Shko te përmbajtja

Mats Hummels

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mats Hummels
Hummels me Gjermaninë në 2014
Informacioni personal
Emri i plotë Mats Julian Hummels[1]
Data e lindjes 16 dhjetor 1988 (37 vjeç)
Vendi i lindjes Bergisch Gladbach, Gjermani
Gjatësia 1.92 m (6 ft 4 in)[2]
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Roma
Numri 15
Karriera me të rinjtë
1995–2006 Bayern München
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2007 Bayern München II 42 (5)
2007–2009 Bayern München 1 (0)
2008–2009Borussia Dortmund (huazim) 25 (1)
2009–2016 Borussia Dortmund 225 (19)
2016–2019 Bayern München 74 (3)
2019–2024 Borussia Dortmund 142 (11)
2024– Roma 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2007 Gjermania U20 1 (0)
2007–2010 Gjermania U21 21 (5)
2010– Gjermania 78 (5)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 27 prill 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 22 nëntor 2023

Mats Julian Hummels (Gjermanisht: [ˈmats ˈhʊməls]; lindur më 16 dhjetor 1988) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mbrojtës për klubin italian Roma dhe kombëtaren gjermane.

Ai ka ardhur nga akademia e Bayern München përpara se të bashkohej me klubin e tij momental Borussia Dortmund në janar 2008, dhe zyrtarisht të firmoste me ta në shkurt 2009 për 4 milion . Sukseset e tij me klubin janë fitimi i dy titujve të Bundesligës dhe arritja si finalist në Ligën e Kampioneve 2012–13.

Ai është lojtar i rregullt i kombëtares gjermane që nga 2010, duke e përfaqsuar atë në UEFA Euro 2012 dhe FIFA Kupën e Botës 2014.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels është produkt i akademisëBayern Munich, duke i'u bashkuar klubit që në moshën 6 vjeçare. Ai firmosi kontratën e parë si profesionist më 19 dhjetor 2006, deri në 2010. Më 19 maj 2007, në ndeshjen e fundit të sezonit, ai luajti ndeshjen e parë në Bundesligë me skuadrën e parë në fitoren 5–2 në shtëpi kundër Mainz 05, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 52 në vend të Martín Demichelis.

Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 3 janar 2008, në moshën 19 vjeçare, Hummels u bashkua me Borussia Dortmund në formën e huazimit.[3] Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e re më 29 janar në ndeshjen e raundit të dytë të kupës kundër SV Werder Bremen.

Gjatë sezonit 2008–09, Hummels fitoi vendin e titullarit duke formuar një dyshe në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Neven Subotić, i cili gjithashtu kishte mbërritur në verë. Më 18 shtator, ai debutoi në Kupën UEFA në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Udineses. Në shkurt 2009, Dortmundi aktvizioi klauzolën e blerjes së lojtarit për 4 milion €.[4][5]

Hummels ishte një nga lojtarët më të dalluar të Dortmundit në sezonin 2010–11, duke u dalluar për ndërhyrjet e sakta, pozicionimin dhe pasimet. Dortmundi e mbylli sezonin si fitues i kampionatit dhe si ekipi me më pak gola të pësuar. Gjatë këtij sezoni, ai shënoi gjashtë gola në 42 ndeshje si dhe mori ftesën e parë në kombëtaren gjermane.

Hummels vazhdoi me performancat pozitive në sezonin 2011–12, duke konsoliduar vendin e tij si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. Dortmundi e fitoi sërisht kampionatin duke arritur një numër rekord pikësh, plot 81. Më 12 maj 2012, ai shënoi në fitoren e madhe 5–2 kundër ekipit rival Bayern München në finalen e kupës.[6][7] Pas përfundimit të sezonit, Hummels firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[8]

Më 25 maj 2013, Hummels luajti si titullar në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve kundër Bayern München, me Dortmundin që u mposht 2–1 në Wembley Stadium.[9] Dy muaj më pas, ai ishte titullar në fitoren 4–2 kundër Bayernit në superkupë. Hummels u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2015–16, në të cilën ai luajti 50 ndeshje dhe shënoi tre gola.[10]

