Shko te përmbajtja

Anderson Luis de Souza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anderson Luis de Souza
Deco duke luajtur për Barcelonën në 2006
Informacioni personal
Emri i plotë Anderson Luís de Souza
Data e lindjes 27 gusht 1977 (48 vjeç)
Vendi i lindjes São Bernardo do Campo, Brazil
Gjatësia 1.74 m (5 ft 9 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera me të rinjtë
1995–1996 Nacional (SP)
1996–1997 Corinthians
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1996–1997 Corinthians 2 (0)
1997 CSA 0 (0)
1997–1998 Benfica 0 (0)
1997–1998Alverca (huazim) 32 (13)
1998–1999 Salgueiros 12 (2)
1999–2004 Porto 154 (32)
2004–2008 Barcelona 113 (13)
2008–2010 Chelsea 42 (5)
2010–2013 Fluminense 56 (2)
Gjithsej 411 (67)
Karriera ndërkombëtare
2003–2010 Portugalia 75 (5)
Rekord medaljesh
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Anderson Luis de Souza, (shqip: Deko), i njohur si Deco, është një ish futbollist profesionist portugez i cili luajti si mesfushor sulmues ose mesfushor qëndror.

Deco është një nga lojtarët e pakët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve me dy klube, me Porton në 2004 dhe Barcelonën in 2006. Ai u shpall mesfushori i vitit nga UEFA dhe mesfushori më i mirë në triumfin e Portos në 2004; ai gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes në ndeshjen finale. Deco gjithashtu u bë lojtari i parë që fiton çmimin UEFA Mesfushori më i mirë me dy klube. Ai mori Topin e Artë në Kupën e Botës për Klube 2006 dhe u shpall lojtari i ndeshjes në finalen e humbur ndaj Internacional.

I lindur dhe i rritur në Brazil, Deco mori shtetësinë portugeze në vitin 2002 pasi kishte plotësuar pesë vite jetesë në Portugali, dhe në fund zgjodhi të përfaqsonte Portugalinë në nivel ndërkombëtarë. Ai luajti 75 herë për ta, duke i përfaqsuar në dy Kampionate Evropiane dhe dy Kupa Bote, duke arritur finalen e Euro 2004 dhe vendin e katërt në Kupën e Botës 2006.

Deco lajmëroi tërheqjen nga futbolli më 26 gusht 2013 pas një tjetër dëmtimi.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi i tij i parë ishte Sport Club Corinthians Paulista, kurse aktualisht është i angazhuar si mesfushor në ekipin spanjoll FC Barcelona. Është futbollist i mahnitshëm për nga teknika individuale.

Në sezonin 96-97 erdhi për të luajtur në Evropë në SL Benfica, mirëpo ekipi portugez e huazoi në Alverca ekip i ligës dytë portugeze.

Deco luajti në SC Salgueiros, para se të angazhohej tek Porto në sezonin 1998-1999, ku luajti 6 sezone duke fituar shumë tituj, ndër to edhe Ligën e Kampionëve.

FC Barcelona u angazhua në vitin 2004, debutoi më 29 gusht të vitit 2004 kundër Racingut.

Deco ishte i suksesshëm në Barcelonë gjë të cilën e dëshmuan dhe votat e simpatizuesve të ekipit të cilët e vlerësuan si lojtarin e dytë më të mirë para brazilianit Ronaldinho, Xavit e Puyolit dhe vetëm mbrapa Etos që u vlerësua si më i miri.

Në sezonin 2005-06 ndihmoi skuadrën për të fituar Ligën e Kampionëve, trofe që e kishte fituar edhe me ekipin e futbollit Porto.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Performancat në klub Liga Kupa Kupa e ligësKontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Brazil LigaCopa do Brasil Kupa e ligës Amerikë Jugore Gjithësej
1996CorinthiansSérie A172
Portugali LigaCup of Portugal Kupa e ligës portugeze Evropë Gjithësej
1996-97Alverca3213
1997-98PortoPortuguese Liga60
1997-98SalgueirosPortuguese Liga122
1998-99PortoPortuguese Liga60
1999-00231
2000-01316
2001-023013
2002-033010
2003-04282
Spanjë LigaCopa del Rey Copa de la Liga Evropë Gjithësej
2004-05BarcelonaLa Liga358
2005-06293
2006-07311
2007-08181
Angli LigaFA Cup Football League Cup Evropë Gjithësej
2008-09ChelseaPremier League8230112
GjithësejBrazil 172||||||||||||||||
Portugali 19847||||||||||||||||
Spanjë 11313||||||||||||||||
Angli 82||||||||||3||0||11||2
Gjithësej karriera 33664||||||||||||||||
  1. "Fluminense Football Club | Futebol | Deco". Fluminense.com.br (në portugalisht). Fluminense. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2012. Marrë më 28 qershor 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]