Varshava
Varshava Polonisht : ![]() | |
---|---|
Motoja | Semper invicta (Të pamposhtur përgjithmonë) |
Varshava | |
Shteti | ![]() |
Provinca | Masowien |
Kryetari i Bashkisë | Rafał Trzaskowski |
Partia | Platforma Civile |
Sipërfaqja | 517.24 km2 |
• aglomerati | 6,100.43 km2 |
Lartësia | 78-116 m (m.n.d.) |
Popullsia | 1,726,581 banorë |
• aglomerati | 2,631,902 banorë |
Dendësia | 3,317 banorë/km2 |
Themelimi | Shekulli XIII |
Zona Kohore | CET (UTC+1) |
Verore | CEST (UTC+2) |
Kodi Postal | 00-001 deri 04-999 |
Prefiksi | +48 22 |
Aeroporti | Frédéric Chopin IATA-Code:WAW 10 km nga qendra Flota LOT Modlin Airport IATA-Code:WMI 35 km nga qendra |
Targa | WA, WB, WD, WE, WF, WH, WI, WJ, WK, WN, WT, WU, WW, WX, WY |
Koordinatat | 52° 13′ 48″ Veri 21° 0′ 39″ Lindje |
Faqja Zyrtare www.um.warszawa.pl |
Varshava është kryeqyteti i Polonisë dhe ndodhet në pjesën qendrore të vendit në Visla.
Përmbajtja
Të dhëna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- President i qytetit: Hanna Gronkiewicz-Waltz
- Bashkia e Varshavës: Rada miasta st. Warszawy
- Popullsia: 1 726 581 (2014)
- Sipërfaqja: 517,24 km2
- Dendësia: 3317/km2
- Kodi i internetit TLD: .waw.pl
- Dikush themelon qytet në XIII shekulli
- Në 1596 mbret Zygmunt III Waza transferohen kryeqytet nga Kraków në Varshava
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në shekullin e XIII-të, një princ në vend të një fshati peshkatarësh të quajtur Varshzova, ndërtonë një kala. Për herë të parë në këtë kala, më 1529 u mblodhë kuvendi polak i quajtur Sejm, dhe që nga 1570 tubohej rregullisht aty. Më 1596, mbreti polak tërehqë selin e tij nga Krakau në Varshavë. Pas shkatrimit nën rrethimin dhe pastaj sundimin suedezë, në shekullin XVII (1655-57), qyteti në shekullin e XVIII-të, nën mbretërit saksonë, Augustin e II-të, Augustin e III-të si dhe nën Stanislavin e II-të Augustin, lulëzonë me një kulturë të lartë. Me ndarjen e tretë të Polonisë më 1795, Varshava bie nën Prusin, dhe përkundë faktit që rëndësia e saj bie në nivel të provincës, rëndësia e saj kulturore mbetej edhe më tej.
Lufta e II-të Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një muaj pas fillimit të Luftës së II-të Botërore më 1 shtator 1939, Gjermania fashiste pushtoi kryeqytetin e Polonisë. Pas një muaji, më 1 gusht 1944 banorët e kryeqytetit organizojnë kryengritjen e njohur si Kryengritja e Varshavës (polonisht: Powstanie Warszawskie). Përgjatë kësaj kohe në bregun e djathtë të lumit qëndronte ushtria ruse e cila nuk ndërhynte. Kjo kryengritje e banorëve të Varshavës u shua me gjak nga gjermanët pas dy muajsh më 2 tetor. Përgjatë luftimeve të zhvilluara, 70% e kryeqytetitVarshava ishte shkatërruar. Ndërsa më 17 janar 1945 ushtria ruse pushtoi Varshavën duke instaluar aparatin e qeverisjes sovjetike në Poloni.
Socializmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas luftës së II-të botërore Varshava kishte 160,000 banorë, prej tyre vetëm 16,000 banonin në pjesën e majtë të qytetit.
