Casemiro
|
| |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë |
Carlos Henrique José Francisco Venâncio Casimiro | ||
| Data e lindjes | 23 shkurt 1992 (33 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | São José dos Campos, Brazil | ||
| Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in)[1] | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Manchester United | ||
| Numri | 18 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| Escola Futebol Moreira | |||
| 2002–2010 | São Paulo | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2010–2013 | São Paulo | 92 | (9) |
| 2013 | → Real Madrid Castilla (huazim) | 15 | (1) |
| 2013 | → Real Madrid (loan) | 1 | (0) |
| 2013–2022 | Real Madrid | 221 | (24) |
| 2014–2015 | → Porto (huazim) | 28 | (3) |
| 2022– | Manchester United | 76 | (6) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2009 | Brazili U17 | 3 | (0) |
| 2011 | Brazili U20 | 15 | (3) |
| 2011– | Brazili | 75 | (7) |
|
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 16 maj 2025 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 18 tetor 2023 | |||
Carlos Henrique José Francisco Venâncio Casimiro (lindur më 23 Shkurt 1992), njohur si Casemiro, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin anglez Manchester United dhe kombëtaren braziliane.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]São Paulo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në São José dos Campos, São Paulo, Casemiro është produkt i akademisë në São Paulo. Nga mosha 11 vjeçare e më lartë, ai ka qënë kapiten i të gjitha kategorive të moshave.[2][3]
Casemiro bëri debutimin e tij në Série A më 25 Korrik 2010, në një humbje jashtë fushe kundër Santos FC. Ai shënoi golin e tij të parë më 15 Gusht, duke ndihmuar skuadrën që të marrë një barazim 2–2 kundër Cruzeiro Esporte Clube.[4]
Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vonë në Janar 2013, Casemiro u huazua te Real Madrid në Spanjë, duke u vendosur te skuadra B në Segunda División.[5] Ai luajti ndeshjen e parë zyrtare me klubin më 16 Shkurt, duke luajtur si titullar në humbjen 1–3 kundër CE Sabadell FC.[6]
Casemiro bëri debutimin e tij në La Liga më 20 prill 2013, duke luajtur 90 minuta në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Real Betis.[7] Më 10 qershor, transferimi u kompletua, duke bërë që Casemiro të firmoste një kontratë katër-vjeçare.[8][9]
Casemiro u huazua te klubi portugez Porto më 19 korrik 2014, në një huazim deri në fund të sezonit.[10]
Manchester United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 gusht 2022, Real Madridi dhe Manchester United arritën një marrëveshje për transferimin e Casemiros.[11][12] Tre ditë më vonë, ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin anglez me mundësi rinovimi për një vit.[13] Shuma e transferimit u raportua të ishte 60 milion £ plus 10 milion £ bonuse të ndryshme.[14] Sipas raportimeve Casemiro i kishte thënë agjentit të tij t'i dërgonte një mesazh klubit pas humbjes turpëruese 4–0 kundër Brentfordit, duke thënë "Unë do t'a rregulloj", duke i'u referuar formës negative të ekipit.[15]
Casemiro bëri debutimin e tij me ekipin më 27 gusht në fitoren 2–1 kundër Southamptonit në Premier Ligë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[16] Më 22 tetor, ai shënoi golin e parë në Premier Ligë me një gjuajtje me kokë në minutën e 94të të barazimit 1–1 kundër Çelsit.[17]
Në muajin janar, Casemiro mori lëvdada nga trajneri i ekipit Erik ten Hag, i cili vuri në dukje kontributin e tij në fushë, pozicionimin e tij si dhe ndikimin në lojën e ekipit.[18] Më 4 shkurt, ai u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme në ndeshjen kundër Crystal Palace, gjatë së cilës ai u kap duke vendosur duart në fytin e lojtarit kundërshtar Will Hughes; ai u pezullua me tre ndeshje për këtë veprim.[19] Më 26 shkurt, Casemiro shënoi një nga dy golat e fitores 2–0 kundër Newcastle United në finalen e Kupës së Ligës, duke fituar trofeun e parë me klubin. Ai u shpall fituesi i Trofeut Alan Hardaker si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi bëri paraqitje me kombëtaren nën-20 në Kampionatin Amerikano Jugor nën-20 2011, Casemiro bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 14 shtator 2011 në barazimin 0–0 kundër Argjentinës, në moshën 19 vjeçare.[20]
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 11 Maj 2014 [21][22]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| São Paulo | 2010 | 18 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 18 | 2 |
| 2011 | 21 | 4 | 5 | 1 | 2 | 0 | 12 | 1 | 40 | 6 | |
| 2012 | 22 | 0 | 9 | 1 | 1 | 0 | 18 | 2 | 50 | 3 | |
| 2013 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 4 | 0 | |
| Gjithsej | 62 | 6 | 14 | 2 | 5 | 0 | 31 | 3 | 112 | 11 | |
| Real Madrid B | 2012–13 | 15 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 | 1 |
| Gjithsej | 15 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 | 1 | |
| Real Madrid | 2012–13 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 |
| 2013–14 | 12 | 0 | 7 | 0 | 6 | 0 | 0 | 0 | 25 | 0 | |
| Gjithsej | 13 | 0 | 7 | 0 | 6 | 0 | 1 | 0 | 27 | 0 | |
| Gjithsej karriera | 90 | 7 | 21 | 2 | 11 | 0 | 32 | 3 | 154 | 12 | |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 13 Tetor 2014 [23]
| Kombëtarja braziliane | ||
|---|---|---|
| Viti | Ndsh | Gola |
| 2011 | 1 | 0 |
| 2012 | 4 | 0 |
| 2013 | 0 | 0 |
| 2014 | 0 | 0 |
| Gjithsej | 5 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- São Paulo
- Real Madrid
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Casemiro Manchester United Midfielder, Profile & Stats". premierleague.com (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2025. Marrë më 16 maj 2025.
- ↑ Brazil: the talent factory 2010 featuring Eron, Casemiro, Lucas Moura, Alan Patrick, Bernardo, Elkeson and Neto Berola; Pitaco do Gringo, 20 shtator 2010
- ↑ Casemiro & Neymar, forever rivals Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine; FIFA.com, 12 shtator 2013
- ↑ No finzinho, São Paulo empata com o Cruzeiro em ótimo jogo no Morumbi (Në fund fare, São Paulo barazon me Cruzeiro në një ndeshje të shkëlqyer në Morumbi); Globo Esporte, 15 gusht 2010 (Portugalisht)
- ↑ São Paulo empresta Casemiro ao Real Madrid, e volante começará no time B (São Paulo huazon Casemiron te Real Madrid, dhe mesfushori do të fillojë me skuadrën B) Arkivuar 19 dhjetor 2013 tek Wayback Machine; Lance Net, 31 janar 2013 (Portugalisht)
- ↑ 3–1: Aníbal lidera la victoria del Sabadell ante el Castilla (3–1: Aníbal udhëheq Sabadellën në fitoren kundër Castillës); El Mundo Deportivo, 16 shkurt 2013 (Spanjisht)
- ↑ "Ozil at the double for faltering Real" (në anglisht). ESPN FC. 20 prill 2013. Marrë më 10 nëntor 2014.
- ↑ "Real make Casemiro deal permanent" (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 10 nëntor 2014.
- ↑ Real Madrid anuncia oficialmente a compra de Casemiro (Real Madrid zyrtarisht lajmëron blerjen e Casemiros); Gazeta Esportiva, 10 qershor 2013 (Portugalisht)
- ↑ "Official announcement: Casemiro" [Njoftim zyrtar: Casemiro] (në anglisht). Real Madrid C.F. 19 korrik 2014. Marrë më 19 korrik 2014.
- ↑ "Official Announcement: Casemiro" (në anglisht). Real Madrid C.F. 19 gusht 2022. Marrë më 19 gusht 2022.
- ↑ "United reach agreement for Casemiro transfer". manutd.com (në anglisht). Manchester United F.C. 19 gusht 2022. Marrë më 24 gusht 2022.
- ↑ "Casemiro signs for Manchester United". manutd.com (në anglisht). Manchester United F.C. 22 gusht 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
- ↑ "Casemiro: Manchester United agree £70m deal to sign Real Madrid midfielder" (në anglisht). BBC Sport. 19 gusht 2022. Marrë më 19 gusht 2022.
- ↑ "'Tell them I'll fix it' – Casemiro sent message to agent as he watched 4–0 Brentford defeat and stayed true to promise by transforming Manchester United midfield" (në anglisht). TalkSport. 13 janar 2023. Marrë më 29 janar 2023.
- ↑ Phil McNulty (27 gusht 2022). "Southampton 0–1 Man Utd: Bruno Fernandes scores only goal at St Mary's to end dismal away run" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 gusht 2022.
- ↑ Phil McNulty (22 tetor 2022). "Chelsea 1–1 Man Utd: Hosts remain above United after dramatic finale" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 tetor 2022.
- ↑ "Erik ten Hag reacts to Manchester United versus Reading". 90min.com. 28 janar 2023. Marrë më 29 janar 2023.
- ↑ Simon Stone (4 shkurt 2023). "Manchester United 2-1 Crystal Palace: Marcus Rashford helps hosts to 13th straight home win" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 shkurt 2023.
- ↑ Bolas na trave não resolvem: Brasil e Argentina ficam no zero em Córdoba (Topat në traversë nuk zgjidhin asgjë: Brazili dhe Argjentina qëndrojnë të bardhë në Córdoba); Globo Esporte, 14 shtator 2011 (Portugalisht)
- ↑ "Casemiro" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2014. Marrë më 17 shtator 2014.
- ↑ "Casemiro at ESPN Soccerway" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 shtator 2014.
- ↑ "Casemiro - National Football Teams" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te SambaFoot
- Profili te BDFutbol
- Casemiro te National-Football-Teams.com
- Casemiro Arkivuar 11 janar 2014 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA
- Statistikat dhe profili te Zerozero[lidhje e vdekur]
- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë brazilianë
- Futbollistë në kombëtaren braziliane
- Futbollistë në São Paulo FC
- Futbollistë në Real Madrid Castilla
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Manchester United F.C.
- Futbollistë në FC Porto
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série A
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Primeira Liga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2022
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve