Jump to content

Sergio Busquets

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sergio Busquets

Busquets duke luajtur për Barcelonën në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSergio Busquets Burgos[1]
Datëlindja16 korrik 1988 (36 vjeç)[2]
VendlindjaSabadell, Spanjë
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[2]
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Inter Miami
Numri5
Karriera me të rinjtë
1995–1996Badia
1996–1999Barberà Andalucía
1999–2003Lleida
2003–2005Jàbac Terrassa
2005–2007Barcelona
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2008Barcelona B25(2)
2008–2023Barcelona481(11)
2023–Inter Miami0(0)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Spanja U213(1)
2009–2022Spanja143(2)
2008–Katalonia8(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 mars 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 28 nëntor 2019

Sergio Busquets Burgos (Katalonisht: [busˈkɛts], Spanjisht: [ˈseɾxjo βusˈkets]; lindur më 16 korrik 1988) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin amerikan Inter Miami.

Busquets u bë pjesë e ekipit e parë të Barcelonës në korrik 2008, dhe shpejt u bë një lojtar i rëndësishëm i ekipit. Në sezonin e tij të parë, Busquets ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën, një arritje të cilën e përsëriti edhe në sezonin 2014–15.

Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën me Katalanasit, duke luajtur mbi 500 ndeshje zyrtare. Ai u bë lojtar i Spanjës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar më shumë se 100 paraqitje.

Busquets ndihmoi Spanjën të fitonte Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai ka përfaqsuar kombin e tij edhe në dy edicione të Kupës së Botës dhe në UEFA Euro 2016.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Sabadell, Barcelonë, Busquets filloi të luante futboll me ekipin lokal CD Badia del Vallès,[3] dhe më pas luajti me klube si CEF Barberà Andalucía, UE Lleida dhe UFB Jàbac Terrassa,[4] para se të bashkohej me të rinjtë e Barcelonës në vitin 2005.[5] Ai shënoi shtatë gola në 26 ndeshje me ekipin Juvenil A në sezonin e tij të dytë, dhe pas dy vitesh, Busquets u bë pjesë e ekipit B te drejtuar nga Josep Guardiola; ai ndimoi ekipin të ngjitejdivizonin e tretë.[6][7] Në të njëjtin sezon ai debutoi edhe me ekipin e parë, si zëvëndësues në Copa Catalunya.[8]

"Pozicionalisht, ai duket si një veteran pa top. Me top ai e bën të vështirën të duket e lehtë: ai kontrollon topin me një apo dy prekje. Pa top, ai na jep neve një mësim: ajo e të qënit në vendin e duhur për të interceptuar ose thjesht të vraposh për të rikuperuar topin."

Johan Cruyff, 15 shtator 2008[9]

Më 13 shtator 2008, Busquets luajti ndeshjen e parë në La Liga, duke u paraqitur për 90 minuta në barazimin 1–1 në shtëpi ndaj Racing de Santander.[10] Gjatë përballjes së Barcelonës në Ligën e Kampioneve ndaj BaselSt. Jakob-Park më 22 tetor 2008, ai shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15të në një fitore 5–0 në fazën e grupeve;[11] në fillim të dhjetorit, në një ndeshje tjetër si titullar, ai shënoi golin e dytë për Barçën në këtë kompeticion, një gol në minutën e 83të të humbjes 2–3 në shtëpi kundër Shaktar Donetsk.[12]

Më 22 dhjetor 2008, Busquets firmosi një kontratë deri në vitin 2013 me një klauzolë lirimi 80 milion €.[13][14] Më 7 mars 2009, ai shënoi golin e parë në kampionat në një fitore 2–0 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao.[15] Më 27 maj, pasi kishte konkuruar rregullisht për një vend në formacionin titullar me lojtarët me përvojë Seydou Keita dhe Yaya Touré, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Barcelona mposhti 2–0 ekipin anglez Manchester United; me këtë fitore, Carles dhe Sergio Busquets u bënë grupi i tretë baba-bir që kanë fituar kompeticionin më të rëndësishëm për klube duke luajtur me të njëjtin ekip, duke iu bashkuar Manuel Sanchís Martínez dhe Manuel Sanchís Hontiyuelo (me Real Madridin) dhe Cesare Maldini dhe Paolo Maldini (A.C. Milan).[16]

