Toni Kroos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Toni Kroos
FIFA WC-qualification 2014 - Austria vs. Germany 2012-09-11 - Toni Kroos.JPG
Kroos me Gjermaninë në vitin 2012
Të dhënat personale
Emri i plotëToni Kroos[1]
Data e lindjes (1990-01-04) 4 Janar 1990 (30 vjeç)
Vendi i lindjesGreifswald, Gjermani Perëndimore
Gjatësia1,82 m (5 ft 12 in)
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualReal Madrid
Numri8
Karriera në rini
1997–2002Greifswalder SV
2002–2006Hansa Rostock
2006–2007Bayern München
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2007–2008Bayern München II13(4)
2007–2014Bayern München130(13)
2009–2010Bayer Leverkusen (huazim)43(10)
2014–Real Madrid187(15)
Ekipi kombëtar
2005–2007Gjermaninë U1734(17)
2009Gjermaninë U195(3)
2008–2009Gjermaninë U2110(2)
2010–Gjermania[2]96(17)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 19 korrik 2020.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 19 nëntor 2019

Toni Kroos (Gjermanisht: [ˈtoːni ˈkʁoːs]; lindur më 4 janar 1990) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren gjermane.

Një pjestar i skuadrës së parë të Bayern München që nga mosha 17 vjeçare, Kroos u bë titullar i rregullt i skuadrës pas huazimit 18 mujor tek Bayer Leverkusen, duke fituar trofe përfshirë edhe tre tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013. Pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, ai u bashkua me Real Madridin në një kontratë gjashtë vjeçare. Ai është vlerësuar nga gazetarë dhe ish lojtarë si një lojtar me të gjitha aftësitë për rolin e mesfushorit-sulmues.[3][4]

Kroos bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2010 dhe ishte pjestar i skuadrës që arriti gjysmë-finalet e Kupës së Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai ishte gjithashtu pjestar i skuadrës që fitoi Kupën e Botës 2014, duke u bërë i pari (dhe i vetmi) lojtar i lindur në Gjermaninë Perëndimore që fiton kompeticionin.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kroos për herë të parë luajti me klubin lokal Greifswalder SC, duke u transferuar më vonë te skuadra e të rinjëve të Hansa Rostock. Kroos më pas lëvizi te të rinjtë e Bayern München në vitin 2006. Ai humbi plot 40 ditë mësimi në shkollë për shkak të stërvitjes.[5]

Në sezonin 2007–08, në moshën 17 vjeçare, Kroos u ngjit në skuadrën e parë të Bayernit. Ai bëri një fillim befasues në karrierën e tij në Bundesligë, duke debutuar me Bayernin më 26 shtator 2007 në fitoren 5–0 kundër Energie Cottbus; ai assistoi dy golat e Miroslav Kloses gjatë 18 minutave të tij si zëvëndësues.[6] Gjatë kohës së debutimit të tij, Kroos u bë lojtari më i ri që kishte përfaqsuar Bayernin në një ndeshje profesioniste në moshën 17 vjeçare, tetë mujore dhe dy ditore; një rekord i cili u thye nga David Alaba në vitin 2010.

Më 25 tetor, Kroos i dhuroi Bayernit një fitore të vlefshme kundër Yllit të Kuq të Beogradit në debutimin e tij në Kupën UEFA, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 81 dhe duke asistuar golin e fitores të shënuar nga Miroslav Klose, i pari për të me klubin, në kohën shtesë.[7] Ai luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me Bayernin në humbjen 3–1 jashtë fushe kundër VfB Stuttgart.

Kroos e mbylli sezonin e tij të parë me Bayernin duke zhvilluar 20 paraqitje, nga të cilat 6 si titullar. Ai gjithashtu shënoi edhe tre gola në 12 paraqitje me Bayern München IIRegionalliga Süd.

Pavarësisht se ishte zgjedhur për të startuar në ndeshjen hapëse të Bayernit në Bundesligë kundër Hamburger SV, Kroos u paraqit më pak me die Roten gjatë pjesës së parë të sezonit 2008–09. Megjithatë, më 5 nëntor 2008, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve si një zëvëndësues në minutën e 79të kundër Fiorentinës në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve[8]

Huazimi te Bayer Leverkusen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 janar 2009, Bayerni lejoi Kroosin të bashkohej me Bayer Leverkusenin në një huazim 18-mujor për të fituar më shumë përvojë.[9]

Më 28 shkurt 2009, Kroos zhvilloi paraqitjen e parë me klubin si një zëvëndësues në humbjen 1–0 kundër Hannover 96. Më 12 prill, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në Bundesligë me Leverkusenin, duke asistuar golin e vetëm të skuadrës në barazimin 1–1 kundër SV Werder Bremen. Gjashtë ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në Bundesligë në humbjen 2–1 kundër VfL Wolfsburg.

Më 30 maj, Kroos u aktivizua në minutat e fundit të finales së DFB-Pokal kundër Bremenit, ku Leverkuseni u mposht me rezultatin 1–0 falë golit të Mesut Özil.[10] Gjatë sezonit 2008–09, Kroos zhvilloi 13 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një gol.

Kroos fitoi vendin e titullarit gjatë sezonit 2009–10, duke duke luajtur 33 nga 34 ndeshje në Bundeslië. Nga java e 16të e deri në javën e 20të, Kroos regjistroi pesë gola dhe katër asiste në pesë ndeshje në Bundesligë, duke u shpallur dy herë rresht nga kicker si lojtari i muajit në dhjetor 2009 dhe janar 2010.[11] Ai e mbylli sezonin me nëntë gola dhe 12 asiste në 33 ndeshje.

Bayern München[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në verën e vitit 2010, pas mbarimit të huazimit të tij te Bayer Leverkusen, Kroos u rikthye te Bayern München. Kur u pyet për mundësitë për të luajtur titullar në ekip, e cila në sezonin e kaluar kishte arritur në finalen e Ligës së Kampioneve, Kroos deklaroi: "Unë dua të luaj sa më shpesh që të jetë e mundur!.[12]

Më 16 gusht 2010, ai luajti si titullar në ndeshjen e raundit të parë të DFB-Pokal kundër TSV Germania Windeck, duke shënuar golin e tretë të fitores 4–0. Më 29 tetor 2010, ai shënoi golin e parë në ligë për klubin në fitoren 4–1 kundër SC Freiburg. Gjatë sezonit 2010–11, Kroos ishte një titullar i rregullt për Bayernin në Bundesligë, kupë dhe në Ligën e Kampioneve. Ai luajti 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë pas rikthimit.

Gjatë sezonit 2011–12, nën drejtimin e Jupp Heynckes, ish trajneri i tij te Leverkuseni, Kroos vazhdoi të aktivizohej si titullar, duke krijuar një dyshe me veteranin Bastian Schweinsteiger. Ai luajti 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë atij sezonit, përfshirë edhe në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Bayern u mposht nga gjuajtjet e penalltive nga ÇelsiAllianz Arena.

Kroos ishte një lojatr i rënëdësishëm i ekipin që arriti një tripletë historike gjatë sezonit 2012–13. Ai luajti në një rol më të avancuar në mesfushë gjatë atij sezoni, duke pasur mbrapa dyshen Schweinsteiger dhe Javi Martínez. Kroos shënoi tre gola në katër ndeshjet e para në kampionat. Më 19 shtator 2012, Kroos shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 kundër Valencias në ndeshjen hapëse në fazën e grupeve. Në ndeshjen e parë të çerek-finales së këtij kompeticioni kundër Juventusit,[13] Kroos humbi pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë finalen e Ligës së Kampioneve, finalen e DFB-Pokal dhe shtatë ndeshjet e fundit të Bundesligës.

