Jump to content

Bernardo Silva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bernardo Silva

Silva me PortugalinēFIFA Kupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBernardo Mota Veiga de Carvalho e Silva[1]
Datëlindja10 gusht 1994 (30 vjeç)[2]
VendlindjaLisbon, Portugali
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)[2]
PozicioniMesfushor-sulmues
Anësor i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester City
Numri20
Karriera me të rinjtë
2002–2013Benfica
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2015Benfica B38(7)
2013–2015Benfica1(0)
2014–2015Monaco (huazim)15(2)
2015–2017Monaco86(22)
2017–Manchester City205(34)
Karriera ndërkombëtare
2013Portugalia U1913(2)
2013–2015Portugalia U2114(6)
2015–Portugalia85(11)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22:50, 14 tetor 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22:50, 14 tetor 2023 (UTC)

Bernardo Mota Veiga de Carvalho e Silva (lindur më 10 gusht 1994) është një futbollist profesionist portugez i cili luan si mesfushor-sulmues ose anësor i djathtë për klubin anglez Manchester City dhe kombëtaren portugeze. Silva dallohet për krijueshmërinë e tij, driblimet, shkathtësinë dhe rezistencën, veti që e bëjnë atë një nga mesfusborët më të mirë në botë.[3][4] Ai është konsideruar nga trajneri Pep Guardiola si një nga "lojtarët më të mirë" që "ai ka parë ndonjëherë".[5]

Silva është produkt i akademisë së Benficës. Ai filloi të luante me ekipin B në vitin 2013 kurse një vit më pas u bë pjesë e ekipit të parë, duke luajtur vetëm disa minuta. Ai u huazua te Monaco në sezonin 2014–15. Pas huazimit, klubi francez e bleu përfundimisht lojtarin, i cili u bë një nga më të rëndësishmit në ekip. Pasi fitoi titullin e Ligue 1, Silva u transferua te Manchester City për 43.5 milion £. Ai fitoi kampionatin dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë në Angli, e cila u pasua nga një tripletë e titujve vendor në sezonin 2018–19. Ai u shpall Lojtari i Vitit 2019 i klubit si dhe ishte pjesë e Ekipit të Vitit të Premier Ligës. Pas kësaj, Silva ishte mes 30 të nominuarve për Topin e Artë. Në sezonin 2020–21, ai ndihoi ekipin të arrinte finalen e parë të Ligës së Kampioneve kurse dy vite më pas ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit që arriti një tripletë historike, përfshirë edhe trofeun e parë të Ligës së Kampioneve.

Silva debutoi me Portugalinë në vitin 2015 pasi kishte luajtur më parë me ekipet e moshave. Ai ka qënë pjesë e ekipit në Kupën e Konfederateve 2017, Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2019, UEFA Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2022.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Silva e nisi karrierën e tij si pjesë e akademisë së Benficës. Në sezonin 2012–13, ai fitoi Kampionatin Portugez të të Rinjëve. [6] Ai bëri debutimin e tij me Benficën B më 10 gusht 2013 në një ndeshje kundër TrofenseSegunda Liga.[7]

Më 19 tetor 2013, Silva luajti ndeshjen e tij të parë me Benficën në fitoren 1–0 kundër C.D. Cinfães në raundin e tretë të kupës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 80të.[8] Përgjatë sezonit 2013–14, Silva u dallua me performancat e tij për ekipin B, duke fituar çmimin "Zbulimi i Vitit" i kampionatit.[9] Po në atë sezon, Benfica fitoi kampionatin, kupën kombëtare dhe kupën e ligës; Silva luajti 31 minuta në 3 ndeshje.[10]

Silva duke luajtur me Monacon në Ligën e Kampioneve.

Më 7 gusht 2014, Silva i'u bashkua Monacos në formë huazimi për një sezon.[11] Ai debutoi dhjetë ditë më pas në një ndeshje në tranasfertë kundër Bordeaux, duke zëvendësuar argjentinasin Lucas Ocampos në pjesën e dytë.[12] Më 21 shtator, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në fitoren minimale 1–0 kundër Guingamp.[13] Më 14 dhjetor, Silva shënoi golin e parë me klubin në fitoren në shtëpi kundër Marseille.[14]

Më 20 janar 2015, Benfica njoftoi se Monaco kishte blerë kartonin e Silvës për 15.75 milion €;[15] lojtari firmosi një kontratë deri në qershor 2019 me klubin francez.[16] Më 10 prill, Silva shënoi dopietën e parë në karrierë në fitoren 3–0 kundër Caen.[17] Pas përfundimit të sezonit, ai e rinovoi kontratën me klubin edhe me një vit.[18]