Forma e mirë e Busquets vazhdoi edhe në sezonin 2009–10,[17][18] me trajnerin Guardiola që parapëlqente atë në vend të fildishtasit Touré në qëndër të mesfushës. Në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve ndaj InteritCamp Nou më 28 prill 2010, ai u rrëzua në tokë pasi Thiago Motta ngriti dorën dhe u duk sikur e kishte shtyrë Busquetsin direkt në fytyrë.[19] Si rezultat i këtij veprimi, Thiago Motta doli nga fusha e lojës me karton të kuq për sjellje të dhunshme, kurse Busquets u kritikua nga media dhe Motta për simulimin e tij.[19][20][21][22]

Sergio Busquets në aksion me Barcelonës, 17 mars 2019.

Busquets u paraqit në çdo ndeshje të sezonit 2010–11, duke luajtur edhe në disa raste si qëndër-mbrojtës.[23][24] Më 27 janar 2011, ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2015, kurse klauzola e lirimit u rrit në 150 milion €.[25] Më 8 mars, duke luajtur si qëndër-mbrojtës, ai shënoi një autogol pas ekzekutimit të një goditje këndi kundër Arsenalit në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve, që barazoi rezultatin 1–1; Barcelona në fund fitoi ndeshjen 3–1, dhe u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[26]

Më 24 prill 2012, Busquets shënoi një gol të rrallë – i gjashti i tij në katër sezone – duke realizuar me portë bosh pas krosimit të ulët në zonë nga Isaac Cuenca, duke i dhënë avantazhin 1–0 Barcelonës në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve ndaj Çelsit. Barcelona në fund mori vetëm një barazim 2–2 ndaj tyre, dhe u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[27]

Më 16 korrik 2013, në ditëlindjen e tij të 25të, Busquets rinovoi kontratën deri në vitin 2018, kurse klauzola e tij e lirimit qëndroi e pandryshuar.[28] Më 1 gusht 2014, pas pensionimit të kapitenit Carles Puyol dhe me kërkesë të vetë veteranit, Busquets mori fanellën me numrin 5 për sezonin e ardhshëm.[29][30]

Më 6 qershor 2015, Busquets e nisi si titullar finalen e Ligës së Kampioneve, me ekipin e tij që fitoi trofeun e pesë të këtij kompeticioni pasi mposhti JuventusinOlympiastadionBerlinit.[31] Kjo gjë e bëri Barcelonën klubin e parë në histori që e ka fituar tripletën (që përbëhet nga Kampionati, Kupa dhe Kupa Evropiane) dy herë, duke bërë që Daniel Alves, Busquets, Andrés Iniesta, Lionel Messi, Pedro, Gerard Piqué dhe Xavi të jenë lojtarët e vetëm në të dyja rastet.[32][33]

Më 1 tetor 2017, Busquets shënoi të parin e fitores 3–0 në shtëpi ndaj Las Palmas e cila u luajt pa tifozë në Camp Nou për shkak të referendumit të Katalonjës për pavarësi.[34][35]

Më 24 nëntor 2018, Busquets zhvilloi paraqitjen e tij të 500të në të gjitha kompeticionet me Barcelonën në barazimin 1–1 në transfertë ndaj Atlético Madrid.[36][37] Pas kësaj, në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Tottenham Hotspur më 11 dhjetor, Busquets regjistroi ndeshjen e tij të 100të në Ligën e Kampioneve.[38]

Më 23 qershor 2023, Inter Miami njoftoi transferimin e Busquets.[39] Ai firmosi një kontratë për dy vite e gjysëm dhe mori fanellën me numrin 5.[40]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Busquets duke luajtur për SpanjënKupën e Botës 2018.

