Shko te përmbajtja

Gerard Piqué

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gerard Piqué
Informacioni personal
Emri i plotë Gerard Piqué Bernabeu
Data e lindjes 2 shkurt 1987 (38 vjeç)
Vendi i lindjes Barcelona, Spanjë
Gjatësia 1.94 m (6 ft 4 in)[1]
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Barcelona
Numri 3
Karriera me të rinjtë
1997–2004 Barcelona
2004–2005 Manchester United
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2004–2008 Manchester United 12 (0)
2006–2007Real Zaragoza (huazim) 22 (2)
2008–2022 Barcelona 397 (29)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003 Spanja U16 7 (2)
2004 Spanja U17 8 (3)
2006 Spanja U19 8 (3)
2007 Spanja U20 5 (1)
2006–2008 Spanja U21 12 (1)
2009–2018 Spanja 102 (5)
2008– Katalonia 10 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Gerard Piqué Bernabeu (lindur më 2 shkurt 1987) është një ish-futbollist profesionist spanjoll i cili luajti si qëndër-mbrojtës. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]

Piqué ishte një talentët më premtues të akademisë së famshme La Masia. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e Manchester United në vitin 2004. Ai u rikthye te Barcelona katër vite më pas nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ndihmoi klubin të fitonte tripletën në sezonet 2008–09 dhe 2014–15. Ai është një nga katër lojtarët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve në dy sezone rresht me dy ekipe të ndryshme; lojtarët e tjerë janë Marcel DesaillyPaulo Sousa dhe Samuel Eto'o.

Piqué luajti 102 ndeshje për Spanjën nga viti 2009 e deri në vitin 2018. Ai ishte një lojtar i rendësishëm në ekipet që fituan FIFA Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué lindi në BarcelonëKatalunjës[1] dhe e nisi karrierën e tij në akademinë e Barcelonës fillimisht duke luajtur si mesfushor mbrojtës. Megjithatë, para se të firmoste kontratën e tij të parë si profesionist, ai u transferua në Angli te Manchester United. Anglezët nuk paguan asnjë shumë për kartonin e tij pasi ishte shumë i ri të firmoste një kontratë profesionisti.[5]

Manchester United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué bëri debutimin e tij zyrtar me Manchester United më 26 tetor 2004 në suksesin 3–0 kundër Crewe Alexandra në Kupën e Ligës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vend të John O'Shea.[6] Debutimi i tij si titullar erdhi në janar 2005 në barazimin pa gola kundër Exeter City në Kupën FA. Piqué luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë, sërisht duke zëvëndësuar O'Shean, në një fitore 3–1 kundër Sunderland. Ndeshja e tij e parë si titullar në kampionat erdhi më 29 mars 2005 kundër West Ham UnitedOld Trafford, duke luajtur si mbrojtes i djathtë, pasi Gary Neville mungonte për shkak të një dëmtimi.[7]

Performancat pozitive të Piqué, sidomos me ekipin rezervë, bënë që në shkurt 2005 të firmoste një kontratë të re katër-vjeçare. Pavarësisht kësaj, më 4 gusht 2006 ai u huazua në La Liga te Real Zaragoza. Një nga kushtet e formulës së huazimit ishte që Piqué të luante të paktën 20 ndeshje për klubin aragonez.[8] Ai pati një periudhë të suksesshme te Zaragoza, duke luajtur 22 ndeshje në mbrojtje me kolegun argjentinas Gabriel Milito; në disa raste ai u aktivizua edhe si mesfushor mbrojtës.

Më 5 maj 2007, u njoftua se Piqué do të rikthehej në Old Trafford për sezonin e ardhshëm. Sir Alex Ferguson kishte synuar të vlerësonte formën e Piqué në La Romareda më 6 maj, përpara një takimi ku të dy palët do të diskutonin perspektivat e ardhshme të Piqué me klubin. Megjithatë, Ferguson nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të vështirësive të linjës ajrore.[9]

Piqué luajti vetëm nëntë ndeshje gjatë sezonit 2007–08. Ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–0 kundër Dynamo Kyiv në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve më 7 nëntor 2007.[10] Ai u bë lojtari i 450të që shënon të paktën një gol me klubin.[11] Goli i tij i dytë gjithashtu erdhi në Ligën e Kampioneve, në një ndeshje në transfertë kundër Romës më 12 dhjetor 2007.[12]

Rikthimi te Barcelona

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Piqué duke luajtur në ndeshjen e Trofeut Joan Gamper 2008.

Më 27 maj 2008, Piqué u rikthye te Barcelona në një marrëveshje katër-vjeçare, duke pasur njê klauzolë lirimi 5 milion €.[13] Barcelona pagoi 5 milion € për transferimin e tij.[14] Piqué shprehu kënaqësinë e tij për rikthimin te Barcelona, por shtoi se ai e shijoi qëndrimin e tij te Manchester United:

Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Nuk mendoja se do të kthehesha prap por kjo është shumë e mirë për mua. Manchester United është një klub i madh dhe më pëlqeu që fitova gjëra. Më ka ndihmuar të luaj me lojtarë të klasit botëror dhe dua ta vazhdoj këtë gjë te Barça.