Më 18 tetor 2016, Silva shënoi golin e parë në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 1–1 kundër CSKA Moskës në fazën e grupeve.[19] Ai vazhdoi të zhvillonte performanca pozitive, duke shënuar një dopietë në fitoren 4–1 kundër Marseille më 15 janar 2017; kjo fitore e ngjiti Monacon në vendin e parë në Ligue 1.[20] Dy javë më pas, ai shënoi një gol në minutat shtesë duke i dhënë ekipit barazimin 1–1 kundër kampionëve në fuqi të Paris Saint-GermainParc des Princes.[21] Ai e mbylli sezonin me 8 gola dhe 9 asiste në kampionat dhe 11 gola dhe 12 asiste në 58 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[22][23]

2017–2021: Suksesi në Angli dhe finalja e Ligës së Kampioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Silva ra në syrin e trajnerit Guardiola dhe stafit të tij pas performancave të tij në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt.[24] Kjo gjë bëri që Guardiola të kërkonte transferimin e tij në klub, e cila u konfirmua nga City më 26 maj 2017. Lojtari u bashkua zyrtarisht me ekipin më 1 korrik.[25] Shuma e transferimit nuk u zbulua zyrtarisht edhe pse media raportoi se klubi anglez pagoi 43.5 milion £ e cila mund të rritej më shumë në bazë të bonuseve.[26]

Silva bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 12 gusht duke u aktivizuar në minutat e fundit të fitores 2–0 në transfertë kundër Brighton & Hove Albion.[27] Më 13 shkurt 2018, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për Cityn në fitoren 4–0 kundër ekipit zviceran Basel në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave.[28] Tre javë më pas, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes vendimtare kundër Çelsit në Premier Ligë, duke i dhënë fitoren Cityt që tashmë kishte nevojë vetëm për tre fitore të tjera për t'a fituar matematikisht titullin kampion.[29] Silva e fitoi menjëherë vendin e titullarit në ekip në sezonin e tij të parë në Angli, duke dhuruar vazhdimisht performanca pozitive. Ai e mbylli sezonin me 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet[30][31] – më shumë se çdo lojtar tjetër i ekipit – duke ndihmuar ekipin ta fitonte Premier Ligën me numër rekord pikësh (100) dhe Kupën e Ligës.[32]

Silva luajti 51 ndeshje dhe regjistroi 13 gola dhe 14 asiste në të gjitha kompeticionet në sezonin 2018–19.[33] Më 24 prill 2019, Silva shënoi një nga dy golat e fitores kundër Manchester UnitedOld Trafford, një fitore që e ngjiti Cityn në vendin e parë në kampionat.[34] Përgjatë këtij sezoni, Silva u dallua sërisht për performancat dhe ndikimin e tij në ekip, duke luajtur në rolin e Kevin De Bruyne i cili humbi shumicën e sezonit për shkak të një dëmtimi. Si rezultat i kësaj, ai u përfshi në PFA Ekipin e Vitit sëbashku me katër lojtarë të tjerë të Cityt si dhe u shpall Lojtari i Sezonit i klubit.[35][36]

Në sezonin 2019–20, Silva shënoi një tregolësh në fitoren 8–0 kundër Watford në kampionat më 21 shtator.[37] Disa ditë më pas, ai u akuzua për rracizëm ndaj shokut të ekipit Benjamin Mendy pasi pëlqeu një postim në Twitter që e krahasonte pamjen e lojtarit me atë të një maskote reklamimi me lëkurë të errët;[38] Mendy deklaroi se ai nuk ndihej i ofenduar.[39] Federata Angleze e pezulloi portugezin me një ndeshje dhe e gjobiti me 50,000 £. Ata shtuan që postimi nuk kishte qëllim të ishte fyes apo rracist.[40] Në tetor, ai ishte mes 30 të nominuarve për çmimin prestigjoz Topi i Artë.[41]

Më 10 janar 2021, Silva shënoi një dopietë në fitoren 3–0 kundër Birmingham City në raundin e tretë të FA Cup.[42] Dhjetë ditë më pas, ai shënoi golin e parë në kampionat për sezonin 2020–21 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Aston Villës.[43] Më 24 shkurt, ai regjistroi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 2–0 kundër Borussia Mönchengladbach në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave.[44] Manchester City në fund arriti në finalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori, duke gjetur Çelsit në një finale të gjithën angleze;[45] në finalen e luajtur në Porto, Silva luajti si titullar për 64 minuta me Cityn që u mposht 1–0.[46]

2021–2023: Titujt rresht të Premier Ligës dhe Tripleta historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nisjen e sezonit 2021–22, trajneri Guardiola deklaroi se Silva ishte një nga tre lojtarët që kishin kërkuar të largoheshin nga klubi.[47] Ishte raportuar se lojtari ishte i pakënaqur në klub dhe se disa klube ishin të interesuar për të, përfshirë Atlético Madrid dhe Milan.[47] Pasi nuk u largua nga klubi në merkaton e verës, Silva e nisi sezonin duke zhvilluar performanca të nivelit të lartë; ai ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 5–0 kundër Arsenalit,[48] shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Leicester City[49] si dhe u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen kundër Çelsit,[50] duke bërë që Guardiola t'a etikonte si "një nga lojtarët më të mirë në botë".[51] Për këto performanca ai u shpall lojtari i muajit i klubit nga tifozët për shtatorin dhe tetorin.[52][53]

