Shko te përmbajtja

Raphaël Varane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Raphaël Varane
Varane duke luajtur për Francen në 2014
Informacioni personal
Emri i plotë Raphaël Xavier Varane[1]
Data e lindjes 25 prill 1993 (32 vjeç)
Vendi i lindjes Lille, Francë
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)
Pozicioni(et) Qëndër–mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Manchester United
Numri 19
Karriera me të rinjtë
2000–2002 Hellemmes
2002–2010 Lens
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010–2011 Lens 23 (2)
2011–2021 Real Madrid 236 (8)
2021– Manchester United 27 (1)
Karriera ndërkombëtare
2010 Franca U18 2 (1)
2012 Franca U20 1 (0)
2011–2012 Franca U21 15 (3)
2013– Franca 86 (5)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 4 shtator 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 5 qershor 2022

Raphaël Varane (Frëngjinsht [vaʁan]; lindur më 25 prill 1993) është një futbollist profesionist francez i cili luan si qëndër–mbrojtës për klubin anglez Manchester United dhe kombëtaren franceze.[2] Ai luan zakonisht si qëndër–mbrojtës. Varane është një lojtar i kombëtares franceze të të rinjëve duke luajtur me nivelet U–18 dhe U–21. Ai bëri debutimin e plote me kombëtaren e parë në vitin 2013.

Ai më parë ka luajtur me skuadrën franceze Lens dhe para sezonit 2010–11, filloi stërvitjen me skuadrë e parë dhe ishte rezervë në disa ndeshje në ligë. Më 7 nëntor 2010, Varane bëri debutimin e tij profesionist në ligë në një ndeshje kundër Montpellier.[3] Varane është përshkruar nga trajneri i Lens Eric Assadourian si "lojtari i vërtetë i klasit të parë" i cili është i aftë në nivelet teknike dhe taktike.[4] Që pas transferimit të tij te Real Madrid, Varane është shfaqur si një nga qëndër mbrojtësit e rinj më të mirë në botë.[5]

Në janar 2014, ai u emërua nga The Guardian si një nga dhjetë talentët më premtues në botë.[6]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 qershor 2011, presidenti i Lens Gervais Martel i konfirmoi një grup tifozësh që Varane do të transferohej te Real Madridi.[2][7] Varane më përpara kishte vizituar zyrat e klubit dhe ishte takuar me këshilltarin e klubit dhe bashkëkombasin e tij Zinedine Zidane.[2][8] Real Madridi konfirmoi transferimin më 27 qershor pasi lojtari kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi një kontratë gjashtë-vjeçare.[9]

Manchester United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 korrik 2021, u njoftua se Manchester United dhe Real Madrid kishin arritur një marrëveshje për transferimin e Varane, i cili do të kryente testet mjeksore dhe do të firmoste kontratën për të finalizuar transferimin.[10][11] Transferimi u zyrtarizua më 14 gusht; Varane u prezantua në Old Trafford, i cili ishte mbushur plot me tifozë për ndeshjen hapëse të Premier Ligës kundër Leeds United.[12][13] Atij ju dha fanella me numrin 19, e cila më parë ishte mbajtur nga Amad Diallo; ky ishte gjithashtu edhe numri që ai kishte gjatë sezonit të parë me Real Madridin.[14]

Varane debutoi zyrtarisht më 29 gusht në fitoren minimale në transfertë kundër Wolverhampton Wanderers, duke asistuar golin e vetëm të ndeshjes.[15] Më 2 maj 2022, Varane shënoi golin e parë me klubin në fitoren 3–0 kundër Brentford.[16]

  1. "FIFA Club World Cup UAE 2017: List of players: Real Madrid CF" (PDF) (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2017. Marrë më 23 dhjetor 2017.
  2. 1 2 3 "Gervais Martel a répondu aux supporters" [Gervais Martel i përgjigjet tifozëve] (në frëngjisht). RC Lens. 22 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2011. Marrë më 22 qershor 2011.
  3. "Lens v. Montpellier Match Report" (në frëngjisht). Ligue de Football Professionnel. 6 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2012. Marrë më 6 nëntor 2010.
  4. "Qui sont Varane, Kondogbia, Hazard et Deligny" (në frëngjisht). Lensois. 9 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2011. Marrë më 14 janar 2011.
  5. Ed Dove (28 mars 2013). "Raphael Varane: Most Improved Players" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 7 prill 2013.
  6. "The next 10 big things: Europe's top youngsters and stars of the future" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 18 janar 2014.
  7. "Varane au Real selon Martel" (në frëngjisht). L'Equipe. 22 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2011. Marrë më 22 qershor 2011.
  8. "Real confirm capture of starlet Varane" [Real konfirmon blerjen e yllit Varane] (në anglisht). ESPN FC. 27 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2011.
  9. "Raphaël Varane firma su contrato con el Real Madrid" [Raphaël Varane firmos kontratën e tij me Real Madridin]. realmadrid.com (në spanjisht). Real Madrid C.F. 27 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2011. Marrë më 27 qershor 2011.
  10. "Man Utd reaches agreement for Raphael Varane transfer from Real Madrid" [Man Utd arrin marrëveshjen për transferimin e Raphael Varane nga Real Madrid]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United. Marrë më 27 korrik 2021.
  11. "Official Announcement: Raphaël Varane" [Njoftim zyrtar: Raphaël Varane]. realmadrid.com (në anglisht). Real Madrid C.F. Marrë më 27 korrik 2021.
  12. "United announce Varane signing" [United njofton blerjen e Varane]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United. Marrë më 14 gusht 2021.
  13. "Raphael Varane: Manchester United sign France defender on four-year deal" [Raphael Varane: Manchester United firmos me mbrojtësin e Francës në një marrëveshje katër-vjeçare] (në anglisht). BBC Sport. 14 gusht 2021. Marrë më 14 gusht 2021.
  14. Matthew Holt (14 gusht 2021). "Varane squad number revealed" [Zbulohet numri i fanellës së Varane]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United. Marrë më 14 gusht 2021.
  15. Neil Johnston (29 gusht 2021). "Wolverhampton Wanderers 0-1 Manchester United: Mason Greenwood hits winner" [Wolverhampton Wanderers 0-1 Manchester United: Mason Greenwood shënon golin e fitores] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 29 gusht 2021.
  16. Simon Stone (2 maj 2022). "Man Utd 3-0 Brentford: Fernandes, Ronaldo & Varane score in morale-boosting win" [Man Utd 3-0 Brentford: Fernandes, Ronaldo & Varane shënojnë në fitoren që shton moralin] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 maj 2022.

Lidhje 5ë jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]