Achraf Hakimi
Hakimi me Marokun në FIFA Kupën e Botës 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Achraf Hakimi Mouh[1] | ||
Datëlindja | [2] | 4 nëntor 1998||
Vendlindja | Madrid, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës, anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Paris Saint-Germain | ||
Numri | 2 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2006 | Ofigevi | ||
2006–2016 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2016–2017 | Real Madrid Castilla | 28 | (1) |
2017–2020 | Real Madrid | 9 | (2) |
2018–2020 | → Borussia Dortmund (huazim) | 54 | (7) |
2020–2021 | Internazionale | 37 | (7) |
2021– | Paris Saint-Germain | 20 | (3) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2016 | Maroku U20 | 2 | (0) |
2016 | Maroku U23 | 2 | (0) |
2016– | Maroku | 46 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 shkurt 2022 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 janar 2022 |
Achraf Hakimi Mouh (Arabisht: [أشرف حكيمي موح]; lindur më 4 nëntor 1998) është një futbollist profesionist marokien i cili luan si mbrojtës për klubin francez Paris Saint-Germain dhe kombëtaren marokiene. Përveç rolit të mbrojtësit të djathtë, ai mund të luajë si dhe anësor i avancuar në krahun e majtë.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hakimi lindi në Madrid të Spanjës nga prindër marokien. Ai u bashkua me akademinë e Real Madridit në vitin 2006 në moshën tetë vjeç nga CD Colonia Ofigevi.[3][4]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi kaloi nivelet e moshave në La Fábrica, Hakimi u promovua te ekipi i rezervave në qershor 2016.[5] Pak pas kësaj, ai u thirr në ekipin e parë për turin e tyre para-sezonal në Shtetet e Bashkuara.
Hakimi bëri debutimin e tij me Los Blancos në ndeshjen e parë turnamentit veror International Champions Cup 2016, ku Reali u mposht 3–1 nga Paris Saint-Germain.[6] Ai më pas u rikthye te ekipi B, duke bërë debutimin e tij zyrtar më 20 gusht 2016 në fitoren 3–2 në shtëpi ndaj Real Sociedad B në Segunda División B, duke e nisur ndeshjen si titullar.[7]
Hakimi shënoi golin e parë si profesionist më 25 shtator në barazimin 1–1 ndaj CF Fuenlabrada.[8] Ai e mbylli sezonin e tij të parë me 28 ndeshje (26 si titullar dhe 2305 minuta), me Castillan që e mbylli kampionatin në vendin e 11të. Në përfundim të sezonit, ai ishte ende i ri për të luajtur me ekipin e të rinjëve në finalen e Copa del Rey Juvenil 2017.
Më 19 gusht 2017, Hakimi u rikthye në ekipin e parë si një rezervë e Dani Carvajal dhe Nacho, duke marrë fanellën me numrin 19.[9] Ai debutoi zyrtarisht më 1 tetor, duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 ndaj RCD Espanyol në La Liga.[10] Goli i tij i parë në La Liga erdhi më 9 dhjetor 2017 në fitoren 5–0 kundër Seviljes.[11] Në Ligën e Kampioneve të sezonit 2017–18, Hakimi luajti dy ndeshje me Real Madridin që fitoi titullin e tretë rresht dhe të 13tin gjithsej.[12] Edhe pse nuk ishte pjesë e ekipit në ndeshjen finale, ai sërisht mori medalen e fituesit dhe u bë marokieni i parë që fiton këtë kompeticion.[13]
Huazimi te Borussia Dortmund
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 korrik 2018, Borussia Dortmund njoftoi transferimin e Hakimit në një huazim dy-vjeçar.[14][15] Ai shënoi golin e parë me klubin e ri më 27 shtator në fitoren madhore 7–0 kundër 1. FC Nürnberg në Bundesligë.[16] Më 24 tetor, në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve me ekipin, Hakimi prodhoi tre asiste për herë të në karrierë në një fitore 4–0 kundër spanjollëve të Atlético Madrid.[17]
Më 2 tetor 2019, Hakimi shënoi dy golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Slavia Prague.[18] Ai shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren me përmbysje 3–2 ndaj Interit në Westfalenstadion.[19]
