Jump to content

Carles Puyol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Carles Puyol

Puyol në aksion për Barcelonën në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCarles Puyol i Saforcada[1]
Datëlindja (1978-04-13) 13 prill 1978 (46 vjeç)
VendlindjaLa Pobla de Segur, Spanjë[2]
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[3]
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
1993–1995Pobla de Segur
1995–1996Barcelona
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1997Barcelona C
1997–2000Barcelona B89(6)
1999–2014Barcelona392(12)
Gjithsej481(18)
Karriera ndërkombëtare
1995Spanja U183(0)
2000Spanja U214(0)
2000Spanja U235(0)
2000–2013Spanja100(3)
2001–2013Katalonia6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Carles Puyol Soforcada (Katalonisht [ˈkaɾləs puˈjɔl sɐfuɾˈkaðɐ]; lindur më 13 prill 1978) është një ish futbollist profesionist spanjoll. Pozicioni i tij natyral ishte qëndër-mbrojtës, por ai mund të aktivizohej me lehtësi në të dyja krahët, më së shumti në të djathtin.[4] Puyol konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[5]

Puyol e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te Barcelona, duke u bërë kapiten i ekipit në gusht 2004 pasi i mori shiritin Luis Enriques. Ai luajti gjithsej 593 ndeshje zyrtare dhe fitoi 17 tituj madhor, ku dallon gjashtë tituj të La Ligas dhe tre të UEFA Ligës së Kampioneve.

Në nivelin ndërkombëtar, Puyol zhvilloi 100 paraqitje me kombëtaren spanjolle, me të cilën luajti në tre edicione të FIFA Kupës së Botës dhe dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian. Ai ishte pjesë e ekipit që triumfoi në UEFA Euro 2008 dhe FIFA Kupën e Botës 2010. Në gjysëm-finalen e Kupës së Botës 2010, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Gjermanisë.[6] Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit që mori një medalje të argjendë në Lojërat olimpike verore në Sidnej 2000 dhe që arriti një vend të tretë në FIFA Kupën e Konfederatave 2009.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Puyol ka lindur në La Pobla de Segur, një qytet në Provincën e Leidës, Katalonjë.[7] Ai e nisi karrierën e tij futbollistike duke luajtur si portier për klubin e qytetit të tij të lindjes, por problemet që pati me shpatullën bërë që ai të kthehej në sulmues. Në lidhje me fillimet e karrierës, Puyol ka thënë: "Prindërit e mi ishin shumë skeptik se unë mund të bëhesha futbollist dhe më inkurajonin të mësoja."[8] Në vitin 1995, ai ju bashkua akademisë së Barcelonës të quajtur La Masia, ku ai ndryshoi sërisht pozicion, duke u bërë mesfushor mbrojtës; dy vite më vonë, ai filloi të luante për ekipin B në rolin e mbrojtësit të djathtë.[9]

Në vitin 1998, Barcelona pranoi një ofertë nga Málaga CF për shitjen e Puyol, i cili ishte zgjedhja e tretë në formacion mbrapa Frank de Boer dhe Michael Reiziger. Megjithatë, ai refuzoi të largohej pasi pa shokun e tij Xavi të debutonte në ekipin e parë.[5]

Trajneri Louis van Gaal e promovoi Puyolin në ekipin e parë në sezonin 1999–2000, me mbrojtësin i cili debutoi zyrtarisht më 2 tetor 1999 në fitoren 2–0 në transfertë ndaj Real Valladolid. Pas kësaj, ai bëri një tjetër zhvendosje, duke kaluar në rolin e qëndër-mbrojtësit. Gjatë merkatos së verës së vitit 2003, Manchester United shfaqi interesim për të blerë kartonin e lojtarit, kjo pasi Barcelona ishte në vështirësi financiare, por transferimi nuk u realizua.[10] Dy vite më pas, ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin.[11]

Puyol në një ndeshje të La Ligas kundër Getafes, 18 prill 2007.

Puyol u emërua kapiten i ekipit në përfundim të sezonit 2003–04, kjo pas tërheqjes së Luis Enriques. Ai vazhdoi të ishte një "mur" në mbrojtjen e Barcelonës, duke u nderuar me çmimin "Mbrojtësi i djathtë më i mirë evropian" nga UEFA në vitin 2002. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin të fitonte dy kampionate rresht. Puyol luajti plot 52 ndeshje zyrtare në sezonin 2005–06, përfshirë 12 në UEFA Ligën e Kampioneve, aty ku Barcelona triumfoi pasi mposhti 2–1 Arsenalin në finale, duke fituar trofeun për herë të dytë në histori.[12]

Më 16 shtator 2008, Puyol zhvilloi paraqitjen e 400të në të gjitha kompeticionet me Barcelonën në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Sporting CP.[13] Në kampionat, pavarësisht problemeve me dëmtimet, ai kontriboi duke luajtur 28 ndeshje, me Barcelonën që fitoi një tjetër titull. Goli i tij i vetëm në kampionat erdhi në fitoren historike 6–2 kundër Real MadriditStadiumin Santiago Bernabéu më 2 maj 2009;[14] ai e festoi golin duke puthur shiritin e tij të kapitenit me flamurin e Katalonjës para tifozëve të nevrikosur të Realit.[15] Ai gjithashtu ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në sukseset e ekipit në Kupën e Mbretit, Ligën e Kampioneve, UEFA Super Kupë dhe në FIFA Kupën e Botës për Klube, me Barcelonën që u bë ekipi i parë në botë që fiton të gjashta trofetë brënda një viti. Gjatë këtij viti, ai luajti në mbi 100 ndeshje zyrtare, dhe e etiketoi klubin si "ekipin që çdo fëmijë katalanas ka dëshirë të luaj... Unë po jetoj ëndërrën e të luajturit futboll për Barçën dhe ëndërra ime është të tërhiqem këtu."[8][16]

Puyol luajti 45 ndeshje në sezonin 2008–09, ku Barça fitoi tripletën për herë të parë në histori.

Më 13 nëntor 2010, Puyol luajti ndeshjen e 500të në të gjitha kompeticionet për Barcelonën në një ndeshje në kampionat kundër Villarreal CF.[17] Ai pati probleme me dëmtimet gjatë sezonit 2010–11,[18][19][20] por megjithatë arriti të luajë 28 ndeshje me ekipin që fitoi sërisht kampionatin dhe Ligën e Kampioneve; ai luajti gjashtë minuta në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Barcelona mposhti 3–1 Manchester United për të fituar trofeun.[21]

Që nga disfata 3–1 kundër Interit në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve në sezonin 2009–10, Puyol luajti plot 56 ndeshje me Barcelonën pa humbje, e cila u mbyll më 11 janar 2012 nga CA Osasuna (humbje 2–3).[22] Ai regjistroi dy gola në Kupën e Mbretit në atë sezon, kundër Real Madridit (fitore 2–1 në transfertë, 4–3 me rezultat të përgjithshëm) dhe Valencias (barazim 1–1 në transfertë, 3–1 me rezultat të përgjithshëm).[23][24]

Më 2 tetor 2012, në minutat e fundit të ndeshjes kundër Benficës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Puyol, i cili luante ndeshjen e parë pas rikuperimit nga një dëmtim në gju të pësuar kundër Getafes, nxorri brrylin e tij pasi ra keq në tok si pasojë një dueli ajëror. Ai fillimisht pritej të qëndronte jashtë fushave për dy muaj,[25] por u rikuperua pas vetëm një muaji.[26] Më 18 dhjetor, Puyol rinovoi kontratën e tij me Barcelonën deri në qershor 2016.[27] Në qershor 2013, ai e operoi sërisht gjurin e djathtë; ky ishte operacioni i tij i gjashtë si futbollist profesionist,[28] duke bërë që ai të mendonte një tërheqje të parakohshme nga futbolli.[29]

Fanella dhe këpucët e Puyolit në muzeun e Barcelonës.

Më 2 mars 2014, në fitoren 4–1 kundër Almerías, Puyol parakaloi ish mbrojtësin Migueli si lojtari i dytë me më shumë ndeshje në kampionat në historinë e Barcelonës, duke u renditur mbrapa Xavit; ai shënoi golin e tretë të ekipit të tij në atë ndeshje.[30] Dy ditë më pas, pavarësisht se kishte edhe dy vite në kontratë, Puyol njoftoi se do të largohej nga Barcelona në përfundim të sezonit 2013–14.[31] Në lidhje me këtë vendim, Puyol tha: "Pas dy operacioneve të mia të fundit, unë e kuptoj se duhet më shumë përpjekje për të arritur nivelin e kërkuar këtu, madje edhe më shumë se unë dhe kirurgët menduan se ishte e nevojshëm. Kjo është arsyeja që kam arritur në këtë vendim."[32]

Barcelona i dha lamtumirën Puyolit më 15 maj 2014, pas një karriere 15 vjeçare në ekipin e parë (dhjetë si kapiten) dhe 21 tituj të fituara. Në fjalimin e tij të lamtumirës para shokëve të ekipit, ish shokëve të ekipit, trajnerëve dhe presidentëve, Puyol tha: "Kam jetuar ëndrrën e kaq shumë fëmijëve të vegjël, duke bërë atë që më pëlqen më shumë në jetë, të luaj futboll dhe të stërvitem."[33] Pak pas këtij njoftimi, Puyol njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 36 vjeç por vazhdoi të ishte i lidhur me klubin e tij të vetëm; ai u vendos në rolin e ndihmësit të drejtorit sportiv të klubit Andoni Zubizarreta.[34] Ai dha dorëheqjen nga ky post në janar 2015, pak pasi Zubizarreta u shkarkua.[35]

Në shtator 2019, Puyol refuzoi një ofertë për tu bërë drejtuesi sportiv i klubit.[36]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Puyol duke luajtur Katalonjën në një ndeshje miqësore kundër ArgjentinësCamp Nou.

Puyol ka luajtur 12 ndeshje me ekipet e moshave të Spanjës. Në verën e vitit 2000, ai luajti me ekipin nën-23 në Lojërat olimpike verore në Sidnej në vitin 2000. Më 15 nëntor 2000, Puyol debutoi me kombëtaren spanjolle në një ndeshje miqësore kundër Holandës.[37] Që nga ajo kohë, ai përfaqsoi Spanjën në gjashtë turnamente madhore.[38]

Gjatë Kupës së Botës 2002, ai shënoi një autogol në fitoren 3–1 kundër Paraguajit në fazën e grupeve.[39] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Republikës së Irlandës, ai asistoi golin e Fernando Morientes; pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1, Spanja fitoi 3–2 në gjuajtjet e penalltive.[40] Spanja u eliminua në çerek-finalet e kompeticionet nga Koreja e Jugut, një nga dy vendet organizatore, 5–3 nga gjuajtjet e penalltive.[41]

Puyol u aktivizua në pesë nga gjashtë ndeshjet e Spanjës në UEFA Euro 2008. Në këto pesë ndeshje, Spanja pësoi vetëm dy gola. Ai luajti titullar në finale ku ekipi mposht Gjermaninë për të fituar trofeun. Për performancat e tij, Puyol u emërua në Ekipin e Turnamentit sëbashku me kolegun e tij në mbrojtje Carlos Marchenën e Valencias.[42] Si fituese e Euro 2008, Spanja mori pjesë në Kupën e Konfederatave 2009 në Afrikën e Jugut; Puyol luajti në tre nga pesë ndeshjet e ekipit që arriti një vend të tretë në turnament, duke mposhtur Afrikën e Jugut 3–2 në finalen e vogël. Ai u përfshi sërisht në Ekipin e Turnamentit sëbashku me katër lojtarë të tjerë të Spanjës.[43]

Kupën e Botës 2010, Puyol luajti në të gjitha ndeshjet e Spanjës dhe pothuajse u aktivizua në çdo minutë (ai u zëvëndësua në minutën e 84të nga Marchena në ndeshjen çerek-finale kundër Paraguajit).[44] Ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen gjysëm-finale kundër Gjermanisë me një gjuajtje të fuqishme me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit nga Xavi, duke dërguar Spanjën në finalen e tyre të parë të një Kupe Bote.[45]finale, ai luajti 120 minuta të plota me Spanjën që mposhti Holandën për tu shpallur kampione e botës për herë të parë në histori.[46] Spanja pësoi vetëm dy gola gjatë turnamentit – të dyja të pësuara në fazën e grupeve dhe asnjë në raundet me eliminim direkt, duke vendosur një rekord për një ekip fitues të Kupës së Botës. Me vetëm dy gola të pësuara dhe pesë ndeshje pa pësuar, Spanja u bë ekipi i dytë pas Francës (1998) dhe Italisë (2006) që e arrin këtë gjë. Ai gjithashtu kishte mesaraten e pasimeve të sakta 88%, e cila ishte treta më e larta në turnament, si dhe u emërua edhe në Ekipin e Turnamentit.[47][48]

Më 1 gusht 2010, Puyol njoftoi se do të vazhdonte të luante me kombëtaren për të paktën dy vitet e ardhshme.[49] Ai nuk luajti në Euro 2012 për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi në ndeshjen kundër Espanyolit në fillimi të muajit maj; ai u operua dhe koha e rehabilitimit ishte gjashtë javë.[50] Në vitin tjetër, ai humbi mundësinë të luante në FIFA Kupën e Konfederatave për shkak të problemeve të mëtejshme fizike.[51]

Puyol luajti ndeshjen e tij të 100të dhe të fundit me Spanjën më 6 shkurt 2013, duke u aktivizuar si kapiten në fitoren 3–1 kundër Uruguajit në një ndeshje miqësore.[52][53]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Puyol është çelsi, jo thjesht sepse ai është një nga mbrojtësit më të mirë botë por për shkak të karaktarit të tij."

 —Xavi[54]

Puyol konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[5] Ai e shpenzoi karrierën duke luajtur si qëndër-mbrojtës, por mund të luante në të dyja krahët, kjo falë shkathtësisë së tij; ai u aktivizua në pozicionet në krahë vetëm në vitet e para të karrierës.[4][55][56] Pavarësisht kësaj, ai e nisi karrierën e tij profesionale si mesfushor sulmues,[57] kurse në fëmijëri luajti si portier dhe sulmues.[58][59]

Puyol njihej për prezencën e tij dominuese në duelet ajërore pavarësisht gjatësisë së tij dhe fizikut, si dhe për aftësinë për të lexuar lojën. Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte një angazhim shumë të madhe në mbrojtje, në veçanti kur luftonte për të rikuperuar topin. Sipas ish doktorit të Barcelonës, Puyol ishte "lojtari më i fortë, me reagimet më të shpejta dhe me forcën më shpërthyese."[5][55][60][61] Tifozët e klubit e thërrasin me pseudonimin "Muri".[59]

Puyol në një seancë stërvitore; gjatë karrierës së tij, ai është dalluar për përkushtimin në stërvitje.

Puyol shquhej për aftësitë e tij si udhëheqës dhe për dedikimin në stërvitje. Ai shpesh stërvitej i vetëm edhe pas mbarimit të seancave stërvitore si dhe në ditët pushim.[54] Në një intervistë në vitin 2010, ai deklaroi: "Unë nuk kam teknikën e Romários, shpejtësinë e Overmarsit apo forcën e Kluivertit, por unë punoj më shumë se të tjerët. Unë jam si një student i cili nuk është i zgjuar, por mëson për provime dhe në fund bën mirë."[5] Edhe pse pozionimi i tij konsiderohej si një nga pikat e dobta të tij në fillimet e karrierës, ai punoi për tu përmirësuar në këtë aspekt te Barcelona me kalimin e viteve.[54] Pavarësisht fizikut të vogël, Puyol ishte një lojtar me forcë të madhe, i cili njihej për vendosmërinë, disiplinën dhe përqëndrimin si mbrojtës, si dhe aftësitë në markimin e lojtarëve dhe organizimin e mbrojtjes; ai gjithashtu shkëlqente në duelet një kundër një.[57][62][63][64][65][66][67]

Edhe pse Puyoli më së shumti njihej për aftësitë e tij mbrojtëse, si dhe pavarësisht se nuk ishte aq i talentuar sa lojtarët e tjerë që dolën nga akademia e klubit,[5][55][62][63] ai gjithsesi zotëronte një teknikë të mirë, si dhe ishte një pasues i saktë, duke zgjedhur ta pasonte topin në zona më të sigurta se sa në zona të rrezikshme ku mund ta humbiste topin.[59][68][69][70][71] Si pasojë e kësaj, ai shpesh vendosej në mbrojtje me Piquén, një qëndër-mbrojtës i aftë në lojën me këmbë; ata sëbashku formuan një dyshe efektive mbrojtje, si te Barcelona ashtu dhe te Spanja, ku stili i fortë i lojës së Puyolit kombinohej me stilin elegant të lojës së Piqués.[63][72][73][74]

Në rininë e tij, Puyol njihej si një mbrojtës i djathtë energjik dhe i shkathtët, i cili kishte dëshirë të shkonte përpara si dhe të ndiqte kundërshtarët për të rikuperuar topin;[61][62][63][75] megjithatë, shpejtësia e tij shpërthyese ra me kalimin e viteve.[62][76] Kjo rënje u bë e dallueshme veçanërisht në vitet e fundit të karrierës, ku ai aktivizohej në qëndër, ku ndikim pati edhe një seri operacionesh në gju, të cilat i kufizuan minutazhin dhe gjëndjen fizike, gjë që solli edhe tërheqjen e parakohshme nga sporti.[55][77][78][79][80][81][82]

Puyol ka marrë lëvdata ndërvite nga shumë kolegë, trajnerë dhe analistë. Në vitin 2006, Simon Talbot i The Guardian e përshkroi Puyolin si: "Kapiten Caveman i Barcelonës, duke luajtur futboll me zemrën nën mëngë dhe flokët para syve, duke e hedhur veten në të gjithë fushën dhe duke u nisur me gjithë zemër për të kryer ndërhyrje kamikazi si një fëmijë hiperaktiv, i çmendur."[60]

Mbrojtësi Gerard Piqué ka thënë: "Ai është dikush që, edhe pse jeni duke fituar 3–0 dhe ka ngelur vetëm disa sekonda lojë, do tju bërtas me sa ka zë nëse ai mendon se përqëndrimi juaj ka rënë."[63] Një ish shok skuadre ka thënë: "Edhe nëse jemi katër gola poshtë ai sërisht mendon se mund të fitojmë."[54][55][83] Në lidhje me dedikimin në stërvitje dhe intensitetin e punës së Puyol, Miguel Ángel Nadal, i cili luajti me të për një kohë të shkurtër, tha: "Carles luan me pjekuri, ka vendosmëri të madhe, dhe mbi të gjitha, ka krenari në fanellën e tij."[5]

Puyol sëbashku me të dashurën e tij Vanesa Lorenzo.

