Diego Godín

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Diego Godín
U03 Diego Godín 7525.jpg
Godín me kombëtaren në vitin 2014
Të dhënat personale
Emri i plotë Diego Roberto Godín Leal
Data e lindjes (1986-02-16) 16 Shkurt 1986 (32 vjeç)
Vendi i lindjes Rosario, Uruguaji
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)
Pozita ne fushë Qëndër-mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Atlético Madrid
Numri 2
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2003–2006 Cerro 63 (6)
2006–2007 Nacional 26 (0)
2007–2010 Villarreal 91 (4)
2010– Atlético Madrid 205 (12)
Ekipi kombëtar
2005– Uruguaji 106 (8)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 3 Shkurt 2017.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 3 Shkurt 2017

Diego Roberto Godín Leal (Spanjisht[ˈdjeɣo ɣoˈðin]; lindur më 16 shkurt 1986) është një futbollist uruguajian i cili luan në Spanjë me Atlético MadridLa Liga dhe me kombëtaren uruguajiane, si qëndër-mbrojtës.

Ai bëri debutimin e tij me Cerron në 2003 në Premiera Division. Në 2006, ai u ble nga Nacional dhe vetëm 1 vit më vonë shkoi në Evropë duke firmosur me Villarreal në Spajë. Pas tre sezonesh te Nëndetsja e Verdhë ai firmosi me Atlético Madrid ku do të fitonte Superkupën Evropiane në vitet 2010 dhe 2012 dhe Copa del Rey në vitin 2013.

Një lojtar i kombëtares uruguajiane që nga 2005, ai bëri debutimin e tij në 2005 dhe ka përfaqsuar skuadrën e tij në du Copa América në vitet 2007 dhe 2011 ku u shpallën kampion, në dy Kupa Bote të viteve 2010 dhe 2014 dhe në një Kupë Konfederatash në vitin 2013.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Në moshën 15 vjeçare, Godín u bashkua me klubin e divizionit të gjashtë Defensor Sporting dhe në vitin 2003 u transferua te Cerro në divizionin e parë uruguajian. Ai në fillim u vendos në pozicionin e sulmuesit, por më vonë u zhvendos në pozicionin e mbrojtësit ku zhvilloi performancat e tij më të mira. Falë performancave të tij të mira, në 2006 ai u ble nga Nacional. Ai bëri debutimin e tij me klubin uruguajian më 26 gusht 2006 në humbjen 0–1 kundër Danubios në Torneo Apertura 2006. Me Nacional, ai fitoi Liguilla Pre-Libertadores 2007 dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në Copa Libertadores 2007 ku shënoi edhe 2 gola.

Villarreal[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gusht 2007, Godín firmosi një kontratë 5 vjeçare me skuadrën spanjolle VillarrealLa Liga për 800,000 mij .[1] Ai shënoi golin e parë me klubin që në ndeshjen e dytë të tij që rezultoi në humbjen 2–3 kundër Osasunës[2] dhe luajti 24 ndeshje në ligë në sezonin e parë me Nëndetsen e Verdhë. Ai u bë titullar i padiskutueshëm te Villarreal duke e vendosur veten sëbashku me argjentinasin Gonzalo Rodríguez në qëndrën e mbrojtes.

Atlético Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Skeda:Diego Godín Gol.jpg
Godín duke festuar një gol me Atlético Madrid

Më 4 gusht 2010, pasi përjetoi sezonin më të mirë të karrierës me 36 ndeshje dhe 3 gola me Villarreal, Godín u bashkua me klubin e Atlético Madrid duke firmosur një kontratë pesë vjeçare për shumën tetë milion .[3] Ai bëri debutimin e tij më 27 gusht 2010 në Superkupën e Europës kundër Interit ku Atlético Madrid fitoi me rezultatin 2–0. Më 3 tetor 2010, ai luajti ndeshjen e 200 në ligë me skuadrat në barazimin 0–0 kundër Seviljes. Më 30 janar 2012, ai shënoi golin e parë në ligë me fanellën e Atlético Madrid në fitoren 1–0 kundër Osasunës. Më 9 maj 2012, Godín fitoi titullin e parë evropian me Atlético Madrid pasi Colchoneros mposhtën me rezultatin 3–0 Athletic Bilbaofinalen e Ligës së Europës.