Kroos u rikthye në formë për fillimin e sezonit 2013–14 dhe, më 4 tetor 2013, shënoi golin e parë të sezonit në barazimin 1–1 kundër ish skuadrës së tij Bayer Leverkusen në Bundesligë. Më 21 dhjetor 2013, ai luajti si titullar me Bayernin në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube ku ekipi mposhti 2–0 Raja Casablancën.[14]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kroos duke luajtur për Real Madridin në vitin 2015.

Më 17 korrik 2015, Real Madrid njoftoi se kishte arritur një marrëveshje për transferimin e Kroosit,[15][16] i cili një marrëveshje gjashtë-vjeçare[15] për një shumë të pazbuluar.[17] Mediat raportuan se Reali pagoi rreth 25-30 milion € për kartonin e tij.[18] Kroos u bë lojtari i nëntë gjerman që luan për Real Madridin, pas Günter Netzer, Paul Breitner, Uli Stielike, Bernd Schuster, Bodo Illgner, Christoph Metzelder, Mesut Özil, dhe Sami Khedira.[19] Ai u prezantua para 8,000 tifozëve,[20] dhe deklaroi se "Reali është klubi më i madhë në botë" dhe "se është pak më lartë se Bayerni".[21]

Ai luajti në ndeshjen e tij debutuese kundër SeviljesUEFA Super Kupë më 12 gusht;[22] Reali fitoi 3–2 në kohën shtesë, duke siguruar trofeun e parë të sezonit, dhe të parin e Kroos me Los Blancos.[23]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toni Kroos duke bërë nxehjen me Gjermaninë në vitin 2011.

Të rinjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2007 Kupën e Botës nën-17 2007, Kroos u nderua me çmimin "Topi i Artë" si lojtari më i mirë i turnamentit, si dhe fitoi "Këpucën e Bronztë" me pesë gola të shënuar.[24] Kroos debutoi me ekipin nën-21 më 5 shtator 2008 në ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian nën-21 2009 kundër Irlandës së Veriut, duke shënuar golin pas vetëm 11 minutash.[25] Goli i tij i dytë me kombëtaren nën-21 erdhi në fitoren minimale 1–0 kundër Italisë, pas një gjuajtje të fortë nga distanca. Pavarësisht kësaj, trajneri Horst Hrubesch bëri surprizën duke e lënë atë jashtë skuadrës që do të luante në finalet e turnamentit; pavarësisht mungesës së tij, Gjermania arriti të shpallej kampione.[26]

Kupa e Botës 2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2010, Kroos u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë për një seancë stërvitore në Sindelfingen.[27] Një ditë pas seancës stërvitore, ai u emërua në ekipin që do të luante në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës më 3 mars 2010, ku ai luajti ndeshjen e tij të parë.[28]

Ai ishte një nga 23 të përzgjedhurit e trajnerit Joachim Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Ganës, duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 80të në vend të Bastian Schweinsteiger, me Gjermaninë që fitoi 1–0. Ai gjithashtu luajti si zëvëndësues kundër Argjentinës në çerek-finale, Spanjës në gjysëm-finale dhe kundër Uruguajit për ndeshjen e vendit të tretë.

Euro 2012[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kroos (majtas) duke luajtur për Gjermaninë në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012 kundër Austrisë.

Kroos fitoi vendin e titullar në formacion gjatë fushatës kualifikuese të Gjermanisë për Euro 2012, duke luajtur në tetë nga dhjetë ndeshjet në grup. Gjermania i fitoi të gjitha ndeshjet duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë.

