Jump to content

Philipp Lahm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Philipp Lahm
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPhilipp Lahm
Datëlindja (1983-11-11) 11 nëntor 1983 (40 vjeç)
VendlindjaMynihu, Gjermania
Gjatësia1.69 m (5 ft 7 in)
PozicioniMbrojtësi
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München
Numri21
Karriera me të rinjtë
1989–1995FT Gern München
1995–2001Bayern München
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2003Bayern München II63(3)
2003–Bayern München320(12)
2003–2005VfB Stuttgart53(2)
Karriera ndërkombëtare
2003Gjermania U-213(0)
2004–2014Gjermania113(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Philipp Lahm (lindiur më 11 nëntor 1983) në MynihGjermanisë. Aktualisht luan si mbrojtës i Bajernit të Munihut. Është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mire në botë që pas Botërorit 2006. Shquhet për qetësinë, aftësitë dribluese dhe precizive. Edhe pse gjuan me të djathtën, është i afte të luajë në të dy krahët. Që nga 2009, trajneri Van Gaal e ka vendosur të luajë nË krah të djathtë, pranë Arjen Robben.

Info. i përgjithshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lahm ka luajtur për Stuttgartin dhe Bajernin e Munihut në Bundeslige, si dhe për Gjermaninë në Euro 2004, 2008 dhe Botërorin 2006, 2010. Shënoi golin e parë të Botërorin e 2006 që u zhvillua në Gjermani.

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lahm u shndërrua në futbollist profesionist me të rinjte e Bajernit të Mynihut. Iu bashkua skuadres ne moshen 11 vjec pas kerkeses se trajnerit të te rinjve, Jan Pienta, i cili e kishte vezhguar ndersa luante me skuadren e Gernit ne Mynih. Qe ne ate moshe ra ne sy për talentin e tij. Nje nga trajneret e të rinjve dikur ka thene: ‘Nese Philipp Lahm nuk ia del të luajë ne Bundeslige, ateherë s’ka për t’ia dale asnje lojtar tjeter’. Ka fituar dy herë A-Junior Bundesliga; herën e dyte si kapiten si dhe u be pjese e amatoreve ne moshen 17-vjecare. Ish trajneri i tij Herman Gerland e konsideron Lahm si lojtarin me të talentuar qe ka pasur ndonjeherë. Ishte ai qe e beri kapiten me skuadren e amatoreve gjate sezonit të dyte. Gjate rinise se tij, Lahm ka luajtur si mbrojtes ne mesfushe ose si mesfushor i djathtë. Meqenese mesfusha e Bajernit ishte e ndertuar mire gjate viteve 2003-04, Lahm u huazua nga Stuttgart për sezonin 2003 – 2004 dhe 2004 – 2005.

Fillimisht nenshkroi kontratën si rezerve e Andreas Hinkel (mbrojtes i djathtë), por trajneri Felix Magath e levizi ne pozicione të ndryshme dhe perfundimisht mori rolin e mbrojtesit të majtë. Debutimin e parë ne Bundeslige e beri ne diten e parë të sezonit 2003 – 2004 kunder Hansa Rostock, kur zëvendësoi ne minuten e 76’ mesfushorin Meissner. Ndeshja e parë prej 90 min të plota ka qene kunder Dortmundit. Qe ateherë u be lojtar i rregullt i ndeshjeve të Stuttgartit. Debutimin e parë ne Champions League, si pjese e 11-shes fillestare e ka bere ne ndeshjen me Manchester United, 29 shtator 2003 (edhe pse sezonin e kaluar zëvendësoi ne fund për Bajernin ne ndeshjen kunder RC Lens). Gjate 2003 – 2004, Lahm luajti ne 31 ndeshje ne Bundeslige dhe 7 ndeshje ne Champions League. U rendit i dyti ne listen e ‘Futbollistit Gjerman të Vitit’.

Gjate sezonit të dyte me Stuttgartin (2004 – 05), Lahm kaloi nje periudhe të veshtire. Pas perfundimit të Euro 2004, hasi veshtiresi ne zbritjen ne fushe po ashtu edhe ne praktikimin e taktikave të trajnerit të ri Matthias Sammer. Luajti ne 16 ndeshje para pushimeve të fundvitit si dhe 6 ndeshje ne Kupen UEFA. Ne janar 2005, Lahm pesoi nje frakture ne kemben e djathtë dhe qendroi prane kabines për 4 muaj. Pas rikthimit ne prill, rreth 5 jave me vone u demtua serisht, kesaj herë me nje ligament të keputur, e cila i dha fund karrierës se tij me Stuttgartin.