Kaçurrelat e gjata të Puyolit kanë qënë tipari i tij më i dallueshëm përgjatë karrierës së tij. Ish trajneri i Barcelonës Van Gaal sygjeroi që lojtari ti priste kur ai ishte vetëm 19 vjeç, menjëherë pasi ai kreu seancën e parë stërvitore me ekipin e parë: "Çfarë problemi ke, nuk ke para që të qethesh?", Van Gaal e pyeti në zyrën e tij. "Unë nuk thash asgjë," kujton Puyoli, dhe që nga ajo ditë i kam mbajtur ashtu flokët."[5][84]

Në vitin 2006, Puyol deklaroi se kur ai nuk punon, ai jeton "një jetë shumë të qetë". Ai shtoi se nuk kishte qënë në një klub nate në Barcelonë për vite: "Kur dal jashtë, shkojë në restorant me shokët e mi."[8]

Babai i tij, Josep, vdiq në një aksident në fermë në fund të vitit 2006 ndërkohë që Puyol po udhëtonte për ndeshjen kundër Deportivo de La Coruña. Ai u informua për vdekjen e babait të tij nga trajneri Frank Rijkaard pasi mbërritën.[85] Kjo fatkeqsi, sëbashku me një dëmtim të pësuar bënë që Puyol të hynte në një periudhë të errët në jetën e tij, duke bërë që psikologu i kombëtares spanjolle Raúl Martínez të vinte në Barcelonë: me fjalët e lojtarit, "...ai më foli shumë mirë. Ai më bëri të reagoja, kështu që unë fillova të isha më i gëzuar, dhe mos të mërzitesha aspak nga ajo që kishte ndodhur.[86]

Në vitin 2009, Puyol i tregoi Goal.com: "Nuk më pëlqen të dal shumë, edhe pse është mirë të shkëputesh dhe mua më pëlqen të lexojë."[87] Në shtator 2010, ai nisi një marrëdhënje me modelen Malena Costa. Një muaj më pas, ai shënoi me kokë në fitoren 2–1 kundër Valencias dhe ja dedikoi golin të dashurës së tij duke bërë simbolin e zemrës me duar. "Unë ja dedikoj golin të dashurës time", tha ai pas ndeshjes.[88]

Në vitin 2011, Puyol i pagoi një specialisti 30,000 € për trajtimin privat të Miki Roqué, një futbollist nga qyteti i tij i lindjes i cili vuante nga kanceri i legenit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij, Roqué vdiq një vit më vonë.[89]

Në vitin 2012, Puyol nisi një marrëdhënje me Vanesa Lorenzon. Çifti ka dy vajza sëbashku, Manuela (lindur në 2014) dhe María (lindur në 2016).[90][91]

Puyol u ftua nga televizioni iranian IRIB TV3 për të qënë një nga komentatorët e ndeshjes së Kupës së Botës midis Iranit dhe Spanjës më 20 qershor 2018 në një program të drejtuar nga Adel Ferdosipour, por nuk u lejua në studio. Sipas uebfaqes Entekhab, lojtarit i ishte thënë nga "Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit", organizata që kontrollon mediat e Iranit, se ai nuk mund të paraqitej në program për shkak të pamjes së tij (flokët e gjata); drejtori veteran i këtij kanali ishte zëvëndësuar nga një mbështetës ultra-fetar vetëm disa javë më parë; ky incident në fund çoi në disa tallje brenda Iranit në Twitter.[92]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [93][94]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa e Mbretit Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Barcelona B 1996–97 Segunda División 1 1 1 1
1997–98 Segunda División B 42 3 42 3
1998–99 Segunda División 38 2 38 2
1999–2000 Segunda División B 8 0 8 0
Gjithsej 89 6 89 6
Barcelona 1999–2000 La Liga 24 0 5 0 8[a] 0 0 0 37 0
2000–01 17 0 2 0 5[b] 0 24 0
2001–02 35 2 1 0 15[a] 0 51 2
2002–03 32 0 0 0 14[a] 0 46 0
2003–04 27 0 4 0 7[c] 0 38 0
2004–05 36 0 1 0 8[a] 0 45 0
2005–06 35 1 3 0 12[a] 0 2[d] 0 52 1
2006–07 35 1 7 0 8[a] 1 5[e] 0 55 2
2007–08 30 0 7 0 10[a] 1 47 1
2008–09 28 1 6 0 11[a] 0 45 1
2009–10 32 1 2 0 9[a] 0 5[e] 0 48 1
2010–11 17 1 2 0 8[a] 0 0 0 27 1
2011–12 26 3 7 2 9[a] 0 2[f] 0 44 5
2012–13 13 1 5 1 4[a] 0 0 0 22 2
2013–14 5 1 6 1 1[a] 0 0 0 12 2
Gjithsej 392 12 58 4 129 2 14 0 593 18
Gjithsej karriera 481 18 58 4 129 2 14 0 682 24
  1. ^ a b c d e f g h i j k l m Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në Kupën UEFA
  3. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. ^ a b Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. ^ Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube

Burimi: [95]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2000 1 0
2001 4 0
2002 10 1
2003 8 0
2004 10 0
2005 10 0
2006 10 0
2007 5 0
2008 14 1
2009 8 0
2010 14 1
2011 4 0
2012 1 0
2013 1 0
Gjithsej 100 3