Më 11 tetor 2008, Busquets bëri debutimin e tij me kombëtaren nën-21 në ndeshjen e parë të raundit kualfikues play-off të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2009 kundër Zvicrës; ai shënoi në minutën e 17të, por ekipi i tij u mposht 2–1,[41] megjithatë, arriti të kualifikohej me rezultatin e përgjithshëm 4–3 pas fitores në ndeshjen e kthimit.[42]

Më 11 shkurt 2009, Busquets u thirr në ekipin e parë për një ndeshje miqësore ndaj Anglisë.[43] Ai më pas u emërua si zëvëndësues për ndeshjen kualifikueseKupës së Botës 2010 kundër Turqisë më 28 mars 2009;[44] Busquets, megjithatë, mundi të debutonte në ndeshjen e kthimit të luajtur në Stamboll, ku ai hyri në 16 minutat e fundit të fitores 2–1 të La Rojas në vend të David Silvës.[45]

Busquets u thirr nga trajneri Vicente del Bosque për të luajtur në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, duke mbajtur rolin e mesfushorit mbrojtsë në vend të brazilianit të natyralizuar Marcos Senna i cili e kishte pasur atë rol në UEFA Euro 2008.[46] Ai luajti në të gjitha ndeshjet e turnamentit dhe ndihmoi Spanjën të shpallej kampione bote; ai u zëvëndësua vetëm një herë, në 30 minutat e fundit të takimit të parë të ekipit kundër Zvicrës e cila u humb 1–0.[47]

Më 8 shtator 2014, Busquets shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 5–1 ndaj Maqedonisë gjatë fazës kualifikuese të Euro 2016.[48] Goli i dytë erdhi më 15 nëntor gjatë një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë në fitoren 3–0 ndaj Bjellorusisë.[49]

Busquets festoi ndeshjen e tij të 100të me kombëtaren më 9 tetor 2017 në fitoren 1–0 jashtë fushe ndaj Izraelit e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.[50] Ai më pas u zgjodh edhe në finalet e turnamentit nga trajneri Julen Lopetegui.[51]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Ai është një nga talentet më të mëdhenj që ka futbolli spanjoll. Ky është një zbulim. Kur e pashë Busquets të luante për herë të parë, thirra një shok dhe i thash: ‘Pash një lojtar nga një specie e zhdukur’. Ai është një yll."

César Luis Menotti, korrik 2011[52]

"Nëse do të isha një lojtar, do të më pëlqente të isha si Busquets."

Vicente del Bosque, qershor 2010[53]

Busquets zakonisht luan si mesfushor qëndror dhe mbrojtës, por mund të përshtatet edhe si qëndër-mbrojtës.[54] Ai është një lojtar punëtor i cili shkëlqen në rikuperimin e topit dhe thyen aksionet e kundërshtarëve falë sensit të të pozicionuarit, aftësive mbrojtëse, inteligjencës taktike dhe aftësisë në leximin e lojës.[9][54][55] Fal vizionit, kontrollit të topit, forcës fizike, aftësive teknike dhe saktësisë në pasime, Busquets e humbet rrallë zotërimin e topit, dhe sëbashku kolegë aktualë dhe në të kaluarën në mesfushë, si psh Iniesta, Xavi dhe Ivan Rakitić, ai ka pasur rol krijues në formacion duke luajtur edhe si organizator i tërhequr.[55][56][57][58][59]

Trajneri Del Bosque e ka vlersuar Busquets, duke thënë, "Nëse e shef të gjithë lojën, ju nuk do të shihni Busquetsin, por nëse keni parë Busquetsin, keni parë gjithë lojën."[60] Gjatësia është gjithashtu një tjetër avantazh i Busquets; ky atribut e bënë atë efektiv në duelet ajërore si dhe e lejon të shkojë në pozicione më të avancuara, duke qënë edhe një sulm shtesë për ekipit e tij.[61] Busquets është akuzuar edhe për simulimet e tij nga media në disa raste, për shkak se lojtarët kundërshtar janë ndëshkuar me karton gabimisht ose edhe janë nxjerrë jashtë për shkak të reagimeve të tij të tepruara dhe protestave. Megjithatë, në përgjigje të këtyre akuzave, ai mbrojti simulimet në futboll si lojë inteligjente.[62]

I konsideruar shpesh si një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botës,[63] Busquets ka marrë vlerësime nga kolegët e tij, me Messin i cili ka thënë: "Kur ka vështirësi, ai (Busquets) është atje."[64]

Babai i tij, Carles, ishte gjithashtu futbollist. Ai luajti si portier për Barcelonën për disa vite në 1990', edhe pse më së shumti si rezervë.[65]

Në vitin 2014, Busquets filloi një marrëdhënje me Elena Galera. Dy vite më pas, ai u bë baba për herë të parë kur gruaja e tij i dha jetë një djali të quajtur Enzo.[66] Ai ka një tatuzh në arabisht në krahun e tij që lexon: "Një gjë për ty, jeta në shtetin tim", që i dekikohet gjyshit të tij me të cilin ai ishte shumë i lidhur.[67]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 30 mars 2019
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Copa del Rey Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Barcelona B 2007–08[5] Tercera División 23 2 23 2
2008–09[68] Segunda División B 2 0 2 0
Gjithsej 25 2 25 2
Barcelona 2008–09[69] La Liga 24 1 9 0 8[a] 2 41 3
2009–10[69] 33 0 4 0 11[b] 0 4[c] 1 52 1
2010–11[69] 28 1 5 0 12[a] 0 1[d] 0 46 1
2011–12[69] 31 1 8 0 11[e] 1 2[f] 0 52 2
2012–13[69] 31 1 4 0 8[a] 0 2[d] 0 45 1
2013–14[69] 32 1 5 1 9[a] 1 2[d] 0 48 3
2014–15[69] 33 1 4 0 10[a] 0 47 1
2015–16[69] 35 0 5 0 10[g] 0 3[h] 0 53 0
2016–17[69] 33 0 5 0 8[a] 0 2[d] 0 48 0
2017–18[69] 31 1 7 0 10[a] 0 2[d] 0 50 1
2018–19[69] 28 0 5 0 8[a] 0 1[d] 0 42 0
2019–20 33 2 2 0 7[a] 0 1[d] 0 43 2
2020–21 36 0 6 0 6[a] 0 2[d] 0 50 0
2021–22 36 2 2 0 12[i] 1 1[d] 0 51 3
2022–23 30 0 5 0 5[j] 0 2[d] 0 42 0
Gjithsej 339 7 61 1 105 4 19 1 524 13
Gjithsej karriera 364 9 61 1 105 4 19 1 549 15
  1. ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Një ndeshje në UEFA Superkupën Evropiane, dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje dhe një gol në FIFA Kupën e Botës për Klube
  4. ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. ^ Një ndeshje në UEFA Superkupën e Evropës, dhjetë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve
  6. ^ Një ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  7. ^ Një ndeshje në UEFA Superkupën e Evropës, nëntë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
  8. ^ Një ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  9. ^ Six appearances in UEFA Champions League, six appearances and one goal in UEFA Europa League
  10. ^ Four appearances in UEFA Champions League, one appearance in UEFA Europa League
Redaktuar më 23 mars 2019[70]
Busquets (djathtas) në aksion me Spanjën gjatë ndeshjes së Kupës së Botës kundër Iranit.
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2009 10 0
2010 16 0
2011 11 0
2012 14 0
2013 12 0
2014 11 2
2015 8 0
2016 12 0
2017 8 0
2018 9 0
2019 1 0
Gjithsej 112 2

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 15 nëntor 2014 Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Busquets[70]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 8 shtator 2014 Ciutat de València, Valencia, Spanjë 70 Flamuri Maqedonia 3–1 5–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
2 15 nëntor 2014 Nuevo Colombino, Huelva, Spanjë 73 Flamuri Bjellorusia 2–0 3–0
Busquets gjatë një ndeshje miqësore me Katalonjën në dhjetor 2013.

Barcelona[2]

Spanja

Xavi dhe Busquets (djathtas) duke pozuar me Trofeun Henri Delaunay pas suksesit të Spanjës në Euro 2012
  • Çmimi Princi i Asturias: 2010
  • Medalja e artë e Rendit Mbretëror të Meritës Sportive: 2011[77]
  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of players" [FIFA Kupa e Botës Afika e Jugut 2010: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 4 qershor 2010. fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 maj 2019. Marrë më 13 shtator 2013.
  2. ^ a b c "Sergio Busquets" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 8 maj 2017.
  3. ^ "Jugadores salidos de Badia" [Lojtarët që erdhën nga Badia] (në spanjisht). CD Badia del Vallès. 20 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015.
  4. ^ S. Busquets Arkivuar 23 dhjetor 2015 tek Wayback Machine; te Sport (në Spanjisht)
  5. ^ a b "Sergio Busquets" (në spanjisht). Blaugranas. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018.
  6. ^ "FC Barcelona: The meteoric rise of Sergio Busquets" [FC Barcelona: Rritja meteorike e Sergio Busquets] (në anglisht). Bleacher Report. 16 korrik 2011. Marrë më 30 mars 2019.
  7. ^ "Sergio Busquets: El día que empezó todo" [Sergio Busquets: Dita kur filloi e gjitha] (në spanjisht). Mundo Deportivo. 25 shkurt 2016. Marrë më 30 mars 2019.
  8. ^ "Sergio Busquets Burgos" (në spanjisht). FC Barcelona. 3 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2020. Marrë më 30 mars 2019.
  9. ^ a b "Sergio Busquets completa un viaje vertiginoso que en 8 meses le ha llevado de Tercera a la selección" [Sergio Busquets kompleton udhëtimin meteorik që e mori atë nga Tercera te ekipi kombëtar në 8 muaj] (në spanjisht). El Periódico de Catalunya. 7 shkurt 2009. Marrë më 30 mars 2019.
  10. ^ "Trata de arrancarlo, Pep" [Nise këtë gjë, Pep] (në spanjisht). Madrid: Marca. 13 shtator 2008. Marrë më 9 korrik 2014.
  11. ^ "Basel overwhelmed by five-star Barça" [Basel tronditet nga Barça me pesë yje] (në anglisht). UEFA. 22 tetor 2008. Marrë më 22 tetor 2008.
  12. ^ "Shakhtar brush aside youthful Barcelona" [Shakhtar fshin Barcelonën e re] (në anglisht). UEFA. 9 dhjetor 2008. Marrë më 15 janar 2010.
  13. ^ "Busquets thrilled to commit future to Barça" [Busquets i ngazëllyer të vazhdoj të ardhmen te Barça] (në anglisht). UEFA. 22 dhjetor 2008. Marrë më 22 dhjetor 2008.
  14. ^ "Busquets signs new Barcelona contract" [Busquets firmos një kontratë të re me Barcelonën] (në anglisht). Tribal Football. 23 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2008. Marrë më 23 dhjetor 2008.
  15. ^ "Vuelve el espectáculo" [Shfaqja është kthyer] (në spanjisht). Marca. 7 mars 2009. Marrë më 8 maj 2017.
  16. ^ "Los Busquets hacen historia" [Busquets-at bëjnë histori] (në spanjisht). Mundo Deportivo. 29 maj 2009. Marrë më 8 maj 2017.
  17. ^ "Barcelona responds like a true champion" [Barcelona përgjigjet si një kampion i vërtetë] (në anglisht). The New York Times. 25 nëntor 2009. Marrë më 31 mars 2019.
  18. ^ "Distractions looming as Barca bid for the double" [Shpërqëndrimet shfaqen me Barçë që synon dopietën] (në anglisht). BBC. 16 mars 2010. Marrë më 31 mars 2019.
  19. ^ a b Mole, Giles (29 prill 2010). "Barcelona v Inter Milan: Thiago Motta fumes at Sergio Busquets' 'terrible behaviour'" [Barcelona v Inter Milan: Thiago Motta irritohet për 'sjellen e tmerrshme' të Sergio Busquets] (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2010. Marrë më 29 prill 2010.
  20. ^ Lyon, Sam (28 prill 2010). "Barcelona 1–0 Inter Milan (agg 2–3)" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 gusht 2014.
  21. ^ Jenson, Pete (30 prill 2010). "Banned Motta asks Uefa to act over Busquets 'theatre'" [I dënuari Motta i kërkon UEFA-s të veproj për 'teatrin' e Busquets] (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 29 prill 2010.
  22. ^ Hayward, Paul (2 maj 2010). "Fair Play 0, Foul Play 1 – a cynical classic from the Camp Nou conmen" [Fair Play 0, Foul Play 1 – një klasike cinike nga batakçiu i Camp Nou] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 25 korrik 2014.
  23. ^ "'Ya sabemos que Busquets es un inútil'" ['Të gjithë e dimë që Busquets është i pavlerë'] (në spanjisht). El Mundo. 16 shtator 2011. Marrë më 8 maj 2017.
  24. ^ "El día que Sergio Busquets y Mascherano se ordenaron" [Dita kur Sergio Busquets dhe Mascherano u vendosën sëbashku] (në spanjisht). Diario AS. 15 mars 2016. Marrë më 8 maj 2017.
  25. ^ "Busquets signs new Barca deal" [Busquets firmos marrëveshje të re me Barçën] (në anglisht). ESPN FC. 27 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2011. Marrë më 31 mars 2019.
  26. ^ "Brilliant Barcelona outgun ten-man Arsenal" [Barcelona e shkëlqyer mposht Arsenalin me dhjetë vetë] (në anglisht). UEFA. 8 mars 2011. Marrë më 9 mars 2011.
  27. ^ "Ten-man Chelsea hold off Barça to reach final" [Chelsea me dhjetë vetë mbajnë Barçën për të arritur finalen] (në anglisht). UEFA. 24 prill 2012. Marrë më 31 mars 2019.
  28. ^ "Barcelona renews Sergio Busquets' contract through 2018" [Barcelona rinovon kontratën e Sergio Busquets deri në vitin 2018] (në anglisht). New York: Sports Illustrated. 16 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2013. Marrë më 23 tetor 2013.
  29. ^ "Busquets inherits Puyol's number 5 shirt" [Busquets trashëgon fanellën me numrin 5 të Puyol] (në anglisht). Marca. 1 gusht 2014. Marrë më 8 maj 2017.
  30. ^ "Busquets trashëgon fanellën e Puyolit". Lajmi.net. 1 gusht 2014. Marrë më 8 maj 2017.
  31. ^ "Champions, Barcelona shpallet kampione e Europës. Mposht 3-1 Juventusin në finale". Top-Channel.tv. 6 qershor 2015. Marrë më 31 mars 2019.
  32. ^ "Barcelona, skuadra e parë në histori që fiton dy herë tripletën (Foto)". Drenica Press. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 31 mars 2019.
  33. ^ "Barça make history with second treble!" [Barça bën historinë me tripletën e dytë!] (në anglisht). FC Barcelona. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
  34. ^ "Referendumi i Katalunjës, Barcelona zhvillon ndeshje pa tifozë (FOTO)". BalkanWeb.com. 1 tetor 2017. Marrë më 31 mars 2019.
  35. ^ "Nuk ka të ndalur Barça, 'shkel' edhe Las Palmas". RTV21.tv. 1 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 31 mars 2019.
  36. ^ Alfred Lleshi (24 nëntor 2018). "Lojtari bëhet "mister 500", ngjitet në "Olimpin" e Barçës (infografiku)". Telesport.al. Marrë më 13 prill 2020.[lidhje e vdekur]
  37. ^ "500 ndeshje zyrtare për Busquets – lojtari hyn në historinë e Barçës". Gazeta Blic. 24 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 13 prill 2020.
  38. ^ "Tottenham merr barazim në Camp Nou, kualifikohet në 1/8 e finales". Gazeta Express. 11 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 31 mars 2019.
  39. ^ "Sergio Busquets: Inter Miami announce signing of Barcelona captain" [Sergio Busquets njofton firmosjen e kapitenit të Barcelonës] (në anglisht). BBC Sport. 23 qershor 2023.
  40. ^ "Inter Miami CF Signs Legendary Midfielder Sergio Busquets" [Inter Miami CF firmos me mesfushorin legjendar Inter Miami CF] (në anglisht). Inter Miami CF. 16 korrik 2023.
