Jump to content

Ryan Giggs

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ryan Giggs

Giggs kunder MLS ne 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRyan Joseph Giggs[1]
Datëlindja29 nëntor 1973 (51 vjeç)
VendlindjaCardiff, Uellsi
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester United
Numri11
Karriera me të rinjtë
1985–1987Manchester City
1987–1990Manchester United
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990–2014Manchester United660(114)
Karriera ndërkombëtare
1991–2007Uellsi64(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15:30, 26 May 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20:55, 20 July 2012 (UTC)

Ryan Joseph Giggs eshte nje futbollist Uellsian qe luan per Manchester United. Qe nga vitet e para te karrieres ai luante si mesfushor i krahut te majte, ndonese vitet e fundit shpesh aktivizohet ne qender te mesfushes. Eshte futbollisti me me se shumti paraqitje ne Premier Lige me gjithsejt 620 ndeshje si dhe futbollisti me me se shumti paraqitje te Manchester United me 941 paraqitje. Eshte nder futbollistet me me se shumti trofe te fituar, si me ekipin ashtu edhe individualisht. Ne keta trofe numerojme: 13 Premier Liga, 2 Liga te Kampioneve, 4 FA Kupa, 4 Kupa te Liges, 8 Superkupa te Anglise, 1 Superkupe te UEFA-se, 1 Kupë Ndërkontinentale dhe 1 Botëror për klube. Disa nga trofete individual: Lojtari i ri me i mire (2 here), Lojtari i vitit (1 here).[3], anetar i Ekipit te Shekullit[4], Personaliteti i Vitit (2009)[5], Lojtari i Muajit (3 here) etj. Njihet si lojtari i vetem ne histori te Premier Liges qe ka luajtur dhe shenuar ne çdo sezone te kesaj lige[6] si dhe lojtari me i vjeter qe ka shenuar ne Lige te Kampioneve.

Ryan Giggs u lind me 29 Nentor 1973 ne Cardiff te Walesit, ne nje familje jo forte te zakonshme, pasi ai qe i vogel morri mbiemrin e nenes se tij. Ai qendroi gjithe kohen te familja e nenes se tij duke luajtur futboll neper rruge e lagjes ne Pentrebane. Ne 1980, kur Giggs ishte vetem 6 vjeqar, babai i tij nenshkroi per Swindon RLFC, duke detyruar gjithe familjen te zhvendoset ne veri te Swindonit, nje qytet ne Salford, Manchester. Giggs ka nje race te perzier, gjyshi i tij ishte nga Sierra Leone, dhe ka folur shpesh per problemet me racizmin qe perjetoi si femije. Pasi u zhvendosen ne Salford, Giggs luante per nje ekip te vogel te zones se Manchesterit, Deans FC. Aty zhvillonte paraqitje shume te mira dhe ra ne sy te dy ekipeve kryesore te ketij qyteti, Manchester United dhe Manchester City. Se pari ai nenshkroi per kete te fundit, para se nje agjent i Manchester United i cili quhej Harold Wood te ia propozonte Sir Alex Fergusonit kete talent.Ai u ftua ne prove, ku impresionoje dhe beri qe drejtuesit e klubit te mos ngurrojne dhe ta mbajne si lojtar duke i ofruar nje kontrate.

Ne ekipin e pare te Mancheter United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet e karrieres

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke pare aftesite e Giggs, Manchester United i ofrojne ketij lojtari nje kontrate profesionale per here te pare me 29 Nentor 1990, ne ditelindjen e tij te 17-te. Kontrata u pranua nga Giggs. Debutimin e beri me 2 Mars 1991, kunder Evertonit ne Premier Lige, pasi u inkuadrua nga banka rezerve. Ne ndeshjen e tij te pare si startues, ai shenoi golin e tij te pare, dhe ate ne derbin e Manchesterit, kunder rivaleve lokal te Manchester Cityt. Keshtu Giggs, filloi te luante rregullisht ne ekipin e pare, nga sezoni 1991/92, duke hapur rrugen per shume lojtare tjere nga akademia e United, si Scholes, Beckham, Gary Neville, Phil Neville, Nicky Butt etj. Ne kete sezon, ai nuk arriti te fitonte ligen me Djajte e Kuq, pasi keta te fundit perfunduan te dytet ne lige pas Leeds United, mirepo sezonin e permbylli me nje trofe individual te fituar, e qe ishte Lojtari i ri me i mire i vitit ne Angli [7] . Nga sezoni 1992/93, Giggs u stabilizua ne ekipin e pare, dhe ate duke e nxjerre jasht formacionit mesfushorin e majte te asaj kohe te Manchester United, Lee Sharpe.

Zhvillimi i Giggs dhe ardhja e Eric Cantona, i siguruan Manchester United shume suksese ne vitet ne vijim. Ferguson ishte gjithmone ne mbrojtje te tij, duke mos e lejuar te jepte interviste per media deri sa beri 20 vjet. Ne sezonin 1993/94 kur Manchester United fitoi Premier Ligen dhe Kupen FA, Giggs ishte nder protagonistet kryesore. Ne fund te kesaj sezone, ai fitoi per here te dyte çmimin Lojtari i ri me i mire i vitit.

