Jump to content

A.S. Roma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga AS Roma)
Roma
Emri i plotëAssociazione Sportiva Roma S.p.A.
Pseudonimi(et)I Giallorossi
La Lupa
La Magica
Themeluar7 qershor 1927; 97 vite më parë (1927-06-07)
StadiumiStadio Olimpico
Kapaciteti70,634[1]
PronariShtetet e Bashkuara të Amerikës NEEP Roma Holding S.p.A. (79.04%)[2]
MenaxheriJosé Mourinho
LigaSerie A
2018-19Vend 6
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Associazione Sportiva Roma, njohur zakonisht si Roma, është një klub profesionist futbollistik me seli në Romë.

1927–1934: Themelimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A.S. Roma u themelua në verën e vitit 1927 kur Italo Foschi[3] ishte iniciatori i bashkimit të tre klubeve të vjetra të Kampionatit Italian të Futbollit nga qyteti Romës: Roman FC, SS Alba-Audace and Fortitudo-Pro Roma SGS.[3] Qëllimi i bashkimit ishte që t'i jepte kryeqytetit një klub të fortë dhe konkurues për të rivalizuar klubet dominuese të Italisë Veriore.[3] I vetmi klub madhor i kryeqytetit që i rezistoi bashkimit ishte S.S. Lazio për shkak të ndëryrjes së gjeneralit të ushtrisë Vaccaro, i cili ishte anëtar i klubit dhe një funksionar i Federatës Italiane të Futbollit. Klubi i luajti sezonet e para në stadiumin Motovelodromo Appio,[4] para se të kalonin në rrugët Testaccio të klasës puntore ku ishte e ndërtuar një fushë me emrin Campo Testaccio; ajo u hap në nëntor 1929.[5] Roma la një gjurmë të madhe në kampionatin e sezonit 1930–31, ku ata përfunduan në vendin e dytë mbrapa Juventusit.[6] Kapiteni Attilio Ferraris, sëbashku me Guido Masetti, Fulvio Bernardini dhe Rodolfo Volk, ishin lojtarët më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe.[7]

1935–1969: Titulli i parë dhe rënja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një rënje në kampionat dhe largimit të disa lojtarëve kyç, Roma u rindërtua dhe solli në ekip disa golashënues si argjentinasin Enrique Guaita.[8] Nën drejtimin e trajnerit Luigi Barbesino, klubi kryeqytetas iu afrua titullit të parë në sezonin 1935–36, duke e humbur atë për vetëm një pikë ndaj Bolonjës.[9]

Roma më pas u rikthye në formë pas ulje-ngritjeve në vitet 1930'. Ata regjistuan një triumf surprizë në sezonin 1941–42 duke fituar Scudetton e parë në histori.[10] 18 golat e shënuar nga sulmuesi kryeqytetas Amedeo Amadei ishin vendimtar për ekipin e drejtuar nga Alfréd Schaffer për të fituar kampionatin. Në atë kohë, Italia mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe Roma luante në Stadio del Partito Nazionale Fascista.[11]

Disa vite pas përfundimit të luftës, Roma nuk mundi dot të përsëriste suksesin në kampionat. Ekipi përfundoi në pjesën e poshtme të renditjes për pesë sezone me rradhë. Ata arritën fundit duke u rrëzuar për herë të parë në Serie Bsezonin 1950–51,[6][12] gati një dekadë pas fitimit të kampionatit. Megjithatë, klubi u rikuperua shpejtë dhe siguroi ngjitjen pas vetëm një sezoni, kjo edhe fal trajnerit Giuseppe Viani, i cili në të ardhmen do të drejtonte edhe kombëtaren italiane.[13]

Pas rikthimit në Serie A, Roma sërisht u bë një klub i fuqishëm me lojtarë si Egisto Pandolfini, Dino Da Costa dhe Dane Helge Bronée.[6] Rezultati i tyre më i mirë u arrit në sezonin 1954–55 nën drejtimin e trajnerit anglez Jesse Carver, që udhëhoqi ekipin në një vend të dytë mbrapa Udinese, e cila në fillim ishte rrëzuar nga kategoria për shkak korrupsioni.[6] Pavarësisht se Roma nuk i kapi dot katër vendet e para të renditjes në dekadën e ardhshme, ata gjithsesi patën sukses në kupë. Trofeu i parë jashtë Italisë u arrit në sezonin 1960–61, ku ekipi fitoi Kupën e Panairit duke mposhtur në finale ekipin anglez Birmingham City 4–2 në finale.[14] Disa vite më pas, Roma fitoi Coppa Italia për herë të parë në histori, duke mposhtur Torinon 1–0 në finalen e sezonit 1963–64.[15]

Pika më e ulët për klubin erdhi gjatë sezonit 1964–65 ku trajneri Juan Carlos Lorenzo deklaroi se klubi nuk kishte para për të paguar lojtarët dhe për të udhëtuar në Vicenza për ndeshjen e rradhës. Megjithatë, tifozët kontribuan duke mbledhur fonde në teatrin Sinistre dhe falimentimi u shmang nga presidenti i ri Franco Evangelisti.

Roma fitoi Coppa Italian për herë të dytë në sezonin 1968–69, ku konkuroi në një sistem të ngjashëm me kampionatin.[15] Giacomo Losi vendoi rekordin e ri të ndeshjeve me Romën në vitin 1969 me 450 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një rekord që zgjati për 38 vite.[16]

1970–1998: Një periudhë me ulje-ngritje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roma fitoi një tjetër trofe në vitin 1972, Kupën Ango-Italiane, duke mposhtur në finale Blackpool me rezultatin 3–1.[17] Gjatë viteve 1970', rezultatet e Romës në pjesën e sipërme të renditjes në Serie A ishin të pakta. Rezultati më i mirë që ekipi arriti në këtë dekadë ishte vendi i tretë në sezonin 1974–75.[18] Lojtarët që spikatën gjatë kësaj periudhe ishin mesfushorët Giancarlo De Sisti dhe Francesco Rocca.

Redaktuar më 1 shtator 2022[19]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Portugalia Pt Rui Patrício
2 Holanda Mb Rick Karsdorp
3 Brazil Mb Roger Ibañez
4 Italia Mf Bryan Cristante (3rd captain)
6 Anglia Mb Chris Smalling
7 Italia Mf Lorenzo Pellegrini (captain)
8 Serbia Mf Nemanja Matić
9 Anglia Sm Tammy Abraham
11 Italia Sm Andrea Belotti
14 Uzbekistani Sm Eldor Shomurodov
17 Uruguaji Mb Matías Viña
19 Turqia Mb Zeki Çelik
20 Guinea Mf Mady Camara (në huazim nga Olympiacos)
21 Argjentina Sm Paulo Dybala
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
22 Italia Mf Nicolò Zaniolo
23 Italia Mb Gianluca Mancini (vice-captain)
24 Shqipëria Mb Marash Kumbulla
25 Holanda Mf Georginio Wijnaldum (në huazim nga Paris Saint-Germain)
37 Italia Mb Leonardo Spinazzola
52 Italia Mf Edoardo Bove
55 The Gambia Mf Ebrima Darboe
59 Polonia Mf Nicola Zalewski
63 Italia Pt Pietro Boer
65 Italia Mf Filippo Tripi
92 Italia Sm Stephan El Shaarawy
99 Serbia Pt Mile Svilar
  1. ^ "Stadi Serie A 2015–2016" [Stadiumet e Serie A 2015–2016] (PDF) (në italisht). Osservatorio Sport. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 shtator 2015.
  2. ^ "Neep Roma Holding S.P.A.: Private Company Information – Bloomberg" (në anglisht). Bloomberg L.P. Marrë më 3 nëntor 2019.
  3. ^ a b c "La Storia" [Historia]. asroma.it (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2007.
  4. ^ "A.S. Roma" (në italisht). AlbionRoad.com. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2008. Marrë më 22 mars 2019.
  5. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Testaccio
  6. ^ a b c d Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura liga
  7. ^ "Attilio Ferraris" (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  8. ^ "Tutti i calciatori dell'A.S. Roma" [Të gjithë lojtarët e Romës] (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  9. ^ "1935–'36: Io Faccio I Gol Non La Guerra!" [1935–'36: Unë bëj gola jo luftë!] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  10. ^ "Campionato 1941–42 – Roma campione d'Italia" [Kampionati 1941–42 – Roma kampione e Italisë] (në italisht). ASRTalenti. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  11. ^ "I Campi da Gioco" [Fusha e lojës] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2007. Marrë më 22 mars 2019.
  12. ^ "Italy 1951–52 – Serie B" [Italia 1951–52 – Serie B] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2007.
  13. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura trajnerët
  14. ^ "Inter-Cities Fairs Cup 1960–61" [Kupa e Panairit 1960–61] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Marrë më 15 prill 2019.
  15. ^ a b "TIM Cup – Coppa Italia" (në italisht). Vilacom Sports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 15 prill 2019.
  16. ^ "Rekordok, statisztikák" [Rekordet, statistikat] (në polonisht). ASRoma Hunsports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2007. Marrë më 15 prill 2019.
  17. ^ "Anglo-Italian Cup 1972" [Kupa Ango-Italiane 1972] (në anglisht). RSSSF. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014. Marrë më 21 shkurt 2020.
  18. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura league
  19. ^ "Players" [Lojtarët] (në anglisht). A.S. Roma. 14 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2015. Marrë më 14 gusht 2015. Arkivuar 7 tetor 2015 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]