Rindërtimi i Varshavës pas luftës kaloi disa faza, ndër të cilat më të njohurat janë:
- 1945 - Rindërtimi i qytetit nga banorët e saj.
- 1947 - Bashkia e qytetit ndërton "Trasa W-Z" pranë qytetit të vjetër.
- 1952 - Përfundon rindërtimi i qytetit të vjetër dhe lagjeve të vjetra.
- 1955 - Rusët ndërtojnë Pallatin e Kulturës dhe Shkencave (pol. Pałac Kultury i Nauki)
- 1971 - Bashkia e Qytetit ndërton Pallatin mbretëror (Kala mbretërore).
Popullil polak organizoi disa protesta kundër regjimit komunist të instaluar nga Stalini dhe të dirigjuar nga Moska. Protestat e tilla që kanë arritur të lënë gjurmë në historinë e Polonisë janë:
- 3-7 tetor 1957 - "ZOMO" shpërndan të rinjtë protestues
- 30 janar 1968 - policia shpërndan njerëzit që shkonin tek monumenti i Adam Mickiewicz pasi kishin inskenuar dramën e tij të ndaluar.
- 13 dhjetor 1981 - gjenerali Wojciech Jaruzelski miraton ligjin e luftës
- 1982 - Protestat qytetare kundër ligjit të njohur si ligji i luftës
Kapitalizmi (pas 1989)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Polonia është një ndër shtetet e para të bllokut socialist i cili arriti të shkëputet nga ndikimi i Moskës. Si rezultat i protestave të popullit më 1989 Polonia shpallet zyrtarisht vend demokratik. Pas kësaj ndikimi i shteteve perëndimore filloi të rritet në një shkallë të lartë dhe Varshava filloi të marrë ngjyrë dhe të pasurohet si qytete e Evropës perëndimore.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndryshimi i popullsisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
1700: 30 000
1792: 120 000
1800: 63 000
1830: 139 000
1850: 163 000
1882: 383 000
1900: 686 000
1925: 1 003 000
1939: 1 300 000
1945: 422 000 (shtator)
1956: 1 000 000
1960: 1 139 200
1970: 1 315 600
1975: 1 436 100
1980: 1 596 100
1990: 1 611 800
2003: 1 689 600 (31 dhjetor)
2004: 1 692 854
2005: 1 697 596
2006: 1 702 139
Njësitë territoriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Qyteti ndahet në 18 rrethe (pol. dzielnica) të cilat janë:
- Białołęka
- Bemowo
- Bielany
- Mokotów
- Ochota
- Praga Południe
- Praga Północ
- Rembertów
- Śródmieście
- Targówek
- Ursus
- Ursynów
- Wawer
- Wesoła
- Wilanów
- Włochy
- Wola
- Żoliborz
- Qytezat periferike që hynë nën administrimin e kryeqytetit
- Pruszków (53 000)
- Legionowo (50 600)
- Otwock (44 000)
- Wołomin (36 500)
- Żyrardów (41 400)
- Nowy Dwór Mazowiecki (27 518)
- Piaseczno (25 200)
- Grodzisk Mazowiecki (24 900)
- Piastów (23 700)
- Ząbki (20 363)
- Marki (19 000)
- Zielonka (16 454)
- Kobyłka (16 300)
Shiko dhe këtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Varshava është qyteti i cili në gjirin e vetë ka sheshin "Skendebeu". Ky sheshë është emërtuar me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me vendimin e Bashkisë së Varshavës më 28 nëntor 2005 me rastin e 600 vjetorit të lindjes së herojit. Më parë ishte propozuar sheshi në kryqëzimin e rrugës “Belvederska” ku tani gjendet Hoteli “Hayatt” i cili më parë thirrej “Skenderbeu”
- Aktualisht, Sheshi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ndodhet ne nje nga sheshet kryesore te Varshaves, prane nje zone te zhvilluar industriale dhe urbanistike.[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Ministria e Punëve të Jashtme - Shqipëri, internet Archived 3 March 2006[Date mismatch] at the Wayback Machine.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|