Më 6 nëntor, Silva shënoi në fitoren 2–0 kundër Manchester United në derbin e Manchesterit në Old Trafford.[54] Tetëmbëdhjetë ditë më pas, ai u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që regjistronte një mesatare 100% të pasimeve të sakta, duke e arritur këtë në fitoren 2–1 kundër Paris Saint-Germain në fazën e grupeve; ai gjithashtu asistoi golin e brazilianit Gabriel Jesus dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Kjo fitore e kualifikoi Cityn në raundin e 16-tave.[55] Pas kësaj, ai u shpall sërisht lojtari i muajit, duke i bërë i pari në historinë e klubit që e fiton këtë çmim tre muaj rresht.[56][57] Në raundin e 16-tave, Manchester City u përball me ekipin portugez Sporting CP, me të cilën Silva regjistroi dy gola dhe një asist në fitoren 5–0 në transfertë në ndeshjen e parë, duke u shpallur lojtari më i mirë sërisht.

Përgjatë sezonit 2021–22, Silva u aktivizua në disa pozicione të tjera përveç pozicionit të tij të zakonshëm. Ai u aktivizua si qëndër-sulmues (duke i shënuar Manchester Unitedit) dhe mesfushor-mbrojtës.[58] Ai shënoi 13 gola dhe 7 asiste në të gjitha kompeticionet.[59]

Më 17 maj 2023, Silva shënoi një dygolësh në fitoren 4–0 kundër Real Madridit në shtëpi në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve. Manchester City u kualifikua në finalen e dytë evropiane në histori.[60] Në finalen e madhe kundër InteritStamboll, Silva asistoi golin vendimtar të Rodrit në pjesën e dytë që i dha Cityt fitoren dhe trofeun e parë të Ligës së Kampioneve.[61] Ata gjithashtu fituan Premier Ligën dhe Kupën FA, duke arritur tripletën kontinentale. Për performancat e tij në Ligën e Kampioneve, Silva u emërua në "Ekipin e Sezonit".[62]

Më 23 gusht 2023, Silva firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2023.[63]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Silva në aksion me Portugalinë në FIFA Kupën e Konfederateve 2017.

Në vitin 2013, Silva ishte pjesë e ekipit nën-19 që arriti gjysëm-finalet e UEFA Kampionatit Evropian.[64] Ai u dallua gjatë turnamentit, duke u përfshirë në listën e dhjetë talenteve më të mira nën moshën 19 vjeç në Evropë nga një grup gazetarësh të UEFAs.[65][66][67]

Më 31 mars 2015, Silva luajti ndeshjen e parë me ekipin e parë në humbjen 2–0 kundër Kepit të Gjelbër në një ndeshje miqësore.[68] Dy muaj më pas, ai u thirr në ekipin nën-21 për UEFA Kampionatin Evropian 2015; në ndeshjen gjysëm-finale kundër Gjermanisë, Silva shënoi një nga golat e fitores 5–0.[69] Në qershor 2016, Silva humbi mundësinë për të luajtur në UEFA Euro 2016 për shkak të një dëmtimi.[70]

Silva mori pjesë në FIFA Kupën e Konfederateve 2017. Ai shënoi golin e parë në turnament në fitoren 4–0 kundër Zelandës së Re në fazën e grupeve.[71] Portugalia u eliminua në gjysëm-finale nga Kili me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola. Ai humbi ndeshjen për vendin e tretë ku Portugalia fitoi 2–1 me Meksikës.[72]

Silva ishte pjesë e 23 lojtarëve që u zgjodhën për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2018 në Rusi.[73] Ai luajti katër ndeshje gjithsej, me Portugalinë që u eliminua në raundin e 16-tave nga Uruguaji.[74]

Pas kësaj, Silva dhe Portugalia morën pjesën në edicionin e parë të UEFA Ligës së Kombeve.[75] Ai luajti tre ndeshje në fazën e grupeve, duke shënuar në fitoren 3–2 kundër Polonisë.[76]fazën finale të turnamentit, Silva asistoi golin e vetëm në ndeshjen finale kundër Holandës, duke ndihmuar Portugalinë të fitonte trofeun;[77] ai gjithashtu u shpall lojtari i turnamentit.[78]