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Puyol.[95]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 17 prill 2002 Windsor Park, Belfast, Irlandë e Veriut 8 Flamuri Irlanda e Veriut 4–0 5–0 Ndeshje miqësore
2 11 tetor 2008 A. Le Coq Arena, Tallinn, Estonia 70 Flamuri Estonia 3–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
3 7 korrik 2010 Moses Mabhida, Durban, Afrikë e Jugut 89 Flamuri Gjermania 1–0 1–0 FIFA Kupa e Botës 2010
Barcelona[96]
Puyol sëbashku me shokët e ekipit dhe trajnerin duke festuar triumfin në Kupën e Botës 2010.
Spanja U23
Spanja[96]
Çmime
Dekorime
  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of players" [FIFA Kupa e Botës Afrikë e Jugut 2010: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 4 qershor 2010. fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 13 shtator 2013.
  2. ^ "Carles Puyol Saforcada" (në spanjisht). El Mundo. Marrë më 11 dhjetor 2019.
  3. ^ "Carles Puyol" (në spanjisht). Marca. Marrë më 8 qershor 2020.
  4. ^ a b "Carles Puyol" (në anglisht). BBC Sport. 25 maj 2004. Marrë më 8 korrik 2010.
  5. ^ a b c d e f g h Ben Lyttleton (9 korrik 2010). "Puyol anchors Spanish defense with combination of hard work, grit" [Puyol ankoron mbrojtjen spanjolle me kombinimin e punës së palodhur, kurajos] (në anglisht). Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2010. Marrë më 16 korrik 2010.
  6. ^ Roberto Mamrud. "Carles Puyol Saforcada – Century of International Appearances" [Carles Puyol Saforcada – Një shekull me paraqitje ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 1 shtator 2017.
  7. ^ Antoni López (15 maj 2014). "Carles Puyol: La Pobla de Segur reivindica el carácter y la fortaleza de su hijo más universal" [Carles Puyol: La Pobla de Segur pretendon karakterin dhe forcën e djalit të saj më universal] (në spanjisht). La Vanguardia. Marrë më 11 dhjetor 2019.
  8. ^ a b c Andy Mitten (14 maj 2006). "Puyol's love of labour not lost on fans" [Dashuria e punës për Puyol nuk humbet tek tifozët] (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2012. Marrë më 19 korrik 2010.
  9. ^ "Carles Puyol, el eterno capitán del mejor Barça de la historia" [Carles Puyol, kapiteni i përjetshëm i Barcelonës më të mirë në histori]. Todo Blaugrana (në spanjisht). 13 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2020. Marrë më 9 qershor 2020.
  10. ^ "Man Utd move for Puyol" [Kalimi te Man Utd për Puyol] (në anglisht). BBC Sport. 10 gusht 2003. Marrë më 8 korrik 2010.
  11. ^ "Barca skipper Puyol pens new deal" [Kapiteni i Barcelonës Puyol firmos një marrëveshje të re] (në anglisht). BBC Sport. 22 shtator 2005. Marrë më 8 korrik 2010.
  12. ^ "Barcelona 2–1 Arsenal" (në anglisht). BBC Sport. 17 maj 2006. Marrë më 11 dhjetor 2019.
  13. ^ "The captain makes it to 400 games" [Kapiteni arrin 400 ndeshje] (në anglisht). FC Barcelona. 16 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2012. Marrë më 18 shtator 2008.
  14. ^ Sid Lowe (2 maj 2009). "Barcelona run riot at Real Madrid and put Chelsea on notice" [Barcelona shkatërron Real Madridit dhe i bën me die Çelsit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 8 korrik 2010.
  15. ^ "Real Madrid-Barcelona: Celebrations in enemy territory" [Real Madrid-Barcelona: Festime në territor armik] (në anglisht). Marca. 24 prill 2017. Marrë më 9 tetor 2018.
  16. ^ "Sextuple winning sides to receive tribute at Camp Nou" (në anglisht). FC Barcelona. 20 dhjetor 2019. Marrë më 18 maj 2020.
  17. ^ "Carles Puyol: number 500" [Carles Puyol: numër 500]. Total Barça (në anglisht). 13 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2014.
  18. ^ "Puyol injury shock" [Dëmtim shokues për Puyol] (në anglisht). FC Barcelona. 1 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2013. Marrë më 18 korrik 2011.
  19. ^ "Barcelona lose Puyol to groin injury" [Barcelona humbet Puyolin me një dëmtim në kofshë] (në anglisht). ESPN FC. 30 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2011.
  20. ^ "Knee surgery for Barca captain Puyol" [Operacion në gju për kapitenin e Barçës Puyol] (në anglisht). ESPN FC. 31 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2011.
  21. ^ Phil McNulty (28 maj 2011). "Barcelona 3–1 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 tetor 2018.
  22. ^ "50 games straight without losing with Puyol on the pitch" [50 ndeshje rresht pa humbje me Puyolin në fushë] (në anglisht). FC Barcelona. 16 janar 2012. Marrë më 21 shkurt 2012.
  23. ^ "Barca fight back at the Bernabeu" [Barcelona lufton në Bernabeu] (në anglisht). ESPN FC. 18 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2012. Marrë më 21 shkurt 2012.
  24. ^ "Valencia – FC Barcelona: Draw with some shine (1–1)" [Valencia – FC Barcelona: Barazim me pak shkëlqim (1–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 1 shkurt 2012. Marrë më 21 shkurt 2012.
  25. ^ "Elbow injury sends Puyol back to Barça sidelines" [Dëmtimi në brryl dërgon Puyolin jashtë sërisht] (në anglisht). UEFA. 3 tetor 2012. Marrë më 3 tetor 2012.
  26. ^ "Puyol recibe el alta seis semanas después de la luxación en el codo" [Puyol lirohet pas gjashtë javësh pas dëmtimit në brryl]. 20 minutos (në spanjisht). 16 nëntor 2012. Marrë më 5 shkurt 2019.
  27. ^ "Barça has renewed the contracts of Carles Puyol, Xavi Hernández and Leo Messi" [Barça ka rinovuar kontratat e Carles Puyol, Xavi Hernández dhe Leo Messit] (në anglisht). FC Barcelona. 18 dhjetor 2012. Marrë më 8 janar 2013.