Në shkurt 2020, ai vendosi një rekord të ri shpejtësie në Bundesligë kur ai kapi shpejtësinë 36.5 km/h (22.67 mph) në një ndeshje ndaj 1. FC Union Berlin, duke thyer rekordin 36.2 km/h (22.5 mph) që ai kishte vendosur tre muaj më parë në një ndeshje kundër RB Leipzig.[20]
Më 31 maj 2020, Hakimi shënoi në fitoren 6–1 të Dortmundit kundër SC Paderborn. Pasi shënoi golin, ai hoqi fanellën e tij për të zbuluar me bluze me shkrimin "Justice for George Floyd" (Drejtësi për George Floyd), një person me ngjyrë që u vra nga policia një javë më parë.[21] Shoku i tij, Jadon Sancho, shpalosi të njëjtin mesazh pasi shënoi gjithashtu.[22]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 korrik 2020, Inter njoftoi transferimin e Hakimit në një kontratë pesë-vjeçare, duke paguar një shifër të raportuar prej 40 milion €.[23][24] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 26 shtator në ndeshjen hapëse të Interit në Serie A kundër Fiorentinës; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe asistoi golin e Lukakut, me Interin që fitoi 4–3 në San Siro.[25] Katër ditë më pas, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Hakimi asistoi një tjetër gol të Lukakut vetëm 28 sekonda pas fillimit të ndeshjes si dhe shënoi golin e parë me klubin e ri në fund të pjesës së parë, me Interin që regjistroi një fitore 5–2 kundër Beneventos në Stadio Ciro Vigorito.[26]
Paris Saint-Germain
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 korrik 2021, Hakimi firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Paris Saint-Germain.[27] Sipas The Guardian, klubi francez pagoi 60 milion € për kartonin e tij si dhe 11 milion € të tjera në formë bonusesh.[28] Hakimi bëri debutimin e tij në Ligue 1 më 7 gusht duke luajtur 90 minuta të plota kundër Troyes, të cilës i shënoi në minutën e 19të.[29] Më 24 gusht, ai mori kartonin e kuq të parë në karrierë në barazimin pa gola në Le Classique kundër Marsejës.[30] Pas rikthimit nga pezullimi, Hakimi shënoi një dopietë në fitoren 2–1 kundër Metz.[31] Në sezonin e tij të parë në Francë, Hakimi fitoi titullin e Ligue 1, duke kontribuar me 34 ndeshje dhe 4 gola.[32]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi luajti me ekipet nën-17 dhe nën-20,[33] Hakimi bëri debutimin e tij me kombëtaren nën-23 më 5 qershor 2016 në fitoren 1–0 në miqësoren ndaj Kamerunit.[34]
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hakimi bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 11 tetor 2016, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Fouad Chafik në fitoren 4–0 kundër Kanadasë.[35] Goli i tij i parë erdhi më 1 shtator 2017 në fitoren tenistike 6–0 kundër Malit.[36]
Në maj 2018, ai ishte pjesë e listës paraprake të Marokut për FIFA Kupën e Botës 2018 në Rusi, kurse më 4 qershor ishte pjesë e listës përfundimtare me 23 lojtarë.[37][38]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kohës së tij te Dortmundi, Hakimi u përshkrua si një mbrojtës i shpejtë, dinamik dhe i fortë i cili ishte taktikisht dhe teknikisht i aftë të jepte topa të gjatë të saktë nga mbrojtja. Përveç këtij pozicioni, Hakimi mund të luajë edhe si anësor.[39]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hakimi është i martuar me aktoren spanjolle Hiba Abouk; ajo është me origjinë tuniziane dhe libiane.[40] Fëmia i tyre i parë, një djal, lindi në vitin 2020.[40][41]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 1 tetor 2020[42]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Real Madrid Castilla | 2016–17 | Segunda División B | 28 | 1 | — | — | — | 28 | 1 | |||
Real Madrid | 2017–18 | La Liga | 9 | 2 | 5 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 17 | 2 |
Borussia Dortmund (huazim) | 2018–19 | Bundesliga | 21 | 2 | 2 | 1 | 5 | 0 | — | 28 | 3 | |
2019–20 | 33 | 5 | 3 | 0 | 8 | 4 | 1 | 0 | 45 | 9 | ||
Gjithsej | 54 | 7 | 5 | 1 | 13 | 4 | 1 | 0 | 73 | 12 | ||
Internazionale | 2020–21 | Serie A | 2 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 2 | 1 | |
Gjithsej karriera | 93 | 11 | 10 | 1 | 15 | 4 | 2 | 0 | 120 | 16 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 19 nëntor 2019[43]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Maroku | 2016 | 1 | 0 |
2017 | 5 | 1 | |
2018 | 12 | 0 | |
2019 | 10 | 1 | |
Gjithsej | 28 | 2 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 19 nëntor 2019. Rezultatet e Marokut të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hakimi.[43]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 1 shtator 2017 | Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat, Marok | 2 | Mali | 4–0 | 6–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
2 | 19 nëntor 2019 | Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura, Burundi | 28 | Burundi | 3–0 | 3–0 | Kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane 2021 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Real Madrid Castilla[42]
- Real Madrid[42]
- Borussia Dortmund[42]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fillestari i Muajit i Bundesligës: shtator 2018, nëntor 2018[44]
- CAF Lojtari i Ri i Vitit: 2018,[45] 2019[46]
- CAF Ekipi i Vitit: 2019[46]
- Formacioni i Talentëve të UEFA Ligës së Kampioneve: 2019[47]
- Globe Soccer Awards Lojtari më i Mirë i Ri Arab i Vitit: 2019[48]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Censo Electoral Transitorio Futbolistas mayores de 18 años" [Çensusi i futbollistëve mbi-18] (në spanjisht). FFMadrid. 23 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "FIFA Club World Cup UAE 2017: List of players: Real Madrid CF" [FIFA Kupa e Botës për Klube EBA 2017: Lista e lojtarëve: Real Madrid CF] (PDF) (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2017. Marrë më 23 dhjetor 2017.
- ^ "Achraf Hakimi, la pépite marocaine qui affole le Real Madrid" [Achraf Hakimi, perla marokiene që magjepsi Real Madridin] (në frëngjisht). Foot Mercato. 23 mars 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Achraf Hakimi is the future Dani Carvajal" [Achraf Hakimi është Dani Carvajal i ardhshëm]. Marca (në anglisht). 24 janar 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Los tres primeros 'fichajes' del Castilla: Achraf, Óscar y Rivero" [Tre 'blerjet' e para të Castillas: Achraf, Óscar dhe Rivero]. OK Diario (në spanjisht). 14 qershor 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Cuatro canteranos debutaron con el primer equipo del Real Madrid" [Katër lojtarë të të rinjëve debutuan me ekipin e parë të Real Madridit]. Libertad Digital (në spanjisht). 28 korrik 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "3–2: Espectacular remontada del Castilla en el último minuto" [3–2: Kthim spektakolar në minutën e fundit nga Castilla] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 20 gusht 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "1–1: Achraf da un punto al Castilla en Fuenlabrada" [1–1: Achraf i jepë një pikë Castillas në Fuenlabrada] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 25 shtator 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Achraf Hakimi se quedará con ficha del primer equipo blanco" [Achraf Hakimi do të qëndrojë me një vend në ekipin e parë të blancos]. Diario AS (në spanjisht). 19 gusht 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Isco double fuels Real Madrid to first home La Liga victory" [Dopieta e Iscos i jep Real Madridit fitoren e parë në shtëpi në La Liga] (në anglisht). ESPN FC. 1 tetor 2017. Marrë më 4 tetor 2017.
