Jump to content

Philippe Coutinho

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Philippe Coutinho
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPhilippe Coutinho Correia
Datëlindja12 qershor 1992 (32 vjeç)
VendlindjaRio de Janeiro, Brazil
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMesfushor sulmues / Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München
(në huazim nga Barcelona)
Numri10
Karriera me të rinjtë
1999–2008Vasco da Gama
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2013Internazionale28(3)
2008–2010Vasco da Gama (huazim)19(1)
2012Espanyol (huazim)16(5)
2013–2018Liverpool152(41)
2018–Barcelona52(13)
2019–Bayern München (huazim)23(8)
Karriera ndërkombëtare
2009–2010Brazil U175(3)
2011–2012Brazil U207(3)
2010–Brazil61(17)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 qershor 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2019

Philippe Coutinho Correia (Braziliano-Portugalisht [fiˈlipi kowˈtʃĩj̃u]; lindur më 12 qershor 1992) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mesfushor sulmues ose anësor për klubin gjerman Bayern München, në huazim nga Barcelona, dhe kombëtaren braziliane.

Stili i lojës dhe aftësia e tij është krahasuar me lojtarin e kombëtares braziliane dhe legjendën Ronaldinho dhe gjithashtu me sulmuesin e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi.[2][3]

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2010 në moshën 18 vjeç, dhe që nga ajo kohë ka luajtur më shumë se 60 ndeshje.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Coutinho filloi karrierën e tij futbollistike si pjesë e sistemit të të rinjëve të Vasco da Gama dhe u ble nga gjingandët italian të Interit në 2008, në moshën 16 vjeçare, për katër milion .[4] Ai qëndroi në huazim te Vasco da Gama deri në ditëlindjen e tij të 18, duke u bërë lojtar i skuadrës së parë pavarësisht moshës së tij të re.

Coutinho në stërvitje në tetor 2011

Kalimi i Coutinhos te Inter u bë i mundur në korrik 2010, pasi ai mbushi 18 vjeç; trajneri i ri i skuadrës Rafael Benítez dhe presidenti i klubit Massimo Moratti thanë se "Coutinho është e ardhmja e Interit".

Më 27 gusht 2010, ai bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e Interit si zëvëndësues në humbjen 2–0 kundër Atlético MadridSuperkupën Europiane 2010. Pasi nuk luajti si titullar për disa kohë, ai u rikthye dhe u bë vendimtar për skuadrën pas fitores 3–2 kundër Bayern MünchenGjermani, ku ai mori pjesë në golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga Wesley Sneijder; Inter në fund fitoi 3–2 dhe u kualifikua në çerek-finale falë rregullit të golit jashtë fushe.[5] Më 8 maj 2011, Coutinho shënoi golin e parë me Interin me goditje dënimi në fitoren 3–1 kundër FiorentinësSan Siro.

Coutinho regjistroi golin e tij të dytë me Interin në ndeshjen kundër Cagliarit të vlefshme për Serie A 2011–12, ku ai mposhti porterin kundërshtar me një gjuajtje nga jashtë zone. Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi të aktivizohej pak në ndeshje dhe në janar u huazua në Spanjë te RCD Espanyol.

Huazimi te Espanyol

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 janar 2012, Coutinho u bashkua me skuadrën spanjolle Espanyol deri në fund të sezonit 2011–12.[6] Më 4 shkurt, ai bëri debutimin e tij për Blanquiblaus në barazimin 3–3 kundër Athletic Bilbao. Ai shënoi golin e parë me klubin në minutën e 9të të fitores 5–1 në shtëpi kundër Rayo Vallecanos më 11 mars. Ai shënoi golin e dytë të tij në minutën e 21të të të njëjtës ndeshje.[7] Ai vazhdoi formën e tij të mirë pasi shënoi një gol kundër Racing Santander një gol tjetër të bukur me goditje dënimi kundër Málagës. Më 18 maj 2012, Coutinho u rikthye te Inter dhe pas mbërrijtes filloi stërvitjen në Qëndrën Sportive Angelo Moratti. Ai ishte në listën e 20 lojtarëve të thirrur për turin para sezonal në Indonezi.

