Isco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isco
Arda Turan - Isco Fulll Body.jpg
Isco duke luajtur për Real Madridin në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFrancisco Román Alarcón Suárez
Datëlindja (1992-04-21) 21 Prill 1992 (31 vjeç)
VendlindjaBenalmádena, Spanjë
Gjatësia1.76 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri22
Karriera me të rinjtë
Benamiel
2006–2009Valencia
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Valencia B52(16)
2010–2011Valencia4(0)
2011–2013Málaga69(14)
2013–Real Madrid172(33)
Karriera ndërkombëtare
2008Spanja U163(1)
2008–2009Spanja U1721(6)
2010Spanja U181(1)
2010–2011Spanja U1912(7)
2011Spanja U206(1)
2011–2014Spanja U2119(14)
2012Spanja U235(0)
2013–Spanja34(12)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 3 shkurt 2019
‡ National team caps and goals correct as of 11 shtator 2018

Francisco Román Alarcón Suárez (lindur më 22 prill 1992), njohur zakonisht si Isco (Spanjisht: [ˈisko]), është një futbollistë spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Real MadridLa Liga dhe me kombëtaren spanjolle si mesfushor sulmues.[1]

Ai filloi karrierën e tij te Valencia CF, duke luajtur zakonisht skuadrën rezervë, përpara se të bashkohej me Málagën në vitin 2011. Performancat e tij në klubin andaluzian bënë që ai të fitonte çmimin Golden Boy një vit më vonë. Në qershor 2013, ai u transferua te Real Madrid për 30 milion .

Isco ka përfaqsuar Spanjën në nivele të ndryshme moshash, përfshirë në Lojërat Olimpike 2012, dhe bëri debutimin e tij në vitin 2013.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valencia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isco ka lindur në Benalmádena, Málaga, Andaluzi. Si fëmijë ai luajti për Atlético Benamiel, ku luajti me shokun e tij Charlie I'Anson, tani lojtar i Elche CF.[2]

Një produkt i akademisësë Valencias, Isco bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 11 nëntor 2010 kundër UD Logroñés për ndeshjen e vlefshme për Copa del Reyatij sezoni, duke shënuar dy gola në fitoren 3–1.[3][4] Më parë, ai shpenzoi sezonin e tij të parë të plotë me skuadrën e rezervaveSegunda División B, duke shënuar një herë në 26 paraqitje me klubin që ra një divizion më poshtë.

Isco luajti ndeshjen e tij të parë në La Liga më 14 nëntor 2010, duke u paraqitur në 20 minutat e fundit të fitores 2–0 në shtëpi kundër Getafe CF pasi zëvëndësoi sulmuesin Aritz Aduriz.[5]

Málaga[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mesin e muajt korrik 2011, pasi ndihmoi skuadrën e rezervave të Valencias të riktheshin në ligën e tretë duke shënuar 15 gola, Isco firmosi një kontratë pesë vjeçare me Malagën e cila pagoi klauzolën 6 milion për blerjen e tij.[6] Ai shënoi golin e parë me skuadrën e re më 21 nëntor 2011, ku ai luajti si titullar dhe shënoi në fitoren 3–1 kundër Racing de Santander;[7] ai shënoi sërisht në javën e ardhshme në fitoren 2–1 kundër Villarreal CF,[8] dhe e mbylli sezonin e tij të parë me 32 ndeshje dhe pesë gola me skuadrën që u kualifikua për në Ligën e Kampioneve për herë të parë në histori.

Më 18 shtator 2012, në ndeshjen e parë të Malagës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Isco shënoi dy herë në fitoren 3–0 në shtëpi kundër rusëve të FC Zenit Saint Petersburg, duke u zgjedhur në fund "Lojtari i Ndeshjes".[9] Më 22 dhjetor, ai shënoi golin e parë në ligë në fitoren 3–2 kundër Real Madridit në stadiumin La Rosaleda, duke e udhëhequr klubin në fitoren e parë ndaj rivalëve lokal pas 29 viteve;[10] në dhjetor ai fitoi çmimin Golden Boy, duke mposhtur në fund Stephan El Shaarawy dhe Thibaut Courtois.[11][12]

Më 28 janar 2013, Isco i dha fund spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij duke firmosur një kontratë të re me klubin – klauzola e tij e blerjes u bë 35 milion €.[13] Ai shënoi golin e njëmbëdhjetë sezonal më 13 mars, duke shënuar golin e hapjes në suksesin 2–0 kundër Portos, e mjaftueshme për t'u kualifikuar për në raundet me eleminim direkt pas humbjes 1–0 në Portugali.[14][15]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isco duke ekzekutuar një korne për Real Madridin në vitin 2013.

