Shko te përmbajtja

Topi i Artë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ballon d'Or
An award consisting of a golden football
Ballon d'Or trophy
Prezantuar ngaFrance Football
Çmimi i parë18 dhjetor 1956; 68 vite më parë (1956-12-18)
Fituesi në fuqiFranca Ousmane Dembélé
(çmimi i 1rë)
Çmimet më të shumtaArgjentina Lionel Messi
(8 çmime)
Nominime më të shumtaPortugalia Cristiano Ronaldo
(18 nominime)
Uebfaqjafrancefootball.fr
E lidhur meAdditional awards
 2024 · 2025 · 2026 

Topi i Artë, ose Ballon d'Or, i njohur edhe si çmimi Futbollisti Evropian i Vitit, është një çmim vjetor futbolli.[1] Çmimi i jepet lojtarit i cili konsiderohet të ketë bërë performancën më të mirë deri në fund të vitit sipas kalendarit. Çmimi u konceptua nga kryredaktori i revistës France FootballGabriel Hanot, i cili kërkoi nga kolegët e tij për të votuar për lojtar të vitit në Evropë në vitin 1956. Fituesi i parë ishte Stanley Matthews i Blackpool.[2] Në vitin 1995, të gjithë lojtarët profesionist tē çdo origjine u bënë të disponueshëm për të fituar çmimin. Çmimi u bë global në vitin 2007, duke kualifikuar të gjithë lojtarët profesionist në çdo klub të botës; përveç kësaj, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare fituan të drejtën e votimit për të zgjedhur fituesin. Kjo praktikë u ndal në vitin 2016.

Topi i Artë konsiderohet si çmimi më prestigjoz dhe i rëndësishëm personal në futbolli.[3][4] Para vitit 2007, vetëm gazetarët kishin të drejtën e votimit dhe çmimin njihej me emrin Futbollisti Evropian i Vitit në anglisht dhe median ndërkombëtare.[5] Edhe pas vitit 2007, çmimi vazhdoi të identifikohej me të njëjtin emër për shkak të origjinës si një çmim evropian, deri sa u bashkua me çmimim FIFA Lojtari Botëror i Vitit për t'u bërë çmim botëror. Anglezi Stanley Matthews ishte fituesi i parë i çmimit.[6] George Weah nga Liberia është fituesi i vetëm afrikan i çmimit, duke u shpallur fitues në vitin 1995. Në atë vit, rregullat e pranueshmërisë u ndryshuan dhe Topi i Artë u zgjerua për të përfshirë të gjithë lojtarët e çdo origjine, aktivë në klubet evropiane. Dy vite më pas, Ronaldo i Brazilit u bë lojtari i parë amerikano-jugor që fitoi çmimin;[7] ai ende mban rekordin si lojtari më i ri që fiton këtë çmim në moshën 21 vjeç dhe 96 ditë. Çmimi u bë global në vitin 2007 kur të gjithë futbollistët profesionist nga çdo klub në botë u kualifikuan për të fituar çmimin; gjithashtu, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare fituan të drejtën për të votuar. Në vitin 2016, kjo metodë ndaloi dhe vetëm gazetarët kishin të drejtën e votimit.[8]

Lionel Messi mban rekordin për numrin e fitoreve, me tetë,[9][10] kurse pesë herë fituesi Cristiano Ronaldo mban rekordin për më shumë nominime, me 18.[11] Messi është lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin me tre klube të ndryshme, i vetmi lojtar që e ka fituar me një klub jashtë Evrope si dhe lojtari me më shumë podiume, me 14. Johan CruyffMichel Platini dhe Marco van Basten e kanë fituar këtë çmim ngs tre herë. Me shtatë çmime secili, lojtarët holandezë, gjermanë, portugeze dhe francezë renditen të dytët për numrin e çmimeve të fituara, kurse argjentinasit të parët me tetë. Lojtarët nga Gjermania (1972, 1981) dhe Holanda (1988) zunë tre vendet e para në një vit të vetëm. Klubet gjermane (1972) dhe italiane (1988–1990) arritën të njëjtën arritje, duke përfshirë dy vite individuale të dominuara nga lojtarët e Milanit (1988, 1989), një rekord unik derisa klubet spanjolle përjetuan një dominim të paparë (2009–2012, 2015, 2016) dhe Barcelona (2010) u bë klubi i dytë që zë top-treshen. Topi i Artë ka treguar ndër vite një favorizim të lojtarëve sulmues, dhe, me kalimin e kohës, ka shkuar në një grup kampionatesh dhe klubesh më ekskluzive. Para vitit 1995, dhjetë kampionate prodhuab fitues të Topit të Artë, ndërsa vetëm Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara kanë që prodhues fitues që atëherë. La Liga e Spanjës ka më së shumë fitues të Topit të Artë gjithsej, me 24 fitore të ndara midis Barcelonës dhe Real Madridit; me dymbëdhjetë fitore secila, dy klubet spanjolle kryesojnë gjithashtu renditjen e përgjithshme të klubeve për prodhimin e më shumë fituesve.[12][13]