Më 10 maj 2016, u konfirmua se Hummels do të bëhej pjesë e Bayern Munich duke nisur nga 1 korriku 2019, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[11] Ai mori fanellën me numrin 5 dhe debutoi më 14 gusht në ndeshjen e DFL-Supercup 2016 kundër ish klubit të tij, në një fitore 2–0 në Signal Iduna Park.[12] Gjashtë ditë më pas, Hummels shënoi golin e parë me klubin në fitoren 5–0 kundër Carl Zeiss Jena në kupë.[13] Më 26 nëntor, ai shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen.[14]

Më 9 prill 2017, Hummels humbi ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit për shkak të një dëmimi.[15] Ai nuk u rikuperua plotësisht për ndeshjen e kthimit por u detyra të luajë për shkak të pezullimit të Javi Martínez; Bayerni u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 6–3.[16][17] Hummels e mbylli sezonin 2016–17 me 42 ndeshje, tre gola dhe dy asiste në të gjitha kompeticionet, me Bayernin që triumfoi në Bundesligë.[18]

Hummels e nisi sezonin e ri 2017–18 më 5 gusht duke fituar superkupën kundër ish ekipit të Dortmund.[19] Një javë më pas ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren komode 5–0 kundër Chemnitzer në kupë.[20] Më 18 tetor, Hummels shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve si lojtar i Bayernit në suksesin 3–0 kundër Celtic në fazën e grupeve.[21] Më 31 mars 2018, ai luajti ndeshjen e 50të në Bundesligë për Bayernin në fitoren tenistike 6–0 kundër Dortmundit.[22] Ai e mbylli sezonin me tre gola dhe një asist në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet,[23][24] duke fituar titullin e Bundesligës sërisht.[25]

Hummels e nisi sezonin e ri duke fituar superkupën e tretë rresht, me Bayernin që fitoi 5–0 kundër Eintracht Frankfurt.[26] Pavarësisht një nisje pozitive, ai e humbi vendin e titullarit pas një serie performancash nën nivel, përfshirë edhe në humbjen 3–2 kundër Dortmundit më 10 nëntor, ndeshje në të cilën ai u zëvëndësua edhe pse më pas deklaroi se kishte luajtur i sëmurë.[27] Më 18 maj 2019, Hummels fitoi titullin e 5të të Bundesligës në karrierë,[28] kurse një javë më pas ishte tituar për 90 minuta në finalen e kupës, të cilën Bayerni e fitoi 3–0 kundër RB Leipzig.[29] Ai e mbylli sezonin me dy gola në 33 ndeshje.

Rikthimi te Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 qershor 2019, Dortmund arriti një marrëveshje me Bayern Munich për blerjen e Hummels për 37 milion €, duke e rikthyer mbrojtësin pas tre vitesh.[30] Në maj 2021, ai fitoi kupën pas fitores së Dortmundit 4–1 në finale kundër RB Leipzig, duke arritur suksesin e parë me klubin pas rikthimit.[31] Më 19 shkurt 2023, Hummels luajti ndeshjen e tij të 454të me klubin në fitoren 4–1 kundër Hertha BSC, duke kaluar Roman Weidenfeller si lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e klubit.[32] Tre muaj më vonë, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2024.[33]

Më 10 prill 2024, Hummels luajti ndeshjen e 500të me klubin në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid.[34] Një muaj më vonë, më 7 maj, ai shënoi golin e vetëm me kokë në fitoren 1–0 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit gjysëm-finale, me Dortmundin që u kualifikua në finale për herë të parë që nga viti 2013.[35]

Më 4 shtator 2024, Hummels firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin italian Roma si lojtar i lirë.[36]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hummels në aksion me Gjermaninë

Hummels u thirr nga kombëtarja nën-21 për të luajtur në Kampionatin Evropian 2009; pasi luajti vetëm disa minuta në katër ndeshjet e para, ai startoi si titullar (bëri performancë të mirë) në finale, në fitoren 4–0 kundër Anglisë.[37][38]

Hummels u thirr për herë të parë në kombëtarren e parë nga trajneri Joachim Löw dhe bëri debutimin e tij më 13 maj 2010 në miqësoren e fituar me rezultatin 3–0 në Aachen kundër modestëve të Maltës. Ai hyri në minutën e 46të në vend të Serdar Tascit dhe kontriboi në fitoren 3–0 në New Tivoli.[39]

Pavarësisht se bëri debutimin e tij, ai nuk u tirr në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut. Ai luajti ndeshjen e parë pas mbarimit të Kupës së Botës më 17 nëntor 2010 në miqësoren kundër Suedisë.[40] Ai luajti edhe tre ndeshje miqësore para fillimit të UEFA Euro 2012. Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi në humbjen 5–3 kundër Zvicrës.

Hummels ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Löw për të luajtur në Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë. Ai ishte në formacionin titullar në ndeshjen debutuese të Gjermanisë kundër Portugalisë që u mbyll me fitoren e gjermanëve 1–0. Ai luajti në të gjitha ndeshjet gjatë turnamentit, duke koleksionuar 450 minuta sëbashku me shokët e skuadrës Philipp Lahm, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger, Holger Badstuber, dhe Manuel Neuer.

Pas performancave të mira me klubin, ai u vendosi veten titullar sëbashku me Per Mertesacker në qëndrën e mbrojtjes së Gjermanisë. Ai shënoi edhe golin e dytë me kombëtaren në miqësoren kundër ItalisëSan Siro që u mbyll në barazimin 1–1.[41]

Hummels ishte në listën paraprake të 30 lojtarëve të thirrur nga Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2014[42] si dhe në listën përfundimtare me 23 lojtarë që do të udhëtonin në Brazil për të përfaqsuar Gjermaninë.[43]

Gjermania e nisi turnamentin me një fitore të madhe 4–0 kundër Portugalisë, me Hummels i cili shënoi në pjesën e parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 73të nga Shkodran Mustafi për shkak të një dëmtimi të vogël.[44] Pasi humbi ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Algjerisë, Hummels u rikthye për ndeshjen çerek-finale kundër Francës, duke shënuar golin e vetëm të takimit.[45] Ai gjithashtu luajti 90 minuta në fitoren historike 7–1 kundër Brazilit, e cila shihej si favore për të fituar turnamentin.[46] Më 13 korrik, Gjermania fitoi finalen e madhe kundër Argjentinës, me Hummels i cili luajti 120 minuta.[47]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.[48] Ai është një lojtar me fizik të madh i cili dallohet për ndërhyrjet e fuqishme,[49] forcën në duelet ajërore dhe pozicionimin.[50][51] Pavarësisht se nuk është i shpejtë, Hummels është i aftë të lexojë lojën dhe të kryej ndërhyrje të sakta në kohën e duhur.[52] Përveç pozicionit të tij natyral si qëndër-mbrojtës, Hummels mund të luaj si mesfushor-mbrojtës ose si mbrojtës i lirë.[48][53][54] Talenti i tij, pozicionimi, eleganca, mbajtja dhe kontrolli i topit kanë bërë që ai të krahasohet me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer.[54][55][56] Hummels mund të luaj në mbrojtjen me tre dhe katër.[57][58] Përveç aftësive si futbollist, ai shquhet edhe për liderishipin e tij, duke qënë kapiteni i Dortmundit për shumë vite.[51][59] Pavarësish kësaj, karriera e Hummels në disa raste është kufizuar nga dëmtime të shumta.[60]

Hummels ka lindur në Bergisch Gladbach, North Rhine-Westphalia. Babai i tij, Hermann Hummels, ka qënë futbollist profesionist dhe trajner. Ai punonte si kordinator i të rinjëve te Bayerni deri kur u zëvendësua nga Stephan Beckenbauer, djali i Franz Beckenbauer, më 30 mars 2012.[61] Vëllai i tij i vogël Jonas është gjithashtu një futbollist, i cili aktualisht luan me SpVgg Unterhaching.

E dashura e tij, Cathy Fischer, u shpall si femra më e bukur gjermane e vitit 2013.[62] Çifti u martua në qershor 2015 dhe sëbashku kanë një fëmijë, një djal i lindur më 11 janar 2018.[63] Në nëntor 2022, Cathy njoftoi se ajo ishte divorcuar.[64]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 7 maj 2024[65][66]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga DFB-Pokal Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Bayern München II 2005–06 Regionalliga Süd 1010
2006–07 Regionalliga Süd 312312
2007–08 Regionalliga Süd 103103
Gjithsej 425425
Bayern München 2006–07 Bundesliga 1000001[a]020
Borussia Dortmund (huazim) 2007–08 Bundesliga 13030160
Borussia Dortmund 2008–09 Bundesliga 121101[b]0141
2009–10 Bundesliga 30530335
2010–11 Bundesliga 325208[b]1426
2011–12 Bundesliga 331616[c]11[d]0463
2012–13 Bundesliga 2812111[c]11[d]0423
2013–14 Bundesliga 232406[c]01[d]0342
2014–15 Bundesliga 242404[c]0322
2015–16 Bundesliga 3026014[b]1503
Gjithsej 225193125043030925
Bayern München 2016–17 Bundesliga 271529[c]01[d]0423
2017–18 Bundesliga 261519[c]11[d]0413
2018–19 Bundesliga 211506[c]11[d]0332
Gjithsej 743153242301168
Borussia Dortmund 2019–20 Bundesliga 311208[c]000411
2020–21 Bundesliga 335519[c]01[d]0486
2021–22 Bundesliga 231207[e]000321
2022–23 Bundesliga 301404[c]0381
2023–24 Bundesliga 2432012[c]1384
Gjithsej 141111514011019713
Gjithsej karriera 4833861611478066651
  1. Të gjitha ndeshjet në DFL-Ligapokal
  2. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. 1 2 3 4 5 6 7 Ndeshje në DFL-Supercup
  5. Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Përditësuar më 21 nëntor 2023[67]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Gjermania
201020
2011100
2012111
201351
2014102
201560
2016110
201771
201880
201900
202000
202160
202200
202320
Gjithsej785

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 7 prill 2023
Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hummels.[67]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Mats Hummels
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
126 maj 2012St. Jakob-Park, Bazel, Zvicër14  Zvicra1–23–5Ndeshje miqësore
215 nëntor 2013San Siro, Milano, Itali27 Italia1–01–1
316 qershor 2014Itaipava Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil31 Portugalia2–04–0FIFA Kupa e Botës 2014
44 korrik 2014Maracanã Stadium, Rio de Janeiro, Brazil34 Franca1–01–0
51 shtator 2017Eden Arena, Pragë, Republika Çeke58 Republika Çeke2–12–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
Hummels (i dyti djathtas) duke festuar fitimin e titullit të Bundesligës me shokët e Borussia Dortmund2011
Borussia Dortmund[68]
Bayern München[68]
Gjermania nën-21[68]
Gjermania[68]

