Franck Ribéry
Ribéry më Francën. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Franck Henry Pierre Ribéry[1] | ||
Datëlindja | 7 prill 1983 | ||
Vendlindja | Boulogne-sur-Mer, Francë | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor i krahut majtë, Mesfushor sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Salernitana | ||
Numri | 7 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1989–1996 | Conti Boulogne | ||
1996–1999 | Lille | ||
1999–2000 | Boulogne | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2000–2002 | Boulogne | 28 | (6) |
2002–2003 | Alès | 19 | (1) |
2003–2004 | Brest | 35 | (3) |
2004–2005 | Metz | 20 | (1) |
2005 | Galatasaray | 14 | (0) |
2005–2007 | Marseille | 60 | (11) |
2007–2019 | Bayern München | 219 | (72) |
2019–2021 | Fiorentina | 50 | (5) |
2021– | Salernitana | 24 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2004–2006 | Franca U21 | 13 | (2) |
2006–2014 | Franca | 81 | (16) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Franck Henry Pierre Ribéry (lindi më 7 prill 1983) është futbollist francez i cili luan për klubin gjerman Bayern München. Ai ishte lojtarë në kombëtaren franceze. Ai më shumë preferon të luajë si mesfushor i krahut të majtë. Kur u bashkua me Bayern München, ai u bë i njohur si një nga lojtarët më të mirë francez të gjeneratës së tij.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ribéry filloi karrierën e tij futbollistike në moshën gjashtë vjeçare duke luajtur për sektorin e të rinjëve të klubit amator FC Conti de Boulogne-sur-Mer.[2][3] Pas një qëndrimi shtatë vjeçar, në vitin 1996, ai u bë pjesë e klubit profesionist Lille, të cilët në atë kohë luanin në divizionin e dytë. Të Lille, ai shkëlqeu në aspektin sportiv, por shfaqi probleme disiplinore dhe akademike, gjë që bëri që klubi ta hiqte.[2][4] Në vitin 2012, në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Bayernit në Ligën e Kampioneve kundër Lille në vitin 2012, Ribéry shpjegoi se atë e hoqën nga akademia e Lille për shkak se theu brrylin, duke shtuar se zyrtarët e klubit kishin bërë përpjekje për ta hequr më parë për shkak se ishte "shumë i vogël fizikisht".[5]
Pas largimit nga Lille, Ribéry u rikthye në vendlindje dhe u bë pjesë e klubit më të madh të qytetit, US Boulogne. Ai luajti fillimisht për një vit me ekipin rezervë dhe më pas u vendos në ekipin e parë. Ribéry luajti vetëm katër ndeshje në sezonin e tij debutues për Boulogne, e cila në kohë luantë në divizionin e katërt francez. Ekipi në përfundim të sezonit siguroi ngjitjen në Championnat National.[6] Në sezonin e tij të dytë, Ribéry u aktivizua në 25 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Pavarësisht se Boulogne u rrëzua nga kategoria pasi e mbylli kampionatin në vendin e 17të, paraqitjet pozitive të Ribéry bënë që ai të transferohej te Olympique Alès, duke qëndruar në divizionin e tretë.[7] Në sezonin e vetëm me Alès, Ribéry luajti 18 ndeshje dhe shënoi një gol.[8]
Edhe pse Alès e mbylli kampionatin në një vend të sigurtë, ata u rrëzuan në Division d'Honneur, divizionin e gjashtë, nga DNCG asi klubi shpalli falimentimin.[9] Kjo ngjarje bëri që Ribéry të transferohej te Stade Brest, një tjetër klub që militonte në divizionin e tretë. Pas kalimit te Brest, Ribéry u konsolidua si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, duke regjistruar 35 ndeshje dhe 3 gola.[10] Paraqitjet e tij pozitive por edhe të ekipit bënë që Brest t'a mbyllte kampionatin në vendin e 2të, duke siguruar ngjitjen në Ligue 2.[3]
Pavarësisht suksesit me Brest, Ribéry synonte të luante në Ligue 1, e cila ishte elita e futbollit francez. Synimi i tij u realizua kur trajneri i Metz, Jean Fernandez, e solli në skuadër me parametra zero.[3] Ribéry qëndroi vetëm në gjysmën e parë të sezonit te Metz, gjatë sē cilës u shpall lojtari i muajit në gusht 2004. Goli i tij i vetëm në kampionat erdhi më 6 nëntor në barazimin 1–1 kundër Toulouse.[11] Ribéry u dallua për lojën e tij në të djathtë, duke bërë që tifozët e Metz t'a krahasonin me Robert Pires, i cili në të kaluarën kishte luajtur me klubin.[4] Pasi negociatat për rinovimin e kontratës dështuan, Ribéry u transferua në Turqi te Galatasaray, duke firmosur për tre vite e gjysëm më 1 shkurt 2005.[12]
Galatasaray
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ribéry u soll te Galatasaray nga trajneri Gheorghe Hagi; në pjesën e dytë të sezoni4 2004–05, ai luajti katërmbëdhjetë ndeshje me ekipin që e mbylli kampionatin në vendin e 3të. Gjatë kohës së tij në klub, tifozët i vendosën pseudonimin "Ferraribery", duke j'u referuar shpejtësisë së tij me top dhe shenjës në fytyrê.[13][14][15][16] Në Kupën e Turqisë, Ribéry ishte protagonist në fitoren 5–1 kundër ekipit rival Fenerbahçe në finale; ai shënoi golin e parë në minutën e 16të dhe asistoi të dytin. Ai u zëvëndësua në minutën e 52të kur Galatasaray po fitonte 3–1. Ky ishte trofeu i parë madhor në karrierën e tij.
