Sami Khedira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sami Khedira
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSami Khedira
Datëlindja (1987-04-04) 4 prill 1987 (36 vjeç)
VendlindjaStuttgart, Gjermania Perëndimore
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Juventus
Numri6
Karriera me të rinjtë
0–1995TV Oeffingen
1995–2004VfB Stuttgart
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2006VfB Stuttgart II21(1)
2006–2010VfB Stuttgart98(14)
2010–2015Real Madrid102(6)
2015–Juventus86(21)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004Gjermania U1710(2)
2007–2009Gjermania U2115(5)
2009–Gjermania77(7)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 15 shkurt 2019
‡ National team caps and goals correct as of 16:19, 27 qershor 2018 (UTC)

Sami Khedira (Gjermanisht: [ˈsaːmiː xeˈdiːʁaː]; lindur më 4 prill 1987) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor për klubin italian Juventus dhe kombëtaren gjermane.

Khedira lëvizi te Real Madridi në vitin 2010 nga VfB Stuttgart. Ai konsiderohet si një mesfushor dinamik me "aftësi të përsosura ajrore", i cili mund të mbulojë hapësira të mëdha, rifitojë topin dhe shpejtë t'i bashkohet ekipit në sulm me fuqinë e tij mesatare të goditëse.[1]

Karriera në klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Khedira feston fitoren e Bundesligës me VfB Stuttgart në sezonin 2007

VfB Stuttgart[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para se të bashkohet me ekipin e të rinjëve të VfB Stuttgart në 1995, ai ka luajtur në TV Oeffingen. Në muajin e parë të sezonit 2006–07, ai u thirr në ekipin kryesor të VfB Stuttgart që konkuron në Bundesliga, nga menaxheri i ekipit Armin Veh. Debutimi i i tij ishte më 1 tetor 2006 kundër Hertha BSC. Ai shënoj dy golat e tij të parë më 29 tetor, në ndeshjen kundër Schalke 04. Më 29 janar 2007 ai nënshkroj kontratë me ekipin profesionist të VfB Stuttgart, e vlefshme deri më qershor 2009 [2].

Më 9 korrik 20008 ai e vazhdoj kontratën deri në verën e vitit 2011 [3].

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 korrik 2010 Khedira u transferua te Real Madrid për një shumë të pacaktuar.[4][5]

Khedira veshi fanellën me numër 24, ndërsa nga sezoni 2011–2012 i La Liga-s ai e ndëroj, dhe mban numrin 6. Khedira bëri debutimin e tij për Real Madrid më 13 gusht 2010 në ndeshjen miqësore kundër FC Bayern Munich, të cilën Real Madrid e fitoj 4–2 në penallti. Kjo rezultoj në fitimin e Franz-Beckenbauer-Cup nga Real Madrid-i. Debutimi në ligë ishte në 29 gusht, në barazimin 0–0 kundër Mallorca [6]. Më 20 prill 2011, ai fitoj titullin e parë me Real Madrid: 2011 Copa del Rey Final, Copa del Rey Spanjolle, kundër ekipit të FC Barcelona-s. Më 3 gusht 2011, Ai shënoj golin e tij të parë për Real Madrid gjatë pergatitjes parasezonale kindër Guangzhou Evergrande. Ai shënoj glin e tij të parë në garat konkuruese për Real Madrid në Champions League, më 18 tetor 2011 kundër Olympique Lyonnais. Ai gjithashtu shënoj golin e tij të parë në Copa del Rey kundër Málaga CF në fitoren 3–2 në shtëpi, ku Real Madrid në fillim ishte në disavantazhin e dy golave. Khedira Gjithashtu ka shënuar golin e parë zyrtar në ligë kundër RCD Español në fitoren e thellë 5–0 të të "bardhëve".

Më 21 prill 2012, Khedira shënoj golin e dytë në ligë, në El Clásicon kundër rivalit FC Barcelona. Goli ishte i 108 në ligë për Real Madrid në këtë sezon, duke thyer rekordin e mëparshëm të La Liga me 107 gola, gjithashtu i vendosur nga Real Madrid në sezonin 1989–90 [7].

Juventus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 9 qershor 2015, klubi italian Juventus lajmëroi se Khedira kishte firmosur një kontratë katër-vjeçare si transferim i lirë.[8]

Më 1 gusht, ai u nxorr me barrelë pas vetëm 25 minutash të ndeshjes miqësore para-sezonale kundër Marseille me një dëmtim mbrapa gjurit; ky dëmtim bëri që ai të humbiste ndeshjen për trofeun Supercoppa Italiana kundër Lazios.[9] Dy ditë më pas, Juventus konfirmoi se Khedira kishte tërhequr muskulin e kofshës së djathtë, dhe se koha e rikuperimit do të ishte përafërsisht dy muaj.[10] Ai u rikthye në aksion se debutoi zyrtarisht më 30 shtator në një ndeshje të luajtur si titullar kundër Seviljes që u fitua 2–0; ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[11][12] Më 4 tetor, Khedira bëri debutimin e tij në Serie A në një ndeshje ndaj Bolonjës, duke shënuar gol në minutën e 63të, çka ndihmoi Juventusin të fitonte 3–1 në shtëpi.[13]

Më 20 mars 2016, Khedira shënoi golin e katërt në kampionat në fitoren 4–1 ndaj TorinosDerby della Mole, por gjithashtu mori edhe një karton të kuq direkt.[14]

Më 20 gusht 2016, Khedira hapi sezonin 2016–17 të Serie A me një gol në fitoren 2–1 ndaj Fiorentinës.[15][16] Një javë më pas, Khedira shënoi golin e vetëm të takimit ndaj LaziosStadio Olimpico.[17]

Më 22 tetor 2017, Khedira shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 6–2 si vizitor ndaj Udineses.[18][19]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Khedira duke luajtur për ekipin kombëtar të futbollit

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stuttgart[20]
Real Madrid[20]
Juventus[20]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjermania U21
Gjermania[20]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Sami Khedira". Real Madrid C.F. Marrë më 3 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Origins are Irrelevant in Football – Portrait of Sami Khedira". Qantara.de. 21 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2010. Marrë më 19 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Khedira signs until 2011". VfB Stuttgart. 9 korrik 2008. Marrë më 9 korrik 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Terms agreed with Real Madrid" [Arrihen kushtet me Real Madridin] (në anglisht). VfB Stuttgart. 30 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2014. Marrë më 30 korrik 2010.
  5. ^ "Comunicado Oficial: Sami Khedira, nuevo jugador del Real Madrid" [Komunikatë zyrtare: Sami Khedira, lojtari i ri i Real Madridit] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 30 korrik 2010. Marrë më 30 korrik 2010.
  6. ^ "Report: Mallorca v Real Madrid". ESPN Soccernet. 30 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 30 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Hayward, Ben (21 prill 2012). "Real Madrid breaks all-time Liga goals record with Sami Khedira's Clasico strike against Barcelona". Goal.com. Marrë më 23 prill 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Zyrtare, Khedira te Juve. Mesfushori firmos kontratë 4-vjeçare". Top-Channel.tv. 9 qershor 2015. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Konfirmon Allegri: Khedira nuk luan ndaj Lazios". Telegrafi.com. 1 gusht 2015. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Ergi Lubani (3 gusht 2015). "Sami Khedira rrezikon dy muaj "stop"!". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Juve nuk zhgënjen ndaj Seviljes, Ronaldo 500 gola në karrierë". Koha Jonë. 30 shtator 2015. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  12. ^ "Liga e Kampionëve/ Juventus me tjetër fytyrë në Europë, ja rezultatet e të mërkurës". Panorama Sport. 30 shtator 2015. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Denis Hakanaj (4 tetor 2015). "Morata super, Juventusi zhbllokohet në shtëpi". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Juventusi fiton derbin, Buffon thyen rekordin". Top-Channel.tv. 20 mars 2016. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Higuain ia dhuron fitoren e parë Juventusit (Video)". Zëri.info. 20 gusht 2016. Marrë më 8 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Juventus e nis me fitore kampionatin". TV Klan. 20 gusht 2016. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Juventus mposht Lazion në transfertë; vendos Khedira". Koha Jonë. 27 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2019. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Juve i kthehet fitoreve në Serie A, shkatërron Udinesen (Video)". Telegrafi.com. 22 tetor 2017. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Juventusi e vërteton forcën, me një lojtar më pak e deklason Udinesen". Lajmi.net. 22 tetor 2017. Marrë më 29 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b c d "Sami Khedira" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 korrik 2014.
  21. ^ "Sami Khedira" (në gjermanisht). fussballdaten.de. Marrë më 17 korrik 2014.
  22. ^ "Der Traum ist wahr: Real gewinnt "La Décima"" (në gjermanisht). kicker.de. 24 maj 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
  23. ^ Gartenschläger, Lars (6 qershor 2013). "Khedira, Özil, Neuer – Aufstieg der Euro-Helden" (në gjermanisht). welt.de. Marrë më 17 korrik 2014.

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]