  28. ^ Xavier Ortuño (18 qershor 2013). "Carles Puyol, cuando el quirófano es el salón de casa" [Carles Puyol, kur dhoma e operimit është dhoma e ndënjes]. Sport (në spanjisht). Marrë më 19 qershor 2013.
  29. ^ "Retirement on Puyol's mind after surgery" [Tërheqja është në mëndjen e Puyolit pas operacionit] (në anglisht). FIFA. 31 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2013. Marrë më 19 qershor 2013.
  30. ^ "Puyol moves second in Barça league appearances list" [Puyol kalon në vendin e dytë në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në kampionat për Barçën] (në anglisht). Marca. 2 mars 2014. Marrë më 6 mars 2014.
  31. ^ "Carles Puyol announces he is leaving FC Barcelona at the end of the season" [Carles Puyol njofton se ai do të largohet nga Barcelona në përfundim të sezonit] (në anglisht). FC Barcelona. 4 mars 2014. Marrë më 4 mars 2014.
  32. ^ "Puyol announces he is to leave Barcelona" [Puyol njofton se ai do të largohet nga Barcelona] (në anglisht). UEFA. 4 mars 2014. Marrë më 6 mars 2014.
  33. ^ "Puyol: "I came here as a boy and I leave with a family"" [Puyol: "Erdha këtu si fëmijë de largohem me një familje"] (në anglisht). FC Barcelona. 15 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014.
  34. ^ Fernando Polo; Joan Poquí (31 maj 2014). "Carles Puyol será el 'segundo' de Zubizarreta" [Carles Puyol do të jepet 'i dyti' i Zubizarretës]. Mundo Deportivo (në spanjisht). Marrë më 2 qershor 2014.
  35. ^ Tom Adams (6 janar 2015). "Carles Puyol resigns as Barcelona sack director of football Andoni Zubizarreta" [Carles Puyol jep dorëheqjen pasi Barcelona shkarkoi drejtorin sportiv Andoni Zubizarreta] (në anglisht). Eurosport. Marrë më 22 mars 2015.
  36. ^ "Barcelona: Carles Puyol rejects sports director offer" [Barcelona: Carles Puyol refuzon ofertën për tu bërë drejtor sportiv] (në anglisht). BBC Sport. 25 shtator 2019. Marrë më 26 shtator 2019.
  37. ^ Luis Martín (9 korrik 2010). ""Sabía que iba a ser gol"" ["E dija që do të hyja"] (në spanjisht). El País. Marrë më 11 dhjetor 2019.
  38. ^ "Del estreno goleador de Puyol al testarazo histórico a Alemania" [Nga debutimi me gol i Puyolit te goli me kok historik kundër Gjermanisë] (në spanjisht). Eurosport. 17 prill 2020. Marrë më 9 qershor 2020.
  39. ^ Sean Ingle (7 qershor 2002). "Spain 3–1 Paraguay" [Spanja 3–1 Paraguaji] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 1 qershor 2020.
  40. ^ Sean Ingle (16 qershor 2002). "Ireland 1–1 Spain (Spain win 3–2 on pens)" [Irlanda 1–1 Spanja (Spanja fiton 3–2 me penallti)] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 18 maj 2020.
  41. ^ "Korean dream lives on" [Ëndërra koreane jeton] (në anglisht). BBC Sport. 22 qershor 2002. Marrë më 18 maj 2020.
  42. ^ a b "EURO 2008 Team of the Tournament" [Ekipi i Turnamentit në Euro 2008] (në anglisht). UEFA. 1 janar 2020. Marrë më 23 korrik 2020.
  43. ^ a b "Puyol, Capdevila, Villa y Torres, en el once ideal de la web en la FIFA" [Puyol, Capdevila, Villa dhe Torres, në IX All-Star në uebfaqen e FIFA-s] (në spanjisht). Marca. 30 qershor 2009. Marrë më 14 shkurt 2019.
  44. ^ "Villa saves Spain after penalty drama" [Villa shpëton Spanjën pas dramës me penalltinë] (në anglisht). ESPN FC. 3 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2010. Marrë më 8 korrik 2010.
  45. ^ "Puyol heads Spain into final" [Puyol dërgon Spanjën në finale] (në anglisht). ESPN FC. 7 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2010. Marrë më 8 korrik 2010.
  46. ^ Paul Fletcher (11 korrik 2010). "Netherlands 0–1 Spain (aet)" [Holanda 0–1 Spanja (pksh)] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 korrik 2018.
  47. ^ "Spain's 2010 conquerors in numbers" [Numrat e pushtuesve të Spanjës 2010] (në anglisht). FIFA. 22 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2019. Marrë më 18 maj 2020.
  48. ^ a b "Spaniards dominate All-Star Team" [Spanjollët dominojnë Ekipin All-Star] (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2010. Marrë më 18 maj 2020.
  49. ^ "Puyol to keep playing for Spain" [Puyol do të vazhdojë të luajë me Spanjën] (në anglisht). The New York Times. 2 gusht 2010. Marrë më 2 gusht 2010.
  50. ^ "Puyol facing fitness fight" [Puyol përballet me luftë për fitnes] (në anglisht). ESPN FC. 8 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 11 maj 2012.
  51. ^ "Soccer-Barca's Puyol to have further knee surgery" [Puyol i Barçës do të ketë një tjetër operacion në gju] (në anglisht). Chicago Tribune. 18 korrik 2013. Marrë më 18 maj 2020.
  52. ^ Ramiro Aldunate (6 shkurt 2013). "Campeón hasta en los simulacros" [Kampion edhe në stërvitje] (në spanjisht). Marca. Marrë më 6 shkurt 2013.
  53. ^ Miguel Ángel Lara (6 shkurt 2013). "100 veces Puyol" [100 herë Puyol] (në spanjisht). Marca. Marrë më 6 shkurt 2013.
  54. ^ a b c d Sid Lowe (29 prill 2008). "Puyol returns to give Barcelona lift and leadership" [Puyol rikhehet për ti dhënë Barcelonës ngritje dhe lidership] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 18 korrik 2010.
  55. ^ a b c d e Dermot Corrigan (27 gusht 2014). "Carles Puyol: The inspiring leader" [Carles Puyol: Udhëheqësi frymëzues] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 maj 2020.
  56. ^ "Pep Guardiola praises Carles Puyol after Barcelona continue winning run" [Pep Guardiola lavdëron Carles Puyol pasi Barcelona vazhdon serinë e fitoreve] (në anglisht). The Guardian. 31 janar 2010. Marrë më 16 maj 2020.