Piqué shënoi golin e tij të parë me Barcelonën më 26 nëntor 2008 në fitoren 5–2 kundër Sporting CP në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[15][16] Më 29 janar 2009, Piqué shënoi kundër ekipit rival Espanyol në Kupën e Mbretit; goli, i cili u shënua me kokë pas ekzekutimit të një goditje këndi në minutën e 57të, i dha fitoren Barcelonës me rezultatin 3–2.[17][18] Më 2 maj 2009, Piqué shënoi golin e gjashtë të Barcelonës në fitoren historike 6–2 kundër Real MadriditSantiago Bernabéu, duke festuar golin në një mënyre pasionante.[19][20]

Më 13 maj 2009, Piqué fitoi trofeun e tij të parë me Barcelonën, Kupën e Mbretit, duke luajtur 90 minuta të plota në finalen e fituar 4–1 kundër Athletic Bilbao.[21] Tre ditë më pas, Barcelona fitoi edhe kampionatin që javën e 36të pas humbjes së Real Madridit 3–2 kundër Villarrealit.[22] Më 27 maj, Piqué luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër ish klubit të tij Manchester United, të cilën Barcelona e fitoi 2–0 në Romë;[23] me këtë sukses, Barcelona kompletoi një tripletë historike, duke u bërë klubi i parë spanjoll që e arrin këtë gjë.[24]

Më 19 dhjetor 2009, Piqué ishte pjesë e ekipit që mposhti klubin argjentinas Estudiantes 2–1 në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2009Abu Dhabi; ai asistoi golin e barazimit të shënuar nga Pedro në minutën e 89të që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Barcelona u bë ekipi i parë në histori që fiton gjashtë trofe në një vit.[25]

Më 26 shkurt 2010, Piqué firmosi një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2015.[26][27] Dy muaj më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër InteritCamp Nou në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve; pavarësisht kësaj fitoreje, Barcelona u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[28]

Piqué luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 7 dhjetor 2010 në fitoren 5–0 kundër rusëve të Rubin Kazan në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në mungesë të kapitenit Carles Puyol dhe zëvëndës-kapitenit Xavi.[29] Më 28 maj 2011, Piqué luajti në finalen e tij të dytë të Ligës së Kampioneve. Barcelona mposhti 3–1 Manchester United në Wembley Stadium për të ngritur trofeun për herë të dytë në tre sezone.[30]

Piqué gjatë sezonit 2012–13.

Më 18 dhjetor 2011, Piqué fitoi një tjetër trofe, FIFA Kupën e Botës për Klube; ai luajti si titullar në finalen e fituar kundër klubit brazilian SantosYokohama.[31] Më 1 maj 2013, ai shënoi një autogol në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Bayern München; Barcelona e humbi ndeshjen 3–0 në shtëpi dhe u eliminua nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 7–0.[32]

Piqué firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Barcelonën në maj 2014.[33] Më 6 maj 2015, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër JuventusitBerlin;[34] Barcelona fitoi ndeshjen 3–1 dhe u bë ekipi i parë në histori që kompleton tripletën në sezone të ndryshme.[35] Piqué, Xavi, Lionel Messi, Andrés Iniesta, Sergio Busquets, Dani Alves dhe Pedro janë të vetmit lojtarë që kanë qënë e të dyja ekipeve që fituan tripletën.[35]

Më 20 dhjetor 2015, Piqué fitoi trofeun e tij të 21të me katalanasit pasi Barcelona mposhti pastër 3–0 argjentinasit e River Plate për të fituar një tjetër trofe të FIFA Kupës së Botës për Klube.[36] Në janar 2018, ai firmosi një kontratë të re deri në qershor 2022.[37] Piqué luajti ndeshjen e tij të 500të për Barcelonën në suksesin e lehtë 5–2 kundër Real Betis në kampionat më 25 gusht 2019, duke u aktivizuar 90 minuta të plota.[38]

Më 20 tetor 2020, Piqué nënshkroi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2024; klauzola e tij e lirimit u vendos në shumën 500 milion €.[39] Më 3 mars 2021, ai shënoi një gol me kokë në minutën e fundit të ndeshjes së kthimit gjysëm-finale të Kupës së Mbretit kundër Seviljes, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm çka bëri që ndeshja të shkonte në kohën shtesë. Barcelona fitoi 3–0 në kohën shtesë dhe përparoi në finale,[40] të cilën e fitoi kundër Athletic Bilbaos.[41]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian nën-19 2006 në Poloni.[42] Në finalen e fituar 2–1 kundër Skocisë, Piqué zhvilloi një paraqitje pozitive në mbrojtje si dhe dha kontributin e tij në sulm, fillimisht duke goditur traversën me një gjuajtje me kokë dhe më pas duke asistuar golin e dytë të Spanjës të shënuar nga sulmuesi Alberto Bueno.[43]

Pas kësaj, ai mori pjesë në Kupën e Botës 2007 me ekipin nën-20, duke luajtur si titullar në të gjashta ndeshjet e ekipit në turnament. Ai gjithashtu shënoi një gol në fitoren 4–2 me përmbysje kundër Brazilit në raundin e 16-tave.[44] Megjithatë, në ndeshjen çerek-finale kundër Republikës Çeke, Piqué humbi penalltinë vendimtare të ekipit të tij çka solli edhe eliminimin nga turnamenti.[45]

Piqué u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 6 shkurt 2009 pēr ndeshjen miqësore ndaj Anglisë.[46] Ai luajti 90 minuta të plota me Spanjën që fitoi 2–0 në Sevilje.[47] Ai shënoi golin e tij të parë me Spanjën në ndeshjen e tij të dytë mē 28 mars 2009, kur ai u aktivizua si zëvëndësues në vënd të të dëmtuarit Carles Puyol dhe shënoi golin e vetëm të fitores kundër Turqisë në Stadiumin Santiago Bernabéu në Madrid, e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010.[48] Katër ditë më vonë, ai luajti si titullar në fitoren 2–1 kundër të njëtit kundërshtar, këtë herë në Stamboll.[49]

Piqué luajti në turnamentin e tij të parë madhor në FIFA Kupën e Konfederatave 2009. Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Spanjës e cila e mbylli turnamentin në vendin e tretë.

Piqué ishte titullar i Spanjës gjatë FIFA Kupës së Botës 2010Afrikën e Jugut, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me kolegun e tij te Barcelona Carles Puyol. Ai luajti në të shtata ndeshjet si titullar, me Spanjën që u shpall kampione bote pasi mposhti Holandën 1–0 në finale.[50] Gjatë turnamentit, Piqué formoi një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Puyol; me ata në mbrojtje, Spanja pësoi vetëm dy gola në shtatë ndeshje, duke e mbajtur portën e praprekur në pesë ndeshje. Në ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës në fazën e grupeve, disa momente para se Gelson Fernandes të shënonte golin e vetëm të takimit, sulmuesi kundërshtar Eren Derdiyok u rrëzua mbi portierin Iker Casillas i cili goditi aksidentalisht në fytyre Piquén, duke e hedhur në tokë dhe duke i shkaktuar një të çarë ngjitur me syrin e djathë.[51]

Piqué luajti çdo minutë me Spanjën në fushatën e tyre të suksesshme në UEFA Euro 2012, duke u aktivizuar në qëndër të mbrojtjes me Sergio Ramosin. Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Portugalisë, ai shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij, duke ndihmuar Spanjën të shkonte në finale. Në finale, Spanja e mbajti portën e paprekur për të pestën ndeshje rresht dhe fitoi me rezultatin bindës 4–0 kundër Italisë.[52] Piqué ishte një nga tre mbrojtësit spanjoll që u përfshi në Ekipin e Turnamentit nga UEFA; La Roja pësoi vetëm një gol në gjashtë ndeshje gjatë turnamentit.[53]

FIFA Kupën e Konfederatave 2013, Piqué shënoi një nga penalltitë e Spanjës në fitoren e tyre ndaj Italisë në gjysëm-finale. Në finalen kundër Brazilit, ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 68të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Neymar. Spanja u mposht me rezultatin 3–0, duke i dhënë fund ecurisë pozitive me 29 ndeshje pa humbje, e cila në atë kohë ishte një rekord.[54]

Më 13 qershor 2016, Piqué shënoi golin e tij të pestë për Spanjën në fitoren 1–0 kundër Republikës Çeke në fazën e grupeve të UEFA Euro 2016.[55] Ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Spanjën më 20 qershor 2018 në fitoren minimale 1–0 kundër Iranit në fazën e grupeve të FIFA Kupën e Botës 2018.[56] Dy muaj pas përfundimit të turnamentit, Piqué njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.[57]

Më 25 mars 2019, Piqué luajti ndeshjen e tij të 10të me Katalonjën në fitoren 2–1 kundër Venezuelës, disa muaj pasi ishte tërhequr nga kombëtarja spanjolle.[58]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué është një mbrojtës modern dhe komandues në fushë, i cili kombinon forcën dhe ndërhyrjet e sakta me teknikën dhe pasimin. Falë gjatësisë dhe fizikut, ai është një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore. Piqué është një lojtar efektiv në mbajtjen e topit si dhe është i aftë të lexojë lojën; këto veçori bënë që ai të formonte një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Carles Puyol te Barcelona dhe te Spanja.[59][60]

Pavarësisht se në rininë e tij konsiderohej një talent premtues, Piqué fillimisht u kritikua nga media si një lojtar që bën gafa në mbrojtje,[61][62] kurse në vazhdim të karrierës, ai u kritikua për mungesën e vazhdimësisë dhe shpejtësisë.[63][64] Pavarësisht kësaj, ai sërisht konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.[65] Në vitin 2018, kur u pyet në lidhje me Piqué, shoku i tij i skuadrës Puyol e përshkroi atë si "qëndër-mbrojtësin më të mirë të botës" falë zhvillimit si lojtar nē aspektin e inteligjencës, lidershipit, pozicionimit, qetësisë dhe parashikimit.[66]

Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtës, por Piqué mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës, një pozicion të cilën e mbuloi në rininë e tij. Në disa raste ai ka luajtur në rolin e një mbrojtësi të lirë, një pozicion që njihet me emrin "Sweeper". Në këtë pozicion ai shfaqi ngjashmëri me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer, duke fituar pseudonimin "Piquénbauer".[5][67][68]

Piqué gjithashtu ka luajtur në rolin e një qëndër-sulmuesi, kjo falë gjatësisë së tij, në raste kur ekipi i tij ka qënë në disavanzh në minutat e fundit të ndeshjes.[68][69]

Jashtë futbollit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué u rrit në një familje katalanase. Babai i tij, Joan, është një biznesmen kurse mamaja e tij, Montserrat, është drejtoreshë e një spitali të lëndimeve kurrizore në Barcelonë. Ai ka një vëlla më të vogël, Marc.[70][71] Gjyshi i tij, Amador Bernabeu, është një ish-zëvendës president i Barcelonës.[72] Gjatë referendumit të pavarësisë së Katalonjës 2017, ai u pa nga shumë njerëz si një nga fytyrat publike të argumentit pro-pavarësisë, duke votuar dhe duke postuar në Twitter mbështetjen e referendumit në katalanisht.[73] Ai më pas u përball me reagimin e ashpër të disa tifozëve spanjollë për mbështetjen e tij për referendumin e pavarësisë katalanase.[74]

Nga viti 2011 deri në vitin 2022, Pique ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane Shakira.[75] Ata u njohën kur ai u shfaq në videoklipin e saj "Waka Waka (This Time for Africa)", kënga zyrtare e FIFA Kupës së Botës 2010.[76] Pique dhe Shakira ndajnë të njëjtën ditëlindje, me dhjetë vjet diferencë. Ata së bashku kanë dy fëmijë.[77][78] Në qershor 2022, çifti konfirmoi në një deklaratë të përbashkët se ata do ndaheshin.[79]

