Vilnius
Vilnius | |
---|---|
Njohur si | Jeruzalemi i Lituanisë, Athina e veriut |
54°41′00″V 25°17′00″L / 54.683333°V 25.283333°LKoordinatat: 54°41′00″V 25°17′00″L / 54.683333°V 25.283333°L | |
Shteti | ![]() |
Sipërfaqja | 401 km2 |
Lartësia | 148 m (m.n.d.) |
Popullsia | 560,190 banorë |
• aglomerati | 850,300 banorë |
Dendësia | 1,391.9 banorë/km2 |
Themelimi | 1323 (përmendet për herë të parë) |
Zona Kohore | UTC+2 |
Kodi Postal | LT-06 328 |
Prefiksi | +370 5 |
Faqja Zyrtare www.vilnius.lt |
Vilnius (polonisht: Wilno) është qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Lituanisë, me një popullsi prej 555,613 banorësh (847,954 së bashku me rrethinën e saj).[1]
Përmbajtja
Historia[redakto | përpunoni burim]
Historiani i njohur Romas Batūra ka identifikuar qytetin me Vorutan, njërën nga kështjellat e mbretit Mindaugas i cili është kurorëzuar si Mbret i Lituanisë. Hera e parë që emri i qytetit është shkruar në vitin 1323, në letrat e Mbretit të Madh Gediminas që janë dërguar qyteteve në Gjermani dhe anëtarëve të komunitetit Hebreik për të vizituar kryeqytetin Vilnius. Në vitin 1387, qyteti bie në duar të mbretit Jogaila, njëri nga pasardhësit e mbretit Gediminas.
Ekonomia[redakto | përpunoni burim]
Vilnius është qendra më e madhe ekonomike në Lituani dhe njëra nga qendrat më të mëdha financiare në Shtetet Baltike. Edhe pse është vendi i vetëm 15% të numrit të popullësisë së Lituanisë, gjeneron rreth 35% GDP-ne e Lituanisë[2]. Bazuar në këta indikatore ështe kalkuluar GDP për capita duke u bazuar në PPP, në 2005 është përafersisht $33,100, më lart se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Vilnius ka kontribuar më shume se 4.6 bilion litas në bugjetin nacional ne 2004. Shuma perket rreth 37% të bugjetit. Kaunas, qyteti i dytë nga madhësia, ka kontribuar vëtem 1.5 bilion. Vilnius morri prapa si kthim 360 milion litas në bugjet, i cili është vetëm 7.7% të kontributit të tij.
Demografia[redakto | përpunoni burim]
Kultura[redakto | përpunoni burim]
Në vitin 2009 Vilnius do të jetë Kryeqyteti Europian për Kulturë së bashku me Linz
Muzeu Guggenheim Hermitage në Vilnius[redakto | përpunoni burim]
Muzeu Guggenheim Hermitage në Vilnius është një art muze i propozuar të ndërtohet në qytetin Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë. Më 8 prill 2008 juria internacionale zgjedhi arkitekten nga Iraku-Britania Zaha Hadid, fituese e garës ndërkombëtare për dizajnin e muzeut.[3] Muzeu është i planifikuar të përfundon dhe të hapet në vitin 2011.[3]
Siq është parashikuar Muzeu Guggenheim Hermitage në Vilnius do të prezentoj ekspozita të artit medial të ri, pjesë të arkivit antologjik nga qyteti New York dhe artin Fluxus.[3] Lëvizja artistike Fluxus ka qenë prezente ne New York gjatë vitetve 60'ta, dhe ka qenë e udhëhequr nga artisti lituan Jurgis Maciunas.[3] Një pjesë tjetër e veqantë e ekspozitës është koleksioni i punimeve nga regjisori lituan avan-gard Jonas Mekas. Këto punime momentalisht janë prezente në Qendrën për Artet Vizuel Jonas Mekas. Koleksionet që gjenden në Muzeun Hermitage në St.Petersburg dhe Muzeun Guggenheim në New York do të shfaqen gjithashtu.
Politika[redakto | përpunoni burim]
Marrëveshje Bashkëpunimi[redakto | përpunoni burim]
Vilnius ka lidhje bashkëpunimi me 14 qytete. Gjithashtu Vilnius ka marrëveshje për bashkëpunim edhe me 16 qytete tjera.
Referencat[redakto | përpunoni burim]
- ^ Vilniaus TSV tinklapis panaikintas
- ^ http://www.vilnius.lt/new/en/investicijos.php
- ^ a b c d "Zaha Hadid to Design Planned Museum in Lithuania". Bloomberg. Marrë më 2008-05-24.
Shiko edhe këtë[redakto | përpunoni burim]
Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]
[[ku>Vilnius]]
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Lituanisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |