David Silva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
David Silva

David Silva me kombëtaren spanjolle
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDavid Josué Jiménez Silva
Datëlindja (1986-01-08) 8 janar 1986 (38 vjeç)
VendlindjaArguineguín, Spanja
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester City
Numri21
Karriera me të rinjtë
1995–2000UD San Fernando
2000–2003Valencia
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Valencia B14(1)
2004–2010Valencia119(21)
2004–2005Eibar (huazim)35(4)
2005–2006Celta Vigo (huazim)34(4)
2010–Manchester City266(54)
Karriera ndërkombëtare
2001–2002Spanja U166(2)
2002–2003Spanja U1720(5)
2004–2005Spanja U1914(5)
2005Spanja U205(4)
2004–2006Spanja U219(7)
2006–2018Spanja125(35)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 3 janar 2019

David Josué Jiménez Silva (lindur më 8 Janar 1986) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor për klubin anglez Manchester City. Përveç pozicionit natyral si mesfushor qëndor, Silva mund të luaj si mesfushor sulmue dhe në pozicione më të avancuara si sulmuesi i dytë ose sulmues krahu. Silva njihet për pasimet e tij të sakta, për vizionin, aftësinë tribluese dhe konsiderohet si "Lojtari krijues më i mirë në Premier League".

David Silva ka luajtur kombëtaren spanjolle të futbollit që në moshën 20 vjeç, gjithashtu ka marre pjesë në UEFA Euro 2008, UEFA Euro 2012, dhe në Kupën Botës 2010, dhe i ka fituar të tre këto trofe.

David Silva qëndroi 6 vjet në Valencia CF, përpara se të transferoheshe tek Manchester City në vitin 2010. Me Valencian, Silva luajti 150 Ndeshje, duke fituar edhe Kupën e Mbretit në vitin 2008. Nofka e David Silvas është "Merlin" që i referohet pasimeve të shkëlqyera dhe aftësive që ka. Kjo nofkë i është vendosur nga shokët e skuadrës.[2][3] Që kur është bashkuar me Manchester Cityn, David Silva ka arritur të luaj më shumë se 100 ndeshje , dhe ka fituar Premier Ligës dhe Kupën FA.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Kupës së Botës 2018, Silva lajmëroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.[4]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Silva është një lojtar i talentuar këmbë-majtë dhe i shkathët,[5] i cili zotëron një prekje të parë të topit të shkëlqyer, aftësi dribluese të mira dhe aftësi teknike të jashtëzakonshme. Këto, sëbashku me lëvizjet inteligjente sulmuese, e lejojnë atë që të ruajë zotërimin e topit në hapsira të ngushta, të krijoj hapsira për veten e tij dhe shokët e ekipit si dhe të hapi mbrojtjet kundërshtare.[6][7] Kontrolli i tij i topit,[8] aftësia për të lexuar lojën, vizioni, saktësia e pasimeve si dhe aftësia për të kontrolluar ritmin e lojës e kanë bërë atë jo vetëm një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij por edhe një nga mesfushorët më të mirë të historisë së Premier Ligës, duke fituar pseudonimet Merlin dhe El Mago.[2][3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Player Profile: David Silva" [Profili i lojtarit: David Silva] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2014. Marrë më 31 korrik 2012.
  2. ^ a b "David Silva, or is it Merlin?" [David Silva, apo është Merlin?] (në anglisht). Manchester City F.C. 2 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2011. Marrë më 4 qershor 2012.
  3. ^ a b "Happy Birthday Merlin!" [Gëzuar ditëlindjen Merlin!] (në anglisht). Manchester City F.C. 8 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2013. Marrë më 9 janar 2013.
  4. ^ "Spanja humbet edhe David Silva-n, tërhiqet nga kombëtarja". Top-Channel.tv. 13 gusht 2018. Marrë më 18 janar 2019.
  5. ^ Simon Curtis (30 tetor 2013). "Quick feet of Silva bring hope for the future" [Këmbët e shpejta të Silvës sjellin shpresë për të ardhmen] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 janar 2016.
  6. ^ Simon Curtis (18 dhjetor 2014). "A novel idea to solve Manchester City's striker crisis: Play without a striker" [Një ide romane për të zgjidhur krizën e sulmuesve të Manchester Cityt: Të luaj pa një sulmues] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 janar 2016.
  7. ^ Richard Jolly (12 mars 2015). "David Silva as good as Eden Hazard and Arjen Robben, says Frank Lampard" [David Silva po aq i mirë sa Eden Hazard dhe Arjen Robben, thotë Frank Lampard] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 janar 2016.
  8. ^ Paul Hayward (24 tetor 2011). "David Silva the shining light as Manchester City escape United shadow" [David Silva drita ndriçuese, Manchester City i shpëton hijes së United] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 25 janar 2016.