- ^ Oluwashina Okeleji (10 dhjetor 2017). "Hakimi only sixth African player to score for Real Madrid" [Hakimi lojtari i gjashtë afrikan që shënon për Real Madridin] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 10 dhjetor 2017.
- ^ "Europa i nënshtrohet Real Madrid, mposhtin Liverpool dhe fitojnë "Championsin" e 3 radhazi (Video)". BalkanWeb.com. 26 maj 2018. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Achraf Hakimi Becomes First Moroccan Footballer to Win Champions League" [Achraf Hakimi bëhet futbollisti i parë marokien që fiton Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Morocco World News. 26 maj 2018. Marrë më 25 tetor 2018.
- ^ "Borussia Dortmund sign Achraf Hakimi on loan" [Borussia Dortmund firmos me Achraf Hakimin në huazim] (në anglisht). Borussia Dortmund. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2021. Marrë më 11 korrik 2018.
- ^ "Official Announcement: Achraf" [Njoftim zyrtar: Achraf] (në anglisht). Real Madrid C.F. Marrë më 11 korrik 2018.
- ^ "Marco Reus stars as breathtaking Borussia Dortmund put seven past Nuremberg" [Marco Reus shkëlqen, Borussia Dortmund i shënon shtatë Nurembergut] (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2019. Marrë më 29 shtator 2018.
- ^ "Dortmund 4–0 Atletico" (në anglisht). UEFA. 24 tetor 2018. Marrë më 26 tetor 2018.
- ^ "Visitors ease to victory in Prague" [Vizitorët fitojnë me lehtësi në Pragë] (në anglisht). UEFA. 2 tetor 2019. Marrë më 31 maj 2020.
- ^ "Achraf Hakimi-inspired Borussia Dortmund pull off remarkable comeback to beat Inter Milan" [Borussia Dortmund e frymëzuar nga Achraf Hakimi arrin një përmbysje të jashtëzakonshme për të mposhtur Interin] (në anglisht). Bundesliga. 5 nëntor 2019. Marrë më 10 shtator 2020.
- ^ "Achraf sets Bundesliga speed record" [Achraf vendos rekordin e shpejtsisë në Bundesligë]. Managing Madrid (në anglisht). 29 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
- ^ "SC Paderborn 1–6 Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
- ^ "Thuram, Sancho and Hakimi lead Bundesliga protests amid ongoing unrest in U.S." [Thuram, Sancho dhe Hakimi udhëheqin protestat e Bundesligës mes trazirave të vazhdueshme në Shba] (në anglisht). Goal.com. 31 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
- ^ "Achraf Hakimi joins Inter" [Achraf Hakimi i bashkohet Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 2 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2021. Marrë më 2 korrik 2020.
- ^ "Inter complete €40m Hakimi signing as full-back leaves Real Madrid" [Inter kompleton blerjen 40 milion € të Hakimit, mbrojtësi largohet nga Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ "VIDEO/ Interi fiton me sakrifica në 120 sekonda, dueli i çmendur me Fiorentinën përfundon me 7 gola". Panorama Sport. 26 shtator 2020. Marrë më 27 shtator 2020.
- ^ "VIDEO/ Triumf me "manita", Interi nuk fal në transfertë ndaj Beneventos. Specia merr fitoren e parë". Panorama Sport. 30 shtator 2020. Marrë më 1 tetor 2020.
- ^ "Achraf Hakimi signs for Paris Saint-Germain" (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 6 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
- ^ Fabrizio Romano (6 korrik 2021). "PSG sign full-back Achraf Hakimi with Ramos and Donnarumma set to follow". The Guardian (në anglisht). Londër. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
- ^ "Troyes V Paris Saint-Germain" (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 7 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2021. Marrë më 7 gusht 2021.
- ^ "PSG's Hakimi receives first Ligue 1 red in Marseille draw". Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2021. Marrë më 26 tetor 2021.