Në qershor 2021, Silva luajti në UEFA Euro 2020; ai u aktivizua në të gjitha ndeshjet e Portugalisë e cila u eliminua në raundin e 16-tave nga Belgjika.[79] Një vit më pas, ai ishte pjesë e 26 lojtarëve të thirrur nga Fernando Santos që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2022 në Katar.[80] Silva ishte sërisht titullar në formacion, me Portugalinë që u eliminua në çerek-finale nga Maroku.[81]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Silva është një organizator elegant, i shkathët, këmbë-majtë dhe me një fizik shtatshkurtër i cili është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë dhe sulm:[82] ai mund të luaj si anësor në të dyja krahët (edhe pse krahu i tij i preferuar është e djathta),[83] si mesfushor qëndror, organizator i tërhequr, mesfushor-sulmues dhe sulmues i dytë.[84] Në disa raste të rralla ai është aktivizuar në rolin e "numrit 9 fallco" (sulmues i fshehur) si dhe në rolin e anësorit të tërhequr.[85][86]

Silva njihet më së miri për teknikën e tij, shkathtësinë, pasimin, kontrollin e topit, vizionin, krijueshmërinë dhe driblimet.[87] Ai gjithashtu dallohet për kontributin në mbrojtje, aty ku ai lufton për të rifituar zotërimin e topit për të nisur aksione sulmuese.[88] Silva ka reputacionin e një lojtari altruist me një personalitet të fortë, i cili preferon ndërtimin e aksioneve me shokët e skuadrës në vend të inkursioneve personale.[89] Përveç aftësive si mesfushor dhe organizator, Silva gjithashtu është i aftë të shënojë gola.[90]

Anglishtja e Silvës është përshkruar si "e përkryer" nga media,[91][87] kjo edhe falë prindërve të tij që vendosën t'a dërgonin në një shkollë anglisht-folëse në Lisbonë kur ai ishte gjashtë vjeç.[92] Përveç anglishtes dhe portugalishtes, Silva flet frëngjisht dhe spanjisht.[93] Kushurira e tij, Matilde Fidalgo, është gjithashtu futbolliste e cila luan me kombëtaren portugeze të grave; ajo gjithashtu ishte pjesë e Manchester Cityt në vitin 2019.[94] Silva është tifoz i klubit portugez Benfica, me të cilën nisi karrierën.[95] Më 1 korrik 2023, ai u martua me partneren e tij Inês Tomaz.[96]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 8 tetor 2023[97][98]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare[a] Kupa e Ligës[b] Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Benfica B 2013–14 Segunda Liga 38 7 38 7
Benfica 2013–14 Primeira Liga 1 0 1 0 1 0 0 0 3 0
Monaco (huazim) 2014–15 Ligue 1 15 2 1 1 2 0 3[c] 0 21 3
Monaco 2014–15 Ligue 1 17 7 2 0 1 0 4[c] 0 24 7
2015–16 Ligue 1 32 7 3 0 1 0 8[d] 0 44 7
2016–17 Ligue 1 37 8 3 0 3 0 15[c] 3 58 11
Gjithsej 101 24 9 1 7 0 30 3 147 28
Manchester City 2017–18 Premier League 35 6 3 1 6 1 9[c] 1 53 9
2018–19 Premier League 36 7 4 2 2 0 8[c] 4 1[e] 0 51 13
2019–20 Premier League 34 6 4 1 6 1 7[c] 0 1[e] 0 52 8
2020–21 Premier League 26 2 3 2 3 0 13[c] 1 45 5
2021–22 Premier League 35 8 3 2 0 0 11[c] 3 1[e] 0 50 13
2022–23 Premier League 34 4 5 0 2 0 13[c] 3 1[e] 0 55 7
2023–24 Premier League 5 1 0 0 0 0 2[c] 0 1[e] 0 8 1
Gjithsej 205 34 22 8 19 2 63 12 5 0 314 56
Gjithsej karriera 345 65 32 9 27 2 93 15 5 0 502 91
  1. ^ Përfshirë Taça de Portugal, Coupe de France, FA Cup
  2. ^ Përfshirë Taça da Liga, Coupe de la Ligue, EFL Cup
  3. ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ a b c d e Ndeshje në FA Community Shield
Redaktuar më 13 tetor 2023[99]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Portugalia 2015 5 0
2016 4 1
2017 12 1
2018 12 1
2019 10 3
2020 8 1
2021 13 1
2022 14 0
2023 7 3
Gjithsej 85 11