Pique ishte fytyra e linjës së meshkujve të Mangos HE për katër sezone radhazi midis 2011 dhe 2012.[80][81][82] Në vitin 2012, ai ia dha zërin versionit katalan të The Pirates! In an Adventure with Scientists! si Mbreti i Piratëve.[83]

Media dhe aktiviteti në biznes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pique është themeluesi dhe presidenti i Kosmos Holding, një grup investimesh sportive dhe mediatike që ai e filloi me Hiroshi Mikitani (themelues dhe kryetar i firmës japoneze të tregtisë elektronike Rakuten, Inc.), Edmund Chu, Nullah Sarker dhe Mike Evans.[84] Kosmos ka krijuar një partneritet 25 vjeçar me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit me vlerë 3 miliardë $, i cili do t'a transformojë Kupën Davis dhe do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për zhvillimin global të tenisit.[85]

Në gusht 2018, miliarderi amerikan Larry Ellison publikoi një letër ku thuhej se ai po i bashkohet grupit Kosmos.[86] Në dhjetor 2018, përmes firmës së tij Kosmos Holding, Pique bleu klubin spanjoll të futbollit FC Andorra. Më 21 maj 2022, skuadra u ngjit në Segunda División pasi mposhti UCAM Murcian, tashmë të rënë nga kategoria, me rezultatin 1–0 në shtëpi, duke u ngjitur kështu në nivelin e dytë për herë të parë në historinë e tyre. Në korrik 2019, Pique mori shumicën e aksioneve në një tjetër klub futbolli spanjoll – Gimnàstic Manresa. Marrja u përfundua gjithashtu duke përdorur firmën e tij Kosmos Holding.[87]

Në dhjetor 2020, Piqué investoi në lojën e futbollit Sorare.[88] Kosmos bleu të drejtat e transmetimit spanjoll për Copa América 2021 nën një partneritet me transmetuesin Ibai Llanos,[89] kurse në vitin 2021, ai dhe Ibai themeluan dhe u bënë bashkëpronarë të ekipit të esports KOI.[90]

Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, Piqué së bashku me shokët e skuadrës, përfshirë Lionel Messin, u angazhuan për një ulje të pagave prej 70% gjatë krizës. Më tej ata u angazhuan për të dhuruar për pagat e të gjithë punonjësve në klub gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.[91]

Mashtrimi i taksave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 korrik 2019, Piqué u urdhërua nga një gjykatë spanjolle t'i paguante 2.1 milion € autoriteteve tatimore pas dënimit të tij për mashtrim të të drejtave të imazhit. Mbrojtësi pretendoi t'i dorëzonte të drejtat e tij të imazhit kompanisë së tij Kerad Project në mënyrë që të paguante më pak taksa nga viti 2008 në 2010.[92]

Më 27 gusht 2019, Piqué mori pjesë në EPT Barcelona 25,000 € Single-Day High Roller Event. Ai përfundoi në vendin e dytë dhe fitoi një çmim prej 352,950 €.[93]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 10 shtator 2022[94]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Manchester United 2004–05 Premier League 0010101[a]00030
2005–06 3020200070
2006–07 0000000000
2007–08 9000103[a]200132
Gjithsej 12030404200232
Real Zaragoza (huazim) 2006–07 La Liga 22261283
Barcelona 2008–09 La Liga 2516114[a]100453
2009–10 3221012[b]24[c]0494
2010–11 3137012[a]11[d]0514
2011–12 222805[a]03[e]0382
2012–13 2824110[a]02[d]0443
2013–14 262209[a]22[d]0394
2014–15 2756111[a]1447
2015–16 302528[f]13[g]0465
2016–17 252708[a]11[d]0413
2017–18 302819[a]12[d]0494
2018–19 3545011[a]21[d]1527
2019–20 351207[a]01[d]0451
2020–21 180213[a]200233
2021–22 2712010[h]21[d]0403
2022–23 10001[a]00020
Gjithsej 392296571301521160852
Gjithsej karriera 42631748401341721165957
  1. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. Një ndeshje në UEFA Super Kupë, njëmbëdhjetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. Dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  4. 1 2 3 4 5 6 7 8 Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. Një ndeshje në UEFA Super Kupë, shtatë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve
  7. Një ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  8. Pesë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës

Burimi: [95][96]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Spanja 2009134
2010160
201180
2012110
2013110
201460
201580
2016121
201790
201880
Gjithsej1025

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [95]