Rikthimi te Inter

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rikthimit, Coutinho udhëtoi me skuadrën për turin para sezonal në Indonezi. Ai luajti në të dyja ndeshjet kundër Indonezia XI dhe kundër Indonezisë që përfunduan me fitoret 3–0 dhe 4–2 respektivisht. Coutinho shënoi dy gola në fitoren 4–2 kundër Indonezisë.[8] Ai luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare pas rikthimit në ndeshjen e raundit të tretë kundër Hajduk Split ku Inter fitoi me rezultatin 3–0 dhe Coutinho shënoi golin e tretë të ndeshjes.[9] Më 26 gusht 2012, në ndeshjen e parë në ligë për sezonin 2012–13 kundër debutuesve të Pescarës, Coutinho shënoi golin e tretë të ndeshjes duke ndihmuar skuadrën që të fitonte ndeshjen 3–0.[10] Ai shënoi golin e fundit me fanellën e Interit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Neftchi Baku në fitoren 1–3. Megjithatë, Coutinho nuk luajti rregullisht gjatë sezonit 2012–13 duke luajtur vetëm 10 ndeshje në ligë dhe vetëm 1 si titullar dhe kjo gjë solli largimin e tij nga klubi në merkaton dimërore.

Më 26 janar 2013, Liverpool raportoi se kishte arritur një marrëveshje për 8.5 milion £ me Interin për blerjen e Coutinhos.[11] Southampton gjithashtu kishte shprehur interes për Coutinhon, i cili kishte luajtur nën urdhërat e trajnerit Mauricio Pochettino te Espanyol, por Coutinho tha se ai preferonte kalimin te Liverpool.[12] Më 30 janar 2013, Liverpool konfirmoi transferimin e Coutinhos i cili kishte firmosur një kontratë afatgjate, ai zjodhi fanellën me numrin 10.[13][14]

Ai bëri debutimin e tij me të kuqtë më 11 shkurt 2013, duke zëvëndësuar Stewart Downing në minutën e 78 në humbjen 2–0 kundër West Bromwich AlbionAnfield.[15] Më pak se një javë, më 17 shkurt ai shënoi golin e parë me Liverpool në ndeshjen e tij të parë si titullar që përfundoi me fitoren 5–0 kundër Swansea City. Goli erdhi 16 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë dhe shënoi golin pas një assisti të Luis Suárez.[16] Më 2 Mars, ai dhuroi assistat e golave e parë dhe të dytë në fitoren 4–0 kundër Wigan Athletic. Coutinho shënoi golin e dytë me Liverpool në humbjen 3–1 jashtë fushe kundër Southampton. Më 31 Mars, ai dhuroi assistin e golit të parë të Liverpool në fitoren 2–1 kundër Aston Villa. Më 27 prill, ai u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 6–0 kundër Newcastle United. Coutinho udhëhoqi lojën e Liverpoolit, duke dhuruar 2 assista dhe fitoi goditjen e dënimit që u shënua nga Jordan Henderson për golin e gjashtë të Liverpoolit. Coutinho fitoi çmimin "Lojtari i Muajit" për muajin Mars me Liverpool. Më 12 maj, ai assistoi Daniel Sturridge për golin e tij të dytë dhe të tretë në fitoren 1–3 kundër FulhamCraven Cottage,[17] ai ndihmoi Sturridge për të shënuar hat-trickun e parë në Premier League. Coutinho shënoi golin e fundit të Liverpool për sezonin 2012–13 kundër Queens Park Rangers në ndeshjen e fundit të Jamie Carragher me klubin; Jordon Ibe filloi një vrapim gjarpërues para se të pasonte topin për brazilianin, i cili e goditi topin nga 30 metra për ta dërguar në rrjetë.[18] Ky gol solli debutimin e Ibes me assist.