Pasi Gjermania kishte siguruar kualifikimin në Euro 2012, Kroos shënoi dy golat e parë ndërkombëtarë respektivisht në shtator dhe nëntor 2011. Të dy golat e tij erdhën kundër Polonisë dhe Ukrainës, dy vendet organizatore të Euro 2012. Të dy golat Kroos i shënoi me të djathtën nga distanca në momente kur Gjermania ishte në disavantazh. Ekipi i barazoi të dy ndeshjet. Trajneri i kombëtares Joachim Löw e vlerësoi atë duke thënë: "Mënyra si Toni e shpërndan topin, si e merr atë, është shumë e mirë. Ai është teknikisht i shkëlqyeshëm ... Ai ka bërë përparime në ndeshjet e fundit, Unë jam ekstremisht i kënaqur me lojtarin".[29]

Në finalet e turnamentit, Kroos u paraqit si zëvëndësues në të tre ndeshjet e Gjermanisë në Grupin B. Për ndeshjen kundër gjysmë-finales kundër Italisë, Löw i dha atij një rol sulmues dhe të markonte mesfushorin Andrea Pirlo. Vendimi u kritikua rëndë me Gjermaninë që humbi ndeshjen 2–1.[30][31]

Kupa e Botës 2014[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë kualifikueseve e Kupës së Botës 2014, Kroos shënoi dy golat e parë ndërkombëtarënë ndeshje zyrtare në fitoren 6–1 kundër Republikës së Irlandës. Më 6 shtator 2013, ai shënoi edhe golin e dytë në fitoren e skuadrës 3–0 kundër Austrisë.

Kroos ishte në listën e lojtarëve që do të luanin në Kupën e Botës 2014.[32] Gjermania e nisi turnamentin me një fitore bindëse 4–0 kundër Portugalisë, me Kroos i cili asistoi golin e dytë të shënuar nga Mats Hummels.[33] Më 8 korrik, në fitoren rekord 7–1 kundër vendit organizator Brazilit në gjysëm-finale, Kroos shënoi dy gola brënda tre minutave (respektivisht në minutat 24' dhe 26').[34] Kroos gjithashtu asistoi edhe golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Thomas Müller, duke regjistruar asistin e katërt të turnamentit, si dhe u shpall lojtari i ndeshjes.[35] Gjatë turnamentit Kroos fitoi psedonimin Garçom (kamarier në Portugalisht) nga braziliant për shkak të pasimeve të shumta dhe të sakta drejtë sulmuesve.[36]

Më 11 korrik, Kroos ishte në listën e dhjetë lojtarëve për fituar çmimin FIFA "Topi i Artç" si lojtari më i mirë i turnamentit.[37] Castrol Performance Index, analizuesi zyrtar i statistikave të Kupës së Botës 2014, e vlersoi Kroosin si lojtarin më të mirë të turnamentit, duke i vendosur vlersimin 9.79 nga 10.[38]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Mënyra si Toni e shpërndan topin, si e merr atë, është shumë e mirë. Ai është teknikisht i shkëlqyeshëm ... Ai ka bërë përparime në ndeshjet e fundit, Unë jam ekstremisht i kënaqur me lojtarin."

Joachim Löw, Trajneri i Kombëtares Gjermane të Futbollit[39]

Kroos njihet më së miri për pasimet e tij të sakta si dhe krijimin e rasteve për shënim. Ai është përshkuar nga Jonathan Wilson si "ndoshta prototipi modern i rolit të mesfushorit-sulmues".[3] Ish mesfushori i Manchester United Paul Scholes tha në vitin 2014 se Kroos është "një mesfushor qëndror i klasit të lartë", dhe se ai ishte lojtari që Unitedi kishte më shumë nevojë për të firmosur.[4]