Ne korrik 2005, Lahm u rikthye të Bajerni. Megjithate, demtimi i disa muajve me parë e detyroi të mungonte ne ndeshjet e para. Ne fund të nentorit u rikthye ne fushe, ne ndeshjen kunder Bielefeldit. Gjithsej luajti ne 20 ndeshje.

Gjate sezonit 2006 – 07, Lahm luajti ne të gjitha ndeshjet e Bundesliges dhe 9 nga 10 ndeshjet e Championsit dhe u zëvendësua dy herë; kjo për shkak se ishte i vetmi mbrojtes i majtë i skuadres dhe Bajerni (i cili po perjetonte nje nga sezonet me të dobeta të tij) i druhej ndonje demtimi të mundshem.

Gjate 2007 – 2008 Bajerni bleu mbrojtesin e majtë Marcell Jansen dhe Lahm supozohej të kalonte ne të djathtë. për shkak të demtimeve (si të tij, ashtu edhe të Jansen), vazhdoi të luante ne të majtë deri ne fund të sezonit, edhe pse deshironte qe ne disa raste të luante ne të djathtë. Gjate gjithe sezonit u perhapen fjale se ne 2008 Lahm do të largohej nga Bajerni për t’u bashkuar me Barcelonen dhe se tranferta ishte pothuajse e sigurt. Por, ne 16 maj 2008, Bajerni dhe Lahm nenshkruan nje kontratë të re qe do të zgjaste deri ne qershor 2012. Si arsye të qendrimit ishin marredheniet e mira dhe diskutimi i suksesshem me menaxherin Uli Hoeness dhe trajnerin e ri Jürgen Klinsmann. Po ashtu edhe deshira për të mos nisur gjithcka nga fillimi prane ndonje klubi tjeter.

Ne sezonin e 2009 – 2010, nen drejtimin e Louis van Gaal, Lahm arriti me ne fund të luante ne pozicionin e tij të preferuar si mbrojtes i majtë. Pas disa veshtiresive ne fillim të sezonit, Lahm shkelqeu me performancen e tij duke krijuar nje dyshe perfekte se bashku me hollandezin Robben. Shenoi 1 gol dhe asistoi ne 12 të tjera. Po ashtu u zgjodh edhe zv. Kapiten i skuadres. Luajti ne të gjitha ndeshjet e Bajernit dhe pothuajse ne të gjithe 90 minutshin.

Karriera nderkombetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lahm e nisi karrierën e tij nderkombetare me U19. Ishte pjese e skuadres qe fitoi medaljet e argjendta ne Europianin U19 ne 2002. Pas saj luajti ne disa nga ndeshjet e U20 dhe U21, derisa kapi syrin e Rudi Völler, trajernit të Kombetares. Ne ndeshjen e parë me 18 shkurt kunder Kroacise, të cilen e fitoi Gjermania 2 – 1, u emerua ‘Futbollisti i Ndeshjes’ nga revista sportive Kicker. Lahm u be gjithashtu pjese e skuadres për Euro 2004 ne Portugali dhe luajti të plota 90 min ne të tre ndeshjet. Edhe pse Gjermania nuk e kaloi dot grupin, performanca e Lahm u konsiderua shumë premtuese dhe sipas disa gazetave ne Gjermani, e vetmja gje pozitive e turneut.

Lahm mungoi rreth 1 vit me Kombeataren (2005 – 2006) për shkak të demtimeve qe pesoi ate periudhe. për ate arsye, humbi Kupen e Konfederatave 2005. Megjithate, menjeherë pas rikthimit hyri direkt ne 11-shen e parë. Edhe pse vrau berrylin ne nje ndeshje miqesore pak para Boterorit 2006 dhe iu desh të mbante nje mbrojtese ne krahun e majtë, Klinsmann e shihte ende si lojtarin kryesor të mbrojtjes. Shenoi golin e parë të Boterorit 2006 ne Gjermani, kunder Kosta Rikes; nje gol i gjuajtur me kemben e djathtë direkt e ne cepin e djathtë të portes. Ishte i vetmi lojtar gjerman qe luajti të gjithe 690 minutat ne ate Boteror, si dhe u perfshi ne ‘Mastercard All Star Team 2006’.