Më 16 shtator 2013, Coutinho përsoi një dëmtim në ndeshjen kundër Swansea City pas një përplasje me Ashley Williams.[19] Ai u rikthye në aksion më 9 nëntor duke luajtur si titullar kundër FulhamitAnfield. Goli i tij i parë për sezonin 2013–14 erdhi më 23 nëntor në derbin Merseyside kundër Evertonit, duke shënuar që në minutën e parë. Pas kësaj, Coutinho dhuroi asistin e parë të sezonit në fitoren 5–1 ndaj Norwich City në Anfield. Më 26 dhjetor, ai shënoi golin e vetëm të Liverpoolit në disfatën 2–1 kundër Manchester CitytEtihad Stadium. Më 30 mars, Coutinho shënoi golin e tretë sezonal në fitoren 4–0 kundër Tottenham Hotspur në shtëpi.

Më 13 prill 2014, Coutinho shënoi golin e fitores në suksesin 3–2 kundër Manchester Cityt në 25 vjetorin e përkujtimit të tragjedisë së Hillsborough. Ky rezultat e vendosi Liverpoolin në vendin e parë me 7 pikë para Manchester Cityt në ligë.[20]

Më 6 janar 2018, Liverpooli konfirmoi se ata kishin arritur një marrëveshje me Barcelonën për shitjen e Coutinhos.[21][22] Mediat raportuan se shuma fillestare që Barcelona i pagoi Liverpoolit ishte 105 milion £, e cila mund të shkonte deri në 142 milion £ nëse bonuset do të arriheshin, kurse Coutinho firmosi deri në vitin 2023.[23] Gjatë vizitës mjeksore, Coutinho u diagnostifikua me një dëmtim në kofshën e djathtë të cilën e kishte pësuar disa ditë para kryerjes së transferimit, e cila e mbajti jashtë fushave për tre javë.[24]

Ai bëri debutimin e tij me Barcelonën më 25 janar në një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Espanyolit në çerek-finale, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 68të në vend të kapitenit Andrés Iniesta.[25] Goli i tij i parë erdhi më 8 shkurt në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales kundër Valencias po në këtë kompeticion; goli i tij u asistua nga Luis Suárez, ish shoku i tij te Liverpooli.[26]

Më 14 gusht, Coutinho hyri në pjesën e dytë të ndeshjes çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, klubi që ka kartonin e tij, dhe asistoi golin e Robert Lewandowskit në minutën e 82të para se të shënonte vetë dy gola në minutat e 85të dhe 89të, me Bayernin që arriti një fitore rekord 8–2 në Lisbonë.[27][28]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Coutinho ishte një lojtar kyç në skuadrën braziliane që fitoi turnamentin nën-17 të Amerikës së Jugut 2009, duke shënuar tre gola.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 7 tetor 2010 duke luajtur si titullar në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Iranit.[29]

Coutinho konsiderohet të jetë organizatori tipik numër 10 brazilian. Ai mund të luajë si mesfushor sulmues, sulmues i dytë ose si mesfushor qëndror në rolin e numrit 8. Në disa raste ai luan edhe në të dyja krahët e sulmit, ku ai dallohet me asistet që jep për shokët e ekipit.[30][31]

Gjatë karrierës së tij, Coutinho ka fituar krahasimet me Lionel Messin dhe Ronaldinhon, kjo falë driblimeve, shpejtësisë dhe shkathtësisë. Në lidhje me këtë, ish trajneri i tij te Espanyoli Mauricio Pochettino ka thënë: "Philippe... ai ka një magji të veçantë në këmbën e tij." Ish sulmuesi brazilian Careca e ka krahasuar Coutinhon me Zicon për shkak të krijueshmërisë. Përveç kësaj, ai është lavdëruar edhe nga shokët e tij të skuadrës te Liverpooli. Ai sëbashku me belgun Kevin De Bruyne dhe portugezin Bernardo Silva konsiderohen të jenë mesfushorët sulmues më të mirë në botë.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 14 gusht 2020[32][33]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Vasco da Gama (huazim) 2009 Série B 12 0 0 0 0 0 0 0 12 0
2010 Série A 7 1 7 1 0 0 17[a] 3 31 5
Gjithsej 19 1 7 1 0 0 17 3 43 5
Internazionale 2010–11 Serie A 13 1 0 0 6[b] 0 1[c] 0 20 1
2011–12 5 1 0 0 3[b] 0 8 1
2012–13 10 1 0 0 9[d] 2 19 3
Gjithsej 28 3 0 0 18 2 1 0 47 5
Espanyol (huazim) 2011–12 La Liga 16 5 0 0 16 5
Liverpool 2012–13 Premier League 13 3 0 0 0 0 0 0 13 3
2013–14 33 5 3 0 1 0 37 5
2014–15 35 5 7 3 4 0 6[e] 0 52 8
2015–16 26 8 1 1 3 1 13[d] 2 43 12
2016–17 31 13 2 0 3 1 36 14
2017–18 14 7 0 0 1 0 5[b] 5 20 12
Gjithsej 152 41 13 4 12 2 24 7 201 54
Barcelona 2017–18 La Liga 18 8 4 2 22 10
2018–19 34 5 7 3 12[b] 3 1 0 54 11
Gjithsej 52 13 11 5 12 3 1 0 76 21
Bayern München (huazim) 2019–20 Bundesliga 23 8 4 0 9[b] 3 36 11
Gjithsej karriera 290 71 35 10 12 2 63 15 19 3 419 101
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Campeonato Carioca
  2. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë
  4. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Redaktuar më 19 nëntor 2019[34]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazil 2010 1 0
2014 4 0
2015 7 1
2016 11 5
2017 9 2
2018 13 5
2019 16 4
Gjithsej 61 17
Vasco da Gama[35]
Internazionale[35]
Barcelona[35]
Bayern München[35]
Brazil U–17
Brazil U–20
  1. ^ "10. Philippe Coutinho". liverpoolfc.com (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2013. Marrë më 17 prill 2014.
  2. ^ "Tottenham Hotspur v Liverpool: Brazilian midfielder Philippe Coutinho inspired by hero Ronaldinho" [Tottenham Hotspur v Liverpool: Mesfushori brazilian frymëzohet nga heroi Ronaldinho] (në anglisht). The Daily Telegraph. 14 dhjetor 2013. Marrë më 17 prill 2014.
  3. ^ "Poch: Coutinho has Ronaldinho qualities" [Poch: Coutinho ka cilësitë e Ronaldinhos]. liverpoolfc.com (në anglisht). Liverpool F.C. 15 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 17 prill 2014.
  4. ^ "Coutinho, 4 milioni per il Pato di Moratti". La Gazzetta dello Sport. 23 korrik 2008. Marrë më 20 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Goran Pandev strikes late as Inter leave Bayern Munich devastated again" [Goran Pandev shënon në fund, Bayern Mynihu shkatërrohet sërisht] (në anglisht). The Guardian. 15 mars 2011. Marrë më 17 prill 2014.
  6. ^ "Coutinho ja és jugador de l'Espanyol" [Coutinho është lojtari i Espanyol] (në spanjisht). RCD Espanyol. 30 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2014. Marrë më 17 prill 2014.
  7. ^ "5–1: Master piece" [5–1: kryevepër] (në anglisht). RCD Espanyol. 12 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 17 prill 2014.