Lista e golave ndërkombëtarë të shënuar nga Gerard Piqué
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 28 mars 2009Stadiumi Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë2Flamuri Turqia1–01–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
2 12 gusht 2009Philip II Arena, Shkup, Maqedoni8Flamuri Maqedonia2–23–2Ndeshje miqësore
3 5 shtator 2009Estadio Riazor, A Coruña, Spanjë9Flamuri Belgjika3–05–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
4 14 tetor 2009Bilino Polje, Zenica, Bosnja dhe Hercegovina12Flamuri Bosnja dhe Hercegovina1–05–2 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
5 13 qershor 2016Stadium Municipal, Toulouse, Francë78Flamuri Republika Çeke1–01–0UEFA Euro 2016
Manchester United
Barcelona[1]
Spanja[1]
Çmime
Dekorime
  • Medalja e Artë e Urdhrit Mbretëror të Meritës Sportive: 2011[112]
  1. 1 2 3 4 "Gerard Piqué profile" [Profili i Gerard Piqué]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 10 shtator 2019.
  2. "Ranked! The 10 best centre-backs in the world" [Të renditur! 10 qëndër-mbrojtësit më mirë në botë] (në anglisht). FourFourTwo. 29 janar 2021. Marrë më 9 maj 2021.
  3. Alfie Potts Harmer (26 dhjetor 2019). "7 Best Centre-Backs of the Decade" [7 qëndër-mbrojtësit më të mirë të dekadës]. HITC (në anglisht). Marrë më 9 maj 2021.
  4. Vishal Subramanian (4 shkurt 2020). "Top 10 defenders of last decade (2010-2019)" [10 mbrojtësit më të mirë të dekadës (2010–2019)]. sportskeeda.com (në anglisht). Sport Skeeda. Marrë më 9 maj 2021.
  5. 1 2 Ben Hayward (1 korrik 2011). "Made in La Masia: From Lionel Messi to Cesc Fabregas, the extraordinary array of talent to emerge from Barcelona's fabled farmhouse" [Të bërë nga La Masia: Nga Lionel Messi te Cesc Fabregas: vargu i jashtëzakonshëm i talentëve që kanë dalë nga akademia e Barcelonës] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 16 maj 2020.
  6. "Crewe 0–3 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. 26 tetor 2004. Marrë më 27 maj 2008.
  7. "Man Utd 1–0 West Ham" (në anglisht). BBC Sport. 29 mars 2006. Marrë më 16 janar 2015.
  8. "Zaragoza's Piqué: My future is with Man Utd" [Piqué i Zaragozës: E ardhmja ime është me Man Utd]. OnTheMinute.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2007. Marrë më 30 janar 2007.
  9. Ben Hibbs (4 maj 2007). "Piqué set for OT return" [Piqué gati për rikthimin në Old Trafford]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 16 janar 2015.
  10. Phil McNulty (7 nëntor 2007). "Man Utd 4–0 Dynamo Kiev" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 maj 2010.
  11. "All Goalscorers in all Competitive Matches" [Të gjithë golashënuesit në të gjitha ndeshjet zyrtare]. StretfordEnd.co.uk (në anglisht). The Website of Dreams. nëntor 2007. fq. 5. Marrë më 8 nëntor 2007.
  12. Ian Herbert (13 dhjetor 2007). "Roma 1 Manchester United 1: Piqué's joy on pitch marred by violence off it" [Roma 1 Manchester United 1: Kënaqësia e Piqué në fushë prishet nga dhuna jashtë saj]. The Independent (në anglisht). Marrë më 25 qershor 2010.
  13. "Piqué comes back home" [Piqué rikthehet në shtëpi]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2010. Marrë më 25 qershor 2010.
  14. Sid Lowe (25 maj 2009). "Gerard Piqué is back at Camp Nou, the man with Barcelona in his DNA" [Gerard Piqué rikthehet në Camp Nou, njeriu me Barcelonën në ADN-në e tij]. The Guardian (në anglisht). Marrë më 30 nëntor 2010.
  15. "Sporting Lisbon 2 – 5 Barcelona" (në anglisht). ESPN FC. 26 nëntor 2008. Marrë më 12 mars 2013.
  16. "Jose Mourinho's Inter Milan progress despite defeat to Panathinaikos" [Interi i Jose Mourinhos përparon pavarësisht disfatës ndaj Panathinaikosit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 26 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  17. "Barcelona 3 – 2 Espanyol" (në anglisht). ESPN FC. 29 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2009. Marrë më 2 korrik 2009.
  18. "Barcelona into Copa del Rey semis" [Barcelona në gjysëm-finale të Kupës së Mbretit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 29 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  19. "Real Madrid-Barcelona: Celebrations in enemy territory" [Real Madrid-Barcelona: Festimet në territor armik]. Marca (në anglisht). 24 prill 2017. Marrë më 16 tetor 2018.
  20. "REAL MADRID – FC BARCELONA 2–6". fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 2 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 10 gusht 2013.
  21. "Barcelona defeat Athletic Bilbao to win Copa del Rey" [Barcelona mposht Athletic Bilbao dhe fiton Kupën e Mbretit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 14 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  22. "Real Madrid loss hands La Liga title to Barcelona" [Real Madridi e humbet titullin e La Ligas ndaj Barcelonës]. The Daily Telegraph (në anglisht). 16 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  23. "Barcelona 2–0 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. 27 maj 2009. Marrë më 12 mars 2013.
  24. "Guardiola salutes his treble winners" [Guardiola përshëndet fituesit e tii të tripletës] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2009. Marrë më 12 mars 2013.
  25. "Barcelona add world title to trophy haul" [Barcelona shton titullin botëror në listën e trofeve të tyre] (në anglisht). CNN. 19 dhjetor 2009. Marrë më 10 gusht 2013.
  26. "Piqué signs new Barcelona deal" [Piqué firmos marrëveshje të re me Barcelonën]. MirrorFootball (në anglisht). Mirror Group Newspapers. 26 shkurt 2010. Marrë më 12 mars 2013.
  27. "Piqué extends Barcelona contract" [Piqué zgjat kontratën e tij me Barcelonën] (në anglisht). UEFA. 26 shkurt 2010. Marrë më 12 mars 2013.
