Pavel Nedvěd

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pavel Nedvěd
Pavel Nedvěd.jpg
Nedvěd duke luajtur me Republikën Çeke në vitin 2006
Të dhënat personale
Data e lindjes (1972-08-30) 30 Gusht 1972 (47 vjeç)
Vendi i lindjesCheb, Çekosllovaki
Gjatësia1.77m
PozicioniAnësor
Mesfushor sulmues
Karriera në rini
1977–1985TJ Skalná
1985–1986RH Cheb
1986–1990Škoda Plzeň
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1990–1992Škoda Plzeň0(0)
1990–1992Dukla Prague (huazim)19(3)
1990→ Dukla Tábor (huazim)
1992–1996Sparta Prague97(23)
1996–2001Lazio138(33)
2001–2009Juventus247(51)
Gjithsej501(110)
Ekipi kombëtar
1992–1993Çekosllovakia U217(0)
1994–2006Republika Çeke91(18)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Pavel Nedvěd (Çekisht: [ˈpavɛl ˈnɛdvjɛt]; lindur më 30 gusht 1972) është një ish futbollist profesionist çek i cili ka luajtur si mesfushor sulmues. I përshkruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, ai është gjithashtu një nga lojtarët më të suksesshëm të Republikës Çeke, duke fituar trofe vendor dhe evropian me Lazion, përfshirë edicionin e fundit të Kupës së Fituesve të Kupës, dhe Juventusin, me të cilin luajti në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve 2003.

Nedvěd ishte një lojtar kyç i kombëtares çeke që arriti finalen e Euro 1996, ku ai mori vëmëndje të gjerë ndërkombëtare. Ai ishte kapiten i ekipit në Euro 2004, ku ata u mposhtën në gjysëm-finalen nga Greqia, e cila në fund fitoi turnamentin; Nedvěd ishte pjesë e ekipit të turnamentit. Pas kësaj, ai ndihmoi ekipin të kualifikohej në Kupën e Botës 2006 për herë të parë që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Falë performancave të tij, si dhe vrapimeve të shpjeta dhe energjike gjatë ndeshjeve, Nedvěd mori pseudonimin Furia Ceca (Furia çeke) nga tifozët italianë, dhe The Czech cannon (Topi çek) nga media angleze. Pseudonimi i tij në gjuhën çeke është Méďa[1] (Ariu i vogël), kjo për shkak të ngjashmërisë së mbiemrit të tij me fjalën çeke Medvěd, që do të thotë ari.

Pasi fitoi Topin e Artë si Futbollisti Evropian i Vitit në 2003, Nedvěd u bë lojtari i dytë çek që fiton këtë çmim dhe i pari që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Gjatë karrierës së tij, Nedvěd fitoi disa çmime personale, përfshirë Golden Foot në vitin 2004, çmimin Futbollisti Çek i Vitit (katër herë) dhe Topin e Artë të Republikës Çeke (gjashtë herë). Ai ishte një nga 125 lojtarët të zgjedhur nga Pelé për FIFA 100, një listë me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.[2]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republika Çeke[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Cheb dhe i rritur afër qytetit Skalná,[3] Nedvěd filloi karrierën e tij në Çekosllovaki. Ai ishte një tifoz futbolli që i vogël, duke nisur karrierën e tij me klubin e qytetit Tatran Skalná në vitin 1977, në moshën pesë vjeç.[4] Ai kaloi te Rudá Hvězda Cheb në vitin 1985, ku luajti vetëm një sezon para të shpenzonte pesë vite te Škoda Plzeň.[4] Në vitin 1990, Nedvěd u huazua te Dukla Prague, një klub i drejtuar nga Ushtria çekosllovake, si pjesë e shërbimit të tij ushtarak.[5] Gjatë vitit të parë te Dukla Prague, ai luajti me VTJ Dukla Tábor, një klub i kategorive të ulta që gjithashtu drejtohej nga ushtria. Më 28 tetor 1991, Nedvěd luajti ndeshjen e parë me Dukla Prague.[6] Ai shpenzoi vetëm një sezon me klubin e ushtrisë para se të përfundonte shërbimin, duke e mbyllur huazimin nga Plzeň. Pas kësaj, ai u transferua te Sparta Prague në vitin 1992.[7] Plzeň do të merre 30% të shumës nëse Nedvěd do të transferohej në një klub të huaj.[8][9]

Në fillimet e karrierës së tij te Sparta, Nedvěd mori tre kartonë të kuq në vetëm gjashtë ndeshje.[6] Me Spartën, ai fitoi Ligën e parë Çekosllovake, dy tituj Gambrinus liga dhe një kupë.[7] Në vitin 1994, ai u thirr për herë të parë në kombëtaren çeke. Dy vite më vonë, performancat e tij në Euro 1996 tërhoqën vëmendje; pavarësisht një marrëveshje verbale me PSV-në,[8][10] Nedvěd u transferua te klubi italian Lazio. Sparta fillimisht e shiti atë te klubi sllovak 1. FC Košice (e cila kishte të njëjtin pronar si Sparta) për 1.5 milion koruna çeke, dhe menjëherë pas kësaj, Košice e shiti atë te Lazio.[8] Kjo gjë bëri që Sparta të paguante vetëm një shifër të vogël Plzeňit.[8][11] Pas protestës së Plzeňit, Federata Çeke e Futbollit e urdhëroi Spartën t'i paguante atyre 35 milion koruna çeke si kompensim.[9]

Lazio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd firmosi një kontratë katër-vjeçare me Lazion për 1.2 milion lira italiane.[12] Ai debutoi zyrtarisht më 7 shtator 1996 në humbjen 1–0 si vizitor ndaj Bolonjës.[13][14] Goli i tij i parë në kampionat me klubin erdhi më 20 tetor 1996 në një ndeshje kundër Cagliarit; ai e mbylli sezonin 1996–97 me shtatë gola.[14] Nedvěd u bë një lojtar i rëndësishëm në ekip gjatë sezonit 1997–98, të cilën e nisi me katër gola në tre ndeshje.[15] Ekipi vendosi një rekord duke mos pësuar humbje në 24 ndeshje rresht nga nëntori 1997 e deri në prill 1998, e cila mori fund në ndeshjen kundër Juventusit ku Nedvěd u përjashtua me karton të kuq.[16] Në atë sezon, Lazio fitoi Kupën e Italisë dhe arriti finalen e Kupës UEFA.[17][18] Nedvěd e nisi sezonin me fitimin e Superkupën së Italisë, duke shënuar një nga golat e fitores 2–1 kundër Juventusit.[19] Ai luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e edicionit të fund të Kupës së Fituesve të Kupës, duke shënuar kundër Lausanne në raundin e parë dhe më pas në të dy ndeshjet e çerek-finales kundër Panionios, ku Lazio fitoi me rezultatin e përgjithshëm 7–0.[20] Në finale, ai shënoi golin vendimtar kundër Majorkës, duke kontribuar në fitoren 2–1 të Lazios.[21] Ky goli të ishte goli i fundit i turnamenti, por më pas nuk u llogarit.[22]