Për sezonin 2012–13, Godín ishte një nga lojtarët kyç të mbrojtjes sëbashku me Mirandën me Atléticon që humbi vetëm 3 ndeshje dhe kishte mbrojtjen më të mirë të ligës duke ndihmuar portierin Thibaut Courtois që të fitonte trofeun Zamora. Ai luajti në finalen e Copa del Rey më 17 maj kundër Real MadridSantiago Bernabeu, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe ndihmoi skuadrën që të fitonte trofeun me rezultatin 2–1.

Më 1 nëntor 2013, Godín firmosi një kontratë të re me Atlético Madrid, duke e mbajtur atë në klub deri në 2018. Pas rinovimit, ai tha: "Unë jam i kënaqur të zgjasë qëndrimin tim me klubin. Kjo është shtëpia ime".[4]

Më 17 maj 2014, Godín shënoi një gol me kokë në ndeshjen e fundit të ligës në barazimin 1–1 kundër Barcelonës gjë që i dhuroi skuadrës së tij titullin e parë kampion pas 18 vitesh.[5] Një javë më vonë, sërisht me kokë, ai shënoi gol në finalen e Ligës së Kampioneve për t'i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por Real Madrid u ringrit dhe fitoi ndeshjen me rezultatin 4–1 pas kohës shtesë.[6] Pas përfundimit të sezonit, ai ishte në formacionin e sezonit sëbashku me shokët e tij Filipe Luís, Juanfran, Gabi, Koke dhe Diego Costa.[7]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Godín duke luajtur në një ndeshje miqësore kundër Austrisë

Në moshën 19 vjeçre, Godín bëri debutimin e tij me kombëtaren uruguajiane në një ndeshje miqësore që përfundoi me humbje kundër MeksikësGuadalajara. Ai ka përfaqsuar kombëtaren e tij në 2007 Copa América.

Godín ishte një nga lojtarët e përzgjedhur për të luajtur me Uruguajin në Kupën e Botës 2010Afrikën e Jugut, duke startuar në ndeshjen hapëse kundër Francës që u mbyll në barazimin 0–0 në Cape Town.[8] Ai do të luante edhe katër ndeshjet e tjera me La Celeste që u eleminuan në gjysmë–finale nga Hollanda.

Në 2011, Godín ishte pjesë pjesë e skuadrës që fitoi 2011 Copa América, duke luajtur një paraqitje si zëvëndësues në fitoren 3–0 në finale kundër Paraguajit.[9] Ai gjithashtu u thirr për të luajtur për La CelesteKupën e Konfederatave 2013, ku ai sëbashku me Diego Lugano u vendosën në qëndër të mbrojtjes duke luajtur në katër nga pesë ndeshjet e skuadrës në këtë kompedicion.

Godín ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrutr nga trajneri Óscar Tabárez për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[10] Ai luajti në të katërta ndeshjet e Uruguajit gjatë këtij kompedicioni. Në ndeshjen e dytë të Grupit D kundër Anglisë, ai u ndëshkua me karton të verdhë por Uruguaji fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 falë dy golave të Luis Suárez.[11] Në ndeshjen e tretë të grupit kundër katër herë kampionëve të botës Italisë, Godín shënoi me kokë në minutën e 81 duke kualifikuar Uruguajin për në fazën me eleminim direkt dhe duke eleminuar Italinë nga faza e grupeve, kjo ishte hera e dytë rresht që Italia eleminohej që në fazën e grupeve pas eleminimit në Kupën e Botës 2010.[12] Në ndeshjen e raundit të 16 kundër Kolumbisë, Uruguaji u eleminua falë dygolëshit të James Rodríguez.[13]