  28. "Barcelona 1 – 0 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 28 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2010. Marrë më 28 prill 2010.
  29. Razwan Mirza (8 dhjetor 2010). "Barca end Rubin hoodoo" [Barca i jep fund tersit të Rubin] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  30. Alex Dunn (28 maj 2011). "No answer to Barca genius" [Ska përgjigje për gjenialitetin e Barçës] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  31. Alan Gardener (18 dhjetor 2011). "Club World Cup final: Santos 0-4 Barcelona – as it happened" [Finalja e Kupës së Botës për Klube: Santos 0-4 Barcelona: ashtu si ndodhi] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  32. "Piqué: Worst moment of my Barcelona career" [Piqué: Momenti më i keq i karrierës time te Barcelona] (në anglisht). ESPN FC. 1 maj 2013. Marrë më 1 maj 2013.
  33. "Gerard Piqué signs on till 2019" [Gerard Piqué firmos deri në vitin 2019] (në anglisht). FC Barcelona. 20 maj 2014. Marrë më 22 maj 2014.
  34. Andrew Haslam (6 qershor 2015). "Barcelona see off Juventus to claim fifth title" [Barcelona mposht Juventusin dhe fiton titullin e pestë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 7 qershor 2015.
  35. 1 2 "Barça make history with second treble!" [Barça bën historinë me tripletën e dytë!]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
  36. Matt Jones (20 dhjetor 2015). "Barcelona vs. River Plate: Score, Reaction for 2015 FIFA Club World Cup Final" [Barcelona vs. River Plate: Rezultati, reagimet për finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2015] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  37. "Gerard Piqué and FC Barcelona renew contract through to 2022" [Gerard Piqué dhe FC Barcelona rinovojnë kontratën deri në vitin 2022]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 18 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2018. Marrë më 18 janar 2018.
  38. "Gerard Piqué reaches 500 games for FC Barcelona" [Gerard Piqué arrin 500 ndeshje për FC Barcelonën]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 25 gusht 2019. Marrë më 26 gusht 2019.
  39. "Agreement for contract extensions for Piqué, Ter Stegen, De Jong and Lenglet" [Marrëveshje për rinovimet e kontratave të Piqué, Ter Stegen, De Jong dhe Lenglet]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 21 tetor 2020. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  40. "Barcelona vs. Sevilla score: Barca reach Copa del Rey final as Pique, Braithwaite rescue trophy chance" [Barcelona vs. Sevilla: Barca arrin finalen e Kupës së Mbretit. Pique dhe Braithwaite shpëtojnë mundësinē për trofe]. CBSSports.com (në anglisht). Marrë më 4 mars 2021.
  41. "Barca thrash Athletic to win Copa del Rey" [Barça shkatërron Athletic Bilbaon dhe fiton Kupën e Mbretit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 shtator 2021.
  42. "Meléndez's mind focused on final" [Mëndja e Meléndez e përqëndruar te finalja] (në anglisht). UEFA. 27 korrik 2006. Marrë më 27 korrik 2006.
  43. "This defeat feels like a victory" [Kjo humbje nga duket si fitore] (në anglisht). UEFA. 30 korrik 2006. Marrë më 30 korrik 2006.
  44. "Spain-Brazil Match Report" [Raporti i ndeshjes Spanjë-Brazil] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2008. Marrë më 2 prill 2008.
  45. "Spain – Czech Republic Match Report" [Raporti i ndeshjes Spanjë - Republika Çeke] (në anglisht). FIFA. 14 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2007. Marrë më 22 qershor 2013.
  46. "Lista de convocados para el amistoso ante Inglaterra" [Lista e të thirrurve për ndeshjen miqësore ndaj Anglisë] (në spanjisht). Real Federación Española de Fútbol. 6 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2009. Marrë më 6 shkurt 2009.
  47. Nick Iliev (12 shkurt 2009). "International Friendly: Spain completely outclass England" [Ndeshje miqësore ndërkombëtare: Spanja ja kalon tërësisht Anglisë]. The Sofia Echo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2010. Marrë më 25 qershor 2010.
  48. "Del Bosque Analyses Spain's Turkey Win" [Del Bosque analizon fitoren e Spanjës kundër Turqisë] (në anglisht). Goal.com. 29 mars 2009. Marrë më 25 qershor 2010.
  49. "Turkey 1–2 Spain: Riera earns comeback victory" [Turqia 1–2 Spanja: Reira siguron fitoren me përmbysje] (në anglisht). ESPN FC. 1 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2011. Marrë më 25 qershor 2010.
  50. Kevin McCarra (11 korrik 2010). "World Cup 2010 final: Andrés Iniesta finds key for Spain to beat Holland" [Finalja e Kupës së Botës 2010: Andres Iniesta gjen çelsin për Spanjën për të mposhtur Holandën] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 mars 2013.
  51. Sam Sheringham (16 qershor 2010). "Spain 0–1 Switzerland" [Spanja 0–1 Zvicra] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 janar 2015.
  52. Phil McNulty (1 korrik 2012). "Spain 4–0 Italy" [Spanja 4–0 Italia] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2012.
  53. "Ten Spain players in Team of the Tournament" [Dhjetë lojtarë spanjollë në Ekipin e Turnamentit] (në anglisht). UEFA. 2 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
  54. "Brazil Caps Confederations Cup Marked by Protests With Title" [Brazili e mbyll Kupën e Konfederatave me protesta për titullin] (në anglisht). Bloomberg. 1 korrik 2013. Marrë më 10 gusht 2013.
  55. Paul Saffer (13 qershor 2016). "Piqué pounces for late Spain win" [Piqué i jep fitoren Spanjës në fund] (në anglisht). UEFA. Marrë më 14 qershor 2016.
  56. "Diego Costa Guides Spain Past Impressive Iran" [Diego Costa udhëheq Spanjën të kalojë Iranin mbreslënës] (në anglisht). Bein Sports. 20 qershor 2018. Marrë më 23 qershor 2018.
