Shko te përmbajtja

Kyle Walker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kyle Walker
Walker me Tottenham Hotspur në 2013
Informacioni personal
Emri i plotë Kyle Andrew Walker[1]
Data e lindjes 28 maj 1990 (35 vjeç)
Vendi i lindjes Sheffield, Angli
Gjatësia 1.82 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Milan
(në huazim nga Manchester City)
Numri 2
Karriera me të rinjtë
1997–2008 Sheffield United
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2008–2009 Sheffield United 2 (0)
2008Northampton Town (huazim) 9 (0)
2009–2017 Tottenham Hotspur 183 (4)
2009–2010Sheffield United (huazim) 26 (0)
2010–2011Queens Park Rangers (huazim) 20 (0)
2011Aston Villa (huazim) 15 (1)
2017– Manchester City 212 (3)
2025–Milan (huazim) 8 (0)
Karriera ndërkombëtare
2009 Anglia U19 7 (0)
2010–2011 Anglia U21 7 (0)
2011– Anglia 95 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 6 prill 2025
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 24 mars 2025

Kyle Andrew Walker (lindur më 28 maj 1990) është një futbollist anglez i cili luan me klubin anglez Tottenham HotspurPremier League dhe me kombëtaren angleze si mbrojtës i djathtë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Walker u bë pjesë e akademisë së Sheffield United në moshën shtatë vjeç pasi u rekomandua nga trajneri Paul Archer në Football Unites, Racism Divides.[2][3] Ai i kaloi ekipet e moshave dhe në vitin 2008 ishte titullar i ekipit rezervë.[4] Në nëntor 2008, Walker u huazua për një muaj te Northampton TownLeague One për të fituar eksperiencë.[5][6] Ai debutoi më 15 nëntor në humbjen kundër Oldham Athletic.[7] Pas kësaj, huazimi i tij u zgjat deri në janar 2009.[8] Ai zhvilloi gjithsej nëntë ndeshje me klubin dhe u rikthye te Sheffield United.[9]

Më 13 janar 2009, Walker bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Sheffield duke u aktivizuar si titullar në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup kundër Leyton Orient.[10] Ai gjithashtu u aktivizua si titullar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, duke përfituar nga dëmtimi i disa lojtarëve titullar; ai debutoi në ndeshjen kundër Swansea City më 25 prill.[11] ]araqitjet pozitive në këto dy ndeshje bënë që Walker të ruante vendin e titullarit edhe në fazën play-off për ngjitje në Championship; ai luajti në dy ndeshjet kundër Preston North End si dhe në finalen kundër Burnley.[12][13] Duke u aktivizuar në finale, Walker u bë lojtari më i ri në historinë e Sheffield United që luante një ndeshje në Wembley Stadium.[14]

Tottenham Hotspur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2009–2011: Transferimi dhe huazimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 korrik 2009, Walker u largua nga Sheffield United për t'u bashkuar me Tottenham Hotspur sëbashku me mbrojtësin tjetër Kyle Naughton për shifrën e kombinuar 9 milion £; megjithatë, ai u huazua menjëherë te Sheffield United për sezonin 2009–10 si pjesë e marrëveshjes.[15] Gjatë kohës së tij te Sheffield, Walker ishte titullar i rregullt në krahun e djathtë të mbrojtjes. Më 1 shkurt 2010, Walker u rikthye te Tottenhami me kërkesë të klubit pas huazimit të Alan Hutton te Sunderland.[16] Walker debutoi me Tottenhamin më 27 mars në fitoren 2–0 kundër Portsmouthit si dhe luajti edhe një ndeshje tjetër deri në përfundim të sezonit.[17]

Në nisjen e sezonit të ri, Walker u huazua për një muaj te Queens Park Rangers për shkak të mungesave që ekipi kishte në krahun e djathtë tē mbrojtjes.[18] Në tetor, huazimi i tij u shty deri më 3 janar 2011.[19]

Pas rikthimit nga QPR, Walker u huazua te Aston Villa në Premier Ligë deri në përfundim të sezonit 2010–11.[20] Ai shënoi brënda nëntë minutash në debutimin e tij kundër ish klubit të tij Sheffield United në raundin e tretë të FA Cup.[21] Më 5 shkurt, Walker shënoi golin e parë në Premier Ligë me një gjuajtje nga distanca në barazimin 2–2 kundër Fulhamit.[22] Ai e mbylli qëndrimin e tij te Villa me 18 ndeshje dhe 2 gola, duke u rikthyer te Tottenhami.[23]