Nga viti 2010 e deri në 2015, çmimi u bashkua me një të ngjashëm, me çmimjn FIFA Lojtari Botëror i Vitit, për të krijuar FIFA Topin e Artë,[14] i cili do t'i jepej lojtarit më të mirë në botë përpara se FIFA-s dhe France Football vendosën të mos vazhdonin bashkpunimin e tyre. Fituesit e FIFA Topit të Artë gjatë kësaj periudhe konsiderohen fitues nga të dy organizatat. Pas vitit 2011, UEFA krijoi Çmimin UEFA Lojtari më i mirë në Evropë për të ruajtur traditën e Topit të Artë origjinal të nderimit në mënyrë specifike të një futbollisti nga Evropa. Në vitin 2020, Groupe Amaury, e cila është pronar e France Football, vendosi që asnjë çmim nuk do të jepej për vitin për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në futboll.[15] Opinioni i përhapur publik ishte se Topi i Artë i vitit 2020 duhej t'i jepej Robert Lewandowskit.[16][17]

France Football ndryshoi rregullat për Topin e Artë në vitin 2022. Ata ndryshuan kohën në mënyrë që çmimet të mos jepeshin për arritjet gjatë një viti kalendarik, por për një sezon futbolli.[18] U vendos gjithashtu që një juri ndërkombëtare gazetarësh të specializuar, me një përfaqësues për çdo vend, nga 100 më të mirët në renditjen më të fundit botërore të FIFA-s, do të përcaktonte fituesin e çmimit; votimi kishte qenë më parë i hapur për të gjitha vendet që nga viti 2007. UEFA bashkëorganizon galan e Topit të Artë që nga viti 2024, me France Football që mban sistemin e votimit dhe emrin e Topit të Artë.[19]

Topi i Artë bazohet në tre kritere kryesore:[20]

1) Performanca individuale, të qënit vendimtar dhe karakteri mbreslënës;
2) Performanca e ekipit dhe arritjet;
3) Klasi dhe fair play.

Megjithatë, kritikët e kanë përshkruar herë pas here çmimin si një "garë popullariteti",[21][22] duke kritikuar procesin e votimit,[23] favorizimin e sulmuesve,[24] si dhe idenë e veçimit sistematik të një individi në një sport ekipor.[25]

Lojtari (X) Shënon numrin e fitoreve të çmimit për atë lojtar për atë kohë (në rast të lojtarëve me fitore të shumta)
Shënime
  1. Di Stéfano lindi në Argjentinë por mori pasaportën spanjolle në vitin 1956, duke u bërë i disponueshëm për këtë çmim.
  2. Kopa was signed by Real Madrid from Reims during 1956.
  3. Kopa u transferua te Reims nga Real Madridi gjatë vitit 1959.
  4. Sívori lindi në Argjentinë por mori pasaportën spanjolle në vitin 1961, duke u bërë i disponueshëm për këtë çmim.
  5. Suárez u transferua te Interi nga Barcelona gjatë vitit 1961.
  6. Cruyff u transferua te Barcelona ngs Ajaxi gjatë vitit 1973.
  7. Keegan u transferua te Hamburger SV nga Liverpooli gjatë vitit 1977..
  8. Krankl u transferua te Barcelona nga Rapid Wien gjatë vitit 1978.
  9. Schuster u transferua te Barcelona nga 1. FC Köln gjatë vitit 1980.
  10. Boniek u transferua te Juventusi nga Widzew Łódź gjatë vitit 1982.
  11. Simonsen u transferua te Vejle nga Charlton Athletic gjatë vitit 1983.
  12. Elkjær u transferua te Hellas Verona nga Lokeren gjatë vitit 1984.
  13. Lineker u transferua te Barcelona nga Evertoni gjatë vitit 1986.
  14. Gullit u transferua te Milani nga PSV Eindhoven gjatë vitit 1987.
  15. Futre u transferua te Atlético Madrid nga Porto gjatë vitit 1987.
  16. Rijkaard u transferua te Milani nga Real Zaragoza gjatë vitit 1988.
  17. Bergkamp u transferua te Interi nga Ajaxi gjatë vitit 1993.
  18. Weah u transferua te Milani nga Paris Saint-Germain gjatë vitit 1995.
  19. Klinsmann u transferua te Bayern München nga Tottenham Hotspur gjatë vitit 1995.
  20. Ronaldo u transferua te Barcelona nga PSV Eindhoven gjatë vitit 1996.
  21. Shearer u transferua te Newcastle United nga Blackburn Rovers gjatë vitit 1996.
  22. Ronaldo u transferua te Interi nga Barcelona gjatë vitit 1997.
  23. Shevchenko u transferua te Milani nga Dynamo Kyiv gjatë vitit 1999.
  24. Figo u transferua te Real Madridi nga Barcelona gjatë vitit 2000.
  25. Ronaldo u transferua te Real Madridi nga Interi gjatë vitit 2002.
  26. Deco u transferua te Barcelona nga Porto gjatë vitit 2004.
  27. Cannavaro u transferua te Real Madridi nga Juventusi gjatë vitit 2006.
  28. Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madridi nga Manchester United gjatë vitit 2009.
  29. Neymar u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona gjatë vitit 2017.
  30. Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi nga Real Madridi gjatë vitit 2018.
  31. Messi u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona gjatë vitit 2021.
  32. Mané u transferua te Bayern München nga Liverpooli gjatë vitit 2022.
  33. Messi u transferua te Inter Miami nga Paris Saint-Germain gjatë vitit 2023.