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 13 tetor 2023
Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Silva.[99]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Bernardo Silva
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 1 shtator 2016 Estádio do Bessa, Porto, Portugali 7  Gjibraltari 4–0 5–0 Ndeshje miqësore
2 24 qershor 2017 Krestovsky Stadium, Shën Petersburg, Rusi 14  New Zealand 2–0 4–0 FIFA Kupa e Konfederatave 2017
3 11 tetor 2018 Silesian Stadium, Chorzów, Poloni 32  Polonia 3–1 3–2 UEFA Liga e Kombeve A 2018–19
4 7 shtator 2019 Red Star Stadium, Beograd, Serbi 38  Serbia 4–2 4–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
5 11 tetor 2019 Estádio José Alvalade, Lisbon, Portugal 40  Luksemburgu 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
6 14 nëntor 2019 Estádio Algarve, Faro, Portugali 42  Lituania 5–0 6–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
7 14 tetor 2020 Estádio José Alvalade, Lisbon, Portugali 48  Suedia 1–0 3–0 UEFA Liga e Kombeve A 2020–21
8 7 shtator 2021 Olympic Stadium, Baku, Azerbajxhan 61  Azerbajxhani 1–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
9 23 mars 2023 Estádio José Alvalade, Lisbon, Portugali 79  Lihtenshtajni 2–0 4–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
10 26 mars 2023 Stade de Luxembourg, Luxembourg City, Luksemburg 80  Luksemburgu 4–0 6–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
11 17 qershor 2023 Estadio da Luz, Lisbon, Portugali 81  Bosnja dhe Hercegovina 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
Benfica[97][100]
Monaco[97][100]
Manchester City[97][100]
Portugalia U21[97]
Portugalia
  1. ^ "Squads for 2017/18 Premier League confirmed" (në anglisht). Premier League. 1 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 9 shtator 2017.
  2. ^ a b "FIFA Confederations Cup Russia 2017: List of players: Portugal" (PDF). FIFA (në anglisht). 20 mars 2018. fq. 7. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 korrik 2017. Marrë më 29 mars 2018.
  3. ^ Ryan Dabbs (21 tetor 2022). "Ranked! The 10 best attacking midfielders in the world right now". FourFourTwo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2022. Marrë më 30 tetor 2022.
  4. ^ "15 Best Midfielders In The World Right Now". 1SPORTS1 (në anglisht). 25 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2022. Marrë më 30 tetor 2022.
  5. ^ "Manchester United 0-3 Manchester City: Red Devils given 'a footballing lesson', say pundits" (në anglisht). BBC Sport. 29 tetor 2023. Marrë më 29 tetor 2023.
  6. ^ "Benfica garante título nacional de juniores com "bis" de João Cancelo" (në portugalisht). Expresso. 18 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 24 maj 2013.
  7. ^ "Trofense 0 – 0 Benfica B" (në portugalisht). LPFP. 10 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2013. Marrë më 10 gusht 2013.
  8. ^ "Porto e Benfica cumprem na terceira eliminatória" (në portugalisht). UEFA. 19 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2014. Marrë më 25 janar 2014.
  9. ^ a b "Bernardo Silva considerado o Jogador Revelação da II Liga" (në portugalisht). S.L. Benfica. 6 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2014.
  10. ^ "Quão brilhante é Bernardo Silva?" (në portugalisht). UEFA. 28 prill 2017. Marrë më 11 qershor 2023.
  11. ^ "Futebol: Ivan Cavaleiro e Bernardo Silva emprestados" (në portugalisht). S.L. Benfica. 7 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2014.
  12. ^ "Bordeaux – Monaco" (në anglisht). BBC Sport. 17 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 17 gusht 2014.
  13. ^ "Monaco vs. Guingamp 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2023.
  14. ^ "AS Monaco 1-0 Marseille" (në anglisht). ESPN FC. 14 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2022. Marrë më 26 qershor 2022.
  15. ^ "Comunicado" (PDF) (në portugalisht). S.L. Benfica. 20 janar 2015. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 25 janar 2021. Marrë më 21 janar 2015.
  16. ^ "Bernardo Silva commits to the club until 2019" (në anglisht). AS Monaco FC. 21 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2015. Marrë më 23 janar 2015.
  17. ^ "Caen vs. Monaco 0 – 3". Soccerway (në anglisht). 10 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 17 maj 2015.
  18. ^ "Bernardo Silva prolonge d'un an" (në frëngjisht). AS Monaco FC. 10 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2018. Marrë më 28 maj 2017.
  19. ^ "CSKA Moscow vs Monaco, 2016–2017 UEFA Champions League group stage" (në anglisht). Goal.com. 18 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2016. Marrë më 20 tetor 2016.
  20. ^ "Monaco blast way to top spot". Ligue1.com (në anglisht). Ligue 1. 15 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 16 janar 2017.
  21. ^ "Monaco return to Ligue 1 summit with PSG draw". Ligue1.com (në anglisht). Ligue 1. 29 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 27 maj 2017.
  22. ^ "Bernardo Silva Joins Manchester City on 5-Year Contract from Monaco" (në anglisht). Bleacher Report. 27 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2019. Marrë më 28 maj 2017.
  23. ^ "Bernardo Silva: the 'bubble gum player' bringing his magic to Manchester City" (në anglisht). The Guardian. 28 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2020. Marrë më 28 maj 2017.