Nedvěd ishte një nga dhjetë futbollistët më të paguar të ligës italiane në vitin 1999.[23] Ai e nisi sezonin duke luajtur në Superkupën Evropiane 1999 kundër Manchester United, ku Lazio fitoi me një gol të vetëm.[24] Në vitin 2000, Lazio fitoi kampionatin dhe kupën me ndihmën e Nedvěd, duke arritur një dopietë historike.[25] Në vitin 2000, ai fitoi superkupën për herë të dytë.[19] Nedvěd, sëbashku me Siniša Mihajlović, ishin dy lojtarët që u përjashtuan me karton të kuq në çerek-finalen e kupës në dhjetor, ku Lazio, kampionja në kuqi, u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5–3 nga Udinese.[26]

Nedvěd luajti në UEFA Ligën e Kampioneve me Lazion, duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, megjithatë, italianët u eliminuan nga kompeticioni.[27] Në ndeshjen e fundit të Lazios në këtë kompeticion, Nedvěd u kritikua nga trajneri i Leeds United David O'Leary për një ndërhyrje ndaj Alan Maybury (pavarësisht se gjyqtari nuk akordoi faull);[28] megjithatë, mesfushori u dënua me tre ndeshje nga UEFA.[29]

Pavarësisht se firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare në prill 2001,[30] klubi tentoi t'a shiste atë dhe argjentinasin Juan Sebastián Verón në atë verë, duke shkaktuar protesta të tifozëve ndaj presidentit Sergio Cragnotti.[31] Lojtarët u shitën respektivisht te Juventusi dhe Manchester United.

Juventus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd u ble në vitin 2001 për të zëvëndësuar Zidane.

Pas pesë sezonesh me Lazion, Nedvěd ishte i lidhur për një kalim te disa klube (përfshirë Çelsin dhe Manchester United),[32][33] por në korrik 2001 u transferua zyrtarisht te Juventus 75 miliard lira italiane (38.7 milion €).[34][35][36] Te Juventusi, ai zëvëndësoi francezin Zinedine Zidane, i cili në atë verë kaloi te Real Madridi.[37] Nedvěd ishte titullar në sezonet 2001–02 dhe 2002–03, ku Juventus fitoi kampionatin në të dyja rastet.[38] Edhe pse ishte një lojtar i rëndësishëm në vitin 2003 ku Juventus fitoi Scudetton, ai u përfshi edhe në polemika: ai hoqi dorë nga Shoqata Italiane e Futbollistëve për shkak të numërit të kufizuar të lojtarëve jo pjesë të Bashkimit Evropian (BE);[39] shteti i tij Republika Çeke nuk u bë pjesë e BE-së deri në vitin 2004.[40] Edhe pse ishte një lojtar i rëndësishëm në rrugën e Juventusit drejt finales së Ligë së Kampioneve 2003 kundër Milanit,[41] ai nuk luajti dot në finale pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në gjysëm-finale ndaj Real Madridit, pas një faulli ndaj Steve McManaman.[42]

Në dhjetor 2003, Nedvěd u emërua Futbollisti Botëror i Vitit nga revista World Soccer.[43] Po në atë muaj, ai fitoi edhe Topin e Artë, duke mposhtur Thierry Henryn dhe Paolo Maldinin; ai u bë çeku i dytë pas Josef Masopust në vitin 1962 që e fiton këtë çmim.[44] Nedvěd vazhdoi të merrte çmime të tjera edhe në shtetin e tij, duke fituar Topin e Artë 2004, i dhënë nga gazetarët sportiv çek; kjo do të thoshte se ai e kishte fituar këtë çmim për të pestën herë në shtatë vite.[45]

Sezoni 2004–05 nuk shkoi mirë për mesfushorin, i cili qëndroi dy muaj jashtë fusahve me dëmtime në këmbë dhe në kokë.[46] Kjo gjë bëri që ai të mendonte të pensionohej nga futbolli në prill 2005.[46] Pavarësisht se Juventusi e fitoi titullin në atë vit dhe në vitin 2006, këto tituj u hoqën pas përfshirjes së klubit në skandalin e trukimit të ndeshjeve të quajtur Calciopoli. Sezoni 2005–06 u mbyll me rënjen e klubit nga kategoria pavarësisht se në të vërtetë ata e mbyllën në vendin e parë.[47] Shumë yje (si Fabio Cannavaro dhe Lilian Thuram) u larguan nga klubi dhe e ardhmja e shumë lojtarëve ishte në pikpyetje.[48] Pas Kupës së Botës 2006, Nedvěd hodhi poshtë zërat për një largim nga klubi, duke deklaruar se ai do të ndihmonte Juventusin të rikthehej në Serie A, duke cituar familjen dhe angazhimin ndaj klubit si aryset e këtij vendimi.[41] Ai u ndëshkua me pesë ndeshje pezullim pas një kartoni të kuq të marrë ndaj Genoës në dhjetor 2006, duke përsëritur kërcënimin e tij për t'u pensionuar.[49] Megjithatë, ai vazhdoi të ishte pjesë e klubit dhe e mbylli sezonin me 11 gola në Serie B 2006–07.[38]

Dy lojtarë duke dueluar për topin, me një gjyqtar anësor afër
Nedvěd në një ndeshje miqësore me Juventusin në korrik 2007.

Juventus u rikthye në Serie A për sezonin 2007–08; Nedvěd luajti vazhdimisht si titullar për ekipin, duke shënuar dy gola në pozicionin e anësorit të majtë. Ai u përfshi në të tjera polemika në atë sezon: në nëntor 2007, ai theu fibulën e mesfushorit portugez të Interit Luís Figo pas një ndërhyrje të ashpër.[50] Në prill 2008, Nedvěd u dërgua në spital pasi pësoi një tronditje pas një përplasje me Roberto Guanën gjatë ndeshjes kundër Palermos.[51]

Nedvěd shënoi golin e parë të Juventusit në kampionat për sezonin 2008–09 në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Fiorentina.[52] Në tetor, në një tjetër ndeshje si vizitor, ai shënoi dy gola në një fitore 2–1 kundër Bolonjës.[52] Më 26 shkurt 2009, Nedvěd deklaroi se do të tërhiqej nga futbolli në përfundim të sezonit,[53][54] me qëllim për të shpenzuar më shumë kohë me familjen.[55] Më 10 mars 2009, ai u zëvëndësua pas 12 minutash pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Çelsit.[56] Për shkak të tërheqjes së tij në fund të sezonit dhe eliminimit me rezultatin e përgjithshëm 3–2 të Juventusit, kjo ishte ndeshja e fundit evropiane e Nedvěd. Ai u tërhoq zyrtarisht në fund të sezonit, duke qënë kapiten i ekipit në ndeshjen e fundit kundër ish klubit të tij Lazio, duke asistuar golin e sulmuesit Vincenzo Iaquinta në fitoren 2–0.[57]