  8. ^ "Indonesia 2-4 Inter: Goals from Coutinho and Pazzini". inter.it. 25 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Hajduk Split 0–3 Internazionale". UEFA.com. 2 gusht 2012. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Interi bën një nisje perfekte, "bombardon" Peskarën". Panorama Sport. 27 gusht 2012. Marrë më 27 gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  11. ^ Pearce, James (29 janar 2013). "Philippe Coutinho set for medical as he closes in on move for Liverpool FC". Liverpool Echo. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Smith, Ben (26 janar 2013). "Liverpool agree a deal for Inter Milan's Philipe Coutinho". BBC Sport. Marrë më 26 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Reds confirm Coutinho deal". Liverpoolfc.com. 30 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2013. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "New boy handed vacant No.10 shirt". Liverpoolfc.com. 30 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2013. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ ""Liverpool 0–2 West Brom"". BBC Sport. 11 shkurt 2013. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ ""Liverpool 5–0 Swansea"". BBC Sport. 17 shkurt 2013. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Fulham 1 Liverpool 3: Sturridge bags first hat-trick as Reds come from behind to win at the Cottage". Daily Mail. 12 maj 2013. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Coutinho grabs only goal to send retiring Carragher out on a high". Daily Mail. 19 maj 2013. Marrë më 17 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Huge blow for Liverpool with Coutinho missing until the end of October with shoulder injury" [Goditje e madhe për Liverpoolin, Coutinho do të mungojë deri në fund të muajit tetor pas një dëmtimi në shpatull] (në anglisht). Daily Mail. 18 shtator 2013. Marrë më 17 prill 2014.
  20. ^ "Liverpool 3–2 Man City" (në anglisht). BBC Sport. 13 prill 2014. Marrë më 17 prill 2014.
  21. ^ "Liverpool FC statement: Coutinho to leave LFC" [Deklaratë e Liverpool FC: Coutinho do të largohet nga LFC] (në anglisht). Liverpool F.C. 6 janar 2018. Marrë më 6 janar 2018.
  22. ^ "Coutinho is a Barça player" [Coutinho është një lojtar i Barçës] (në anglisht). FC Barcelona. 6 janar 2018. Marrë më 6 janar 2018.
  23. ^ "Klauzolë 400 milionë euro, Kutinjo firmos me Barcelonën deri në vitin 2023". Panorama Sport. 6 janar 2018. Marrë më 16 gusht 2020.
  24. ^ "Barcelona e bleu Kutinjon e dëmtuar, ja kur pritet të debutojë". Panorama Sport. 8 janar 2018. Marrë më 16 gusht 2020.
  25. ^ "FC Barcelona v Espanyol: Derby delight (2–0)" [FC Barcelona v Espanyol: Kënaqësi në derbi (2–)] (në anglisht). FC Barcelona. 25 janar 2018. Marrë më 26 janar 2018.
  26. ^ "Barcelona news: Philippe Coutinho scores first Barcelona goal" [Lajmet e Barcelonës: Philippe Coutinho shënon golin e parë me Barcelonën] (në anglisht). Goal.com. 8 shkurt 2018. Marrë më 9 shkurt 2018.
  27. ^ "VIDEO/ Bajerni i heq nderin Barcelonës, këta gjermanë që të turpërojnë…". Sport Ekspres. 14 gusht 2020. Marrë më 15 gusht 2020.
  28. ^ "Rezultat i çmendur! Bayern 8-2 Barcelonës…". Top-Channel.tv. 14 gusht 2020. Marrë më 15 gusht 2020.
  29. ^ "Iran 0 Brazil 3" (në anglisht). Goal.com. 7 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2017. Marrë më 13 gusht 2013.
  30. ^ Mattia Bonasia (9 korrik 2013). "Chi è Philippe Coutinho "The Kid", Numero 10 del Liverpool" [Kush është Philippe Coutinho "Fëmija", Numri 10 i Liverpoolit]. echeion.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 16 gusht 2020.
  31. ^ J.J. Bull (1 maj 2019). "How Barcelona play and what Liverpool must be wary of (besides Lionel Messi)" [Si luan Barcelona dhe çfarë duhet ti druhet Liverpooli (përveç Lionel Messit)] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 21 maj 2019.
  32. ^ "Philippe Coutinho" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 16 gusht 2020.
  33. ^ "Philippe Coutinho" (në anglisht). World Football. Marrë më 16 gusht 2020.
  34. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Philippe Coutinho" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 16 gusht 2020.
  35. ^ a b c d "Philippe Coutinho – Titles & achievements" [Philippe Coutinho – Titujt & arritjet] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 15 gusht 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]