Ish kapiteni i Hollandës foli për performancat e Kroosit në Kupën e Botës 2014 duke thënë: "Ai është duke bërë çdo gjë në rregull: ritmi në pasimet e tij është i madhë dhe sheh çdo gjë. Është pothuajse i përsosur."[40]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kroos ka lindur në Greifswald, Mecklenburg-Vorpommern më 4 janar 1990. Ai është vëllai më i madh i [[Mesfushori (futboll)|mesfushorit]t të Union Berlin, Felix Kroos.[5] Babai i tij Roland punon si trajneri i të rinjëve te Hansa Rostock.[5] Gjatë rinisë së tij, ai nuk ishte një nxënës me nota të mira dhe shpenzonte shumë kohë duke prakikuar futbollin,[5] megjithatë, ai sillej mirë në klasë, duke fituar pëlqimin e shokëve dhe shoqeve të klasës.[5] Me partneren e tij Jessica Farber ka një fëmijë, Leon (lindur më 14 gusht 2013).[41]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 19 korrik 2020[42][43]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Liga Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Bayern München II 2007–08 Regionalliga Süd 12 3 12 3
2008–09 3. Liga 1 1 1 1
Gjithsej 13 4 13 4
Bayern München 2007–08 Bundesliga 12 0 2 0 6[a] 1 20 1
2008–09 7 0 1 1 1[b] 0 9 1
2010–11 27 1 3 1 7[b] 1 37 3
2011–12 31 4 6 1 14[b] 2 51 7
2012–13 24 6 3 0 9[b] 3 1[c] 0 37 9
2013–14 29 2 6 1 12[b] 1 4[d] 0 51 4
Gjithsej 130 13 21 4 49 8 5 0 205 25
Bayer Leverkusen (huazim) 2008–09 Bundesliga 10 1 3 0 13 1
2009–10 33 9 2 0 35 9
Gjithsej 43 10 5 0 48 10
Real Madrid 2014–15 La Liga 36 2 2 0 12[b] 0 5[e] 0 55 2
2015–16 32 1 0 0 12[b] 0 44 1
2016–17 29 3 5 0 12[b] 1 2[f] 0 48 4
2017–18 27 5 0 0 12[b] 0 4[g] 0 43 5
2018–19 28 0 4 0 8[b] 1 3[h] 0 43 1
2010–20 35 4 2 0 5[b] 1 2[i] 1 44 6
Gjithsej 187 15 13 0 61 3 16 1 277 19
Gjithsej karriera 373 42 39 4 110 11 21 1 543 58
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ a b c d e f g h i j k Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Ndeshje në DFL-Supercup
  4. ^ Një ndeshje në DFL-Supercup, një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  5. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. ^ Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
  7. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  8. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  9. ^ Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 19 nëntor 2019[44][45]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania
2010 13 0
2011 11 2
2012 10 2
2013 7 1
2014 16 4
2015 5 0
2016 12 3
2017 6 0
2018 11 2
2019 5 3
Gjithsej 96 17

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren gjermane[44]
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 6 shtator 2011 PGE Arena Gdańsk, Gdańsk, Poloni Flamuri Polonia 1–1 2–2 Ndeshje Miqësore
2. 11 nëntor 2011 Olimpiysky National Sports Complex, Kiev, Ukrainë Flamuri Ukraina 1–2 3–3 Ndeshje Miqësore
3. 12 tetor 2012 Aviva Stadium, Dublin, Irlanda Flamuri Republika e Irlandës 5–0 6–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
4. 6–0
5. 6 shtator 2013 Allianz Arena, Mynih, Gjermani Flamuri Austria 2–0 3–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
6. 8 korrik 2014 Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil Flamuri Brazili 3–0 7–1 2014 FIFA Kupa e Botës
7. 4–0
8. 14 tetor 2014 Veltins-Arena, Gelzenkirhen, Gjerman Flamuri Republika e Irlandës 1–0 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
9. 18 nëntor 2014 Estadio de Balaídos, Vigo, Spanjë Flamuri Spanja 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bayern München[42]
Real Madrid[42]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjermania[42]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmime
Performanca