  41. ^ "España sub'21 cae en Suiza y emplaza la clasificación para la vuelta" [Spanja nën-21 bie në Zvicër dhe shtyn kualifikimin në ndeshjen e dytë] (në spanjisht). El Confidencial. 11 tetor 2008. Marrë më 8 maj 2017.
  42. ^ "Crónica del España-Suiza, 3–1" [Kronika e Spanjë-Zvicër, 3–1] (në spanjisht). Europa Press. 15 tetor 2008. Marrë më 8 maj 2017.
  43. ^ "Lista de convocados para el amistoso ante Inglaterra" [Thirrjet për miqësoren kundër Anglisë] (në spanjisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 6 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2009. Marrë më 6 shkurt 2009.
  44. ^ "Crónica del España – Turquía: 1–0" [Kronika e Spanjë – Turqi: 1–0] (në spanjisht). Europa Press. 29 mars 2009. Marrë më 8 maj 2017.
  45. ^ "España remonta en Turquía e iguala el récord de Javier Clemente (1–2)" [Spanja përmbys Turqinë dhe barazon rekordin e Javier Clemente (1–2)] (në spanjisht). 20 minutos. 1 prill 2009. Marrë më 8 maj 2017.
  46. ^ "Busquets espera estar a la altura de Marcos Senna" [Busquets shpreson të arrij Marcos Sennën] (në spanjisht). Marca. 28 maj 2010. Marrë më 8 maj 2017.
  47. ^ "Zviceranët të lumtur të pranojnë 'dhuratën' spanjolle" (në anglisht). FIFA. 16 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2010. Marrë më 8 maj 2017.
  48. ^ "Pikë të plota për Spanjën, renditet e dyta në Grupin C". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 8 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 31 mars 2019.
  49. ^ "Euro 2016, kualifikueset "tronditen" nga "të vegjlit"". Top-Channel.tv. 16 nëntor 2014. Marrë më 31 mars 2019.
  50. ^ "Un golazo de Illarra premia a España" [Goli i mrekullueshëm i Illarrës shpërblen Spanjën] (në spanjisht). Marca. 9 tetor 2017. Marrë më 9 tetor 2017.
  51. ^ "Morata ngelet jashtë. Lista e Spanjës për "Rusia 2018"". insporti.com. 21 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2018. Marrë më 21 maj 2018.
  52. ^ ""El fútbol se lo robaron a la gente"" ["Njerëzit që iu vodh futbolli] (në spanjisht). El País. 11 korrik 2011. Marrë më 31 mars 2019.
  53. ^ "Del Bosque: "Si yo fuera jugador me gustaría parecerme a Busquets"" [Del Bosque: "Nëse do të isha një lojtar, do të më pëlqente të isha si Busquets"] (në spanjisht). Libertad Digital. 22 qershor 2010. Marrë më 31 mars 2019.
  54. ^ a b "Sergio Busquets Burgos" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 26 janar 2015.
  55. ^ a b "Sergio Busquets: Barcelona's best supporting actor sets the stage" [Sergio Busquets: Aktori më i mirë mbështetës i Barcelonës bën gati skenën] (në anglisht). Londër: The Guardian. 27 maj 2011. Marrë më 26 janar 2015.
  56. ^ "Barcelona's Pep Guardiola: Sergio Busquets is the best defensive midfielder in the world" [Pep Guardiola i Barcelonës: Sergio Busquets është mesfushori mbrojtës më i mirë i botës] (në anglisht). Goal.com. 15 janar 2012. Marrë më 26 janar 2018.
  57. ^ Cox, Michael (12 maj 2015). "Champions League semis showcase changing role of deep-lying midfielder" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 30 janar 2017.
  58. ^ ""Busquets? The most intelligent player I have ever coached", says Luis Enrique" ["Busquets? Lojtari më inteligjent që kam stërvitur", thotë Luis Enrique] (në anglisht). We Love Barça. 20 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2018. Marrë më 26 janar 2018.
  59. ^ Cox, Michael (23 gusht 2016). "Disappointing lack of deep-lying playmakers in the Premier League" [Mungesë organizatorësh të tërhequr në Premier League] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 28 shkurt 2017.