  24. ^ "Bernardo Silva: the 'bubble gum player' bringing his magic to Manchester City" (në anglisht). The Guardian. 28 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2020. Marrë më 25 pri 2019.
  25. ^ Rob Pollard (26 maj 2017). "Bernardo Silva agrees to join Manchester City". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2017. Marrë më 26 maj 2017.
  26. ^ "Bernardo Silva transféré de Monaco à Manchester City" (në frëngjisht). L'Équipe. 26 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2019. Marrë më 28 maj 2017.
  27. ^ "Brighton & Hove Albion vs. Manchester City 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 12 gusht 2017. Marrë më 31 tetor 2023.
  28. ^ "FC Basel 0–4 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. 13 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2018. Marrë më 14 shkurt 2018.
  29. ^ "Manchester City 1 – 0 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 5 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2021. Marrë më 22 mars 2018.
  30. ^ "IN FOCUS: BERNARDO SILVA". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 23 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2019. Marrë më 23 prill 2019.
  31. ^ "Games played by Bernardo Silva in 2017/2018". Soccerbase (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2023.
  32. ^ "Premier League Live Table, Season 2017/18". premierleague.com (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2019. Marrë më 23 prill 2019.
  33. ^ "Games played by Bernardo Silva in 2018/2019". Soccerbase (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2023.
  34. ^ Jason Burt (25 prill 2019). "Manchester City move top of table again with derby win as United incur the wrath of Roy Keane" (në anglisht). The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  35. ^ "PFA Team of the Year: Paul Pogba, Raheem Sterling and Sadio Mane included in side" (në anglisht). BBC Sport. 25 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2021. Marrë më 11 gusht 2020.
  36. ^ David Clayton. "Bernardo voted Etihad Player of the Season". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2020. Marrë më 11 gusht 2020.
  37. ^ Jamie Jackson (21 shtator 2019). "Manchester City hit eight past Watford as Bernardo Silva scores hat-trick" (në anglisht). The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2021. Marrë më 21 shtator 2019.
  38. ^ "Bernardo Silva: FA contacts Man City over player's tweet" (në anglisht). BBC Sport. 23 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2021. Marrë më 2 tetor 2019.
  39. ^ "Bernardo Silva: Raheem Sterling defends Manchester City team-mate after tweet" (në anglisht). BBC Sport. 28 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2020. Marrë më 2 tetor 2019.
  40. ^ "Bernardo Silva: Man City forward banned and fined for Benjamin Mendy tweet" (në anglisht). BBC Sport. 13 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2020. Marrë më 14 nëntor 2019.
  41. ^ "Ronaldo, Félix and Silva nominated for Ballon d´Or". The Portugal News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 25 tetor 2019.
  42. ^ Chris Bevan (10 janar 2021). "Man City 3–0 Birmingham: Bernardo Silva scores double in one-sided FA Cup tie" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2021. Marrë më 10 janar 2021.
  43. ^ Chris Bevan (20 janar 2021). "Man City 2–0 Aston Villa: Hard-earned win gives Pep Guardiola's brief run at top" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2021. Marrë më 20 janar 2021.
  44. ^ Tom Rostance (24 shkurt 2021). "Borussia Monchengladbach 0–2 Man City: 19 wins in a row for Pep Guardiola's side" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2021. Marrë më 24 shkurt 2021.
  45. ^ Phil McNulty (4 maj 2021). "Man City 2–0 Paris St-Germain (4–1 on aggregate): City into first Champions League final" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2021. Marrë më 7 maj 2021.
  46. ^ "Man. City 0–1 Chelsea: Havertz gives Blues second Champions League triumph" (në anglisht). UEFA. 29 maj 2021. Marrë më 29 maj 2021.
  47. ^ a b Harry Siddal (6 gusht 2021). "Pep Guardiola Reveals Up To Three Man City Stars Want To Leave The Club This Summer". City Xtra (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2021. Marrë më 6 gusht 2021.
  48. ^ "Manchester City 5-0 Arsenal: Gunners suffer third league defeat in a row" (në anglisht). BBC Sport. 28 gusht 2021. Marrë më 1 nëntor 2023.
  49. ^ "Leicester City 0-1 Manchester City: Bernardo Silva hits winner for Pep Guardiola's side" (në anglisht). BBC Sport. 12 shtator 2021. Marrë më 1 nëntor 2023.
  50. ^ "Jesus inflicts first defeat on Chelsea". premierleague.com (në anglisht). Panorama Sport. 25 shtator 2021. Marrë më 1 nëntor 2023.
  51. ^ Jonathan Smith (28 nëntor 2021). "'One of the best players in the world' – Bernardo Silva wanted to leave Man City but now he's 'undroppable'". Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2021. Marrë më 28 nëntor 2021.
  52. ^ David Clayton. "Bernardo named Etihad Player of the Month". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2021. Marrë më 13 tetor 2021.
  53. ^ "Bernardo claims Etihad Player of the Month". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2021. Marrë më 3 nëntor 2021.
  54. ^ "Why Manchester United rejected Joao Cancelo transfer five years ago" (në anglisht). Manchester Evening News. 8 nëntor 2021. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2021. Marrë më 8 nëntor 2021.
  55. ^ "Bernardo Silva achieved a 100% pass completion rate as he produced a man of the match performance to help Manchester City beat Paris Saint-Germain in the Champions League". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2022. Marrë më 24 nëntor 2021.
  56. ^ "'Best on the planet' – Bernardo Silva's wondergoal has fans making the same statement" (në anglisht). Manchester Evening News. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2021. Marrë më 24 nëntor 2021.
  57. ^ David Clayton. "Bernardo creates history with third Etihad Player of the Month win". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2021. Marrë më 7 dhjetor 2021.
  58. ^ "Bernardo Silva, Marco Reus, Lynn Williams lead these unlikely MVPs 27 or over" (në anglisht). ESPN FC. 16 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2022. Marrë më 18 qershor 2022.
  59. ^ "Bernardo Silva football statistics". Whoscored.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2022. Marrë më 18 qershor 2022.
  60. ^ "Bernardo Silva strikes twice to stun Real Madrid and send Manchester City to Champions League final" (në anglisht). CNN. 18 maj 2023.
  61. ^ "Manchester City 1–0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 10 qershor 2023.
  62. ^ a b "2022/23 UEFA Champions League Team of the Season" (në italisht). UEFA. 1 korrik 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
  63. ^ "Bernardo Silva signs contract extension". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 23 gusht 2023.
  64. ^ "Sub-19: Rui Silva substitui José Costa" (në portugalisht). Record. 14 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 14 korrik 2013.
  65. ^ "Ten Under-19 talents to watch" (në anglisht). UEFA. 2 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2018. Marrë më 5 gusht 2013.
  66. ^ "Bernardo Silva entre os maiores talentos europeus". Record (në portugalisht). 2 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 1 qershor 2014.
  67. ^ "Bernardo Silva, o Messizinho do Seixal que sofre pelo clube". Maisfutebol (në portugalisht). 18 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2014. Marrë më 24 shkurt 2019.
  68. ^ "Portugal 0–2 Cape Verde Islands" (në anglisht). BBC Sport. 31 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2015. Marrë më 31 mars 2015.
  69. ^ Simon Hart (27 qershor 2015). "Five-goal Portugal stun Germany in semi-finals" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2019. Marrë më 27 qershor 2015.
  70. ^ "Silva out, Sanches in as Portugal name Euro squad" (në anglisht). Reuters. 18 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2018. Marrë më 24 janar 2018.
  71. ^ "New Zealand vs Portugal" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2017. Marrë më 26 shkurt 2019.
  72. ^ a b "Portugal come from behind to finish third" (në anglisht). FIFA. 2 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2017. Marrë më 2 korrik 2017.
  73. ^ Stephen Crawford. "Revealed: Every World Cup 2018 squad – Final 23-man lists" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2018. Marrë më 18 shtator 2018.
  74. ^ "Bernardo Silva" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2018. Marrë më 24 shkurt 2019.
  75. ^ "Bernardo Silva" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2020. Marrë më 26 shkurt 2019.
  76. ^ "Poland vs Portugal" (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 shkurt 2019.
  77. ^ a b John Atkin (9 qershor 2019). "Portugal 1–0 Netherlands: Nations League final at a glance" (në anglisht). Porto: UEFA. Marrë më 9 qershor 2019.
  78. ^ a b "Bernardo Silva and Frenkie de Jong honoured" (në anglisht). UEFA. 9 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2019. Marrë më 9 qershor 2019.
  79. ^ "Convocados de Portugal para o EURO 2020" (në anglisht). UEFA. 20 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2022. Marrë më 11 nëntor 2021.
  80. ^ "Os 26 convocados de Portugal: Gonçalo Ramos, António Silva, Otávio e Matheus Nunes chamados" (në portugalisht). SAPO. 10 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
  81. ^ "Morocco 1-0 Portugal: World Cup 2022 quarter-final – as it happened" (në anglisht). The Guardian. 10 dhjetor 2022. Marrë më 11 dhjetor 2022.
  82. ^ Sam Tighe (10 qershor 2019). "2019 Ballon d'Or Rankings After Champions League and Nations League Finals" (në anglisht). Bleacher Report. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  83. ^ Joe Bray (14 shkurt 2019). "Bernardo Silva reveals his favourite position to play for Man City" (në anglisht). Manchester Evening News. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  84. ^ Stefano Chioffi (4 shkurt 2015). "Bernardo Silva, il Monaco lo riscatta per 16 milioni" [Bernardo Silva, Monaco acquires him outright for 16 million] (në italisht). Il Corriere dello Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  85. ^ Jamie Jackson (23 shkurt 2019). "Bernardo Silva: Manchester City's rising star beloved by Pep Guardiola" (në anglisht). The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  86. ^ Cjris Flanagan (15 shtator 2016). "Bernardo Silva: Why Spurs conqueror could still end up at Manchester United" (në anglisht). Yahoo. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  87. ^ a b Pitt-Brooke Jack (8 shtator 2017). "Calm and collected: Bernardo Silva ready to make his name in the Premier League with Manchester City" (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  88. ^ Paul Hirst (22 janar 2019). "Bernardo Silva: I have always been full of energy. I need to be moving" (në anglisht). The Times. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  89. ^ Marcus Alves (13 dhjetor 2018). "Bernardo Silva: From Ball Boy to Perennial Sub to Manchester City Star" (në anglisht). Bleacher Report. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  90. ^ Richard Jolly (5 mars 2021). "Manchester City: How the false nine became Pep Guardiola's Plan A" (në anglisht). FourFourTwo. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2021. Marrë më 29 prill 2021.
  91. ^ "Bernardo Silva: Five things about 'little Messi,' set to join Manchester City" (në anglisht). ESPN FC. 26 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 12 mars 2018. It's reasonable to suppose he will settle quickly in England, especially considering his more-than-passable English skills, despite never having lived there.
  92. ^ "Bernardo Silva reveals his Man City goals" (në anglisht). Manchester Evening News. 6 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2019. Marrë më 12 mars 2018. He speaks softly, earnestly and in perfect English – a skill picked up from studying in a British college in Lisbon from a young age and improved further (more importantly) when it was established that it was the only common language he shared with his French girlfriend.
  93. ^ Javier Matallans (21 maj 2020). "Bernardo Silva: "You can never write Real Madrid off"". AS (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2021. Marrë më 21 prill 2021.
  94. ^ "Bernardo Silva e Matilde: primos à conversa na seleção". Bancada.pt (në portugalisht). 10 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2019. Marrë më 16 prill 2018.
  95. ^ "Para Bernardo Silva, Benfica tem vantagem no clássico". Renascença (në portugalisht). 20 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 28 gusht 2017.
  96. ^ "Bernardo Silva wedding: Man City star weds model girlfriend, Ines Tomaz". SoccerBrief (në anglisht). 3 korrik 2023. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2023. Marrë më 4 nëntor 2023.
  97. ^ a b c d e "Bernardo Silva". Soccerway (në anglisht). Marrë më 4 nëntor 2023.
  98. ^ "Bernardo Silva". World Football (në anglisht). Marrë më 4 nëntor 2023.
  99. ^ a b "Bernardo Silva". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
  100. ^ a b c "Bernardo Silva Achievements". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 4 nëntor 2023.
  101. ^ "Liga Honra: Bernardo Silva eleito melhor jogador do mês de outubro" (në portugalisht). Maisfutebol. 7 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2017. Marrë më 24 shkurt 2019.
  102. ^ "Bernardo Silva melhor do mês na Segunda Liga". Record (në portugalisht). 9 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2014.
  103. ^ "Benfiquista Bernardo Silva eleito melhor futebolista da II Liga em janeiro". Record (në portugalisht). 7 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2014. Marrë më 29 korrik 2018.
  104. ^ "Technical Report" (në anglisht). UEFA. fq. 18–19. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 prill 2016.
  105. ^ "The official Under-21 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2015. Marrë më 2 korrik 2015.
  106. ^ "Bernardo Silva et Faneva Andriastsima, joueurs du mois de Janvier !". UNFP (në frëngjisht). 14 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2018. Marrë më 11 maj 2017.
  107. ^ "Trophées UNFP : Le Palmarès Complet de l'Édition 2017". sport24.lefigaro.fr (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2017. Marrë më 15 maj 2017.
  108. ^ "PFA Team of the Year: Paul Pogba, Raheem Sterling and Sadio Mane included in side" (në anglisht). BBC Sport. 25 prill 2019. Marrë më 3 qershor 2023.
  109. ^ "Mohamed Salah and Sam Kerr win PFA player of year awards" (në anglisht). BBC Sport. 9 qershor 2022. Marrë më 3 qershor 2023.
  110. ^ "Bernardo Voted Etihad Player of the Season". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 20 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2020. Marrë më 27 maj 2018.
  111. ^ "Bernardo wins Nissan Goal of the Season". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 1 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2022. Marrë më 8 qershor 2022.
  112. ^ "Your 2019 Carabao Cup Final Man of the Match is the impressive @BernardoCSilva! #EFL | #CarabaoCupFinal". Carabao_Cup (në anglisht). Twitter. 24 shkurt 2019. Marrë më 24 shkurt 2019.
  113. ^ "UEFA Nations League Finals: Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 10 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2019. Marrë më 11 qershor 2019.
  114. ^ "IFFHS AWARDS 2019 – THE IFFHS MEN WORLD TEAM OF THE YEAR 2019" (në anglisht). IFFHS. 30 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
  115. ^ Jamie Rainbow (13 qershor 2022). "ESM Team of the Season – 2021-22" (në anglisht). World Soccer. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2022. Marrë më 21 qershor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]