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 qershor 2013, Isco konfirmoi se kishte marrë oferta nga klubi spanjoll Real Madrid dhe nga klubi ish trajnerit të tij Manuel Pellegrini, Manchester City, duke thënë se do të merrte vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij pas 2013 Kampionatit Europian U–21.[16] Më 26 qershor, presidenti i Real Madridit Florentino Pérez konfirmoi se marrëveshja ishte arritur me lojtarin dhe se do të prezantohej te klubi në javën e ardhshme, menjëherë pasi të kalonte vizitat mjeksore;[17] në ditën e ardhshme ai firmosi një kontratë pesë vjeçare, me Real Madridin e cila pagoi 30 milion € për shërbimet e tij, duke u bërë blerja e re e trajnerit të ri Carlo Ancelotti.[18]

Më 18 gusht 2013, Isco bëri debutimin e tij zyrtar me klubin Merenges, duke dhuruar një assist dhe duke shënuar golin e fitores në sukesin 2–1 në shtëpi kundër Real Betis, me golin e cila erdhi me kokë në minutën e 85-të.[19] Ai vazhdoi me formën e tij pozitive duke shënuar dy gola në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Athletic Bilbao më 1 shtator.[20]

Pavarësisht se sa herë shënonte kur luante, Isco mori mundësi të pakta për të luajtur në skuadër për shkak të formacionit 4–3–3 e cila nuk i përshtatej stilit të tij, por trajneri Ancelotti tha se kjo ishte një "problem i përkohshëm".[21] Ai e mbylli sezonin me 11 gola në 53 zyrtare gjatë sezonit të tij të parë, përfshirë edhe 61 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Real Madrid mposhti 4–1 rivalët e qytetit të Atlético Madrid.[22]

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isco luajti ndeshjen e parë të sezonit kundër Real Sociedadit, dhe shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 4–1 kundër UD Almería më 12 dhjetor 2014.[23] Ai ishte një titullar gjatë fushatës fituese të skuadrës në Kupës së Botës për Klube, duke shënuar golin e katër në fitoren 4–0 kundër Cruz Azul.[24]

Performancat e Iscos i dhanë atij shumë duartrokitje,[25] duke bërë që legjenda franceze Zinedine Zidane t'a krahasonte me veten e tij.[26] Ai shënoi golin e tretë në ligë më 14 shkurt 2015, duke shënuar të parin në suksesin 2–0 kundër Deportivo de La Coruña.[27]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isco duke luajtur për kombëtaren U–19.

Isco u paraqit me kombëtaren U–172009 Kupën e Botës U–17, duke shënuar tre herë gjatë turnamentit me skuadrën që e mbylli e treta. Në vitin 2011, ai përfaqsoi vendin e tij sëbashku me shokun e skuadrës RecioKupën e Botës U–20, duke shënuar një gol me skuadrën që nuk shkoi më shumë se çerek–finalja.

Më 28 shkurt 2012, Isco u thirr në kombëtaren U–23 për një ndeshje miqësore kundër Egjiptit, por qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.[28] Më 15 maj, ai u thirr pë herë të parë në kombëtaren e parë për një ndeshje miqësrore kundër Serbisë dhe Koresë së Jugut, por nuk luajti në asnjë nga ndeshjet. Në korrik, ai luajti me kombëtaren U–23 në Lojërat Olimpike 2012Londër,[29] duke luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares që u eleminua që në fazën e grupeve pa shënuar një gol të vetëm.

Më 6 shkurt 2013, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 30 minutat e fundit e fitores 3–1 kundër UruguajitDoha, Katar.[30] Gjithashtu në atë vit, ai shënoi në finale dhe e përfundoi turnamentin duke fituar Këpucën e Bronztë (3 gola) dhe u shpall në formacionin e turnamentit duke qënë një lojtar kyç për fituesit.[31][32]

Ai shënoi golin e parë me Spanjën në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër BjellorusisëHuelva më 15 nëntor 2014, duke shënuar golin e hapjes në suksesin 3–0.[33]

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren spanjolle.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 15 nëntor 2014 Estadio Nuevo Colombino, Huelva, Spanjë Flamuri Bjellorusia 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isco nisi karrierën e tij si mesfushor sulmues te Málaga nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini; ai ndonjëherë luante rolin e sulmuesit në formacionin 4–2–3-1.[34] Pas transferimit të tij te Real Madrid, trajneri Carlo Ancelotti e vendosi atë në një rol më të tërhequr që kërkonte më shumë sakrificë dhe më shumë detyra mbrojtëse.[34]

Isco është i njohur për aftësitë e tij natyrale për të dhënë një pasim të përkryer, për të dribluar në mënyrë fantastike dy ose tre kundërshtarë dhe për të goditur topin në trekendësh.[35] Ai është i aftë në organizimin e lojës së ekipit të tij dhe di të krijojë hapsira për shokët e ekipit.[35]

Në vitin 2013, Isco u cilësia nga gazetari i Marcës Pablo Polo si "lojtari i ri më premtues i futbollit spanjoll", duke e krahasuar forcën, aftësitë, dhe qëndrueshmërinë e tij me atë të sulmuesit argjentinas Sergio Agüero, kurse vizionin dhe aftësitë e pasimit me ato të legjendës Zinedine Zidane.[36] Kapiteni i ekipit Iker Casillas parashikoi se në vitin 2015 Isco do të ishte lojtari më i rëndësishëm i kombëtares spanjolle.[37][38]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 18 dhjetor 2019[39]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër1 Gjithsej
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Valencia 2010–11 4 0 1 2 2 0 0 0 7 2
Gjithsej 4 0 1 2 2 0 0 0 7 2
Málaga 2011–12 32 5 3 0 0 0 0 0 35 5
2012–13 37 9 0 0 10 3 0 0 47 12
Gjithsej 69 14 3 0 10 3 0 0 82 17
Real Madrid 2013–14 32 8 9 0 12 3 0 0 53 11
2014–15 28 3 4 1 7 0 4 1 43 5
Gjithsej 60 11 13 1 19 3 4 1 96 16
Gjithsej karriera 133 25 17 3 31 6 4 1 184 35

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 10 qershor 2019[40]
Spanja
Viti Ndeshje Gola
2013 2 0
2014 4 1
Total 6 1

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid

Country[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spanja U–21
Spanja U–17

