Dani Carvajal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dani Carvajal

Carvajal duke luajtur për Spanjën U–21 në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDaniel Carvajal Ramos
Datëlindja (1992-01-11) 11 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaLeganés, Spanjë
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri15
Karriera me të rinjtë
1999–2002ADCR Leman's
2002–2010Real Madrid
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Real Madrid B68(3)
2012–2013Bayer Leverkusen32(1)
2013–Real Madrid149(3)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Spanja U1911(0)
2012–2014Spanja U2110(1)
2014–Spanja20(0)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 15 dhjetor 2018
‡ National team caps and goals correct as of 11 shtator 2018

Daniel Carvajal Ramos (lindur më 11 Janar 1992), njohur zakonisht si Dani Carvajal, është një futbollist spanjoll i cili luan si mbrojtës i djathtë me klubin spanjoll Real Madrid dhe me kombëtaren spanjolle.

Carvajal u zhvillua si futbollist në ekipet e të rinjëve të Real Madridit, dhe luajti një sezon me klubin gjerman Bayer Leverkusen. Ai më pas u rikthye në Madrid në verën e vitit 2013 dhe që atëherë ka fituar disa trofe në Spanjë dhe kontinent, përfshirë katër UEFA Liga Kampionesh.

Carvajal ka qënë një ish lojtar i të rinjëve të Spanjës; ai fitoi Kampionatin Evropian 2011 me ekipin U19 dhe edicionin 2013 me ekipin U21. Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2014 dhe katër vitë më pas mori pjesë në Kupën e Botës 2018Rusi.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid B[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Carvajal ka lindur në Leganés, një periferi e Madridit. Ai u bashkua në sistemin e të rinjëve të Real Madridit që në moshën dhjetë vjeçare duke i kaluar të gjitha nivelet deri sa arriti tek Real Madrid Castilla në vitin 2010.

sezonin e tij të parë si i rritur Carvajal u vendos menjëherë në formacionin titullar të skuadrës rezervë, duke bërë edhe kapiteni i skuadrës. Në sezonin e ardhshëm ai u paraqit edhe më mirë (38 ndeshje dhe dy gola, përfshirë edhe ndeshjet play-off'et, me skuadrën e rezervave e cila u rikthye te Segunda División pas pesë vitesh mungesë.

Bayer Leverkusen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 korrik 2012, pasi dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje të vetme me skuadrën e parë të Realit,[1] Carvajal firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen për shumën e 5 milion . Spanjollët kishin vendosur në kontratë klauzolën e ri-blerjes për 6.5 milion € nqs dëshironin t'a blenin pas një sezoni, 7 milion € pas dy sezonesh dhe 8.5 milion € pas tre.[2]

Carvajal bëri debutimin e tij në Bundesligë më 1 shtator 2012 në një fitore 2–0 në shtëpi kundër SC Freiburg,[3] duke u emëruar më pas në Skuadrën e Javës.[4] Ai shënoi golin e tij të parë me klubin e ri më 25 nëntor, duke shënuar të dytin në suksesin 2–1 kundër TSG 1899 Hoffenheim.[5]

Carvajal ishte zgjedhur si një nga tre mbrojtësit më të mirë të djathtë në fund të sezonit të tij të parë dhe të vetëm, duke u renditur mbrapa gjermanit Philipp LahmBayern München dhe japonezit Atsuto UchidaSchalkes. Ai mori gjithsej 16% të votave nga tifozët.[6]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Carvajal në aksion me Real Madridin.

Më 3 qershor 2013, Real Madrid vendosi në përdorim klauzolën e riblerjes për Carvajal, i cili u bë afrimi i parë i klubit për sezonin 2013–14 për një shumë e cila besohej se ishte 6.5 milion €. Kjo marrëveshje u konfirmua nga Drejtori Sportiv i Bayerit, Rudi Völler, i cili tha: "Real Madrid u njoftua nga performancat e jashtëzakonshme të Danit këtë sezon, dhe ishte vetëm çështje kohe që ata të ushtronin mundësin e ri-blerjes."[7] Shpejtë pas kësaj lëvizje, ai foli i lumtur për rikthimin e tij, duke falenderuar presidentin dhe tifozët në konferencën për shtyp.[8]

Carvajal bëri debutimin e tij në La Liga më 18 gusht 2013 në një fitore 2–1 në shtëpi kundër Real Betis.[9] Një muaj më vonë ai luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve, duke luajtur sërisht 90 minuta në suksesin 6–1 jashtë fushe kundër turkëve të Galatasarayt për fazën e grupeve.[10]

Carvajal luajti 45 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar dy herë; golat e tij erdhën në kampionat, respektivisht kundër Rayo Vallecanos[11] dhe Osasunës.[12] Ai gjithashtu luajti edhe 120 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar 4–1 nga Real Madridi kundër rivalëve kryeqytetas të Atlético Madrid.[13]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Carvajal ishte rezerva e Martín MontojësBarcelonësKampionatin Evropian nën-21 2013; ai luajti vetëm një ndeshje, n ësuksesin 3–0 në fazën e grupeve kundër Holandës. Spanja në fund fitoi turnamentin.[14] Ai u zgjodh nga trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque në listën paraprake prej 30 futbollistsh që do të luanin në Kupën e Botës 2014; ai u thirr edhe për miqësoren ndaj Bolivisë, por nuk mundi të debutonte për shkak të prezencës së tij në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid më 30 maj.[15] Ai u hoq nga lista finale prej 23 futbollistsh në ditën tjetër.[16]