  57. ^ a b Nicholas Rigg (5 mars 2014). "Carles Puyol: The raggy-haired Barcelona defender who even gained the respect of the Real Madrid faithful" [Carles Puyol: Mbrojtësi i Barcelonës me kaçurrela i cili fitoi edhe respektin e Real Madridit] (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2020. Marrë më 17 maj 2020.
  58. ^ Tre' Atkinson (1 mars 2014). "Ranking the best seasons of Carles Puyol's Barcelona career" [Duke renditur sezonet më të mira të Carles Puyol në karrierën e tij me Barcelonën] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  59. ^ a b c Rob Hughes (8 korrik 2010). "Puyol, a star on defense, wins it with offense" [Puyol, një yll në mbrojtje, e fiton atë me sulm] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 17 maj 2020.
  60. ^ a b Simon Talbot (17 maj 2006). "Barça's indestructible warrior ready for the battle of his life" [Luftëtari i pashkatërrueshëm i Barçës gati për betejën e jetës së tij] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 16 maj 2020.
  61. ^ a b Gabriele Marcotti (17 maj 2010). "Pep Guardiola shows his genius with ability to get more from great team" [Pep Guardiola tregon gjenialitetin e tij me aftësinë për të marrë më shumë nga një ekip i madh] (në anglisht). The Sunday Times. Marrë më 16 maj 2020.
  62. ^ a b c d "I migliori difensori nell'uno contro uno (2000–2020)" [Mbrojtësit më të mirë në duelet një kundër një (2000–2020)]. L'Ultimo Uomo (në italisht). 29 prill 2020. Marrë më 17 maj 2020.
  63. ^ a b c d e Ian Hawkey (11 korrik 2010). "Defending the caveman" [Duke mbrojtur shpellarin]. Sunday Times (në anglisht). Marrë më 17 tetor 2018.
  64. ^ "Explosive Mourinho report in 2006 of Rijkaard's Barcelona: What he thought of Ronaldinho, Puyol, Iniesta and Messi" [Raporti eksploziv i Mourinho në vitin 2006 për Barcelonën e Rijkaard: farë mendonte ai për Ronaldinhon, Puyolin, Iniestën dhe Messin] (në anglisht). Marca. 18 mars 2019. Marrë më 17 maj 2020.
  65. ^ a b "Carles Puyol Saforcada" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2016. Marrë më 2 dhjetor 2015.
  66. ^ Ben Hayward (29 nëntor 2011). "Missing in action – Barcelona captain Carles Puyol has been absent in all of the Catalans' last six defeats" [I humbur në aksion – Kapiteni i Barcelonës Carles Puyol ka munguar në gjashtë humbjet e fundit të katalanasve] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 17 maj 2020.
  67. ^ "Meet Spain's 2010 World Cup team" [Njihuni me ekipin e Spanjës të Kupës së Botës 2010] (në anglisht). Fox Sports. 20 tetor 2016. Marrë më 18 maj 2020.
  68. ^ Karl Matchett (15 prill 2014). "Steven Gerrard and 20 inspirational captains in European football" [Steven Gerrard dhe 20 kapitenë frymëzues në futbollin evropian] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  69. ^ Brendon Netto (5 korrik 2013). "Why Barcelona's relentless pursuit of Thiago Silva is backed by the right intentions" [Pse ndjekja e pamëshirshme e Thiago Silvës nga Barcelona mbështet e qëllimet e duhura] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2020. Marrë më 17 maj 2020.
  70. ^ Sam Stejskal (18 maj 2016). "Sueño MLS: Tenacious Carlos Amaya overcomes size concerns en route to final" [Carlos Amaya i pabesueshëm kapërcen shqetësimet për madhësinë gjatë rrugës për në finale] (në anglisht). Major League Soccer. Marrë më 17 maj 2020.
  71. ^ Jason Pettigrove (13 maj 2013). "Tales of Carles Puyol's decline at Barcelona have been greatly exaggerated" [Përrallat e rënies së Carles Puyol te Barcelona janë ekzagjeruar në masë të madhe] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  72. ^ Christopher Atkins (30 korrik 2013). "Ranking the 20 best defenders in world football" [Duke renditur 20 mbrojtësit mëë tëë mirë nëë botën e futbollit] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  73. ^ Paul Macdonald (4 mars 2014). "Puyol is football's last pure defender" [Puyol është mbrojtësi i fundit i pastër i futbollit] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 17 maj 2020.
  74. ^ Sid Lowe (26 maj 2011). "Gerard Piqué and Carles Puyol: Barcelona's perfect partners in prime" [Gerard Piqué dhe Carles Puyol: Partnerët e përkryer të Barcelonës në kulm] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 17 maj 2020.
  75. ^ "FC Barcelona transfers: Could David Luiz be the man to replace Carlos Puyol?" [Transferimet e FC Barcelonës: A do jet David Luiz njeriu që do të zëvëndësoj Carles Puyolin?] (në anglisht). Bleacher Report. 21 qershor 2011. Marrë më 17 maj 2020.
  76. ^ Adi-Oula Sebastian (2 nëntor 2010). "Top 10 all-time Barcelona defenders: Do Puyol and Pique make the list?" [10 mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave të Barcelonës? A janë në listë Puyol dhe Pique?] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  77. ^ Justin Palmer (6 mars 2014). "Barca without Puyol and Pique for Valladolid trip" [Barca pa Puyolin dhe Piquen për udhëtimin nga Valladolid] (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2020. Marrë më 17 maj 2020.
  78. ^ KS Leong (27 tetor 2011). "Shutting up shop – why Spain need Carles Puyol to defend their European Championship crown" [Pse Spanja ka nevojë për Carles Puyol për të mbrojtur kurorën e tyre të Kampionatit Evropian] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 17 maj 2020.
  79. ^ Graham Hunter (23 maj 2011). "Possession paramount for Barcelona aces" [Zotërimi kryesor për asat e Barcelonës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 maj 2020.