Gjate Euro 2008 ishte ne 11-shen e parë të Gjermanise ne të gjitha ndeshjet dhe u zëvendësua vetem ne finale pas nje carjeje (qe kerkonte qepje) ne kembe. Lahm e nisi turneun si mbrojtes i djathtë, por me pas zëvendësoi Jansen, për shkak të perfomances se dobet të ketij të fundit. Ne 25 qershor 2008, shenoi golin fitues (90’) kunder Turqise ne gjysemfinale. Kete gol e ka pershkruar si me të rendesishmin e karrierës se tij. Edhe pse ne fund të ndeshjes u cilesua ‘Futbollisti i Ndeshjes’, vete Lahm tha se nuk e meritonte plotesisht. Ne finalen kunder Spanjes, Xavi Hernandez arriti të thyente mbrojtjen gjermane dhe për shkak të mungeses se komunikimit mes Lahm dhe portierit Lehmann, topi i marre nga Fernando Torres perfundoi ne rrjete, duke i dhene Spanjes Europianin e 2008, të parin ne 44 vite.

Ne Boterorin e 2010, Lahm ishte serisht lojtari qe luajti ne të gjitha minutat e ndeshjeve të Gjermanise. për shkak të mungeses se kapitenit Ballack, rolin e tij e mori persiper Lahm. Ne 13 qershor 2010, me rolin e kapitenit ne ndeshjen e parë të Gjermanise kunder Australise, u be zyrtarisht kapiteni me i ri i Kombetares ne historine gjermane të Kupes se Botes.

Lahm u kandidua nga FIFA si ne 2006, ashtu edhe ne 2007, për ‘Futbollistin e Vitit’. Ne 2006 ishte perkrah bashkekombesave të tjere, Michael Ballack, Miroslav Klose dhe Jens Lehmann, por cmimin e mori italiani Fabio Cannavaro. Gjithesesi, u zgjodh si mbrojtes i majtë për ‘Skuadren e Vitit’ nga UEFA dhe u rendit i dyti ne po të njejten kandidim vitin e ardhshem, duke humbur me me pak se 1% të votave kundrejt Abidal. Sidoqofte, ne 2008 u zgjodh serisht. Lahm ka qene kandidat për ‘Skuadren e Vitit’ nga UEFA ne 2004, 2006, 2007, 2008, 2009, perkrah Michael Ballack, lojtarit gjerman me të kandiduar ne kategorine e mesiperme, dhe i dyti gjerman qe kandidohet me teper se njeherë.

Lahm merret jashtëzakonisht shumë me bamiresi dhe ka marre pjese ne plot fushata dhe evente bamiresie. Ne qershor 2007, FIFA njoftoi se Lahm dhe Owen Hargreaves do të vizitonin Afriken e Jugut për të dhene mbeshtjetjen e tyre për Boterorin e 2010. Edhe pse Hargreaves nuk arriti të udhetonte për shkak të nje demtimi, Lahm dhe kolegu i tij i skuadres, Piotr Trochowski, ia dolen jo vetem të vizitonin organizatoret e Boterorit por edhe ‘SOS Children’s Village’ dhe ‘Kick-AIDS’.

Lahm ka themeluar nje fondacion të vetin, Philipp Lahm-Stiftung, për të ndihmuar femijet e paprivilegjuar dhe njekohesisht, është ambasadori zyrtar i ‘FIFA for SOS Children’s Villages’. për me teper, ka qene edhe ambasaor i Dites Nderkombetare të SIDE-s ne 2007, 2008, 2009. Lahm ka marre pjese edhe ne fushaten ‘Bündnis für Kinder’, kunder dhunes ndaj femijeve.

Per kontributin e shquar kunder intolerances dhe homofobise ne sport (vecanerisht ne futboll), i është dhene cmimi ‘Tolerantia-Preis’ ne 20 shtator 2008.

Ne 8 nentor 2009, Lahm iu dha gjoba me e larte ne historine e Bajernit të Mynihut (mbi 25 000€) për intervisten e paautorizuar qe dha ne ‘Süddeutsche Zeitung’). Ne interviste, kritikonte politiken e transfertave të klubit, planifikimin e strategjise se lojes dhe mungesen e filozofise se ndeshjeve nga ana e Bajernit. Keto fjale nxiten reagime të ndryshme jo vetem ne Gjermani, por edhe me gjere, nje pjese e se cilave ishin të mendimit se Lahm duhet ti kishte mbajtur opinionet e tij për vete, ndersa pjesa tjeter e lavderonin për sinqeritetin. Pavaresisht ketij fakti, asgje nuk ndryshoi ne pozicionin e tij si lojtar prane Bajernit.

Philipp u martua me Claudia Schattenberg ne periferine Aying të Mynihut, vetem 4 dite pasi Gjermania mori vendin e trete ne Boterorin 2010. Dasma ishte teper private, për vete faktin se asnje nga koleget e skuadres nuk mori pjese.

Stampa:Kupa e Botës 2010 Skuadra e Turnamentit