Kalimi te Marseille dhe vendimi i CAS
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 qershor 2005, Ribéry njoftoi se ai do të transferohej te Marseille në një marrëveshje pesë-vjeçare, duke u rikthyer në Ligue 1; ai gjithashtu u ribashkua me trajnerin Jean Fernandez. Ky njoftim surprizoi Galatasarayn pasi francezi kishte edhe tre vite të tjera kontratë me klubin turk, të cilët i paguan Metz 2 milion € më 30 mars për ta bërë transferimin përfundimtar.[17] Ribéry deklaroi se ai nuk kishte marrë rrogat që klubi turk i detyrohej, dhe i kërkoi FIFAs, organit qeverisës më të madh të futbollit, që t'i anullonte kontratën. Ai gjithashtu shtoi se, gjatë një pike të sezonit, ai u kërcënua me një shkop bejzbolli nga ish agjenti i tij dhe nga një drejtues i Galatasarayt.[18] Një ditë para se të njoftonte rikthimin në Francë, zyrtarët e Galatasarayt dhe trajneri Eric Gerets akuzuan lojtarin se kishte tradhëtuar klubin si dhe shtuan se do t'i kërkonin FIFAs të hetonin situatën.[17][19]
Në korrik 2005, FIFA mbajti anën e Ribéry dhe hodhi poshtë pretendimet e Galatasarayt se lojtari ishte në faj. Si kundërpërgjigje, Galatasaray njoftoi se do ta apelonte vendimin e FIFAs te Gjykata Arbitrare Sportive (CAS). Më 25 prill 2007, apeli i tyre u hodh poshtë nga gjykata e cila deklaroi në një deklaratë se Ribery kishte ndërprerë kontratën e tij me klubin turk në fund të sezonit 2004–05 për arsye të drejta dhe se Galatasaray nuk kishte të drejtë për ndonjë kompensim. Galatasaray kishte kërkuar 10 milion € kompensim nga Marseille.[20]
Sezoni 2005–06
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas mbërritjes në klub, Ribéry j'u dha fanella me numrin 7. Ai debutoi zyrtarisht më 30 korrik në suksesin 2–0 kundër Bordeaux, duke marrë një karton të verdhë.[21] Goli i tij i parë me Marsejezët erdhi më 17 shtator në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Troyes.[22] Dy javë më vonë, Ribéry shënoi rresht në fitoret kundër Metz dhe Nice.[23][24] Më 17 nëntor, Ribéry shënoi golin e dytë të fitores 2–1 kundër Nantes, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje nga rreth 35 metra distancë.[25] Ky gol u zgjodh si goli i sezonit nga tifozët.[26]
Në Kupën e Francës, Ribéry performoi mirë, fillimisht duke shënuar një dopietë në suksesin 3–1 kundër Le Havre dhe më pas një gol në fitoren 2–1 kundër Rennais në gjysëm-finale, duke ndihmuar Marsejen të shkonte në finale ku u përballën me rivalët e Le Classique, Paris Saint-Germain. Kjo ishte finalja e kupës e dytë rresht për të.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vëllezërit e tij François dhe Steve janë gjithashtu futbollist. Ai ka dy vajza me emrin Hiziya dhe Shahinez dhe dy djem me emrin Salf dhe Muhammed.[27][28] Ribéry u konvertua në Islam[29][30] dhe pas konvertimit ai e morri emrin si Bilal Jusuf Muhammed.[31][32]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" [FIFA Kupa e Botës për Klube Marok 2013: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 7 dhjetor 2013. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2013.
- ^ a b "Local celebrities: The Northern France local celebrities galery" [Të famshmit lokal: Galeria e të famshmëve lokal të Francës veriote] (në anglisht). Meeting Lille. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2011. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ a b c "Portrait de Frank Ribéry (équipe de France)" [Portreti i Frank Ribéry (ekipi i Francës)]. CoupeMonde.fr (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ a b "The enduring tale of Scarface" [Historia e vështirë e shenjës në fytyrë]. The Daily Star (në anglisht). Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Ribéry : "J'étais trop petit pour Lille"" [Ribéry: "Isha shum i vogël për Lille"] (në frëngjisht). RMC Sport. 22 tetor 2012. Marrë më 22 tetor 2012.
- ^ "BOULOGNE 2000/2001" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "BOULOGNE 2001/2002" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "ALES 2002/2003" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2009. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Alès mis en liquidation judiciaire" (në frëngjisht). Sport.fr. 4 qershor 2003. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "BREST 2003/2004" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Toulouse v. Metz Match Report" [Raporti ndeshjes Toulouse v. Metz] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 19 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ^ "Ribéry ripe for Galatasaray" (në anglisht). UEFA. 1 shkurt 2005. Marrë më 1 shkurt 2005.
- ^ "Convert to Islam changes French mindset: Rebel Ribéry strides from sink estate to brink of greatness" [Konvertimi në Islam ndryshon mentalitetin francez: Rebeli Ribery shkon nga pasuria e lavamanit në skajin e madhështisë] (në anglisht). UK: The Independent. 6 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2010. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Chance for Bayern's maverick to shine" [Mundësia për yllin e Bayernit për të shkëlqyer] (në anglisht). UK: The Independent. 20 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Franck Ribery profile: 10 things you need to know about the man bookies are linking with Liverpool" [Profili i Franck Ribéry: 10 gjërat që duhet të dini për lojtarin që bastet e lidhin me Liverpoolin]. The Mirror (në anglisht). 10 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2010. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Franck Ribery profile: 10 things you need to know about the reported Manchester United target" [Franck Ribéry: 10 gjërat që duhet të dini për objektivin e Manchester United]. The Mirror (në anglisht). 5 maj 2009. Marrë më 8 prill 2010.
- ^ a b "Gala demand Ribery probe" [Gala kërkon hetim për Ribéry] (në anglisht). Sky Sports. 16 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Ribery explains French switch" [Ribery shpjegon kalimin në Francë] (në anglisht). Sky Sports. 22 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Gerets hits out at Ribery" [Gerets akuzon Ribéryn] (në anglisht). Sky Sports. 25 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2010.
- ^ "Galatasaray Ribery claim rejected by court" [Pretendimi i Galatasarayt mbi Ribéry rrëzohet nga gjykata] (në anglisht). ESPN FC. 25 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2007. Marrë më 26 mars 2008.
- ^ "Marseille v. Bordeaux Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille vs. Bordeaux] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ^ "Marseille v. Troyes Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille v. Troyes] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ^ "Nice v. Marseille Match Report" [Raporti i ndeshjes Nice v. Marseille] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ^ "Marseille v. Metz Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille v. Metz] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ^ "Marseille v. Nantes Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille v. Nantes] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ^ "Amazing goal by Ribery (Marseille vs Nantes)" (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-11-17. Marrë më 21 mars 2010 – nëpërmjet YouTube.
- ^ "Vaterfreuden bei Franck Ribéry" [Kënaqësia e të qënit baba për Franck Ribéry] (në gjermanisht). FC Bayern München. 16 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2010. Marrë më 4 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 23 shtator 2011 (Ndihmë!) - ^ Lichfield, John (6 tetor 2006). "Convert to Islam changes French mindset: Rebel Ribéry strides from sink estate to brink of greatness" (në anglisht). UK: The Independent. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2009. Marrë më 11 mars 2009.
- ^ Pasquet, Yannick (19 shkurt 2008). "Ribery making his mark in Germany" (në anglisht). NewsBank. Agence France-Presse. Marrë më 11 mars 2009.
- ^ Allen, Peter (2 maj 2012). "'It hurt my family, above all those close to me': French football star Franck Ribery speaks of his affair with underage prostitute" (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 27 mars 2015.
- ^ "Frank Bilal Ribéry se muestra orgulloso de sus creencias" (në anglisht). Web Islam. 18 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 30 prill 2010.
- ^ White, Duncan (4 prill 2009). "Franck Ribery the man to challenge Lionel Messi and Barcelona" (në anglisht). Londër, UK: The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2010. Marrë më 30 prill 2010.
- Gabime CS1: Adresa e arkivimit
- Lindje 1983
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë francezë
- Futbollistë në kombëtaren franceze
- Futbollistë në Galatasaray S.K.
- Futbollistë në Olympique de Marseille
- Futbollistë në FC Bayern München
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve