Jump to content

Benjamin Pavard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Benjamin Pavard

Pavard me FrancënFIFA Kupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBenjamin Jacques Marcel Pavard
Datëlindja (1996-03-28) 28 mars 1996 (28 vjeç)
VendlindjaMaubeuge, Francë
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[1]
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri28
Karriera me të rinjtë
2002–2005US Jeumont
2005–2015Lille
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2016Lille II20(1)
2015–2016Lille21(0)
2016–2019VfB Stuttgart84(2)
2019–2023Bayern München111(8)
2023–Internazionale23(0)
Karriera ndërkombëtare
2015Franca U194(0)
2015–2017Franca U2115(0)
2017–Franca54(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 5 qershor 2024

Benjamin Jacques Marcel Pavard (lindur më 28 mars 1996) është një futbollist profesionist francez i cili luan si mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren franceze. Pozicioni kryesor i Pavard është mbrojtës i djathtë, por ai mund të luaj edhe në qëndër.[2]

Ai e nisi karrierën si futbollist te LilleLigue 1. Në vitin 2016, ai u transferua te VfB Stuttgart në Gjermani, duke fituar titullin e Bundesligës 2. në sezonin e parë. Në janar 2019, Pavard ra dakord për një transferim te Bayern München, i cili u konkretizua në fund të sezonit pas rënjes së Stuttgartit një kategori më poshtë. Në vitin 2020, ai ishte pjesë e ekipit që i fitoi të gjashtë trofetë e vitit: Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Gjermanisë, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube. Në verën e vitit 2023, Pavard firmosi në Itali me Interin.

Pavard debutoi me Francën në nëntor 2017 dhe që atëherë ka fituar FIFA Kupën e Botës 2018 dhe UEFA Ligën e Kombeve 2020–21. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2022.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavard fillimisht luajti me klubin e qytetit të tij në Jeumont, aty ku dhe sulmuesi i famshëm Jean-Pierre Papin kishte filluar karrierën.[3]

Në moshën nëntë vjeç, Pavard u bë pjesë e akademisë së Lille pasi impresionoi zbuluesin e talenteve të klubit, Jean-Michel Vandamme.[3] Ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 më 31 janar 2015 në barazimin 1–1 kundër Nantes, duke luajtur 90 minuta të plota.[4] Pavard luajti 21 ndeshje në kampionat përgjatë dy sezoneve para se të largohej në vitin 2016.[3]

Më 30 gusht 2016, Pavard u transferua te klubi gjerman VfB Stuttgart në një marrëveshje katër-vjeçare.[5] Ai bëri debutimin e tij në Bundesligën 2. më 3 tetor në fitoren 4–0 kundër SpVgg Greuther Fürth, duke shënuar golin e tretë të ndeshjes.[6][7] Ai luajti 21 ndeshje në sezonin e tij të parë në Gjermani,[8] duke ndihmuar Stuttgartin to fitonte titullin kampion dhe të rikthehej në elitë.[9]

Pavard luajti ndeshjen e tij të parë në Bundesligë më 19 gusht në humbjen 2–0 në transfertë kundër Hertha BSC.[10] Goli i tij i parë erdhi më 29 tetor në fitoren 3–0 kundër SC FreiburgMercedes-Benz Arena.[11][3] Më 20 dhjetor 2017, Pavard firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2021.[12]

Pavard ishte një nga katër lojtarët e ekipit që luajti çdo minutë të kampionatit në sezonin 2017–18.[8] Ai u aktivizua në disa pozicione, duke luajtur si qëndër-mbrojtës, mbrojtës i djathtë, mesfushor mbrojtës dhe anësor i djathtë. Megjithatë, pas emërimit të Tayfun Korkut si trajneri i ri i ekipit në janar 2018, Pavard luajti vetëm si qëndër-mbrojtës. Ekipi pësoi vetëm 10 gola në 14 ndeshjet e fundit, duke u ngritur nga vendet e fundit në vendin e 7të, duke humbur kualikimin në UEFA Ligën e Evropës për vetëm një pozicion.[8]

Në sezonin 2018–19, Pavard ishte titullar i rregullt me Stuttgartit që luftoi gjatë gjithë sezonit për mbijetesë. Rënja e ekipit një kategori më poshtë erdhi pas humbjes kundër Union Berlin në fazën play-off.[13]

Pavard duke luajtur në Ligën e Kampioneve, 16 shkurt 2022.

Më 9 janar 2019, Bayern München konfirmoi se Pavard do të bëhej pjesë e ekipit duke nisur nga sezoni 2019–20. Lojtari firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[14]

Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 3 gusht në humbjen 2–0 kundër Borussia DortmunditSuperkupën e Gjermanisë, duke zëvendësuar Thiago Alcântarën në minutën e 80të.[15] Ai shënoi golin e parë me klubin më 31 gusht në fitoren 6–1 kundër Mainz 05 në shtëpi.[16] Më 11 shkurt 2021, Pavard shënoi golin e vetëm të fitores kundër Tigres UANLfinalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2020, duke ndihmuar klubin të fitonte trofeun e gjashtë të vitit.[17]

Më 26 tetor 2022, Pavard shënoi golin e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 3–0 kundër Barcelonës në transfertë.[18] Një javë më vonë, ai shënoi sërisht në një fitore 2–0 kundër Interit në shtëpi, duke ndihmuar Bayernin t'a përfundonte grupin në vendin e parë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje.[19] Më 11 mars 2023, ai shënoi një dopietë në fitoren 5–3 kundër Ausburgut në kampionat.[20]

Më 30 gusht 2023, Inter njoftoi transferimin e Pavard për 30 milion €, përfshirë 2 milion € bonuse të ndryshme.[21] Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare duke u bërë edhe transferimi më i kushtueshëm i futbollit italian për merkaton verore 2023.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 nëntor 2017, Pavard u thirr nga trajneri Didier Deschamps për ndeshjet miqësore kundër Uellsit dhe Gjermanisë, duke marrë ftesën e parë në ekipin e parë të Francës.[22] Ai debutoi katër ditë më pas në fitoren 2–0 kundër Uellsit në Stade de France, duke zëvendësuar Christophe Jallet në fundin e pjesës së parë.[23]

Më 17 maj 2018, Pavard ishte një nga 23 lojtarët që do të merrnin pjesë në FIFA Kupën e Botës 2018 në Rusi.[24] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në fitoren 2–1 kundër Australisë në fazën e grupeve.[25] Më 30 qershor, ai shënoi golin e parë me Francën në fitoren 4–3 kundër Argjentinës në raundin e 16-tave;[26] ai mposhti portierin me një gjuajtje spektakolare nga distanca e cila u votua si goli i turnamentit dhe u nominua për Çmimin Puskas për golin më të bukur të vitit.[27][28] Ai gjithashtu u bë mbrojtësi i parë francez që shënon në një Kupë Bote që nga Lilian Thuram, i cili i shënoi Kroacisë në gjysëm-finalen e edicionit 1998.[29] Pavardi në fund e fitoi Kupën e Botës, duke luajtur si titullar gjashtë nga shtatë ndeshjet e ekipit në turnament.[30]

UEFA Euro 2020, Pavard pësoi një dëmtim në kokë në fitoren 1–0 kundër Gjermanisë në ndeshjen hapëse, por vazhdoi të luante. Ai tha pas ndeshjes se ndihej “pak i trullosur për 10 deri në 15 sekonda”. U duk sikur ishte thyer protokolli i UEFA-s që një lojtar që shfaq shenja tronditjeje duhet të largohej nga ndeshja, pavarësisht nëse ai ose trajneri ishin dakord me të. Pas analizimit të raporteve të mjekëve të skuadrës franceze, UEFA arriti në përfundimin se Pavard nuk e humbi kurrë vetëdijen dhe ishte e drejtë që ai të vazhdonte të luante.[31][32]

Më 9 nëntor 2022, Pavard ishte pjesë e ekipit me 25 lojtarë që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2022Katar.[33]

Benjamin Jacques Marcel Pavard[34] lindi më 28 mars 1996[35]Maubeuge, Nord të Francës.[36] Ai ka qënë në një marrëdhënje me Rachel Legrain-Trapani, nga shkurti 2018 e deri në shkurt 2019.[37]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 21 tetor 2023[38]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Lille II 2014–15 CFA 15 0 15 0
2015–16 CFA 2 4 0 4 0
2016–17 CFA 1 1 1 1
Gjithsej 20 1 20 1
Lille 2014–15 Ligue 1 8 0 0 0 0 0 8 0
2015–16 Ligue 1 13 0 1 0 3 0 17 0
Gjithsej 21 0 1 0 3 0 25 0
VfB Stuttgart 2016–17 2. Bundesliga 21 1 0 0 21 1
2017–18 Bundesliga 34 1 2 0 36 1
2018–19 Bundesliga 29 0 0 0 2[a] 0 31 0
Gjithsej 84 2 2 0 2 0 88 2
Bayern München 2019–20 Bundesliga 32 4 6 0 8[b] 0 1[c] 0 47 4
2020–21 Bundesliga 24 0 1 0 7[b] 0 4[d] 1 36 1
2021–22 Bundesliga 25 0 1 0 10[b] 0 0 0 36 0
2022–23 Bundesliga 30 4 3 0 9[b] 2 1[c] 1 43 7
2023–24 Bundesliga 0 0 0 0 0 0 1[c] 0 1 0
Gjithsej 111 8 11 0 34 2 7 2 163 12
Internazionale 2023–24 Serie A 4 0 0 0 2 0 0 0 6 0
Gjithsej karriera 240 11 14 0 3 0 36 2 9 2 302 15
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off të promocionit të Bundesligës
  2. ^ a b c d Appearances in UEFA Champions League
  3. ^ a b c Ndeshje në DFL-Supercup
  4. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në DFL-Supercup, dy ndeshje dhe një gol në FIFA Kupën e Botës për Klube
Redaktuar më 18 tetor 2023[39]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Franca 2017 2 0
2018 16 1
2019 9 0
2020 4 1
2021 11 0
2022 5 0
2023 5 3
Gjithsej 52 5