Lojtarët me më shumë çmime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Cristiano Ronaldo (majtas) dhe Lionel Messi (djathtas) fituan 13 Topa të Artë sëbashku nga viti 2008 e deri në 2023.
Karl-Heinz Rummenigge fitoi Topin e Artë në vitet 1980 dhe 1981.
Michel Platini e fitoi trofeun tre vite rresht nga viti 1983 e deri në 1985.

Fitoret sipas shtetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fituesit e Topit të Artë (nga e majta në të djathtë) Andriy Shevchenko, Oleg Blokhin, dhe Igor Belanov.
Shteti Lojtarët Fitore
Argjentina Argjentina 1 8
 Franca 5 7
Gjermania Gjermania 5 7
Holanda Holanda 3 7
flamuri Portugalia 3 7
Italia Italia 5 5
 Brazili 4 5
Britania e Madhe Anglia 4 5
Spanja Spanja 3 4
Soviet Union Bashkimi Sovjetik 3 3
Bullgaria Bullgaria 1 1
Kroacia Kroacia 1 1
Republika Çeke Republika Çeke 1 1
Çekosllovakia Çekosllovakia 1 1
Danimarka Danimarka 1 1
Hungaria Hungaria 1 1
flamuri Liberia 1 1
Iralanda Veriore Irlanda Veriore 1 1
Skocia Skocia 1 1
Ukraina Ukraina 1 1

