Manuel Neuer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Manuel Neuer
Manuel Neuer, Germany national football team (01).jpg
Personal information
Emri i plotë Manuel Neuer
Data e lindjes 27 Mars 1986 (28 vjeçar)
Vendi i lindjes Gelsenkirchen, Gjermania
Gjatësia 1.94 m
Pozita ne fushë Portieri
Informacionet për klubin
Klubi aktual Bayern München
Numri 1
Kariera në rini
1991–2004 FC Schalke 04
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gola)
2004–2008
2005-2011
2011-
FC Schalke 04 II
FC Schalke 04
FC Bayern
02 (0)
0122 (0)
00 (0)
Ekipi kombëtar
2006-2009
2009-
Gjermania U21
Gjermania
020 (0)
0 10(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 21:32, 6 April 2008 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 20 June 2007

Manuel Neuer (27 Mars 1986, Gelsenkirchen) është një futbollist gjerman i cili luan si portier për FC Bayern Munich. Idhulli i tij si fëmijë ishte ish-portieri gjerman dhe i FC Schalke 04 Oliver Kahn.

Kariera me klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Schalke 04[redakto | redakto tekstin burimor]

Neuer nënshkroi një kontratë si profesionist në 2005 pasi kaloi me sukses në secilin prej fazave të të rinjve të klubit të qytetit të tij. Ai bëri debutimin e tij në Bundesliga kur zëvendësoi të dëmtuarin Frank Rost në javën e dytë të sezonit 2006-2007. 20 vjeçari fitoi pozicionin si tiutullar kur Frank Rost u lëshua përpara përplasjes me FC Bayern Munich. Ai nuk zhgënjeu dhe i siguroi skuadrës një barazim 2-2 me kampionët në fuqi. Pavarësisht moshës së tij të re, ai përflitej se do të ishte pasardhës i idhullit të dikurshëm oliver kahn në kombëtaren gjermane.

Në 5 Mars 2008, në raundin e parë eliminues të UEFA Champions League, Neuer bëri një performancë të shkëlqyer kundër FC Porto, ku ai ai thuajse i vetëm e mbajti Schalken në lojë me disa pritje të shkëlqyera dhe e solli ndeshjen deri tek penalltitë. Më vonë ai priti penalltitë e Bruno Alves dhe Lisandro Lopez duke ndihmuar Schalken të kualifikohej. Për pritjet e tij heroike, ai u kanidua si një nga portierët e vitit nga UEFA dhe ishte portieri më i ri i Bundesliga në këtë listë. Ai ishte një nga tre lojtarët e Bundesliga që luajti në secilën minutë të sezonit 2007-2008.

Sezoni 2008-2009 ishte disi zhgënjyes duke qënë se Schalke përfundoi në vendine tetë në klasifikim dhe humbi mundësinë për të luajtur në Europa League.Megjithatë, forma e tij e mirë në kampionatin Europian U-21 ndezi interesin e Bayern Munchen, dhe presidenti Karl-Heinz Rummenigge deklaroi interesimin e klubit për portierin e ri. Traineri i ri i Schalke, Felix Magath, deklaroi se Neuer do të qëndronte me klubin sezonin tjetër. Në Nëntor, ai ishte i vetmi portier gjerman në listën e pesë portierëve të nominuar për skuadrën e vitit nga UEFA.

Bayern Munich[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 1 qershor 2011 FC Schalke 04 dhe FC Bayern Munich ka konfirmuar se Neuer do të shkojë në Bayern Munich në korrik 2011. Manuel Neuer ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare që do të zgjasë deri në qershor 2016. Transferimi ishte me vlerë 22.000.000 €, duke e bërë Neuer portieri i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Kariera ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi kaloi nëpër ekipet e të rinjve, Neuer debutoi në skuadrën U-21 në 15 Gusht 2006 kundër Hollandës. Në vitin 2009 ai fitoi kampionatin Europian U-21 me skuadrën gjermane në Suedi dhe e mbajti portën e tij të paprekur në finalen ndaj Anglisë.

Neuer u thërrit me ekipin gjerman të të rriturve në 19 Maj 2009 në një tur në Azi. Ai debutoi në këtë tur në një ndeshje kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në 2 Qershor. Ai luajti në miqësoren e Nëntorit kundër Bregut të Fildishtë e cila mbaroi 2-2. Megjithëse ai pranoi përgjegjësinë për golin e parë, traineri Joachim Löë refuzoi t’ia hedhë atij fajin dhe përkundrazi e përgëzoi atë.

Vdekja tragjike e Robert Enke në Nëntor 2009 e pa atë të ngrihej në vendin e dytë si zgjedhja e dytë pas portierit Rene Adler. Megjithatë, Adler vuajti një dëmtim serioz i cili e la jashtë botërorit 2010. Neuer u thërrit si zgjedhja e parë e skuadrës.

Neuer u zgjodh si portieri i parë për Botërorin 2010. Gjatë fazës së grupeve ai pësoi vetëm një gol ndaj Serbisë. Ai dha edhe një asist për golin e parë të Gjermanisë në fitoren kundër Anglisë, 4-1.

Fitoret[redakto | redakto tekstin burimor]

Cmimet e fituara

Performanca me klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Gjermani Liga DFB-Pokal Evropë Gjithësej
2005–06 Schalke 04 Bundesliga 0 0 0 0 0 0 0 0
2006–07 27 0 0 0 0 0 27 0
2007–08 34 0 3 0 10 0 47 0
2008–09 27 0 2 0 5 0 34 0
2009–10 33 0 5 0 - - 38 0
2010-11 FC Bayern Munich Bundesliga 34 0 5 0 15 0 52 0
2011-12 33 0 5 0 15 0 52 0
2012-13 18 0 2 0 6 0 26 0
Gjithësej karriera 207 0 23 0 48 0 278 0

Jeta private[redakto | redakto tekstin burimor]

Vëllai tij Marcel është arbitër në Verbandsliga.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]