- ^ "Hakimi double saves PSG at Metz to stretch perfect Ligue 1 start". Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2022. Marrë më 7 mars 2022.
- ^ Luke Bosher; Jacob Whitehead. "PSG crowned Ligue 1 champions after draw against Lens". The Athletic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2023. Marrë më 2023-02-27.
- ^ "Achraf Hakimi, une première en grandes pompes" [Achraf Hakimi, një lojtar me të ardhme të madhe]. Le360 Sport (në frëngjisht). 2 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Rapport de match: Maroc Olympique 1–0 Cameroun Olympique" [Raporti i ndeshjes: Maroku Olimpik 1–0 Kameruni Olimpik] (në frëngjisht). Mountakhab.net. 5 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Achraf Hakimi becomes Real Madrid's first Moroccan international" [Achraf Hakimi bëhet lojtari i parë ndërkombëtar marokien i Real Madridit]. Marca (në anglisht). Spanjë. 12 tetor 2016. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "Real Madrid's Achraf scores on his competitive Morocco debut" [Achrafi i Real Madridit shënon në debutimin e tij kompetitiv me Marokun]. Marca (në anglisht). Spanjë. 2 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ "World Cup 2018: Morocco announce preliminary 26-man squad" [Kupa e Botës 2018: Maroku njofton ekipin paraprak me 26 lojtarë]. talkSPORT (në anglisht). Wireless Group Limited. 18 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2019. Marrë më 10 qershor 2018.
- ^ "Coupe du monde 2018: liste finale des vingt trois Lions de l'Atlas" [Kupa e Botës 2018: lista finale e 23 lojtarëve të Atlas] (në frëngjisht). Federata Mbretërore Marokiene e Futbollit. 4 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 4 qershor 2018.
- ^ "Achraf" (në anglisht). Real Madrid C.F. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2017. Marrë më 6 shtator 2017.
- ^ a b "Achraf Hakimi: 10 things on Borussia Dortmund's high-flying Real Madrid loanee" [Achraf Hakimi: 10 gjëra rreth lojtarit të Dortmundit i huazuar nga Real Madridi] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Borussia Dortmund's Hakimi returns to Madrid for birth of first child" [Hakimi i Borussia Dortmundit rikthehet në Madrid për lindjen e djalit të parë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ a b c d "Achraf Hakimi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 shtator 2018.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Achraf Hakimi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 4 shtator 2017.
- ^ "BUNDESLIGA ROOKIE AWARD" [Çmimi i fillestarit të Bundesligës] (në anglisht). Bundesliga. nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2019. Marrë më 25 janar 2020.
- ^ "Achraf Hakimi named 2018 African Youth Player of the Year" [Achraf Hakimi emërohet Lojtari i Ri Afrikan i Vitit 2018] (në anglisht). Onefootball. 8 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2020. Marrë më 8 janar 2019.
- ^ a b "Mane, Oshoala named African Footballers of 2019 at CAF Awards" [Mane, Oshoala emërohen Futbollistët Afrikan të vitit 2019 në çmimet CAF]. CAFOnline.com (në anglisht). CAF. 7 janar 2020. Marrë më 7 janar 2020.
- ^ "Champions League breakthrough team of 2019" (në anglisht). UEFA. 30 dhjetor 2019. Marrë më 25 janar 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Achraf Hakimi - Best Young Arab Player of the Year" [Achraf Hakimi - Lojtari më i Mirë i Ri Arab i Vitit]. globesoccer.com (në anglisht). Globe Soccer Awards. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2019. Marrë më 30 dhjetor 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Achraf Hakimi Arkivuar 21 shtator 2020 tek Wayback Machine te inter.it
- Achraf Hakimi Arkivuar 15 maj 2020 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Achraf Hakimi – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Achraf Hakimi te World Football
- Achraf Hakimi te Football Database
- Lindje 1998
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë marokienë
- Futbollistë në kombëtaren marokiene
- Futbollistë në Real Madrid Castilla
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Borussia Dortmund
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve