Andrés Iniesta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Andrés Iniesta
Andrés Iniesta Euro 2012 vs France 01.jpg
Iniesta duke luajtur në Euro 2012 kundër Francës.
Të dhënat personale
Emri i plotëAndrés Iniesta Luján
Data e lindjes11 maj 1984
Vendi i lindjesFuentealbilla, Albacete, Spanjë
Gjatësia1,70 m (5 ft 7 in)
Pozita ne fushëMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualVissel Kobe
Numri8
Kariera në rini
1994–1996Albacete
1996–2001Barcelona
Kariera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2001–2003Barcelona B54(5)
2002–2018Barcelona442(35)
2018-Vissel Kobe
Ekipi kombëtar
2000Spanja U–152(0)
2000–2001Spanja U–167(1)
2001Spanja U–174(0)
2001–2002Spanja U–197(1)
2003Spanja U–207(3)
2003–2006Spanja U–2118(6)
2006–Spanja125(13)
2004-2005Katalonia2(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Andrés Iniesta Luján (lindur më 11 Maj 1984) është një futbollist spanjollë që luan për klubin japonezë Vissel Kobe dhe me Kombëtaren Spanjolle. Gjatë gjithë karrierës së tij luajti me Barcelonën, ku shërbeu si kapiten për tri sezone.

Iniesta ka ardhur nga "La Masia", akademia e Barcelonës - pas migirimit nga vendlindja. Ai bëri debutimin e tij me skuadrë e parë në vitin 2002, në moshën 18 vjeçare. Ai filloi të luante rregullisht me skuadrën e parë në sezonin 2004-05, dhe që nga ai sezon, ai ka luajtur rregullisht çdo sezon. Ai ishte lojtar i rregullt i Barcelonës në sezonin 2008-09, sezon ku Barcelona fitoi gjashtë trofe.

Iniesta në Kupën e Konfederatave.

Iniesta ka luajtur me kombëtaren spanjolle të moshave U16, U19 dhe U21, përpara se të bënte debutimin zyrtarë në vitin 2006 me kombëtaren e parë. Ai u zgjodh për të luajtur me kombëtaren në Botërorin 2006, ai luajti vetëm 1 ndeshje, Spanja u eleminua në raundin e dytë. Ai ndihmoi skuadrën që të kualifikoheshe në Euro 2008, dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e trofeut, ai u zgjodh në formacionin më të mirë të turnamentit. Iniesta u zgjodh për të luajtur edhe në Botërorin 2010, ai shënoi Golin e fitores në finalen kundër Hollandës, ai gjithashtu shënoi edhe 1 Gol në fazën e grupeve kundër Kilit. Pas finales, ai u zgjodh si lojtari i ndeshjes dhe gjithashtu ishte pjestar i formacionit më të mirë.

Më 24 maj 2018, Vissel Kobe shpalli publikisht nënshkrimin e Iniestës për tri vite.