FK Skalná[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 shtator 2017, u njoftua se Nedvěd ishte transferuar te FK Skalná, një klub që ndodhej në fshatin e tij, Skalná. Klubi luante në klasin B të Karlovy Vary Region (niveli i 7të i piramidës së futbollit çek).[58] Presidenti i klubit tha: "Ishte ëndërra e Pavelit që të luante me djalin e tij dhe tani do të bëhet realitet". Ai më pas shtoi se ndeshja e planifikuar të luhej më 2 qershor 2018 në shtëpi kundër TJ Baník Královské Poříči B do të ishte e vetmja e Nedvěd me klubin, kjo për shkak se ai banon në Itali dhe mban postin e zëvëndës-presidentit te Juventusi.[59] Nedvěd luajti si titullar në ndeshjen e humbur 1–4; as ai as djali i tij nuk shënuan.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd e nisi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur me ekipet e moshave të Çekosllovakisë; ai e nisi me ekipin nën-15 dhe më pas kaloi te ekipet -16, -17 dhe -18.[7] Në vitin 1992, ai debutoi me ekipin nën-21, me të cilën luajti shtatë herë në vitet 1992–93.[7]

Nedvěd debutoi me ekipin riformuar Republika Çeke në qershor 1994 në fitoren 3–1 kundër Republikës së Irlandës.[60] Turnamenti i tij i parë madhor ishte Euro 1996, ku ai shënoi edhe golin e parë ndërkombëtar; ai ndihmoi ekipin e tij të arrinte në finale, ku u mposhtën nga Gjermania në kohën shtesë.[61] Një vit më vonë, ai luajti në Kupën e Konfederatave, duke ndihmuar Republikën Çeke të përfundojë në vendin e tretë, pasi mposhtë në finalen e vogël Uruguajin.[62] Ai shënoi dy gola në turnament, që erdhën në fitoren tenistike 6–1 kundër Emirateve të Bashkuara në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.[63] Ekipi u eliminua në gjysëm-finale nga Brazili, që më pas u shpall fituese.[64]

Euro 1996[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republika Çeke nuk pritej të bënte ndonjë surprizë në ndeshjen hapëse kundër favoritëve të Gjermanisë; Nedvěd humbi dy mundësi të mira për të shënuar dhe ishte një nga dhjetë lojtarët që morën karton të verdhë, me gjermanët që fituan 2–0.[65] Megjithatë, ai kontriboi në mbrojtje, ku në mënyrë vendimtare largoi topin nga vija fatale e zonës së tij pas një gjuajtje nga Christian Ziege.[65]

Nedvěd shënoi golin e tij të parë me kombëtaren në ndeshjen e grupit C kundër Italisë, duke i dhënë avantazhin 1–0 Republikës Çeke pas katër minutash.[66] Megjithatë, Italia barazoi në pjesën e parë, por më pas ngelën me një lojtar më pak, duke bërë që çekët të shënonin sërisht para se pjesa e parë të përfundojë.[66] Nedvěd luajti në ndeshjen e tretë të grupit kundër Rusisë, duke marrë kartonin e dytë të verdhë në turnament, me Çekinë që mori një barazim 3–3 për t'u kualifikuar në raundim me eliminim direkt.[67]

Ai humbi ndeshjen çerek-finale kundër Portugalisë për shkak pezullimi.[68] Megjithatë, çekët fituan pa të dhe u kualifikuan në gjysëm-finale.[68] Në gjysëm-finale kundër Francës, Nedvěd u shpall lojtari më i mirë me çekët që arritën finalen pasi fituan 6–5 nga gjuajtjet e penalltive, ku Nedvěd shënoi në tentativën e tij.[69] Nedvěd luajti edhe në finale, ku Republika Çeke, pavarësisht se shënoi e para, u mposht me rezultatin 2–1 nga Gjermania falë dy golave të Oliver Bierhoff, përfshirë edhe një "golden goal" në shtesë.[70]

Euro 2000[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para fillimit të Euro 2000, Nedvěd nuk ishte në gjëndje të stërvitej normalisht për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.[71] Në ndeshjen e parë të grupit kundër Holandës, ai dhe shoku i skuadrës Jan Koller goditën shtyllën, para se holandezët të shënon me një penallti të dyshimtë për të fituar 1–0 me polemika.[72] Në ndeshjen e dytë kundër Francës, ai fitoi një penallti që shënua nga Karel Poborský për të barazuar rezultatin 1–1.[73] Pavarësisht dy gjuajtjeve në portë, Nedvěd nuk e mposhti dot portierin Fabien Barthez dhe Franca fitoi 2–1.[73] Ai luajti edhe në ndeshjen e tretë të grupit ku Çekia fitoi 2–0 me Danimarkën, por u eliminuan nga turnamenti.[72] Pas përfundimit të turnamentit, Nedvěd u bë kapiteni i ri i ekipit, duke zëvëndësuar Jiří Němec.[74]

Euro 2004[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd e nisi turnamentin e Euro 2004 duke luajtur një rol vendimtar në ndeshjen e parë të grupit kundër Holandës. Pavarësisht se holandezët shënuan dy herë në 19 minuta, ai zhvilloi një paraqitje mbreslënë dhe ndihmoi çekët të fitonin 3–2.[75] Ai u la pushim sëbashku me tetë lojtarë të tjerë për ndeshjen me Gjermaninë, me çekët që e kishin siguruar tashmë kualifikimin për në raundin tjetër.[76] Ai mori një karton të verdh, i cili ngeli në fuqi edhe pas apelit të çekëve, në ndeshjen çerek-finale kundër Danimarkës.[77] Kjo gjë do të thoshte se Nedvěd rrezikonte të humbiste një tjetër finale nëse do të ndëshkohej në gjysëm-finale kundër Greqisë.[77] Megjithatë, Greqia fitoi ndeshjen dhe u kualifikua në finale, kurse Nedvěd u zëvëndësua për shkak të një dëmtimi në gju.[60] Pas eliminimit të tyre nga turnamenti, Nedvěd deklaroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.[60] Ai ishte një nga tre lojtarët çek (sëbashku me Petr Čech dhe Milan Baroš) që u emërua në ekipin e turnamentit.[78]

Kupa e Botës 2006[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd duke luajtur në Kupën e Botës 2006.

Trajneri i skuadrës Karel Brückner si dhe lojtarët e saj i bënë thirrje Nedvědit për t'u rikthyer në kombëtare para ndeshjes kualifikuese play-off të Kupës së Botës 2006 kundër Norvegjisë.[79] Ai luajti në të dyja ndeshjet si titullar, me Republikën Çeke që i fitoi të dyja me rezultatin 1–0 dhe u kualifikua në Kupën e Botës për herë të parë që nga shpërbërja e Çekosllovakisë. Edhe pse pjesmarrja e tij në turnament u vu në dyshim për shkak të një dëmtimi në gju,[80] Nedvěd ishte në listën e 23 lojtarëve.[81]

Nedvěd dhe Republika Çeke e nisën turnamentin me një fitore 3–0 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës,[82] por për shkak të dëmtimeve të lojtarëve më të rëndësishëm, ata humbën dy ndeshjet e rradhës kundër Ganës dhe Italisë, duke e mbyllur grupin në vendin e tretë.[83][84] Në ndeshjen kundër Ganës, ai shënoi në momentet e para të pjesës së dytë, por goli i tij u anullua për pozicion jashtë loje.[83] Kundër Italisë, ai pati disa mundësi të mira për të shënuar, por u ndal nga shoku i skuadrës te Juventusi, Gianluigi Buffon.[84]

Nedvěd deklaroi sërisht tërheqjen nga kombëtarja në gusht 2006 para ndeshjes miqësore kundër Serbisë dhe Malit të Zi, me të cilën ai zhvilloi paraqitjen e 91të dhe të fundit me kombëtaren.[85] Ai refuzoi të tërhiqte vendimin e tij për të luajtur në Euro 2008, pas thirrjes nga trajneri dhe shokët e skuadrës.[86] Në 91 ndeshje me kombëtaren, ai shënoi 18 gola.

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një lojtar i kompletuar që luante me të dyja këmbët,[87][88] Nedvěd zakonisht luante në krahun e majtë, në pozicionin e mesfushorit sulmues ose anësorit,[89] për shkak të krosimeve të sakta me të majtën, si dhe aftësisë për t'u zhvendosur në qëndër dhe goditur me të djathtën. Ai gjithashtu ishte i aftë për të luajtur kudo në mesfushë, kjo për shkak të punës së tij në sulm dhe mbrojtje.[90][91] Gjatë karrierës së tij, Nedvěd luajti në disa raste në rolet e mesfushorit qëndror,[90] mesfushorit sulmues, organizatorit dhe sulmuesit të dytë,[91] role në të cilat ai shkëlqeu me asistet e tij, aftësitë dribluese, rrezen e pasimit dhe vizionin.[90][92]

I njohur më së miri për gjuajtjet e fuqishme dhe në ajër nga distanca,[93] si dhe për staminën,[90] Nedvěd gjithashtu shquhej për shpejtësinë, rezistencën, teknikën dhe aftësinë për të shënuar gola.[90][94] Ai ishte një gjuajtës i mirë i penalltive dhe goditjeve të dënimit.[88]

Nedvěd mori pseudonimin "Furia Ceca" ("Furia çeke") nga tifozët italian, të cilët vunë në dukje aftësitë e tij, vazhdimësinë, vrullin, shpejtësinë, gjuajtjen dhe vendosmërinë.[95] Në median me gjuhë anglisht, ai është njohur me pseudonimin "Topi çek".[87][96] Ai është përshkruar nga ish trajneri i Lazios Sven-Göran Eriksson si një "mesfushor atipik, tërësisht i kompletuar".[96] Pavarësisht aftësive dhe stilit të lojës luftarak, Nedvěd gjithashtu ka marrë kritika nga disa në sport si një lojtar i cili rrëzohet lehtësisht në fushë gjatë dueleve për top.[97]

Karriera pas futbollit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd garoi në gjysëm maratonën e Pragës në vitin 2010, duke e përfunduar me një kohë 1:49:44.[98] Dy vite më pas, ai garoi në maratonën e plotë të Pragës, duke përshkruar 42 kilometra për 3:50:02.[99]

Nedvěd u emërua personaliteti ndërkombëtar në FAI Çmimet Ndërkombëtare të Futbollit 2012 në shkurt.[100] Në janar 2013, ai u dënua të mos shihte asnjë ndeshje të Serie A për tre javë pasi kishte ofenduar gjyqtarin Paolo Valeri gjatë ndeshjes së Juventusit kundër Sampdorias.[101]

Si drejtor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 tetor 2010, Exor (kompania investuese e familjes Agnelli) e nominoi Nedvěd për një vend në bordin e drejtorëve të Juventusit;[102] ai vazhdon ende t'a mbaj këtë rol.[103] Më 23 tetor 2015, ai u vendos si zëvëndës-drejtor i bordit të drejtorëve.[104][105][106]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [38][107][108]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Dukla Prague 1991–92 Liga e Parë 19 3 19 3
Sparta Prague 1992–93 Liga e Parë 17 0 5[a] 0 22 0
1993–94 Gambrinus liga 23 3 4[b] 0 27 3
1994–95 27 6 2[b] 0 29 6
1995–96 30 14 8[c] 4 38 19
Gjithsej 97 23 19 5 116 28
Lazio 1996–97 Serie A 32 7 3 1 3[c] 2 38 10
1997–98 26 11 6 2 11[c] 2 43 15
1998–99 21 1 4 0 8[a] 4 1[d] 1 34 6
1999–2000 28 5 6 1 12[b] 1 1[e] 0 47 7
2000–01 31 9 3 1 10[b] 3 1[d] 0 45 13
Gjithsej 138 33 22 5 44 12 3 1 207 51
Juventus 2001–02 Serie A 32 4 4 0 7[b] 0 38 10
2002–03 29 9 1 0 15[b] 5 1[d] 0 43 15
2003–04 30 6 4 0 6[b] 2 1[d] 0 34 6
2004–05 27 7 1 0 10[b] 3 47 7
2005–06 33 5 4 0 8[b] 2 1[d] 0 45 13
2006–07 Serie B 33 11 3 1 36 12
2007–08 Serie A 31 2 2 1 33 3
2008–09 32 7 3 0 9[b] 0 44 7
Gjithsej 247 51 22 5 55 12 3 0 327 65
Gjithsej karriera 501 110 44 7 118 29 6 1 669 147
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA të Fituesve të Kupës
  2. ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  4. ^ a b c d e Ndeshje në Supercoppa Italiana
  5. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [38][109]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Republika Çeke 1994 1 0
1995 4 0
1996 12 2
1997 10 2
1998 3 1
1999 9 2
2000 10 4
2001 11 4
2002 6 0
2003 8 2
2004 9 0
2005 2 0
2006 6 1
Gjithsej 91 18

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet e Republikës Çeke të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Nedvěd.[110]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 14 qershor 1996 Anfield, Liverpool, Angli 11 Flamuri Italia 1–0 2–1 UEFA Euro 1996
2 18 shtator 1996 Na Stínadlech, Teplice, Çeki 15 Flamuri Malta 2–0 6–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 1998
3 17 dhjetor 1997 Stadiumi Mbreti Fahd II, Riad, Arabi Saudite
25
Flamuri Emiratet e Bashkuara Arabe
2–0
6–1
FIFA Kupa e Konfederatave 1997
4
3–0
5 14 tetor 1998 Na Stínadlech, Teplice, Çeki 30 Flamuri Estonia 1–0 4–1 Kualifikueset e Euro 2000
6 4 shtator 1999 Stadiumi Žalgiris, Vilnius, Lituani
37
Flamuri Lituania
1–0
4–0
7
2–0
8 20 mars 2000 Generali Arena, Pragë, Çeki
42
Flamuri Izraeli
1–0
4–1
Ndeshje miqësore
9
3–0
10 7 tetor 2000 Na Stínadlech, Teplice, Çeki
48
Flamuri Islanda
3–0
4–0
Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
11
4–0
12 24 mars 2001 Windsor Park, Belfast, Irlandë e Veriut 51 Flamuri Irlanda e Veriut 1–0 1–0
13 15 gusht 2001 Sportovní areál, Drnovice, Çeki 56 Flamuri Koreja e Jugut 1–0 5–0 Ndeshje miqësore
14 6 tetor 2001 Generali Arena, Pragë, Çeki
58
Flamuri Bullgaria
2–0
6–0
Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
15
6–0
16 2 prill 2003 Toyota Arena, Pragë, Çeki 69 Flamuri Austria 1–0 4–0 Kualifikueset e Euro 2004
17 6 shtator 2003 Dinamo Stadium, Minsk, Bjellorusi 71 Flamuri Bjellorusia 1–1 3–1
18 6 qershor 2006 Toyota Arena, Pragë, Çeki 87 Flag of Trinidad and Tobago.svg Trinidad dhe Tobago 2–0 3–0 Ndeshje miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sparta Prague[7]
Lazio[111]
Juventus[111]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republika Çeke

