Kërceni tek përmbajtja

Johan Neeskens

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Johan Neeskens
Neeskens in 1974
Personal information
Emri i plotë Johannes Jacobus Neeskens
Data e lindjes 15 shtator 1951
Vëndi i lindjes Heemstede, Holandë
Gjatësia 1.78 m (5 ft 10 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor në qenër
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1968–1970 RCH 68 (1)
1970–1974 Ajax 124 (33)
1974–1979 Barcelona 140 (35)
1979–1984 New York Cosmos 94 (17)
1984–1985 Groningen 7 (0)
1985 Fort Lauderdale Sun ? (?)
1985–1986 Kansas City Comets (indoor) 23 (1)
1986–1987 Löwenbrau (amateurs) ? (?)
1987–1990 Baar 23 (5)
1990–1991 Zug 1 (0)
Karriera ndërkombëtare
1970–1981 Netherlands 49 (17)
Managerial career
1991–1993 Zug
1993–1995 Stäfa
1995–1996 Singen
1995–2000 Netherlands (assistant manager)
2000–2004 NEC
2005–2006 Australia (assistant manager)
2006–2008 Barcelona (assistant manager)
2008–2009 Netherlands B
2009–2010 Galatasaray (assistant manager)
2011–2012 Mamelodi Sundowns
Medal record
Kombëtarja: Holanda Holanda
Second place FIFA World Cup 1974
Third place European Championship 1976
Second place FIFA World Cup 1978
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Johannes (Johan) Jacobus Neeskens (lindi më 15 shtator 1951) është trajner holandez i futbollit dhe ish futbollist, mesfushor. Për momentin është trajner i kombëtares holandeze për ekipin e dytë, Holanda B.

Karriera si futbollist

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neeskend filloi karrierën si futbollist në RCH Heemstede në vitin 1968. Në vitin 1969 Ajaksi e morri dhe filloi të luante si mbrojtës i djathtë. Kështu në vitin 1971 me Ajax fitoi Ligën e Kampionëve. Në sezonin 1971-72 filloi të luante si qendër mesfushor, por më shumë si mbrojtës. Ajax fitoi tri herë radhazi Ligen e Kampioneve pra në vitin 1971 deri 1973. Në vitin 1974 Neeskens kaloi tek FC Barcelona, ku u bashkua me Cruijf. Atje e quajtën Johan i dyte. Ai në FC Barcelona qëndroi shtatë vite. Pas asaj kohe u largua për në New York Cosmos ku qëndroi për pesë vite. Gjithashtu gjer në përfundim të karrierës, në vitin 1991, luajti edhe për ekipet FC Groningen, Lauderdale, FC Baar dhe FC Zug në Zvicër.

Karriera me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neeskens për kombëtaren e tij ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. Për herë të parë debutoi kundër Gjermanisë Lindore: Luajti në ndeshjet e Kupës Botërore në vitet 1974[2] dhe 1978.

Në mars të vitit 2004, Neeskens u emërua nga Pèle si një nga më të mirët, top 125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.[nevojitet citimi]

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor të vitit 2005 u bë ndihmës trajner i kombëtares australiane të futbollit. U kthye në FC Barcelona për ta zëvendësuar Henk ten Cate si ndihmës trajner.

Në vitin 2008, ai u prezantua si trajner i Holandës B, dhe ende është duke e menaxhuar kombëtaren e dytë të Holandës.

  1. ^ "Johan Neeskens". worldfootball.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Në finale Neeskens shënoi gol kundër Gjermanisë në minutën e dytë nga penaltia, megjithatë kombëtarja e tij humbi me rezultat 1-2.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]