Shko te përmbajtja

Qarqet e Lituanisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qarqet e Lituanisë

Territori i Lituanisë është i ndarë në 10 qarqe (lituanisht: njëjës apskritis, shumës apskritys), të gjitha të emërtuara sipas kryeqyteteve të tyre. Qarqet ndahen në 60 komuna (lituanisht: njëjës savivaldybė, shumës savivaldybės): 9 komuna-qytete, 43 komuna-qarqe dhe 8 komuna. Më pas, çdo komunë ndahet në pleqësi (lituanisht: njëjës seniūnija, shumës seniūnijos). Kjo ndarje u krijua më 1994 dhe u modifikua pak në vitin 2000.

Deri në vitin 2010, qarqet administroheshin nga guvernatorët e qarqeve (lituanisht: njëjës - apskrities viršininkas, shumës - apskrities viršininkai) të emëruar nga qeveria qendrore në Vilnius. Detyra e tyre parësore ishte të siguronin që komunat t'u binden ligjeve dhe Kushtetutës së Lituanisë. Ata nuk kishin kompetenca të mëdha, dhe kështu u sugjerua që 10 qarqe janë shumë për Lituaninë pasi dy qarqet më të vogla administrojnë vetëm katër komuna. Prandaj, më 1 korrik 2010, administratat e qarqeve u hoqën, por vetë qarqet mbahen për qëllime statistikore dhe raportuese.[1]

Apskritys moderne nuk duhet të ngatërrohen me apskritys që ekzistonin në Lituaninë e pavarur gjatë periudhës së ndërmjetme. Në atë kohë Lituania kishte një ndarje administrative me dy nivele: apskritys që ndaheshin në valsčius. Lituania tani ka një ndarje me tre hapa: qarqe, komuna dhe pleqësi (apskritys, savivaldybės, dhe seniūnijos).

#Qarku
(media help)
KryeqytetiSipërfaqja
in km2 (rank)
Populllsia (2023)[2]Dendësia
(per km2)
GDP (nominal)
(miliard euro)[3]
GDP (per capita)
(EUR)
Paga mesatare mujore bruto
(euro)[4]
HDI
(2021)
[5]
Komunat
1 Qarku Alytus
(listeninfo)

Alytus 5,418 (6) 135,367 25 1.6 11,500 1,582 0.841
2 Qarku Kaunas
(listeninfo)

Kaunas 8,086 (3) 580,333 70 11.6 20,400 1,930 0.882
3 Qarku Klaipėda
(listeninfo)

Klaipėda 5,222 (7) 336,104 61 6.0 18,400 1,802 0.876
4 Qarku Marijampolė
(listeninfo)

Marijampolė 4,466 (8) 135,891 31 1.6 11,800 1,575 0.830
5 Qarku Panevėžys
(listeninfo)

Panevėžys 7,878 (4) 211,652 27 3.0 14,100 1,638 0.847
6 Qarku Šiauliai
(listeninfo)

Šiauliai 8,537 (2) 261,764 31 3.9 15,000 1,649 0.847
7 Qarku Tauragė
(listeninfo)

Tauragė 4,349 (9) 90,652 21 1.1 10,900 1,586 0.817
8 Qarku Telšiai
(listeninfo)

Telšiai 4,350 (10) 131,431 30 1.8 13,500 1,724 0.847
9 Qarku Utena
(listeninfo)

Utena 7,191 (5) 125,462 18 1.4 11,200 1,548 0.831
10 Qarku Vilnius
(listeninfo)

Vilnius 9,730 (1) 851,346 84 24.2 29,800 2,191 0.913
  1. "Dėl apskričių viršininkų administracijų likvidavimo" (në lituanisht). Seimas of the Republic of Lithuania. Marrë më 21 gusht 2011.
  2. Resident population at the beginning of the year
  3. "BENDRASIS VIDAUS PRODUKTAS PAGAL APSKRITIS 2021 M." (në lituanisht). Statistics Lithuania. 25 nëntor 2016. Marrë më 22 nëntor 2018.
  4. Darbo užmokestis regionuose, apskrityse ir savivaldybėse
  5. "Sub-national HDI - Area Database - Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Marrë më 2018-09-13.