  80. ^ Adi-Oula Sebastian (3 nëntor 2010). "FC Barcelona: Tiki Taka or quite simply the beautiful game" [FC Barcelona: Tiki Taka apo thjeshtë loja e bukur] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  81. ^ "Puyol: Injuries could end career" [Puyol: Dëmtimet mund ti mbyllin karrierën]. Football Espana (në anglisht). 31 maj 2013. Marrë më 17 maj 2020.
  82. ^ "Barcelona great Carlos Puyol retires" [I madhi i Barcelonës Carles Puyol tërhiqet] (në anglisht). Canadian Broadcasting Corporation. 15 maj 2014. Marrë më 17 maj 2020.
  83. ^ Pete Jenson (4 mars 2014). "Carlos Puyol announcement: No obvious successor for Barcelona legend and master of reinvention" [Njoftimi i Carles Puyol: Dukshëm nuk pa pasues për legjendën e Barcelonës dhe mjeshtrin e rishpikjes] (në anglisht). The Independent. Marrë më 19 dhjetor 2014.
  84. ^ "Carles Puyol" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2010. Marrë më 20 korrik 2010.
  85. ^ Lluís Visa, Lluís; Xosé Hermida (4 nëntor 2006). "Puyol es baja tras la muerte de su padre en un accidente" [Puyol jashtë pasi babai i tij vdiq në një aksident] (në spanjisht). El País. Marrë më 17 dhjetor 2010.
  86. ^ Luís Martín (15 nëntor 2010). "500 más y lo deja" [500 më shumë dhe ai kalon] (në spanjisht). El País. Marrë më 17 dhjetor 2010.
  87. ^ Lucas Brown (15 mars 2009). "Carles Puyol on life, leadership and trophies at Barcelona" [Carles Puyol rreth jetës, lidershipit dhe trofeve te Barcelona] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 19 korrik 2010.
  88. ^ "Picture of the day: Celebrations" [Piktura e ditës: Festimet]. Total Barça (në anglisht). 18 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2010. Marrë më 3 dhjetor 2010.
  89. ^ "Carles Puyol costeó el tratamiento de Miki Roqué" [Carles Puyol paguan për trajtimin e Miki Roqué] (në spanjisht). Diario AS. 25 qershor 2012. Marrë më 11 gusht 2015.
  90. ^ "Carles Puyol's daughter Manuela is born" [Vajza e Carles Puyol Manuela ka lindur] (në anglisht). FC Barcelona. 25 janar 2014. Marrë më 25 janar 2014.
  91. ^ "Puyol anuncia el nacimiento de su hija María" [Puyol njofton lindjen e vajzës së tij María] (në spanjisht). Sport. 7 janar 2016. Marrë më 7 janar 2016.
  92. ^ Georgina Rannard (23 qershor 2018). "World Cup 2018: Footballer's hair 'too wild' for Iranian TV" [Kupa e Botës 2018: flokët e futbollistit 'shumë të egër' për televizionin iranian] (në anglisht). BBC News. Marrë më 23 qershor 2018.
  93. ^ "In-depth look at Carles Puyol's career" [Një shikim i thellë në karrierën e Carles Puyol] (në anglisht). FC Barcelona. 3 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2015. Marrë më 2 qershor 2015.
  94. ^ "Carles Puyol" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 qershor 2020.
  95. ^ a b "Carles Puyol" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 23 korrik 2020.
  96. ^ a b "Carles Puyol" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 23 korrik 2020.
  97. ^ "Spain wins wild bronze medal match" [Spanja fiton ndeshjen e egër për medaljen e bronztë] (në anglisht). Canadian Broadcasting Corporation. 28 qershor 2009. Marrë më 2 dhjetor 2015.
  98. ^ "Puyol, una carrera llena de éxitos" [Puyol, një karrierë plot sukses] (në spanjisht). Récord. 4 mars 2014. Marrë më 9 qershor 2020.
  99. ^ Karel Stokkermans. "ESM XI" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2007. Marrë më 9 qershor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  100. ^ a b c Mamen Hidalgo (4 mars 2014). "Carles Puyol, el eterno capitán del mejor Barça de la historia" [Carles Puyol, kapiteni i përjetshëm i Barçës më të mirë në histori]. 20 minutos (në spanjisht). Marrë më 9 qershor 2020.
  101. ^ "UEFA Club Defender of the Year" [Mbrojtësi i Vitit nga UEFA] (në anglisht). UEFA. 1 maj 2011. Marrë më 1 shkurt 2019.
  102. ^ "Spain dominate Team of the Tournament" [Spanja dominon Ekipin e Turnamentit] (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2008. Marrë më 30 qershor 2008.
  103. ^ "Ultimate Team of the Year: The All-Time XI" [Ekipi i Vitit Ultimate: XI më e mirë e të gjitha kohërave] (në anglisht). UEFA. 22 nëntor 2015. Marrë më 25 nëntor 2015.
  104. ^ "World XI: Team of the 21st Century" [XI e botës: Ekipi i shekullit 21të]. GiveMeSport (në anglisht). Sports New Media. 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 20 janar 2016.
  105. ^ "Your All-time EURO 11 revealed" [Zbulohet 11-shja e juaj e të gjitha kohërave e Evropianit] (në anglisht). UEFA. 7 qershor 2016. Marrë më 8 qershor 2016.
  106. ^ "LEGENDS – GoldenFoot" [Legjendat – GoldenFoot] (në anglisht). Golden Foot. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2018. Marrë më 5 janar 2017.
  107. ^ "Carles Puyol in Bilbao" [Carles Puyol në Bilbao] (në anglisht). Athletic Bilbao. 4 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2018. Marrë më 11 maj 2018.
  108. ^ "La selección española de fútbol, Premio Príncipe de Asturias de los Deportes" [Kombëtarja spanjolle e futbollit, Çmimi Princi i Asturias për Sporte] (në spanjisht). Fundación Princesa de Asturias. 7 shtator 2010. Marrë më 9 qershor 2020.
  109. ^ Manel Bruña (10 maj 2011). "Las campeones del mundo de fútbol ya tienen la Real Orden del Mérito Deportivo" [Kampionët e botës për futboll marrin Medaljen e artë të Rendit Mbretëror të Meritës Sportive] (në spanjisht). Barcelona: El Mundo Deportivo. Marrë më 5 mars 2013.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]