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nedvěd u shpall fituesi i Golden Foot në vitin 2004.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nedvěd, Pavel (2010). La mia vita normale: di corsa tra rivoluzione, Europa, e pallone d'oro (në italisht). Torino: ADD Editore.  978-8896873090.
  • Nedvěd, Pavel; Dalai, Michele (2011). Můj obyčejný život: běh od revoluce do Evropy a ke Zlatému míči (në çekisht). Prague: Argo.  978-80-257-0401-1.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Pavel "Méďa" Nedvěd vydává v Itálii svou autobiografii". Marrë më 11 gusht 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The FIFA 100" (në anglisht). The Guardian. 4 mars 2004. Marrë më 28 qershor 2019.
  3. ^ "Pavel Nedvěd: biography" [Pavel Nedvěd: biografia] (në çekisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 dhjetor 2008.
  4. ^ a b "Pavel Nedved" (në çekisht). Marrë më 8 June 2011.
  5. ^ "Síň slávy Dukla Praha 1948 - 2009: Pavel Nedvěd" [Holli i famës Dukla Praha 1948 - 2009: Pavel Nedvěd] (në çekisht). FK Dukla Praha. Marrë më 6 tetor 2015.
  6. ^ a b Novák, Miroslav (29 maj 2009). "Nedvěd: od prvního zápasu k poslednímu. Přijde opravdu konec?". iDNES (në çekisht). Marrë më 6 tetor 2015.
  7. ^ a b c d e f Jeřábek, Luboš (2007). Český a československý fotbal – lexikon osobností a klubů (në çekisht). Pragë: Grada Publishing. f. 132.  978-80-247-1656-5. Marrë më 18 mars 2012.
  8. ^ a b c d Kellner, Tomáš (17 korrik 1996). "Plzen battles Sparta Praha off the pitch" [Plzen përballet me Sparta Pragën jashtë fushe] (në anglisht). The Prague Post. Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 8 tetor 2015. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  9. ^ a b Bouc, František (30 prill 1997). "Soccer club incensed over CMFS ruling" [Klubi i futbollit i inkurajuar mbi vendimin e CMFS] (në anglisht). The Prague Post. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 tetor 2015. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  10. ^ "Afketsen transfer Nedved grootste teleurstelling" [Transferimi rikoshet Nedved zhgënjimi më i madh] (në holandisht). psv.nl. 26 mars 2004. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 8 qershor 2011.
  11. ^ val, INT (29 prill 2009). "Skandály a zkraty fotbalového krále Pavla Nedvěda!". iSport (në çekisht). Marrë më 7 tetor 2015.
  12. ^ Giancarla, Ghisi (11 korrik 1996). "Nedved alla Lazio, Bierhoff viaggia verso Torino" [Nedved në Lazio, Bierhoff udhëton në Torino]. Corriere della Sera (në italisht). Marrë më 17 gusht 2014.
  13. ^ "Taking balls: The numbers game" [Topat e marrë: Loja e numrave]. Sunday Mail (në anglisht). The Free Library. 1 gusht 2004. Marrë më 17 gusht 2014.
  14. ^ a b "Italy Championship 1996/97" [Kampionati Italian 1996/97] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 20 janar 2013.
  15. ^ Trow, Paul (5 tetor 1997). "Football: Barcelona under fire" [Futboll: Barcelona nën zjarr]. The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  16. ^ "Football: Juventus back on top as they end Lazio's unbeaten run" [Futboll: Juventus kthehet në krye, ata i japin fund rekordit të ndeshjeve pa humbje]. The Independent (në anglisht). 6 prill 1998. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  17. ^ "Italy – Coppa Italia History" [Itali – Historia e Kupës së Italsë] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 3 qershor 2013.
  18. ^ "UEFA Cup 1997–98" [Kupa UEFA 1997–98] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 3 qershor 2013.
  19. ^ a b "Italy Super Cup Finals" [Finalet e Superkupës Italiane] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 3 qershor 2013.
  20. ^ "Lazio's route to the final" [Rruga e Lazios drejt finales] (në anglisht). Sports Illustrated. 18 maj 1999. Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 janar 2014. Marrë më 3 qershor 2013.
  21. ^ Thomas, Russell (20 maj 1999). "Nedved volley gives Lazio a famous first" [Volley i Nedved i jep Lazios një të famshme të parë] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 3 prill 2015.
  22. ^ "European Cup Winners' Cup makes its debut" [Kupa Evropiane e Fituesve të Kupës debuton] (PDF). uefadirect. gusht 2010. f. 15. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Dobson, Stephen; Goddard, John (2001). The Economics of Football [Ekonomitë e Futbollit] (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press. f. 36.  0-521-66158-7. Marrë më 24 janar 2014.
  24. ^ "Sport: Football Man Utd lose to Super Lazio" [Sport: Futboll Man Utd humbasin ndaj super Lazios] (në anglisht). BBC Sport. 27 gusht 1999. Marrë më 12 janar 2013.
  25. ^ "Premiership clubs eyeing Nedved" [Klubet e Premiershipit duke vëzhguar Nedvedin]. BBC Sport. 18 qershor 2000. Marrë më 12 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Staniforth, Tommy (13 dhjetor 2000). "Football: Nine-man Lazio sent packing from cup" [Futboll: Lazio me nëntë veta eliminohet nga kupa]. The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  27. ^ "Madrid end Lazio dream; CHAMPIONS LEAGUE ROUND-UP.(Football)" [Madridi i jep fund ëndërrës së Lazios: Liga e Kampioneve (Futboll)]. Birmingham Evening Mail (në anglisht). 22 shkurt 2001. Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |dead-url= është injoruar (Ndihmë!)
  28. ^ Shaw, Phil (15 mars 2001). "Football: Mihajlovic dampens the party for Leeds ; Leeds United 3 Lazio 3 – Yugoslav international's stoppage-time free-kick denies O'Leary's tenacious reserves a deserved victory over Lazio" [Futboll: Mihajlovic prish partin për Leeds; Leeds United 3 Lazio 3 – Goli me goditje dënimi në kohën shtesë i lojtarit të kombëtares jugosllave i mohon rezervave të O'Leary fitoren e merituar ndaj Lazios]. The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  29. ^ Tynan, Gordon (22 mars 2001). "Football: Greeks deny meddling charge" [Futboll: Grekët mohojnë ndërhyrjen e ngarkuar]. The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  30. ^ Draper, Rob (29 prill 2001). "Wes for Kennedy clan" [Wes për klanin Kennedy]. The Mail on Sunday (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |dead-url= është injoruar (Ndihmë!)
  31. ^ Anderson, David (6 korrik 2001). "#23m Veron move expected next week; football news" [Lëvizja 23 milion euro e Veron pritet në javën e ardhshme; lajme futbolli]. The Herald (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |dead-url= është injoruar (Ndihmë!)
  32. ^ "Nedved targets United switch" [Nedved sinjestron ndërrimin te United] (në anglisht). BBC Sport. 20 maj 2001. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  33. ^ Montgomery, Alex (4 mars 2001). "£29m Chelsea in chase for Lazio pair" [29m £ Çelsi në ndjekje për dyshen e Lazios.]. The Mail on Sunday (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |dead-url= është injoruar (Ndihmë!)
  34. ^ "Nedved: la Juve l'ho scelta io" [Nedved: Juven e zgjodha unë]. Rai Sport (në italisht). Rai. 5 korrik 2001. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 shtator 2017. Marrë më 24 shtator 2017.
  35. ^ "Ciao Juve: Nedved resta alla Lazio" [Mirupafshim Juve: Nedved qëndron te Lazio]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 14 qershor 2001. Marrë më 24 shtator 2017.
  36. ^ "Depositati i contratti di cessione di Nedved e Veron" [Kontratat e shitjes së Nedved dhe Veron janë depozituar] (në italisht). Romë: S.S. Lazio. 18 korrik 2001. Arkivuar nga origjinali origjinali më 21 korrik 2001. Marrë më 24 shtator 2017. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  37. ^ "Nedved: I can retire happy" [Nedved: Mund të pensionohem i lumtur] (në anglisht). FIFA. 1 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 shtator 2013. Marrë më 31 dhjetor 2012. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  38. ^ a b c d "Pavel Nedvěd" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 30 qershor 2019.