2011–2017: Transformimi në një mbrojtjës elitar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas largimit nga Villa Park, Walker shprehu dëshirën për t'u rikthyer te Aston Villa pasi mundësitë e tij te Tottenhami ishin të kufizuara.[24][25] Megjithatë, trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, deklaroi se Walker nuk do të largohej,[26] dhe disa ditë më pas lojtari firmosi një kontratë të re deri në vitin 2016.[26] Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të sezonit 2011–12 kundër Manchester United në transfertë.[27] Më 2 tetor, ai shënoi golin e fitores në derbin e Londrës së Veriut kundër Arsenalit me një gjuajtje nga 25 metra distancë; Tottenhami fitoi ndeshjen 2–1.[28]

Më 22 prill 2012, Walker u emërua PFA Lojtari i Ri i Vitit, duke mposhtur emra si Sergio Agüero, Danny Welbeck, Daniel Sturridge, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Gareth Bale.[29] Ai gjithashtu ishte pjesë e PFA Ekipit të Vitit.[30] Më 3 maj, ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2017.[31]

Walker luajti në të gjitha ndeshjet e Premier Ligës në sezonin 2012–13 me përjashtim të fitores 3–0 kundër Fulhamit, ku ai ishte një zëvëndësues për 90 minuta.[32] Më 29 shtator, ai kontriboi në fitoren 3–2 kundër Manchester United në Old Trafford, e cila ishte fitorja e parë e Tottenhamit në këtë stadium pas 23 vitesh.[33]

Mē 28 tetor 2013, Walker formosi një marrëveshje të re me klubin deri në qershor 2019.[34] Mē 1 mars, ai luajti në humbjen 2–0 kundër Çelsit në finalen e Kupës së Ligës në Wembley Stadium.[35] Më 20 prill 2017, Walker u emërua sërisht në PFA Ekipin e Vitit.[36]

Më 14 korrik 2017, Walker firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin rival të Tottenhamit në Premier Ligë, Manchester Cityn.[37] Shuma e transferimit u raportua të ishte 45 milion £, e cila mund të arrinte deri në 50 milion £ me bonuse, duke u bërë një nga transferimet më të shtrenjta të të gjitha kohërave.[38]

Më 24 janar 2025, Walker u huazua në Itali te Milan deri në përfundim të sezonit 2024–25.[39] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 2 shkurt në barazimin 1–1 kundër InteritDerby della Madonnina.[40]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Walker luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin nën-19 më 10 shkurt 2009 duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 78të të humbjes 3–0 në miqësoren kundër Spanjës.[41][42] Pas kësaj, ai u aktivizua si titullar për herë të parë në barazimin pa gola kundër Republikës Çeke më 25 mars.[42] Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit që luajti në UEFA Kampionatin Evropian nën-19; Anglia u mposht me rezultatin 2–0 nga Ukraina në finale.[42] Walker luajti gjithsej shtatë ndeshje me ekipin nën-19.[42]

Më 3 mars 2010, Walker bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në një humbje 2–1 në shtëpi kundër Greqisë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2011.[43][44] Në përfundim të sezonit 2010–11, ai u përfshi në ekipin që do të luante në finalet e turnamentit në Danimarkë. Walker u aktivizua në tre ndeshje të Anglisë që u eliminua në fazën e grupeve. Pavarësisht eliminimit të shpejtë, Walker u përfshi në Ekipin e Turnamentit.[45] Ai regjistroi gjithsej shtatë ndeshje me ekipin nën-21.[43][44]

Pasi fitoi vendin e titullarit me Tottenhamin gjatë sezonit 2010–11, Walker u thirr për herë në ekipin e parë në shkurt 2011 dhe në mars, por nuk u aktivizua në ndeshjet e shkurtit si dhe u dëmtua për ndeshjet e marsit.[46] Debutimi i tij me ekipin kombëtar erdhi më 12 nëntor në fitoren 1–0 kundër Spanjës, duke zhvilluar Scott Parker në minutën e 85të.[47] Tre ditë më pas, Walker luajti si titullar në fitoren 1–0 kundër Suedisë, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[48] Ai humbi turnamentin e UEFA Euro 2012 për shkak të një dëmtimi.[49]

Walker ishte pjesë e ekipit që luajti në FIFA Kupën e Botës 2018 në Rusi.[50] Gjatë turnamentit, ai u aktivizua si qëndër-mbrojtës në një mbrojtje me tre nga trajneri Gareth Southgate.[51] Anglia arriti gjysëm-finalen për herë të parë nga viti 1990, duke u eliminuar nga Kroacia.[52]

Në qershor 2019, Walker shënoi një autogol në ndeshjen kundër Holandës e cila solli eliminimin e Anglisë në gjysëm-finalen e UEFA Ligës së Kombeve 2019.[53] Më 5 shtator 2020, ai u përjashtua me karton të kuq në fitoren 1–0 në transfertë kundër Islandës në edicionin 2020–21 të Ligës së Kombeve, duke u bërë lojtari i parë i Anglisë që merr karton të kuq që nga Raheem Sterling në qershor 2014.[54]

  1. "Premier League clubs submit squad lists". premierleague.com (në anglisht). Premier League. 1 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2010. Marrë më 1 shtator 2010.
  2. "My dad was petrified I'd get killed on the M1, so I had to follow him to Northampton, says Kyle Walker". London Evening Standard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2011. Marrë më 18 nëntor 2011.
  3. "Kyle Walker's Blades United dream now unlikely after shock Man City decision revealed". The Star (në anglisht). 11 janar 2025. Marrë më 1 prill 2025.
  4. "Tottenham Hotspur v Arsenal: Kyle Walker the perfect ambassador for Spurs's work in the community". The Telegraph (në anglisht). 1 tetor 2011. Marrë më 1 prill 2025.
  5. "Walker on the move" (në anglisht). Sheffield United F.C. 13 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2021. Marrë më 24 nëntor 2008.
  6. Matthew Harris (8 korrik 2021). "Kyle Walker and DCL's journey from Cobblers to Euro 2020 final". Northants Live (në anglisht). Marrë më 1 prill 2025.
  7. "Gray upset by defeat" (në anglisht). Northampton Town F.C. 16 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2012. Marrë më 22 dhjetor 2008.
  8. "Kyle extends loan" (në anglisht). Northampton Town F.C. 22 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2012. Marrë më 22 dhjetor 2008.
  9. "Walker returns to parent club" (në anglisht). Northampton Town F.C. 28 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2009. Marrë më 29 dhjetor 2008.
  10. "Progress – On two fronts" (në anglisht). Sheffield United F.C. 14 janar 2009. Marrë më 14 janar 2009.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  11. "No qualms over role for Walker". The Star (në anglisht). Sheffield. 28 prill 2009. Marrë më 4 qershor 2009.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  12. "Sheff Utd 1-0 Preston (agg 2-1)" (në anglisht). BBC Sport. 11 maj 2009. Marrë më 1 prill 2025.
  13. Paul Fletcher (25 maj 2009). "Burnley 1–0 Sheffield United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 korrik 2021.
  14. "Kyle, the younger, steals record" (në anglisht). Sheffield United F.C. 3 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2009.
  15. "Spurs capture Naughton and Walker" [Spursat kapin Naughton dhe Walker] (në anglisht). BBC Sport. 22 korrik 2009. Marrë më 22 korrik 2009.
  16. "Tottenham Hotspur recall Sheffield United's Walker". Yorkshire Post (në anglisht). 2 shkurt 2010. Marrë më 1 prill 2025.
  17. "Tottenham 2-0 Portsmouth" (në anglisht). BBC Sport. 27 mars 2010. Marrë më 1 prill 2025.
  18. "Spurs defender Walker joins QPR" (në anglisht). BBC Sport. 13 shtator 2010. Marrë më 13 shtator 2010.
  19. "QPR extend loan of Spurs' Walker" (në anglisht). BBC Sport. 14 tetor 2010. Marrë më 14 tetor 2010.
  20. "Villa sign Spurs defender on loan" (në anglisht). BBC Sport. 6 janar 2021. Marrë më 1 prill 2025.
  21. "Sunday People - News, views, gossip, pictures, video". The Mirror (në anglisht). 29 prill 2023. Marrë më 1 prill 2025.
  22. "Aston Villa 2–2 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. 5 shkurt 2011. Marrë më 6 shkurt 2011.
  23. "Kyle Walker | Football Stats | Manchester City | Season 2010/2011 | Soccer Base" (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 1 prill 2025.
  24. "Walker hints at Villa stay" (në anglisht). Sky Sports. 1 maj 2011. Marrë më 4 korrik 2011.
  25. "Ten could leave Spurs as club plan for September's 25-man squad". Tottenham Journal (në anglisht). 25 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2011. Marrë më 4 korrik 2011.
  26. 1 2 "Redknapp will not sell Walker" (në anglisht). Sky Sports. 24 mars 2011. Marrë më 22 korrik 2021.
  27. Phil McNulty (22 gusht 2011). "Manchester United 3–0 Watford" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 mars 2024.
  28. "Tottenham 2–1 Arsenal" (në anglisht). BBC Sport. 2 tetor 2011. Marrë më 6 maj 2012.
  29. "Spurs defender Kyle Walker wins PFA Young Player award" (në anglisht). BBC Sport. 16 prill 2012. Marrë më 1 prill 2025.
  30. "Arsenal striker Robin van Persie named PFA Player of the Year" (në anglisht). BBC Sport. 22 prill 2012. Marrë më 25 prill 2018.
  31. "Kyle Commits To New Deal" (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 1 prill 2025.
  32. Neil Johnston (1 dhjetor 2012). "Fulham 0–3 Tottenham Hotspur" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 mars 2024.
  33. Howard Nurse (29 shtator 2012). "Manchester United 2–3 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 korrik 2021.
  34. "New contract for Walker" (në anglisht). Tottenham Hotspur F.C. 28 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2017. Marrë më 1 prill 2025.
  35. Phil McNulty (1 mars 2015). "Chelsea 2–0 Tottenham Hotspur" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  36. "PFA teams of the year: Chelsea and Tottenham dominate Premier League XI" (në anglisht). BBC Sport. 20 prill 2017. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  37. "Zyrtare/ Kyle Walker firmos për 5 vite te City". Eduasportin.com. 14 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
  38. "Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Kyle Walker zyrtarizohet te Manchester City për 54 mln sterlina". BalkanWeb.com. 14 korrik 2017. Marrë më 29 gusht 2019.
  39. Neil Leigh. "Walker joins AC Milan on loan". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 24 janar 2025.
  40. Dan Cancian (2 shkurt 2025). "Kyle Walker Makes His Mark on AC Milan Debut Before Familiar Late Heartbreak" (në anglisht). destinationcalcio. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2025. Marrë më 25 shkurt 2025.
  41. "The Kyles get international cameos" (në anglisht). Sheffield United F.C. 11 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2012.
  42. 1 2 3 4 "Match Results Under 19: 1985–2010". England Football Online (në anglisht). 4 qershor 2021. Marrë më 28 maj 2023.
  43. 1 2 "Match Results Under 21: 2000–2010". England Football Online (në anglisht). 29 shtator 2017. Marrë më 28 maj 2023.
  44. 1 2 "Match Results Under 21: 2010–2020". England Football Online (në anglisht). 23 mars 2023. Marrë më 28 maj 2023.
  45. "U21 all-star squad named by UEFA technical team" (në anglisht). UEFA. 29 qershor 2011. Marrë më 28 maj 2023.
  46. "Fabio Capello calls up Kyle Walker for England friendly" (në anglisht). BBC Sport. 5 shkurt 2011. Marrë më 6 shkurt 2011.
  47. Phil McNulty (12 nëntor 2011). "International friendly: England 1–0 Spain" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 13 nëntor 2011.
  48. "England 1–0 Sweden" (në anglisht). BBC Sport. 15 nëntor 2011. Marrë më 3 mars 2013.
  49. "England Euro 2012 squad: Ruddy, Carroll & Defoe in, Ferdinand out" (në anglisht). BBC Sport. 16 maj 2012. Marrë më 3 mars 2013.
  50. "England World Cup squad: Trent Alexander-Arnold in 23-man squad" (në anglisht). BBC Sport. 16 maj 2018. Marrë më 17 maj 2018.
  51. Jason Burt (12 qershor 2018). "Kyle Walker: 'I am a right back – to be playing centre-half at my first World Cup is a bit of a step back'". The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 24 korrik 2019.
  52. Phil McNulty (11 korrik 2018). "Croatia 2-1 England" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2018.
  53. "Netherlands 3–1 England: Extra-time errors gift Netherlands semi-final win" (në anglisht). BBC Sport. 6 qershor 2019. Marrë më 4 prill 2020.
  54. Sam Wallace (5 shtator 2020). "Kyle Walker sent off as England steal late winner from the penalty spot against stubborn Iceland". The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 6 shtator 2020.