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" [FIFA Kupa e Botës për Klube Marok 2013] (PDF) (në anglisht). FIFA. 7 dhjetor 2013. f. 5. Marrë më 7 dhjetor 2013.
  2. ^ "The Team" [Skuadra]. dfb.de (në gjermanisht). Marrë më 15 maj 2011.
  3. ^ a b "The Question: How is interpretation of the playmaker role changing?" [Pyetja: Si po ndryshon interpretimi i rolit të organizatorit] (në anglisht). The Guardian. 4 prill 2013. Marrë më 5 tetor 2013.
  4. ^ a b "Paul Scholes: Manchester United need Bayern Munich's Toni Kroos" [Paul Scholes: Manchester United ka nevojë për Toni Kroosin e Bayern Mynihut] (në anglisht). BBC Sport. 22 maj 2014. Marrë më 22 maj 2014.
  5. ^ a b c d e Jörn Meyn (22 maj 2012). "Warum der junge Toni Kroos barfuß spielen musste" (në gjermanisht). Die Welt. Marrë më 22 maj 2012.
  6. ^ "Hitzfeld's Review" [Rishikimi i Hitzfeld] (në anglisht). Bayern München. 21 maj 2007. Marrë më 28 maj 2007.
  7. ^ "Kroos control" [Kontrolli i Kroosit] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 2 tetor 2013.
  8. ^ "Toni Kroos" (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 tetor 2013.
  9. ^ "Bayern let Kroos join Bayer" [Bayern lejon Kroos t'i bashkohet Bayerit] (në anglisht). Sky Sports. 1 shkurt 2009. Marrë më 5 tetor 2013.
  10. ^ "Werders Triumph dank Özil" [Werder triumfon falë Özilit]. kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 5 tetor 2013.
  11. ^ "Toni Kroos: Werdegang". toni-kroos.de (në gjermanisht). Marrë më 5 tetor 2013.
  12. ^ "Kroos: "Ich will spielen, so oft wie möglich!"" (në gjermanisht). Münchner Merkur. 22 korrik 2010. Marrë më 5 tetor 2013.
  13. ^ "Bayern Munich's Toni Kroos expected to miss rest of season with injury" [Toni Kroos i Bayern Munich pritet të humbasi pjesën e mbetur të sezonit për shkak dëmtimi] (në anglisht). Sky Sports. 3 prill 2013. Marrë më 5 nëntor 2013.
  14. ^ "Bajerni s'fal asgjë, pushton edhe botën". Panorama Sport. 22 dhjetor 2013. Marrë më 5 mars 2014.
  15. ^ a b "Kros zyrtarizohet sot në 17:00, Reali do paguajë 30 milionë euro". Panorama Sport. 17 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
  16. ^ "Official statement" [Deklaratë zyrtare] (në anglisht). Real Madrid C.F. Marrë më 17 korrik 2014.
  17. ^ "Kroos kompleton kalimin te Reali". Koha.net. 17 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
  18. ^ "Kroos kalon tek Real Madrid për 30 mln Euro". sport.albeu.com. 17 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
  19. ^ "Kroos-Wechsel zu Real ist perfekt" (në gjermanisht). Süddeutsche Zeitung. 17 korrik 2014. Marrë më 20 korrik 2014.
  20. ^ "Kroos: "Wechsel der absolut richtige Schritt"". kicker.de (në gjermanisht). 17 korrik 2014. Marrë më 18 korrik 2014.
  21. ^ Ben Gladwell (18 korrik 2014). "Toni Kroos: Real a cut above Bayern" [Toni Kroos: Reali pak më lartë se Bayerni] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 18 korrik 2014.
  22. ^ "Europa i përket Realit, K.Ronaldo e pushton". Panorama Sport. 13 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014.
  23. ^ "Toni Kros, 4 kupa në 10 ndeshjet e fundit". Panorama Sport. 18 gusht 2014. Marrë më 18 gusht 2014.
  24. ^ "Shining Starlets Pocket Prizes" [Yjet e ndritshëm marrin çmimet] (në anglisht). FIFA. 9 shtator 2007. Marrë më 9 shtator 2007.
  25. ^ "Kroos scores in his first match" [Kroos shënon në ndeshjen e tij të parë] (në anglisht). Federata Gjermane e Futbollit. 5 shtator 2008. Marrë më 5 shtator 2008.
  26. ^ "Darum sind Kroos und Baumjohann nicht dabei". tz-online.de (në gjermanisht). 13 qershor 2009. Marrë më 12 dhjetor 2011.
  27. ^ "Robert Huth ist wieder da". kicker.de (në gjermanisht). 21 janar 2010. Marrë më 22 janar 2010.
  28. ^ "DFB-Team mit Müller und Kroos". kicker.de (në gjermanisht). 26 shkurt 2010. Marrë më 26 shkurt 2010.
  29. ^ "Better than Schweinsteiger" [Më i mirë se Schweinsteiger] (në anglisht). Goal.com. 18 prill 2012. Marrë më 4 janar 2013.
  30. ^ "Euro 2012: Italia mund Gjermaninë 2-1 dhe fluturon për në Kiev". Radio Televizioni Shqiptar. 27 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 11 maj 2015.
  31. ^ "Italia eliminon Gjermaninë, i bashkohet Spanjës në finale". Presheva Jonë. 27 qershor 2012. Marrë më 11 maj 2015.
  32. ^ "Mustafi jashtë Gjermanisë, nuk shkon në Brazil". Panorama Sport. 2 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
  33. ^ "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. 17 qershor 2014. Marrë më 24 maj 2020.
  34. ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. 9 korrik 2014. Marrë më 2 gusht 2020.
  35. ^ "MAN OF THE MATCH" [Lojtari i ndeshjes] (në anglisht). FIFA. Marrë më 9 korrik 2014.
  36. ^ ""Garçom" Kroos serviert Bälle - WM als Schaufenster". Süddeutsche.de (në gjermanisht). 19 qershor 2014. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  37. ^ "World Cup 2014: Fifa announces Golden Ball shortlist" [Kupa e Botës 2014: FIFA njofton listën e kandidatëve për Topin e Artë]. BBC Sport. 11 korrik 2014. Marrë më 12 korrik 2014.
  38. ^ "Castrol Index Full Ranking" [Renditja e plotë e Castrol Index] (në anglisht). FIFA. Marrë më 17 korrik 2014.
  39. ^ Cark Whitney (18 prill 2012). "Better than Schweinsteiger? 'Complete package' Toni Kroos comes up big against Real Madrid" [Më i mirë se Schweinsteiger? 'Paketa e plotë' Toni Kroos vjen i madh kundër Real Madridit] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 13 tetor 2013.
  40. ^ "Brazil have no answer to might of Toni Kroos's control for Germany" [Brazili nuk ka përgjigje për madhëshinë e kontrollit të Toni Kroos për Gjermaninë] (në anglisht). The Guardian. 9 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014.
  41. ^ "Bayern-Star Toni Kroos ist Papa" [Ylli i Bayernit Toni Kroos bëhet baba]. Focus Online. 14 gusht 2013. Marrë më 24 gusht 2013.
  42. ^ a b c d "Toni Kroos" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 2 gusht 2020.
  43. ^ "Toni Kroos" (në anglisht). World Football. Marrë më 2 gusht 2020.
  44. ^ a b "Toni Kroos" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 2 gusht 2020.
  45. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Toni Kroos" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 2 gusht 2020.
  46. ^ a b "2006: Toni Kroos" (në anglisht). UEFA. 3 mars 2008. Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 korrik 2012. Marrë më 17 korrik 2014.
  47. ^ a b "FIFA U-17 World Cup Korea 2007" [FIFA Kupa e Botës nën-17 Kore 2007] (në anglisht). FIFA. Marrë më 17 korrik 2014.
  48. ^ "Florian Jungwirth erhält Fritz-Walter-Medaille in Silber" (në gjermanisht). TSV 1860 München. 24 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 korrik 2008. Marrë më 25 korrik 2007.
  49. ^ "Castrol Index Top 11" (në anglisht). FIFA. Marrë më 17 gusht 2014.
  50. ^ "Ekip i Ëndërrave" (në anglisht). FIFA. Marrë më 17 gusht 2014.
  51. ^ "THE WORLD'S BEST PLAYMAKER 2014" [Organizatori më i mirë në botë 2014]. iffhs.de (në anglisht). IFFHS. Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 janar 2015. Marrë më 18 janar 2015.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]