ESM Skuadra e Vitit: 2010–11, 2011–12

  1. "Mats Julian Hummels" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 qershor 2014.
  2. "Mats Hummels" (në gjermanisht). Borussia Dortmund. Marrë më 13 prill 2013.
  3. Christian Seu (3 janar 2009). "UFFICIALE: il Bayern presta Hummels al Borussia Dortmund" (në italisht). TuttoMercatoWe. Marrë më 3 gusht 2024.
  4. "Hummels to Dortmund: Former FCB youth makes loan move permanent" (në anglisht). Bayern München. 6 shkurt 2009. Marrë më 6 shkurt 2009.
  5. "Borussia Dortmund sign Mats Hummels". Imscouting.com (në anglisht). 19 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2013. Marrë më 8 shkurt 2009.
  6. "Bayern Munich shaken to the core by Borussia Dortmund humiliation" (në anglisht). The Guardian. 12 maj 2012. Marrë më 11 qershor 2012.
  7. "Borussia Dortmund 5-2 Bayern Munich" (në anglisht). ESPN FC. 12 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2012.
  8. Stefan Coerts (3 qershor 2012). "Hummels signs new Dortmund deal until 2017" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 4 qershor 2012.
  9. "Borussia Dortmund 1–2 Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. 25 maj 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
  10. "Dortmund prevail over Bayern in Supercup thriller". Bundesliga (në anglisht). 27 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2013. Marrë më 19 gusht 2013.
  11. "Shpërthen Bayern; blen Hummels e Renato Sanches". Top-Channel.tv. 10 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2019.
  12. "Ancelotti e nis me trofe aventurën te Bayern Munich (Video)". Gazeta Express. 14 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  13. "Carl Zeiss Jena 0–5 Bayern Munich: Lewandowski hat-trick fires reigning champions into next round" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 qershor 2018.
  14. "Bayern Munich 2–1 Bayer Leverkusen" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 qershor 2018.
  15. "Bayern defender Hummels ruled out of Madrid clash" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 qershor 2018.
  16. "Bayern Munich Trio Expected to Return for Real Madrid Clash" (në anglisht). beIN SPORTS. Marrë më 28 qershor 2018.
  17. "Bayern Munich fall to Ronaldo and Real Madrid in Champions League quarters" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2023. Marrë më 28 qershor 2018.
  18. "Mats Hummels". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 29 prill 2017.
  19. "Bayern Munich beat Dortmund on penalties to retain Supercup". Bundesliga (në anglisht). Deutsche Fußball Liga. 5 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2019. Marrë më 5 gusht 2017.
  20. "Chemnitzer FC 0–5 Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2018.
  21. "Bayern Munich 3–0 Celtic" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2018.
  22. "Lewandowski and Müller chase the top three" (në anglisht). FC Bayern München. Marrë më 30 qershor 2018.
  23. "Mats Hummels – all bets 2017/18 for Bayern Munich" (në gjermanisht). Fussballdaten. Marrë më 30 qershor 2018.
  24. "Mats Hummels". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 maj 2018.
  25. "Bayern Munich wrap up sixth Bundesliga title in a row with win over Augsburg" (në anglisht). BBC Sport. 7 prill 2018. Marrë më 7 prill 2018.
  26. "FCB gewinnt Supercup – Lewandowski macht den Unterschied". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 14 gusht 2018.
  27. "Bundesliga Bulletin: Hummels and Bayern blinded by Dortmund display" (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 26 maj 2019.
  28. "Bayern's title win: 5 key moments". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 9 maj 2024.
  29. "Robert Lewandowski hits brace as Bayern Munich beat RB Leipzig in DFB Cup final to seal the double". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 25 maj 2019.
  30. "Zyrtare: Hummels rikthehet te Dortmundi". Telegrafi.com. 19 qershor 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  31. "Jadon Sancho and Erling Haaland help Borussia Dortmund overpower RB Leipzig to win DFB Cup" (në anglisht). Bundesliga. 15 maj 2021.
  32. Stefan Petri (20 shkurt 2023). "BVB-Rekordspieler: Mats Hummels überholt Vereinslegende" (në gjermanisht). Spox.
  33. "Hummels to stay on for another year" (në anglisht). Borussia Dortmund. 24 maj 2023. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2024. Marrë më 8 maj 2024.
  34. "Hummels plays 500th competitive game for Borussia Dortmund" (në anglisht). Borussia Dortmund. 10 prill 2024. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2024. Marrë më 8 maj 2024.
  35. Michael Dominski (7 maj 2024). "PSG vs Dortmund live updates: Bundesliga side into Champions League final after 2-0 aggregate victory" (në anglisht). The Athletic.
  36. "Mats Hummels signs for the Giallorossi" (në anglisht). A.S. Roma. 4 shtator 2024. Marrë më 4 shtator 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  37. "Germany claim first Under-21 crown" (në anglisht). UEFA. 29 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2016. Marrë më 19 qershor 2014.
  38. "Final: Germany 4–0 England: Line-ups" (në anglisht). UEFA. Marrë më 30 qershor 2020.
  39. "Cacau, Aogo und Großkreutz als Lichtblicke". Fussballdaten.de (në gjermanisht). 13 maj 2010. Marrë më 20 qershor 2014.
  40. "Löw nominiert BVB-Quartett". Kicker.de (në gjermanisht). 10 nëntor 2010. Marrë më 20 qershor 2014.
  41. "International friendly: Italy and Germany draw 1-1 in Milan" (në anglisht). Sky Sport. 15 nëntor 2013. Marrë më 20 qershor 2014.
  42. "Gjermania zbulon listën paraprake të skuadrës për Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
  43. "Mustafi jashtë Gjermanisë, nuk shkon në Brazil". Panorama Sport. 2 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
  44. "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. Marrë më 18 qershor 2014.
  45. "Gjermania likuidon francezët". Panorama Sport. Marrë më 5 korrik 2014.
  46. "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. Marrë më 9 korrik 2014.
  47. "Triumfon Gjermania, është kampione Bote". Panorama Sport. Marrë më 14 korrik 2014.
  48. 1 2 Jamie Jackson (10 korrik 2014). "Germany's Mats Hummels would fit in at Louis van Gaal's Manchester United" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 7 janar 2016.
  49. "Praise pours in for 'sensational' Hummels" (në anglisht). FIFA. 4 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 7 janar 2016.
  50. Paul Hayward (4 korrik 2014). "Mats Hummels could teach the English game so much – he embodies Germany's strength" (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 7 janar 2016.
  51. 1 2 Paul Wilkes (1 prill 2016). "Stats Zone's European Team of the Month: Two from Barça, one from Madrid – but who?". FourFourTwo (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  52. "How Borussia Dortmund's Mats Hummels shut out Bayern Munich's Harry Kane in Der Klassiker". Bundesliga (në anglisht). 3 prill 2024. Marrë më 8 maj 2024.
  53. "FourFourTwo's Best 100 Football Players in the World 2015: 70–61". FourFourTwo (në anglisht). 1 dhjetor 2015. Marrë më 7 janar 2016.
  54. 1 2 Tom Sunderland (22 maj 2013). "Mats Hummels: Summer Transfer Window Profile and Scouting Report" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 8 maj 2024.
  55. Clark Whitney (15 qershor 2012). "Hummels is like Beckenbauer, says Thon" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 7 janar 2016.
  56. Jen Evelyn (9 maj 2013). "Barcelona's summer decision: Mats Hummels or Thiago Silva?". insidespanishfootball.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 7 janar 2016.
  57. "Watch: Mats Hummels, soccer's best quarterback". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  58. Garry Hayes (27 mars 2016). "Scouting Chelsea Transfer Target Mats Hummels" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 8 maj 2024.
  59. Stuart James (8 maj 2024). "In praise of Mats Hummels, Borussia Dortmund's born leader and complete defender" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 8 maj 2024.
  60. "Hummels fighting fit; Gündogan injury fears allayed". Bundesliga (në anglisht). 25 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2024. Marrë më 8 maj 2024.
  61. "Bayern Munich sack Mats Hummels' father" (në anglisht). Goal.com. 30 mars 2012. Marrë më 7 qershor 2012.
  62. "Mats Hummels' girlfriend voted WAG of the Year in Germany" (në anglisht). Inside World Soccer. Marrë më 28 maj 2013.
  63. "Fußball-Weltmeister: Mats Hummels und Cathy Fischer haben geheiratet". Der Spiegel (në gjermanisht). 15 qershor 2015. Marrë më 15 qershor 2015.
  64. "Mats Hummels reportedly divorcing wife to date a 20-year-old who asked Haaland to 'marry her'". Tribuna (në anglisht). 13 gusht 2021. Marrë më 10 maj 2024.
  65. "Mats Hummels". Soccerway (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  66. "Mats Hummels". World Football (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  67. 1 2 "Mats Hummels". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
  68. 1 2 3 4 "Mats Hummels". Transfermarkt (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2024. Marrë më 11 maj 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]