Më 29 gusht 2014, ai u thirr në kombëtare për herë të parë, për ndeshjet kundër Francës dhe Maqedonisë.[17] Ai bëri debutimin e tij më 4 shtator në humbjen 1–0 në miqësore kundër Francës, duke luajtur 90 minuta në këtë ndeshje.[18]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 24 nëntor 2018[19][20]

Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër1 Total
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2010–11 30 1 0 0 30 1
2011–12 38 2 0 0 38 2
Gjithsej 68 3 0 0 68 3
Bayer Leverkusen 2012–13 32 1 2 0 2 0 0 0 36 1
Real Madrid 2013–14 31 2 4 0 10 0 0 0 45 2
2014–15 23 0 3 0 1 0 5 0 32 0
2015–16 22 0 0 0 8 1 30 1
2016–17 23 0 4 0 11 0 3 1 41 1
2017–18 25 0 4 0 8 0 4 0 41 0
2018–19 6 1 0 0 2 0 1 0 9 1
Gjithsej 137 3 15 0 44 1 13 1 209 5
Gjithsej karriera 237 7 17 0 46 1 13 1 313 9

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11 shtator 2018[21]

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2014 2 0
2015 3 0
2016 4 0
2017 4 0
2018 7 0
Gjithsej 20 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid Castilla
Real Madrid

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spanja U–21
Spanja U–19

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "La marcha de Carvajal ratifica la poca confianza de Mourinho en la cantera blanca" [Largimi i Carvajal konfirmon besimin e vogël të Mourinho-s te cantera e bardhë] (në spanjisht). El Confidencia. 6 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 24 tetor 2012.
  2. ^ "El Bayer Leverkusen confirma el fichaje de Carvajal" [Bayer Leverkusen konfirmon blerjen e Carvajal] (në spanjisht). ABC. 11 korrik 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
  3. ^ "Bayer Leverkusen 2–0 SC Freiburg" (në anglisht). ESPN FC. 1 shtator 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
  4. ^ "1. Bundesliga – Elf des Tages" [1. Bundesliga– Skuadra e Javës]. kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 3 shtator 2012.
  5. ^ "TSG Hoffenheim 1–2 Bayer Leverkusen" (në anglisht). ESPN FC. 25 nëntor 2012. Marrë më 26 nëntor 2012.
  6. ^ "Team of the season 2012/13" [EKipi i sezonit 2012/13] (në anglisht). Bundesliga. 25 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 1 qershor 2013.
  7. ^ "Real Madrid recall Carvajal" [Real Madrid rithërret Carvajal-in] (në anglisht). Bayer 04 Leverkusen. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  8. ^ "Carvajal revels in Real Madrid return" [Carvajal i lumtur për rikthimin te Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. 5 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  9. ^ "Isco an instant hero" [Isco njëhero i menjëhershëm] (në anglisht). ESPN FC. 18 gusht 2013. Marrë më 29 nëntor 2013.
  10. ^ Dirk Vermeiren (17 shtator 2013). "Six-goal Madrid overwhelm Galatasaray" [Real Madridi me gjashtë gola shkatërron Galatasarayn] (në anglisht). UEFA. Marrë më 29 nëntor 2013.
  11. ^ "Goles para aguantar el chaparrón" (në spanjisht). Marca. 29 mars 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  12. ^ "Calma antes de la tempestad" [Qetësi para stuhisë] (në spanjisht). Marca. 26 prill 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  13. ^ "Reali fiton superderbin, mbërrin "La Decima"". Top-Channel.tv. 24 maj 2014. Marrë më 13 qershor 2019.
  14. ^ "Spain beat Netherlands to top Group B" [Spanja mposht Holandën për të fituar grupin b] (në anglisht). UEFA. 12 qershor 2013. Marrë më 2 qershor 2014.
  15. ^ "Del Bosque waits to name 23" [Del Bosque pret për të emëruar 23] (në anglisht). FIFA. 25 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  16. ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja heq Alvaro Negredon dhe Jesus Navas] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
  17. ^ "Vicente del Bosque has announced the 23-man squad for the matches against France (September 4th) and Macedonia (September 8th)" [Vicente del Bosque njofton ekipin me 23 lojtarë për ndeshjet kundër Francës (4 shtator) dhe Maqedonisë (8 shtator)] (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 29 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  18. ^ "France 1-0 Spain" [Francë 1-0 Spanjë] (në anglisht). BBC Sport. 4 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
  19. ^ "Danel Carvajal Player Profile" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 gusht 2014.
  20. ^ "Dani Carvajal" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 gusht 2014.
  21. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Dani Carvajal - National Football Teams" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]