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 27 maj 2006 Stadion Crvena Zvezda, Beograd, Serbi Flamuri Serbia dhe Mali i Zi 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore
2. 16 gusht 2006 Stadiumi Alexandria, Alexandria, Egjipt Flamuri Egjipti 0–1 0–2 Ndeshje Miqësore
3. 18 tetor 2006 Centenario, Montevideo, Uruguaji Flamuri Venezuela 1–0 4–0 Ndeshje Miqësore
4. 24 qershor 2014 Arena das Dunas, Natal, Brazil Flamuri Italia 1–0 1–0 2014 FIFA Kupa e Botës

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 14 qershor 2014 [14][15][16]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Divizioni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Cerro 2003 Primera División 2 0 0 0 0 0 2 0
2004 14 0 1 0 0 0 15 0
2005 17 1 0 0 0 0 17 1
2005–06 30 5 0 0 0 0 30 5
Total 63 6 1 0 0 0 64 6
Nacional 2006–07 Primera División 26 0 4 0 16 2 46 2
Total 26 0 4 0 16 2 46 2
Villarreal 2007–08 La Liga 24 1 3 0 7 0 34 1
2008–09 31 0 0 0 7 0 38 0
2009–10 36 3 2 0 6 0 44 3
Total 91 4 5 0 20 0 116 4
Atlético Madrid 2010–11 La Liga 25 0 1 1 4 1 30 2
2011–12 27 2 1 0 13 1 41 3
2012–13 35 1 5 0 2 0 42 1
2013–14 34 4 7 2 10 2 51 8
Total 121 7 14 3 29 4 164 14
Total Uruguaji 89 6 5 0 16 2 110 8
Spanjë 212 11 19 3 49 4 280 18
Karriera në total 301 17 24 3 65 6 390 26

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Reduktuar më 1 korrik 2013 [17][18]

Kombëtarja uruguajiane
Viti Ndeshje Gola
2005 1 0
2006 9 3
2007 8 0
2008 9 0
2009 9 0
2010 7 0
2011 9 0
2012 9 0
2013 14 0
2014 6 1
Total 81 4

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Nacional
  • Liguilla 2007
Atlético Madrid

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Villarreal put faith in Godín". UEFA.com. 2 gusht 2007. Marrë më 15 prill 2014. 
  2. ^ "Osasuna 3–2 Villarreal". ESPN Soccernet. 7 tetor 2007. Marrë më 15 prill 2014. 
  3. ^ "Atlético get Godín from Villarreal". UEFA.com. 4 gusht 2010. Marrë më 15 prill 2014. 
  4. ^ "Godín delighted by Atlético deal". UEFA.com. 1 nëntor 2013. Marrë më 1 nëntor 2013.  Check date values in: |access-date=, |date= (help)
  5. ^ "Simeone ndal Barçën, Atletiko kampione". Panorama Sport. 17 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014. 
  6. ^ "Përmbysje e çmendur, Reali është kampion". Panorama Sport. 24 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014. 
  7. ^ "Formacioni i sezonit në La Liga, asnjë nga Barcelona". Panorama Sport. 20 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014. 
  8. ^ "Uruguay 0–0 France". BBC Sport. 11 qershor 2010. Marrë më 2 prill 2014. 
  9. ^ "Names in the news: Diego Godin". Sportsnet. 20 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014. 
  10. ^ "Uruguay World Cup 2014 squad". The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014. 
  11. ^ "Suarez me dopietë, Anglia thuajse jashtë". Panorama Sport. 20 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014. 
  12. ^ "Eliminohet edhe Italia, e “kafshon” Uruguai". Panorama Sport. 25 qershor 2014. Marrë më 25 qershor 2014. 
  13. ^ "Kolumbia e pandalshme, tani “kërcënon” Brazilin". Panorama Sport. 28 qershor 2014. Marrë më 28 qershor 2014. 
  14. ^ "Godín: Diego Roberto Godín Leal". BDFutbol. Marrë më 6 qershor 2014. 
  15. ^ "Diego Godín". footballdatabase.eu. Marrë më 6 qershor 2014. 
  16. ^ "Diego Godín". national-football-teams.com. Marrë më 6 qershor 2014. 
  17. ^ "Diego Godín". Goal.com. Marrë më 1 shkurt 2014. 
  18. ^ "Diego Godín". National-Football-Teams.com. Marrë më 1 shkurt 2014. 

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Diego Godín