  57. "Pique confirms retirement from Spain national team to focus on Barcelona" [Pique konfirmon tërheqjen nga Spanja me qëllim për t'u përqëndruar te Barcelona] (në anglisht). Goal.com. 11 gusht 2018. Marrë më 27 shtator 2022.
  58. "Gerard Pique plays for Catalonia in friendly against Venezuela" [Gerard Piqué luan pēr Katalonjën në një ndeshje miqësore kundër Venezuelës] (në anglisht). BBC Sport. 25 mars 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
  59. Ian Hawkey (11 korrik 2010). "Defending the caveman" [Duke mbrojtur shpellarin] (në anglisht). The Times. Marrë më 17 maj 2020.
  60. Christopher Atkins (30 korrik 2013). "Ranking the 20 Best Defenders in World Football" [Duke renditur 20 mbrojtësit më të mirë të botës së futbollit] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  61. Michael Cox (5 maj 2015). "The differences between Guardiola's Barcelona vs. Guardiola's Bayern" [Diferenca midis Barcelonës së Gardiolës dhe Bayernit ë Guardiolës] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 16 maj 2020.
  62. "World Class Defenders Are Lacking In Number At The Top Level" [Mbrojtësit e klasit botëror po mungojnë në numër në nivelin elitar] (në anglisht). Bein Sports. 9 maj 2016. Marrë më 6 korrik 2020.
  63. Jerrad Peters (6 tetor 2014). "Unlocking the mystery that is Gerard Pique" [Duke zhbllokiuar misterin që është Gerard Pique] (në anglisht). Sportsnet. Marrë më 16 maj 2020.
  64. Vitor Sobral (14 maj 2014). "How the Socceroos' World Cup opponents fared" [Si arrtën kundërshtarët e Kupës së Botës të Socceroos] (në anglisht). The World Game. Marrë më 17 maj 2020.
  65. Gregor MacGregor (3 janar 2017). "The 6 best centre-backs in the world" [6 qëndër-mbrojtësit më të mirë në botë] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 17 maj 2020.
  66. Sam Marsden (6 prill 2018). "Barcelona's Gerard Pique the best defender in the world - Carles Puyol" [Gerard Pique i Barcelonës është mbrojtësi më i mirë në botë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 16 maj 2020.
  67. Christopher Simpson (6 korrik 2016). "Gerard Pique Has 'Piquenbauer' Beer Named After Him in Barcelona Tribute" [Një birrë emërohet 'Piquenbauer' në Barcelonë në nder të Gerard Piqué] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 30 prill 2017.
  68. 1 2 "A closer look at Spain's Euro 2012 squad" [Një vështrim më i afërt i ekipit të Spanjës për Euro 2012] (në anglisht). The Globe and Mail. 6 qershor 2012. Marrë më 17 maj 2020.
  69. "Gerard Piqué Bernabeu". arxiu.fcbarcelona.cat (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2015. Marrë më 2 shkurt 2015.
  70. "Familia sólo hay una" [Ka vetëm një familje]. El Periódico de Aragón (në spanjisht). 5 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 15 mars 2011.
  71. "Gerard Piqué – World Cup 2010" [Gerard Piqué – Kupa e Botës 2010] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 15 mars 2011.
  72. Sid Lowe (25 maj 2009). "Gerard Piqué is back at Camp Nou, the man with Barcelona in his DNA" [Gerard Piqué kthehet në Camp Nou, njeriu që ka Barcelonën në ADN-në e tij] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 31 maj 2009.
  73. Andy West (1 tetor 2017). "Catalan referendum: How FC Barcelona found themselves at centre of issue" [Referendumi katalanas: Si u bë problem Barcelona] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 tetor 2017.
  74. "Spain fans boo Barcelona's Pique at football training" [Tifozët e Spanjës vërshëllejnë Piquén e Barcelonës në seancën stërvitore] (në anglisht). BBC Sport. 3 tetor 2017. Marrë më 3 tetor 2017.
  75. "Piqué confirms Shakira relationship on request from Barcelona coach Guardiola" [Piqué konfirmon marrëdhënjen me Shakirën me kërkesë të trajnerit të Barcelonës Guardiola] (në anglisht). Tribal Football. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2011. Marrë më 7 shkurt 2011.
  76. "Antonio de la Rúa, Shakira's Ex-Boyfriend, Sues Star For $250 Million" [Antonio de la Rúa, ish i dashuri i Shakirës, padit yllin për 250 milion $]. The Huffington Post (në anglisht). 6 shtator 2012. Marrë më 24 janar 2013.
  77. "First picture: Shakira and Gerard Piqué's two-week-old baby Milan" [Fotoja e parë: Bebi dy javësh Milan i Shakirës dhe Gerard Piqués]. Daily Mirror (në anglisht). 4 shkurt 2013. Marrë më 12 mars 2013.
  78. "Shakira baby: The name of the little boy revealed" [Fëmija i Shakirës: Zbulohet emri i djalit të vogël] (në anglisht). Hello Magazine. 30 janar 2015.
  79. Claudia Rebaza; Zoe Sottile (4 qershor 2022). "Shakira and footballer Gerard Piqué announce split" [Shakira dhe futbollisti Gerard Piqué njoftojnë ndarjen] (në anglisht). CNN. Marrë më 4 qershor 2022.
  80. "Gerard Piqué for H.E. by Mango Spring 2011 Campaign" [Gerard Piqué për H.E. nga fusha pranverë 2011 e Mango] (në anglisht). The Fashionisto. 24 shkurt 2011. Marrë më 29 mars 2011.
  81. Michelle Wray (15 mars 2011). "Gerard Pique Launches He by Mango Spring/Summer 2011 Collection Pictures" [Gerard Piqué lançon He nga Mango Pranverë/Verë 2011 Fotot e Koleksionit] (në anglisht). Monsters and Critics. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2011. Marrë më 29 mars 2011.
  82. "Gerard Pique, Mango image for the fourth time" [Gerard Piqué, imazhi i Mangos për herë të katërt]. La Vanguardia (në anglisht). 23 korrik 2012. Marrë më 2 gusht 2012.
  83. "TV3 TN migdia 6_8_2012 Piqué doblatge Pirates" (në katalonisht). YouTube. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2021. Marrë më 10 gusht 2014.
  84. "Owner of Rakuten supports Gerard Pique in Players Tribune expansion" [Pronari i Rakuten mbështet Gerard Pique në zgjerimin e Players Tribune]. Palco 23 (në spanjisht). 17 prill 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  85. "ITF announces plans for transformation of Davis Cup" [FNT njofton planet për transformimin e Kupës Davies]. ITF Tennis (në anglisht). 26 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2023. Marrë më 8 gusht 2018.
  86. "American billionaire Larry Ellison backs Indian Wells to host revamped Davis Cup" [Miliarderi amerikan Larry Ellison mbësht Indian Wells si organizator i Kupës Davis të rinovuar]. Reuters (në anglisht). 7 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  87. "Barcelona defender Gerard Pique buys another football club" [Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique blen një tjetër klub futbolli] (në anglisht). Football España. Marrë më 28 korrik 2018.
  88. "Gerard Pique Joins Sorare To Help Reinvent Fantasy Soccer Worldwide" [Gerard Pique i bashkohet Sorare për të rikrijuar futbollin fantazi në mbarë bottën] (në anglisht). Forbes. Marrë më 22 shkurt 2021.
  89. Ed Dixon (21 qershor 2021). "Kosmos turns to Twitch for Copa America broadcasts in Spain" [Kosmos i kthehet Twichit për transmetimin e Copa Américas në Spanjë]. SportsPro (në anglisht). Marrë më 21 qershor 2021.
  90. "¿Quién es Ibai Llanos? Conoce al reconocido streamer de G2 Esports". Movistar eSports (në spanjisht). 20 mars 2020. Marrë më 25 janar 2021.
  91. Christina Settimi (30 mars 2020). "Lionel Messi's Coronavirus Wage Cut Could Cost Him $50 Million" [Shkurtimi i rrogës së Lionel Messit gjatë Koronavirusit mund t'i kushtoj atij 50 milion $]. Forbes (në anglisht). Marrë më 30 mars 2020.
  92. "Gerard Pique handed €2.1 million tax bill" [Gerard Piqués i jepet tarifa 2.1 milion € e taksave] (në anglisht). France 24. 10 korrik 2019. Marrë më 10 korrik 2019.
  93. "FC Barcelona Star Gerard Piqué Wins €352,950 at EPT Barcelona, Arturo Vidal Cashes €134,460" [Ylli i FC Barcelonës Gerard Piqué fiton 352,950 € në EPT Barcelona, Arturo Vidal fiton 134,460 €]. pokernews.com (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2019.
  94. "Gerard Piqué". Soccerway (në anglisht). Marrë më 14 mars 2018.
  95. 1 2 "Gerard Piqué – national football team player". EU-Football.info (në anglisht). 11 tetor 2015. Marrë më 11 tetor 2015.
  96. Benjamin Strack-Zimmermann. "Gerard Piqué" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 30 shtator 2022.
  97. "Gerard Piqué: Overview" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2018. Marrë më 17 prill 2018.
  98. Caroline Cheese (5 gusht 2007). "Chelsea 1–1 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 prill 2018.
  99. "How brilliant is Barcelona defender Gerard Piqué?" [Sa gjenial është mbrojtësi i Barcelonës Gerard Piqué?] (në anglisht). UEFA. 3 tetor 2018. Marrë më 15 mars 2019.
  100. "The 2014/15 Liga BBVA Ideal XI" [XI ideale e La Ligës 2015/16] (në anglisht). LFP. 15 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2015.
  101. "UEFA Champions League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Kampioneve] (në anglisht). UEFA. 9 qershor 2015. Marrë më 9 qershor 2015.
  102. "Once ideal de LaLiga para UEFA: 4 del Madrid, 3 del Barça..." AS.com (në spanjisht). 22 maj 2017. Marrë më 22 maj 2017.
  103. "EURO 2012 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 1 janar 2022. Marrë më 12 prill 2024.
  104. "The Best named at FIFA Football Awards" [Emërohen më të mirë në Çmimet e Futbollit të FIFAs] (në anglisht). FIFA. 9 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2017. Marrë më 12 janar 2017.
  105. "FifPro announces reserve Teams of the Year – but Luis Suarez and Arjen Robben won't be laughing while Iker Casillas is somehow named the second best goalkeeper of 2013" [FifPro publikon Ekipet e Vitit të rezervave – por Luis Suárez dhe Arjen Robben nuk po qeshin ndërkohë Iker Casillas çuditërisht emërohet poetieri i dytë më i mirë i vitit 2013]. The Independent (në anglisht). 15 janar 2014. Marrë më 1 tetor 2017.
  106. "2015 World XI: the Reserve Teams – FIFPro World Players' Union" [XI e Botës 2015: Ekipet Rezervë – FIFPro World Players' Union] (në anglisht). FIFPro.org. 11 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2019. Marrë më 1 tetor 2017.
  107. "2016–2017 World 11: the Reserve Teams – FIFPro World Players' Union" [11 e Botës 2016–2017: Ekipet Rezervë – FIFPro World Players' Union] (në anglisht). FIFPro.org. 23 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2019. Marrë më 23 tetor 2017.
  108. "FIFA FIFPro World XI: the reserve teams – FIFPro World Players' Union" [FIFA FIFPro World XI: ekipet rezervë – FIFPro World Players' Union] (në anglisht). FIFPro.org. 15 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2019. Marrë më 1 tetor 2017.
  109. "World 11: The Reserve Team for 2017–18" [11 e Botës: Ekipi Rezervë për 2017–18] (në anglisht). FIFPro.org. 24 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 25 shtator 2018.
  110. "Rankings: How All 55 Male Players Finished" [Renditja: Si u renditën të 55 lojtarët meshkuj]. FIFPro World Players' Union (në anglisht). 23 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2020. Marrë më 5 tetor 2022.
  111. "Pique: My priorities are football, football, football". Marca (në anglisht). Madrid. 3 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2023. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  112. "Las campeones del mundo de fútbol ya tienen la Real Orden del Mérito Deportivo" (në spanjisht). Mundo Deportivo. 5 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2020. Marrë më 28 tetor 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]