Zhvillimi i tij si lojtar profesionist

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet 1994/95 nuk mund te quhen vitet me te mira ne karrieren e Ryan Giggs, pasi qe luajti vetem 29 ndeshje, duke shenuar vetem 1 gol. Ai gjate kesaj kampanje pesoi lendime te shumta, dhe si per te e ashtu edhe per Manchester United nuk ishte sezoni me i mire. United perfunduan ne vendin e dyte pas Blackburn Rovers.

Giggs u rikthye ne formen me te mire te tij ne 1995/96, duke ndihmuar Manchester United te fitoje dy trofe, Ligen Angleze dhe Kupen FA. Goli i tij kunder Evertonit, ishte kandidate per golin me te bukur te stinorit. Ne kete sezon, shume nga lojtaret me te cilet Giggs luante ne akademi, iu bashkangjiten atij duke krijuar nje ekip te ri ne moshe, por mjafte te forte. Ne sezonin pasardhes, Giggs kishte mundesine e pare te shijonte futbollin në Evropë, pasi u perfshi ne ekipin e Manchester United ne Champions Lige. United arriti deri ne gjysmefinale, ku humbi nga Borussia Dortmund. Ne kete stinor, u thurren shume lavde per Ryan Giggs, nder to veçohet nje thenje e Del Pieros i cili tha : "Kjo eshte e turpshme te thuhet, por kam qare dy here ne jete duke pare futboll, nje here per Diego Maradona dhe nje here per Ryan Giggs".

Sezoni me i suksesshem per Giggs dhe ekipin e tij njihet stinori 1998/99, kur ata arriten te fitonin tre trofete me te rendesishem per klube angleze : Ligen Angleze, Kupen FA dhe Ligen e Kampioneve. Ai luajti rol ne fitimin e Liges se Kampioneve per United pas 31 vitesh, duke asistuar ne nje nga dy golat e shenuar nga United ne finalen e zhvilluar ne Camp Nou kunder Bayern Munchen.
Giggs u be lojtari qe luajti me se gjati per United ne Maj te vitit 2002, kur Dennis Irwin u largua nga skuadra. Giggs u be pjese kyqe e ekipit, pavaresisht se ishte ende ne te njezetat. Shkelqimi i tij vazhdoi edhe ne kater vitet e ardhshme pas Finales se 1999-es, pasi United fitoi tri here ligen nga kater heret e mundshme. Ai festoi 10 vjetorin e karrires se tij ne ekip, me nje ndeshje kunder Celtic para fillimit te sezones 2001/2002. Ne kete stinor, Giggs arriti te shenonte golin e tij te 100-te per klubin, ndonese ishte nje nga vitet me deshperuese si per te ashtu edhe per klubin, pasi qe mbeten pa asnje trofe.

Ne vitin 2004, ai luajti ne finalen e fituar ne kupen FA, dhe u be vetem nje nga tre lojtaret e vetem te United qe kane fituar kete trofe kater here ne karrieren e tyre, bashke me Roy Keane dhe Sir Bobby Charlton.

Giggs me trofeun e Premier Liges

Ne 2007, Giggs pasi fitoi Ligen Angleze, barazoi rekordin për me se shumti medalje te kësaj lige, me gjithsejt nente sosh. Sezona 2007/08, ishte një nga stinoret me te suksesshem për klubin, pasi fituan dy trofe, Ligen Angleze dhe Ligen e Kampioneve. Ne finalen qe u zhvillua ne Moske, United luajti kundër Chelseat dhe fitoi pas ekzekutimit te penalltive. Giggs edhe pse nuk startoi ndeshjen, ai hyri me vone duke shenuar një nga penalltite qe ia siguruan Manchester United titullin. Ne sezonin pasardhes, Ferguson nderroi poziten e Giggs, duke e inkuadruar ate ne nje pozite te re, ate te mesfushorit qendror. Giggs kishte filluar te degjonte sesionet per te marre licensen e trajnerit dhe Ferguson theksoi se do te i pelqente qe te kishte Giggs ne stafin e tij pas penzionimit. Duke mbyllur deren per nje penzionim te mundshem, Giggs nenshkroi nje kontrate te re nje-vjeqare, dhe po ne te njejtin vit ai u nominua bashke me kater bashkelojtare te tij per çmimin e Lojtarit te Vitit ne Angli. Me 26 prill 2009, ai e fitoi kete çmim.[8]


Me 12 shtator 2009, Giggs luajti ndeshjen e tij te 700-te per klubin.[9] Ai shenoi golin e tij te 150-te, duke u bere lojtari i nente ne histori te ekipit qe e arrine këtë shifër. Te njejtin vit ai hyri edhe ne nje tjeter liste te lojtareve te medhenje, pasi shënoi golin e tij te 100-te për United ne Lige, gje qe para tij e kishin arritur vetëm 17 lojtare ne histori[10].

Dyshimet per te ardhmen e tij vazhduan, mirëpo ai vazhdoi karrierën e tij si futbollist edhe per nje vit, duke fituar ne këtë kohe çmimin Personaliteti Sportiv i vitit[11], dhe shume pak kohe me pas u emerua Lojtari i Dekades per Manchester United[12].

Vitet e fundit te karrieres

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne 2010, Giggs shenoi golin e pare nga penalltia ne Ligen Angleze, kunder Tottenham Hotspurs ne nje fitore 3:1.[13]. Ai vazhdoi rekordin e tij, duke shenuar ne çdo stinor te Premier Liges. Me 17 janar 2011, ai beri paraqitjen e tij te 600-te, dhe pas shtate ndeshjeve tjera te luajtura, ai theu rekordin per me se shumti paraqitje ne histori te Manchester United, duke luajtur kunder Liverpoolit dhe duke thyer rekordin e Sir Bobby Charlton. Ne kete sezone, ai u be gollashenuesi me i vjeter ne histori te Liges se Kampioneve, pasi shenoi kunder Schalkes ne gjysmefinale. Unitedu kualifikua per ne finale te kesaj gare, e cila u zhvillua ne Wembley dhe luante kunder Barcelones[14]. Edhe pse United humbi ate finale me rezultat 2:1, Giggs luajti nga minuta e pare.
Me 26 shkurt 2012, Giggs beri paraqitjen e tij te 900-te per United, duke shenuar gol ne nje ndeshje lige kunder Norwich City.[15] Shume pak kohe pas kesaj, Giggs deklaroi per Daily Telegraph qe do te deshironte te behej nje trajner ne te ardhmen.[16]
Giggs shenoi golin e tij te pare ne Premier League ne sezonin 2012/13 me 10 shkurt 2013 kundër Evertonit.

Sezoni 2013/14 o ishte i fundit per Giggs ne futboll aktiv ai me 4 korrik u emerua trajner/lojtar nga menagjeri i ri David Moyes. Ne prill 2014 ai emërua menagjer i perkohshem pas shkarkimit te David Moyesit.

Ne 2 tetor pasi u fut ne lloj me ane te një zëvendësimi kundër Shakhtar Donetsk, Giggs u be lojtari me me shume paraqitje ne Kampionate Evropiane duke kapercyer Raulin,kete arritje ai e quajti sepcial. Zyrtarisht Giggs u penzoionua me 19 maj 2014, duke ju drejtuar tifozave me nje leter shme emocionuese.

Karriera me ekipin kombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Giggs ne Lojerat Olimpike 2012

I lindur ne Cardiff nga prinder uellsian, Giggs perfaqesoi Uellsin ne nivelin nderkombetar. Debutimin e beri ne vitin 1991, kur ai theu rekordin per lojtarin me te ri debutues te cilin e mbajti edhe per 7 vjet te tjera[17]. Ai perfundoi me 64 paraqitje, duke shënuar 12 gola nga viti 1991 deri ne 2007. Ai u emërua kapiten i ekipit kombetar ne vitin 2004. Golin e pare e shënoi me 31 Mars 1993 ne fitoren 3:0 kunder Belgjikes ne nje ndeshje kualifikuese për Kampionat Boteror.
Giggs deklaroi tërheqjen nga ekipi kombëtar me 30 Maj 2007 duke perfunduar nje karriere 16-vjeqare[18]. Ai theksoi se ishte momenti te koncentrohej me shume ne karrierën me ekipin e Manchester United. Ne nëntor te atij viti, ai ishte nder 3 te nominuarit per çmimin Lojtari Uellsian i Vitit, qe me vone u fitua nga Craig Bellamy.
Me 28 qershor 2012, Giggs u konfirmua ne listën e te perzgjedhurve ne ekipin e futbollit te Britanisë se Madhe ne Lojërat Olimpike Londer 2012 duke e udhëhequr ekipin si kapiten.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kompeticioni Ndeshje Gola
Premier Lige 660 114
Kupa FA 74 12
Kupa e Liges 39 12
Evrope 150 29
Te tjera 18 1
Total 941 168
Skuadra Paraqitje Gola
Uellsi 64 12
Britania e Madhe 4 1
Total 68 13
  1. ^ "Premier League clubs submit squad lists" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2012. Marrë më 11 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Profili zyrtar". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Man Utd dominojne PFA listen e cmimeve". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ekipi i Shekullit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ryan Giggs fiton cmimin BBC Sports Personality 2009". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Player Profile – Ryan Giggs – Career History". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2013. Marrë më 11 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Ryan Giggs Uebsite zyrtar". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Giggs fiton PFA cmimin". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Giggs luan ndeshjen e 700-te". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Giggs shenon golin e 100-te". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ryan Giggs wins 2009 BBC Sports Personality award". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Giggs zgjidhet lojtari i Dekades". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Man Utd 3–1 Tottenham". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Barcelona 3–1 Man Utd". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Giggs luan ndeshjen e 900-te". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Giggs deshiron te vazhdoje si trajner". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Lojtari Green thyen rekordin e Giggs". Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2010. Marrë më 11 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Player – Ryan Giggs". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)