Fitoret sipas klubit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një nga Topat e Artë të Lionel Messit të shfaqur në muzeun e Barcelonës.
Marco van Basten (majtas) dhe Ruud Gullit (djathtas), shok skuadre te Milani dhe kombëtarja holandeze, fituan Topin e Artë rresht në vitet 1987, 1988 dhe 1989.
Klubi Lojtarët Fitore
Spanja Real Madrid 8 12
Spanja Barcelona 6 12
Italia Juventus 6 8
Italia Milan 6 8
Gjermania Bayern München 3 5
Anglia Manchester United 4 4
Ukraina Dynamo Kyiv 2 2
Italia Internazionale 2 2
Gjermania Hamburger SV 1 2
Holanda Ajax 1 1
Portugalia Benfica 1 1
Anglia Blackpool 1 1
Gjermania Borussia Dortmund 1 1
Gjermania Borussia Mönchengladbach 1 1
Republika Çeke Dukla Prague 1 1
Rusia Dynamo Moskva 1 1
Hungaria Ferencváros 1 1
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Inter Miami 1 1
Anglia Liverpool 1 1
Anglia Manchester City 1 1
Franca Marseille 1 1
Franca Paris Saint-Germain 1 1
  1. 1 2 "Les lauréats du Ballon d'Or". France Football (në frëngjisht). ISSN 0015-9557. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2024. Marrë më 4 nëntor 2024.
  2. "Ronaldo joins legendary list" (në anglisht). BBC Sport. 1 dhjetor 2008. Marrë më 4 dhjetor 2008.
  3. Paul Reidy (24 shkurt 2023). "Ballon d'Or, FIFA The Best awards: what's the difference between them?". Diario AS (në anglisht). ISSN 1888-6671. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2023. Marrë më 27 maj 2023.
  4. 1 2 "Coronavirus: Ballon d'Or cancelled for first time in award's history" (në anglisht). ESPN FC. 20 korrik 2020. ISSN 1097-1998. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2023. Marrë më 17 prill 2024.
  5. "Kaka named European Footballer of the Year". World Soccer (në anglisht). 2 dhjetor 2007. ISSN 0043-9037. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2020. Marrë më 18 mars 2020.
  6. "Matthews wins first Golden Ball" (në anglisht). BBC Sport. 1 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 28 maj 2024.
  7. "The 1990s Ballon d'Or winners" (në anglisht). BBC Sport. 1 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 28 maj 2024.
  8. Nick Miller (30 tetor 2023). "Ballon d'Or 2023 explained: Messi favourite, Ronaldo's dashed 'dream' and how it works". The Athletic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2024. Marrë më 24 prill 2024.
  9. Peter McVitie (31 tetor 2023). "Who has won the most Ballons d'Or?" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2024. Marrë më 17 prill 2024.
  10. Andreas Guerin (31 tetor 2023). "Ballon d'or : du plébiscite de 2009 au sacre de 2023, retour sur le grand huit de Lionel Messi back at Lionel Messi's roller coaster". Le Parisien (në frëngjisht). ISSN 0767-3558. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2023. Marrë më 26 prill 2024.
  11. 1 2 Sebastian Mikkelsen (30 tetor 2023). "All Ballon d'Or winners – Complete list" (në anglisht). Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2024. Marrë më 23 mars 2024.
  12. Banerjee Ritabrata (6 korrik 2022). "Premier League, Bundesliga or LaLiga – Which league has produced most Ballon d'Or winners?" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2022. Marrë më 26 prill 2024.
  13. Roberto Di Maggio; Rob Moore; Karel Stokkermans (16 nëntor 2022). "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or")" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2023. Marrë më 3 maj 2024.
  14. "The FIFA Ballon d'Or is born" (në anglisht). FIFA. 5 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2012. Marrë më 4 dhjetor 2012.
  15. 1 2 Pascal Ferré (20 korrik 2020). "Il n'y aura pas de Ballon d'Or France Football en 2020". France Football (në frëngjisht). ISSN 0015-9557. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2020. Marrë më 29 prill 2024.
  16. "Why Robert Lewandowski deserved this year's Best FIFA Men's Player award" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2021. Marrë më 23 maj 2021.
  17. "PSG's Lionel Messi: Robert Lewandowski deserved to win 2020 Ballon d'Or award" (në anglisht). ESPN FC. 30 nëntor 2021. ISSN 1097-1998. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2022. Marrë më 22 dhjetor 2022.
  18. Chris Wright (30 tetor 2023). "Ranking every Ballon d'Or winner of the Champions League era" (në anglisht). ESPN FC. ISSN 1097-1998. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2024. Marrë më 16 maj 2024.
  19. "Foot: Partenariat Amaury-UEFA pour co-organiser la cérémonie du Ballon d'Or". Le Figaro (në frëngjisht). 3 nëntor 2023. ISSN 1638-606X. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2023. Marrë më 26 prill 2024.
  20. Yash Thakur (30 tetor 2024). "Who decides the Ballon d'Or winner? Criteria for football's prestigious award explained" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 nëntor 2024.
  21. Joshua Thomas (31 tetor 2023). "Mourinho's Ballon d'Or belief proven right as Messi edges out Haaland in 'popularity contest'" (në anglisht). Optus Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
  22. Christopher J. Anderson; Luc Arrondel; André Blais; Jean-François Daoust; Jean-François Laslier; Karine Van der Straeten (2020). "Messi, Ronaldo, and the Politics of Celebrity Elections: Voting for the Best Soccer Player in the World". Perspectives on Politics (në anglisht). 18 (1): 91–110. doi:10.1017/S1537592719002391. ISSN 1541-0986.
  23. "Lahm criticises Ballon d'Or process". Marca (në anglisht). 14 janar 2016. ISSN 2340-0595. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
  24. Gianni Verschueren (19 janar 2015). "Cristiano Ronaldo Ballon D'Or Win Labelled 'Absurd' by Johan Cruyff" (në anglisht). Bleacher Report. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
  25. Daniel Tiluk (12 janar 2016). "Weekly Why: FIFA's Ballon d'Or and the Absurdity of Glorifying Individual Awards". Bleacher Report (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
  26. "Palmarès du Ballon d'Or". L'Equipe (në frëngjisht). 29 tetor 2024. ISSN 0153-1069. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2024. Marrë më 31 tetor 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]