  39. ^ "Nedved at double for Juventus" [Nedved në dyshe për Juventusin] (në anglisht). The Telegraph. 17 mars 2003. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  40. ^ "A decade of further expansion" [Një dekadë e zgjerimit të mëtejshëm] (në anglisht). Europa web portal. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 qershor 2007. Marrë më 25 qershor 2007.
  41. ^ a b "Nedved decides to stay with Juve" [Nedved vendos të vazhdojë te Juvja] (në anglisht). BBC Sport. 27 korrik 2006. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  42. ^ Nakrani, Sachin (25 prill 2012). "Nine other players who have missed major finals due to two bookings" [Nëntë lojtarë të tjerë të mëdhenjë që kanë humbur finale të mëdhaja për shkak të dy kartonëve] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 3 prill 2015.
  43. ^ "Nedved scoops top award" [Nedved merr çmimin kryesor] (në anglisht). BBC Sport. 11 dhjetor 2003. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  44. ^ "Nedved scoops top award" [Nedved merr çmimin kryesor] (në anglisht). BBC Sport. 22 dhjetor 2003. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  45. ^ "Nedved voted Czech's best" [Nedved votohet si më i miri i Çekisë] (në anglisht). BBC Sport. 4 qershor 2004. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  46. ^ a b "Nedved threatens to retire" [Nedved kërcënon të pensionohet] (në anglisht). The Guardian. 5 prill 2005. Marrë më 3 prill 2015.
  47. ^ "Punishments cut for Italian clubs" [Shkurtohen ndëshkimet për klubet italiane] (në anglisht). BBC Sport. 25 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali origjinali më 22 gusht 2006. Marrë më 30 korrik 2006. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  48. ^ "Duo to stay at Juve – Deschamps" [Dyshja do të qëndrojë te Juvja – Deschamps] (në anglisht). BBC Sport. 27 korrik 2006. Marrë më 14 janar 2013.
  49. ^ "Nedvěda trest naštval. Můžu skončit, říká" [Nedvěd i mërzitur nga ndëshkimi. Ai thotë se mund të heqi dorë] (në çekisht). Republika Çeke: Mladá fronta DNES. 6 dhjetor 2006. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  50. ^ "Nedved apologises over Figo tackle" [Nedved kërkon falje për ndërhyrjen ndaj Figos] (në anglisht). Soccerway. 6 nëntor 2007. Marrë më 30 qershor 2019.
  51. ^ "Nedvěd po otřesu mozku už může z nemocnice" [Nedvěd pas tronditjes mund të lërë spitalin] (në çekisht). Republika Çeke: Mladá fronta DNES. 7 prill 2008. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  52. ^ a b "Italy 2008/09" [Itali 2008/09] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 3 qershor 2013.
  53. ^ "Juve star Nedved to quit football" [Ylli i Juves Nedved do heqi dorë nga futbolli] (në anglisht). BBC Sport. 26 shkurt 2009. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  54. ^ "Juventus midfielder Pavel Nedved to retire at end of the season" [Mesfushori i Juventusit Pavel Nedved do të tërhiqet në përfundim të sezonit] (në anglisht). The Canadian Press. 26 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 mars 2009. Marrë më 26 shkurt 2009.
  55. ^ "Nedved announces retirement" [Nedved njofton tërheqjen] (në anglisht). FIFA. 26 shkurt 2009. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  56. ^ "Juventus 2–2 Chelsea (agg 2–3)" (në anglisht). BBC Sport. 10 mars 2009. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  57. ^ "Juventus seconda E Nedved saluta" [Juventus i dyti, Nedved përshëndet] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 31 maj 2009. Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 qershor 2009. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  58. ^ "Držitel Zlatého míče v I. B třídě. Pavel Nedvěd přestoupil do Skalné u Chebu" (në çekisht). iROZHLAS. Marrë më 3 qershor 2018.
  59. ^ "Pavel Nedvěd přestoupil, ve Skalné si splní sen. Zahraje si se synem" (në çekisht). iDNES.cz. 11 maj 2018. Marrë më 3 qershor 2018.
  60. ^ a b c d "Nedved calls time on Czech career" [Nedved kujton karrierën e tij çeke] (në anglisht). UEFA. 24 shtator 2004. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 tetor 2004. Marrë më 20 mars 2012.
  61. ^ "Germany Wins Euro 96 With a 'Golden Goal'" [Gjermania fiton Euro 96 me një 'gol të artë'] (në anglisht). New York Times. 1 korrik 1996. Marrë më 19 shtator 2013.
  62. ^ "Cezch Republic 1–0 Uruguay" [Republika Çeke 1–0 Uruguaji] (në anglisht). FIFA. 21 dhjetor 1997. Marrë më 30 qershor 2019.
  63. ^ "United Arab Emirates 1–6 Cezch Republic" [Emiratet e Bashkuara Arabe 1–6 Republika Çeke] (në anglisht). FIFA. 17 dhjetor 1997. Marrë më 30 qershor 2019.
  64. ^ "Brazil 2–0 Cezch Republic" [Brazili 2–0 Republika Çeke] (në anglisht). FIFA. 19 dhjetor 1997. Marrë më 30 qershor 2019.
  65. ^ a b "Germany overcome slow-starting Czechs" [Gjermania kalon Çekët e nisur ngadalë] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Arkivuar nga origjinali origjinali më 12 janar 2013. Marrë më 12 janar 2013.
  66. ^ a b "Bejbl completes Italian job for Czechs" [Bejbl plotëson punën italiane për çekët] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Arkivuar nga origjinali origjinali më 12 janar 2013. Marrë më 12 janar 2013.
  67. ^ "Late Šmicer strike sends Czechs through" [Goli në fund i Šmicer i dërgon çekët përpara] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 prill 2012. Marrë më 4 qershor 2013.
  68. ^ a b "Poborský lob puts Czechs into semi-finals" [Parabla e Poborský vendos çekët në gjysëm-finale]. Daily Record (në anglisht). Skoci. 22 qershor 1996. Marrë më 12 janar 2013.
  69. ^ "Czechs prevail on penalties to reach final" [Çekët triumfojnë nga penalltitë për të arritur finalen] (në anglisht). UEFA. 8 tetor 2003. Marrë më 1 korrik 2019.
  70. ^ "Bierhoff hero of Germany's EURO '96 win" [Bierhoff heroi i Gjermanisë në fitoren e Euro 96] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Marrë më 1 korrik 2019.
  71. ^ "Czechs counting on Nedved's ankle" [Çekët duke u varur mbi kyçin e këmbës së Nedved] (në anglisht). BBC Sport. 8 qershor 2000. Marrë më 2 janar 2013.
  72. ^ a b "Republic Czech out" [Republika Çeke jashtë] (në anglisht). BBC Sport. 22 qershor 2000. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  73. ^ a b "Henry fires down Czechs" [Henry fik çekët] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 2 janar 2013. Një parametër i panjohur |dead-url= është injoruar (Ndihmë!)
  74. ^ Saiver, Filip (3 shtator 2001). "Kapitán? Trenér má jiné starosti..." [Kapiten? Trajneri ka shqetësime të tjera...] (në çekisht). Republika Çeke: Mladá fronta DNES. Marrë më 2 janar 2013.
  75. ^ Hayes, Alex (20 qershor 2004). "Football: Euro 2004: Nedved masters Dutch in epic encounter" [Futboll: Euro 2004: Nedved mjeshtëron holandezët në përballjen epike]. The Independent on Sunday (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 qershor 2013. Marrë më 1 janar 2013. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!)
  76. ^ "Germany 1–2 Czech Rep" [Gjermania 1–2 Republika Çeke] (në anglisht). BBC Sport. 23 qershor 2004. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  77. ^ a b "Nedved yellow card stands" [Kartoni i verdhë i Nedved qëndron]. BBC Sport. 29 June 2004. Marrë më 31 December 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ a b "All-star squad revealed" [Zbulohet skuadra All-Star] (në anglisht). UEFA. 5 korrik 2004. Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 korrik 2004. Marrë më 5 korrik 2012.
  79. ^ "Potvrzeno: V kádru pro baráž je i Nedvěd" [Konfirmohet: Nedvěd gjithashtu në ekip për play-off] (në çekisht). Republika Çeke: Mladá fronta DNES. 2 nëntor 2005. Marrë më 2 shkurt 2012.
  80. ^ "Nedved hurts knee during training" [Nedved dëmtom gjurin gjatë stërvitjes] (në anglisht). BBC Sport. 8 qershor 2006. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  81. ^ "Czech Republic's World Cup squad 2006" [Skuadra e Republikës Çeke për Kupën e Botës 2006] (në anglisht). Planet World Cup. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  82. ^ "USA 0–3 Czech Republic" [Shba 0–3 Republika Çeke] (në anglisht). BBC Sport. 12 qershor 2006. Marrë më 4 qershor 2013.
  83. ^ a b Jackson, Jamie (18 qershor 2006). "Gyan catches Czechs cold as Ghana gain a glimpse of brazil" [Gyan i kap çekët e ftohtë me Ganën që duket për një moment si Brazili] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 3 prill 2015.
  84. ^ a b "Czech Republic 0–2 Italy" [Republika Çeke 0–2 Italia] (në anglisht). BBC Sport. 22 qershor 2006. Marrë më 2 shkurt 2012.
  85. ^ "Nedved calls time on Czech career" [Nedved i jep fund karrierës me Çekinë] (në anglisht). BBC Sport. 15 gusht 2006. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  86. ^ "Cech urges Nedved to return" [Cech nxit Nedved të rikthehet] (në anglisht). FIFA. 17 prill 2008. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  87. ^ a b "Nedved: The Czech Cannon" [Nedved: Topi çek] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 janar 2013.
  88. ^ a b "Nedved, addio alla Juve" [Nedved, lamtumirë Juves] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 30 maj 2009. Marrë më 21 shtator 2014.
  89. ^ "Nedvěd, Pavel" (në italisht). Treccani: Enciclopedia dello Sport (2002). Marrë më 21 shtator 2014.
  90. ^ a b c d e Stefano Bedeschi. "Gli eroi in bianconero: Pavel NEDVED" [Heronjtë bardhezi: Pavel Nedved] (në italisht). Tutto Juve.com. Marrë më 21 shtator 2014.
  91. ^ a b "Nedved indica il pericolo n° 1" [Nedved tregon rrezikun nr 1] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 nëntor 2004. Marrë më 21 shtator 2014.
  92. ^ "Buffon, Nedved e Del Piero una squadra con tre fenomeni" [Buffon, Nedved dhe Del Piero një skuadër me tre fenomenë] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 21 shtator 2014.
  93. ^ Broadley, Ian (19 janar 1998). "Czech coach fears Scots" [Trajneri çek ka frik nga skocezët]. The Herald (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 qershor 2013. Marrë më 12 janar 2013. Një parametër i panjohur |dead-url= është injoruar (Ndihmë!)
  94. ^ "Nedved vede Collina e teme di saltare un'altra finale" [Nedved sheh Collinën dhe ka frikë të kapërcejë një tjetër finale] (në italisht). Il Corriere della Sera. 1 korrik 2004. Marrë më 21 shtator 2014.
  95. ^ Velinger, Jan (29 tetor 2003). "Pavel Nedved – a truly world-class footballer comes into his own" [Pavel Nedved - një lojtar i klasit botëror] (në anglisht). Czech Radio. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 janar 2013. Marrë më 4 janar 2013.
  96. ^ a b Donovan, Jeffrey (15 dhjetor 1999). "'Cannon' Nedved aims for gold" ['Topi' Nedved synon të artën] (në anglisht). The Prague Post. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 janar 2013. Marrë më 4 janar 2013.
  97. ^ Matteo Garioni (13 shkurt 2006). "Mancini, finale a nervi tesi "Nedved è un simulatore Adesso pensiamo al Milan"" [Mancini, përfundim i tensionuar: "Nedved është një simulues. Tani po shikojmë për ndeshjen ndaj Milanit"] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 12 dhjetor 2015.
  98. ^ "Kenyan double in Prague… Kosgei defends her title" [Dopietë kenjane në Pragë… Kosgei mbron titullin e saj] (në anglisht). IAAF. 27 mars 2010. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 nëntor 2014. Marrë më 15 nëntor 2014.
  99. ^ "Nedvěd: Maraton mě vystresoval víc než penalta v semifinále Eura" [Nedvěd: maratona më stresoi më shumë se penalltia në gjysëm-finalen e Euros] (në çekisht). Republika Çeke: Mladá fronta DNES. 14 maj 2012. Marrë më 3 qershor 2013.
  100. ^ "2012 Three FAI International Award Winners Announced" [Njoftohen tre fitues të çmimeve ndërkombëtare të FAI 2012] (në anglisht). Football Association of Ireland. 26 shkurt 2012. Marrë më 31 dhjetor 2012.
  101. ^ Digby, Adam (8 janar 2013). "Nedved banned for insulting ref" [Nedved dënohet për shkak se ofendoi gjyqtarin] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali origjinali më 12 janar 2013. Marrë më 8 janar 2013.
  102. ^ "Nedvěd se stal členem představenstva Juventusu Turín" [Nedvěd bëhet një antar i bordit të drejtorëve në Juventus Torino] (në çekisht). Republika Çeke: Mladá fronta DNES. 27 tetor 2010. Marrë më 4 janar 2013.
  103. ^ "Board of Directors and Control Bodies – Profile: Pavel Nedved" [Bordi i drejtorëve dhe Trupat e kontrollit – Profili: Pavel Nedved] (në anglisht). Juventus F.C. Marrë më 23 prill 2017.
  104. ^ Digby, Adam (30 dhjetor 2016). "Commitment, Passion, Brilliance: The Reasons Pavel Nedved Is so Loved at Juve" [Angazhim, pasion, madhështi: Arsyet pse Pavel Nedved është shumë i dashur te Juve] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 korrik 2019.
  105. ^ "Company Profile: Juventus Football Club S.p.A." [Profili i kompanisë: Juventus Football Club S.p.A.] (PDF) (në anglisht). Borsa Italiana. 16 qershor 2016. Marrë më 3 korrik 2019.
  106. ^ "Nedved named Juventus vice president" [Nedved emërohet zëvëndës presidenti i Juventusit] (në anglisht). Juventus F.C. 23 tetor 2015. Marrë më 3 korrik 2019.
  107. ^ "Pavel Nedvěd" (në anglisht). myjuve.it. Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 maj 2011. Marrë më 4 qershor 2013.
  108. ^ Haisma, Marcel. "Pavel Nedved – Matches in European Cups" [Pavel Nedved – Ndeshjet në Kupat Evropiane] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 4 qershor 2013.
  109. ^ "Pavel Nedved – International Appearances" [Pavel Nedved – Paraqitjet ndërkombëtare] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 4 mars 2013.
  110. ^ "Pavel Nedvěd" (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 28 qershor 2019.
  111. ^ a b "Pavel Nedvěd" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 4 korrik 2019.
  112. ^ a b "Nedved wins Czech award" [Nedved fiton çmimin çek] (në anglisht). UEFA.com. 13 qershor 2003. Marrë më 30 dhjetor 2015.
  113. ^ Karel Stokkermans (14 mars 2007). "ESM XI" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 29 nëntor 2015.
  114. ^ a b "Italy - Footballer of the Year" [Serie A - Futbollisti i Vitit] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 6 shkurt 2015.
  115. ^ a b "Pavel Nedved" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 30 dhjetor 2015.
  116. ^ Jamie Rainbow (14 dhjetor 2012). "World Soccer Awards – previous winners" [Çmimet e World Soccer – fituesit e mëparshëm] (në anglisht). World Soccer. Marrë më 21 nëntor 2015.
  117. ^ Rob Moore; Karel Stokkermans (21 janar 2011). "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or")" [Futbollisti Evropian i Vitit ("Ballon d'Or")] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 22 dhjetor 2015.
  118. ^ "Winners - Golden Foot" [Fituesit - Golden Foot]. goldenfoot.com (në anglisht). Marrë më 14 dhjetor 2017.
  119. ^ "The FIFA 100" (në anglisht). The Guardian. 4 mars 2004. Marrë më 28 qershor 2019.
  120. ^ "Ultimate Team of the Year: The All-Time XI" (në anglisht). UEFA. 22 nëntor 2015. Marrë më 25 nëntor 2015.
  121. ^ "#JUVE120 team announced" [Ekipi #Juve120 publikohet] (në anglisht). juventus.com. 24 nëntor 2017. Marrë më 29 maj 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]