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Marco Fabian, Isco and the young stars who emerged at the 2012 Olympics". Goal.com. 26 korrik 2012. Marrë më 26 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Neil Johnston (20 gusht 2014). "Charlie I'Anson: The only Englishman in Spain's elite". BBC Sport. Marrë më 4 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Copa del Rey: Isco y Vicente alegran la noche en Mestalla (4–1)" [Copa del Rey: Isco and Vicente ndezin mbrëmjen në Mestalla (4–1)]. Goal.com. 11 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2014. Marrë më 7 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Valencia 4–1 Logrones CF Arkivuar 24 tetor 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 11 nëntor 2010
  5. ^ Valencia get back to winning ways Arkivuar 24 tetor 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 14 nëntor 2010
  6. ^ Isco firma cinco temporadas por el Málaga (Isco firmos për pesë sezone me Malagën); Marca, 11 korrik 2011
  7. ^ Malaga up to fifth Arkivuar 15 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 21 nëntor 2011
  8. ^ Malaga 2–1 Villarreal: Toulalan scores and is sent off as Manuel Pellegrini's men go fifth in La Liga Arkivuar 1 janar 2012 tek Wayback Machine; Goal.com, 28 nëntor 2011
  9. ^ Magical Málaga make it a debut to remember; UEFA.com, 18 shtator 2012
  10. ^ "Malaga 3–2 Real Madrid: Casillas dropped as beleaguered Blancos succumb to Santa Cruz double". Goal.com. 22 dhjetor 2012. Marrë më 7 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Isco, ganador del prestigioso Golden Boy" [Isco, fitues i çmimit prestigjoz Golden Boy]. Uebfaqja zyrtare e Málagës. 22 dhjetor 2012. Marrë më 4 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Ed Dove (28 mars 2013). "Isco: Most Improved Players" [Isco: Lojtarët më të përmirësuar]. Bleacher Report. Marrë më 7 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Isco ends speculation regarding future by penning new Malaga contract". Sky Sports. 28 janar 2013. Marrë më 28 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Santa Cruz sends Málaga into last eight". UEFA.com. 13 mars 2013. Marrë më 14 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Málaga cruise into Champions League quarter-finals after Porto are sunk". The Guardian. 13 mars 2013. Marrë më 13 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Isko: Më duan Man. Siti dhe Reali". Panorama Sport. 18 qershor 2013. Marrë më 18 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ a b "Transfer news: Real Madrid say they have won battle to sign Isco". Sky Sports. 27 qershor 2013. Marrë më 27 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Zyrtare: Reali firmos për 5 vite me Iskon". Panorama Sport. 28 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  19. ^ "Barça me "7 ballë", Reali vuan në start". Panorama Sport. 19 gusht 2013. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  20. ^ "Tri ndeshje, tri fitore; Reali s'fal as Bilbaon". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  21. ^ "Ancelotti: Ronaldo and Isco are unhappy" [Ancelotti: Ronaldo dhe Isco janë të pakënaqur]. Goal.com. 16 shkurt 2014. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ a b "Përmbysje e çmendur, Reali është kampion". Panorama Sport. 25 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Ronaldo shou, Reali 20 fitore radhazi". Panorama Sport. 13 dhjetor 2014. Marrë më 13 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  24. ^ "Botërori i Klubeve, Cruz Azul në gjysmëfinale me Real Madrid (VIDEO)". Sport.albeu.com. 17 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2015. Marrë më 13 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Cerezo, Hugo (2 shkurt 2015). "There is no stopping Isco". Marca. Marrë më 13 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Law, Matt (19 janar 2015). "Zinedine Zidane: "Isco is a lot like me"". Sports Mole. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2015. Marrë më 13 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Reali mund Deportivon, tifozët e fishkëllyen". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 15 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  28. ^ Convocatoria para el partido internacional olímpico España-Egipto (Spain-Egypt Olympic call-up) Arkivuar 1 gusht 2013 tek Wayback Machine; RFEF, 24 shkurt 2012
  29. ^ "Euro 2012 trio Mata, Alba & Martinez in Spain Olympic squad". BBC Sport. 5 korrik 2012. Marrë më 4 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Campeón hasta en los simulacros (Champion even in drills); Marca, 6 shkurt 2013
  31. ^ a b "Morata wins Golden Boot in Spanish clean sweep". UEFA.com. 18 qershor 2013. Marrë më 19 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ a b "Spanja konfirmohet një makth, i merr Italisë edhe Europianin U-21". Panorama Sport. 19 qershor 2013. Marrë më 19 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  33. ^ Hunter, Graham (15 nëntor 2014). "Much-changed Spain dominate Belarus". UEFA. Marrë më 15 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ a b "Isco, Ancelotti's go-to guy" (në anglisht). Marca. 25 shkurt 2015. Marrë më 25 shkurt 2015.
  35. ^ a b "Isko, idhulli i ri në Madrid". Panorama Sport. 25 shkurt 2015. Marrë më 25 shkurt 2015.
  36. ^ Pablo Polo (28 qershor 2013). "Zidane's class and Agüero's shimmy" [Klasi i Zidane dhe tundja e Agueros] (në anglisht). Marca. Marrë më 29 qershor 2013.
  37. ^ "Casillas: "Isco, el futuro jugador más importante de España"" [Casillas: "Isco, lojtari më i rëndësishën i të ardhmes së Spanjës] (në spanjisht). Diario AS. 22 shkurt 2015. Marrë më 22 shkurt 2015.
  38. ^ Ahmah Roshanzadeh (25 shkurt 2015). "Real Madrid Captain Iker Casillas Praises Performance of Isco, But Warns Not Be Blinded By Flattery!" [Kapiteni i Real Madridit vlerëson performancën e Iscos, por e paralajmëron të mos verbohet nga lajkat] (në anglisht). Air Herald. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2015. Marrë më 25 shkurt 2015.
  39. ^ "Isco" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 shkurt 2014.
  40. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Isco" (në anglisht). National football Team. Marrë më 17 mars 2015.[lidhje e vdekur]
  41. ^ "Europa i përket Realit, K.Ronaldo e pushton". Panorama Sport. 13 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Jenson, Pete (16 prill 2014). "Barcelona 1-2 Real Madrid: Gareth Bale scores stunning late winner to clinch Copa del Rey and win first trophy in Spain". Mail Online. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "FIFA U17 World Cup - Columbia 0 - 1 Spain". FIFA.com. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Bravo awards". rsssf.com. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Isco wins the 2012 Golden Boy award". insidespanishfootball.com. 22 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 13 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Melling, Cam (27 korrik 2013). "Real Madrid: What Will Isco Bring To The Table?". SoccerSouls. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]