  60. ^ Shahin, Ahmed (21 mars 2015). "FC Barcelona v Real Madrid CF: El Clásico combined XI – When stars collide" [FC Barcelona v Real Madrid CF: IX e përzier e El Clasicos – Kur përplasen yjet] (në anglisht). Barca Blaugranes. Marrë më 26 maj 2015.
  61. ^ Cernensek, Bostjan (31 mars 2011). "Getting To Know: Sergio Busquets" [Të njohim: Sergio Busquets] (në anglisht). Barca Blaugranes. Marrë më 30 korrik 2016.
  62. ^ "Busquets: "Play-acting? It's being smart"" [Busquets: "Aktrim"? Është të jesh i zgjuar] (në anglisht). Madrid: Marca. 10 shtator 2013. Marrë më 3 qershor 2015.
  63. ^ Kunal (22 shkurt 2018). "Why Sergio Busquets is the most underrated midfielder" [Pse është Sergio Busquets mesfushori më i nënvlerësuar] (në anglisht). Blame Football. Marrë më 29 shtator 2018.
  64. ^ Coleman, Joe (14 shtator 2018). "ENFORCER Lionel Messi knew Sergio Busquets was good enough for Barcelona after three days of training, claims Pep Guardiola" [Përforcuesi Lionel Messi e dinte se Sergio Busquets ishte mjaftueshëm i mirë për Barcelonën pas tre ditë stërvitje, thotë Pep Guardiola] (në anglisht). Talksport. Marrë më 29 shtator 2018.
  65. ^ ""Tú, tranquilo; ya me pondré nervioso yo"" ["Ti, qetësohu; do të jem unë nervoz për dy"] (në spanjisht). El País. 26 maj 2009. Marrë më 31 mars 2019.
  66. ^ "El hijo de Sergio Busquets se llama Enzo" [Djali i Sergio Busquets quhet Enzo] (në spanjisht). Sport. 10 mars 2016. Marrë më 1 prill 2019.
  67. ^ "The Arabic tattoo of Busquets" [Tatuazhi arab i Busquets] (në anglisht). FC Barcelona Blog. 25 tetor 2008. Marrë më 2 korrik 2017.
  68. ^ "Busquets: Sergio Busquets Burgos: 2008–09" (në anglisht). BDFutbol. Marrë më 3 prill 2017.
  69. ^ a b c d e f g h i j k "Sergio Busquets" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 shkurt 2018.
  70. ^ a b "Sergio Busquets" (në anglisht). European Football. Marrë më 8 maj 2017.
  71. ^ "2016 World 11: the reserve teams" [11-çja e botës 20156: ekipet rezervë] (në anglisht). FIFPro. 9 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2019. Marrë më 1 tetor 2017.
  72. ^ "2015 World XI: the reserve teams" [11-çja e botës 2015: ekipet rezervë] (në anglisht). FIFPro. 11 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2019. Marrë më 1 tetor 2017.
  73. ^ "FifPro announces reserve Teams of the Year – but Luis Suarez and Arjen Robben won't be laughing while Iker Casillas is somehow named the second best goalkeeper of 2013" [FifPro publikon ekipet e vitit rezervë – por Luis Suarez dhe Arjen Robben nuk do të qeshin kurse Iker Casillas është deri diku emëruar portieri i dytë më i mirë i 2013] (në anglisht). The Independent. 15 janar 2014. Marrë më 1 tetor 2017.
  74. ^ "World 11: The Reserve Team for 2017–18" [11-çja e botës: ekipi rezervë për 2017–18] (në anglisht). FIFPro. 24 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 25 shtator 2018.
  75. ^ "UEFA Champions League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Kampioneve] (në anglisht). UEFA. 9 qershor 2015. Marrë më 9 qershor 2015.
  76. ^ "Atletico dominate UEFA's La Liga team of the season" [Atletico dominon ekipin e sezonit të La Ligas nga UEFA] (në anglisht). Marca. 16 maj 2016. Marrë më 30 shtator 2017.
  77. ^ "Los campeones del mundo de fútbol ya tienen la Real Orden del Mérito Deportivo" [Kampionët e Botës të Futbollit kanë tashmë Urdhrin Mbretëror të Meritës Sportive] (në spanjisht). Barcelona: Mundo Deportivo. 5 janar 2011. Marrë më 14 prill 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]