ^ a b "Christian Eriksen - Titles and achievements" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 27 korrik 2020.
  108. ^ "Tottenham Hotspur Star Christian Eriksen Wins Danish Player of the Year Award" [Ylli i Tottenham Hotspur fiton çmimin Lojtari Danez i Vitit] (në anglisht). Inside Futbol. 10 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015.
  109. ^ "Christian takes top Danish honour for second-successive year" [Christian merr çmimin më të lartë danez për të dytin vit rresht] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 11 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015.
  110. ^ "Christian's pride" [Krenaria e Christianit] (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 11 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015.
  111. ^ "UEFA Champions League Midfielder of the Season 2018/19" [Mesfushori i Sezonit 2018/19 në UEFA Ligën e Kampioneve] (në anglisht). UEFA. 29 gusht 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  112. ^ "Eriksen strike wins Carling Goal of the Month" [Goli i Eriksen fiton Carling Golin e Muajit] (në anglisht). Premier League. 9 maj 2018. Marrë më 9 maj 2018.
  113. ^ "Rankings: How All 55 Male Players Finished" [Renditjet: Si e mbyllën të 55 lojtarët meshkuj]. FIFPro World Players' Union (në anglisht). 23 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2020. Marrë më 28 korrik 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]