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 18 tetor 2023
Rezultatet e Francës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pavard.[39]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Benjamin Pavard
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 30 qershor 2018 Kazan Arena, Kazan, Rusi 9  Argjentina 2–2 4–3 FIFA Kupa e Botës 2018
2 17 nëntor 2020 Stade de France, Saint-Denis, Francë 31  Suedia 2–1 4–2 UEFA Liga e Kombeve A 2020–21
3 27 mars 2023 Aviva Stadium, Dublin, Irlandë 48 Flamuri Republika e Irlandës 1–0 1–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
4 17 tetor 2023 Stade Pierre-Mauroy, Lille, Francë 52  Skocia 1–1 4–1 Ndeshje miqësore
5 2–1
VfB Stuttgart[38]
Bayern München[38]
Pavard #2, duke festuar triumfin e Kupës së Botës 2018.
Franca[38]
Çmime
Urdhëra
  1. ^ "Benjamin Pavard" (në anglisht). FC Bayern München. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  2. ^ ""Central defence is my normal position" - Bayern Munich's Benjamin Pavard". bundesliga.com (në anglisht). Bundesliga. 2021. Marrë më 9 gusht 2023.
  3. ^ a b c d "Benjamin Pavard: 10 things on VfB Stuttgart's French World Cup winner". bundesliga.com (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2018. Marrë më 9 gusht 2018.
  4. ^ "Nantes vs. Lille 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 31 janar 2015. Marrë më 15 mars 2015.
  5. ^ "VfB sign Benjamin Pavard" (në anglisht). VfB Stuttgart. 30 gusht 2016. Marrë më 30 gusht 2016.
  6. ^ "Mit dieser Startelf spielt der VfB" (në gjermanisht). Stuttgarter Zeitung. 3 tetor 2016. Marrë më 1 korrik 2018.
  7. ^ "Hier finden Sie alle Informationen zum achten Spieltag" (në gjermanisht). Stuttgarter Nachrichten. 3 tetor 2016. Marrë më 1 korrik 2018.
  8. ^ a b c "VfB Stuttgart and France defender Benjamin Pavard: The next Lilian Thuram?" (në anglisht). Bundesliga. 1 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
  9. ^ "Stuttgart wins German 2nd division to return to Bundesliga" (në anglisht). ABS-CBN Sports. 22 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
  10. ^ "Leckie double helps Hertha beat Stuttgart" (në anglisht). Bundesliga. 19 gusht 2017. Marrë më 1 korrik 2018.[lidhje e vdekur]
  11. ^ Robin Tillenburg (29 tetor 2017). "Stuttgart siegt in Überzahl gegen Freiburg". sportschau.de (në gjermanisht). Marrë më 1 korrik 2018.
  12. ^ "VfB extend contract with Benjamin Pavard" (në anglisht). VfB Stuttgart. 20 dhjetor 2017. Marrë më 20 dhjetor 2017.
  13. ^ "Union Berlin hold on against VfB Stuttgart to earn historic promotion" (në anglisht). Bundesliga. 24 maj 2019. Marrë më 17 korrik 2019.
  14. ^ "FC Bayern sign world champion Benjamin Pavard". fcbayern.com (në anglisht). FC Bayern München. 9 janar 2019. Marrë më 9 janar 2019.
  15. ^ "Off-colour Red fall to ruthless Dortmund". fcbayern.com (në anglisht). FC Bayern München. Marrë më 18 gusht 2019.
  16. ^ "Bayern Munich 6–1 Mainz" (në anglisht). BBC Sport. 31 gusht 2019. Marrë më 2 shtator 2019.
  17. ^ "Pavard completes sextuple for dominant Bayern" (në anglisht). FIFA. 11 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2021. Marrë më 11 shkurt 2021.
  18. ^ "Barcelona 0–3 Bayern" (në anglisht). UEFA. 26 tetor 2022.
  19. ^ "Tor-Balsam gegen den Frust: Pavard stellt Nagelsmann vor Probleme". Sky Sport (në gjermanisht). 2 nëntor 2022.
  20. ^ "Bayern Munich 5–3 FC Augsburg" (në anglisht). BBC Sport. 11 mars 2023. Marrë më 13 mars 2023.
  21. ^ "Benjamin Pavard joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 gusht 2023. Marrë më 30 gusht 2023.
  22. ^ "Benjamin who? Pavard is surprise inclusion in France squad" (në anglisht). Fox Sports. 7 nëntor 2017. Marrë më 10 nëntor 2017.
  23. ^ Dafydd Pritchard (10 nëntor 2017). "France 2–0 Wales" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 korrik 2018.
  24. ^ "World Cup 2018: Anthony Martial and Alexandre Lacazette left out of France squad" (në anglisht). BBC Sport. 17 maj 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
  25. ^ "2018 FIFA World Cup Russia™ – Matches – France – Australia" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
  26. ^ "French player rips a screamer vs. Argentina for his first international goal and one of the wildest shots of the World Cup". Business Insider (në anglisht). Marrë më 1 korrik 2018.
  27. ^ "Pavard's stunner voted Hyundai Goal of the Tournament" (në anglisht). FIFA. 25 korrik 2018. Marrë më 25 korrik 2018.
  28. ^ "FIFA Puskas Award 2018 – THE NOMINEES" (në anglisht). FIFA. 3 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2019. Marrë më 6 nëntor 2019.
  29. ^ "Benjamin Pavard, like Lilian Thuram, scores at World Cup". The Washington Post (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2019. Marrë më 1 korrik 2018.
  30. ^ "Benjamin Pavard Player Profile" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 16 korrik 2018.
  31. ^ Paul MacInnes (16 qershor 2021). "Uefa 'satisfied' France treated Benjamin Pavard correctly after Gosens collision". The Guardian (në anglisht). Marrë më 30 qershor 2021.
  32. ^ Janek Speight (17 qershor 2021). "Euro 2020: UEFA concussion protocol under question after 'sickening' Pavard incident" (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 30 qershor 2021.
  33. ^ "France World Cup squad: William Saliba and Ibrahima Konate picked by Didier Deschamps in 25-man squad". Sky Sports (në anglisht). 9 nëntor 2022.
  34. ^ a b "Décret du 31 décembre 2018 portant promotion et nomination". Journal Officiel de la République Française (në frëngjisht). 2019 (0001). 1 janar 2019. PRER1835394D. Marrë më 24 gusht 2019.
  35. ^ "FIFA World Cup Russia 2018: List of Players: France" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 11. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2019.
  36. ^ "Benjamin Pavard". L'Équipe (në frëngjisht). Paris. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  37. ^ "Rachel Legrain-Trapani : Rupture confirmée avec Benjamin Pavard !" (në frëngjisht). Pure People. 18 shkurt 2019. Marrë më 21 shtator 2023.
  38. ^ a b c d "Benjamin Pavard" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 gusht 2023.
  39. ^ a b "Benjamin Pavard". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
  40. ^ "Pavard's stunner voted Hyundai Goal of the Tournament" (në anglisht). FIFA. 25 korrik 2018. Marrë më 25 korrik 2018.
  41. ^ "Champions League breakthrough team of 2019" (në anglisht). UEFA. 30 dhjetor 2019. Marrë më 25 janar 2020.
  42. ^ "Sechsmal Bayern, einmal Gladbach: Die kicker-Elf der Saison (2019/20)". kicker.de (në gjermanisht). 3 korrik 2020. Marrë më 3 shtator 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]