Çmimet e UEFA Kampionatit Evropian
Në përfundim të çdo Kampionati Evropian, lojtarëve dhe ekipeve u jepen disa çmime për t'u dalluar nga të tjerët për performancat e tyre, në aspekte të ndryshme të lojës.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktualisht janë pesë çmime që jepen pas përfundimit të turnamentit, dhe një që jepet gjatë zhvillimit të saj:[1]
- Lojtari i Turnamentit për lojtarin më të mirë, e dhënë për herë të parë në 1996;
- Këpuca e Artë (adidas Këpuca e Artë për arsye sponsorizimi) për lojtarin me më shumë gola;
- Lojtari i ri më i mirë i turnamentit (SOCAR Lojtari i ri më i mirë i turnamentit për arsye sponsorizimi) për lojtarin më të mirë nën-21;
- Çmimi Lojtari i ndeshjes për performancën më mbreslënëse në çdo ndeshje të turnamentit, e dhënë për herë të parë në 1996;
- Ekipi i turnamentit për ekipin me lojtarët më të mirë në turnament.
Lojtari i Turnamentit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çmimi Lojtari i turnamentit i jepet lojtarit më mbreslënës në çdo edicion të turnamentit.
Këpuca e Artë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këpuca e Artë i jepet lojtarit me më shumë gola në çdo edicion të Kampionatit Evropian; çmimi u dha për herë të parë në edicionin e vitit 1996.
Nëse më shumë se një lojtar kanë të njëjtin numër golash, që nga viti 2008, lojtari fitues i çmimit shpallet ai që ka më shumë asiste. Nëse sërisht dy ose më shumë lojtarë kanë të njëjtin numër golash dhe asistesh, atëherë fituesi shpallet lojtari që ka luajtur më pak minuta gjatë turnamentit.
Lojtari i ri më i mirë i turnamentit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lojtari i ri më i mirë i turnamentit i jepet lojtarit më të mirë në turnament i cili nuk është më shumë se 22 vjeç. Për Euro 2016, që një lojtar të fitonte këtë çmim, ai duhej të kishte lindur më 1 janar 1994 ose më pas. Çmimi i dha për herë të parë në edicionin e vitit 2016.
Edicioni | Lojtari | Mosha |
---|---|---|
Francë 2016 | Renato Sanches[12] | 18 |
Evropë 2020 | Pedri[13] | 18 |
Çmimi Lojtari i Ndeshjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çmimi Lojtari i Ndeshjes i jepet lojtarit me paraqitjen më mbreslënëse në çdo ndeshje të turnamentit që nga viti 1996.[14]
Më shumë çmime
Redaktuar më 10 korrik 2016
Renditja | Lojtari | Shteti | Çmime | Edicionet |
---|---|---|---|---|
1 | Andrés Iniesta | Spanja | 6 | 2008, 2012, 2016 |
2 | Cristiano Ronaldo | Portugalia | 5 | 2004, 2008, 2012, 2016 |
3 | Zinedine Zidane | Franca | 4 | 1996, 2000, 2004 |
Andrea Pirlo | Italia | 2004, 2008, 2012 | ||
5 | Luís Figo | Portugalia | 3 | 1996, 2000, 2004 |
Ekipi i Turnamentit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi i Turnamentit është formacioni me lojtarët më të mirë të çdo edicioni të Kampionatit Evropian. Nga viti 1960 e deri në 1992, vetëm 11 lojtarë zgjidheshin. Në vitin 1996, shtatë vende të tjera u shtuan, kurse në vitin 2000, Ekipi i Turnamentit u bë me 22 lojtarë. Nga viti 2004 e deri në 2012, plot 23 lojtarë zgjidheshin. Nga viti 2016, formati u rikthye sërisht me 11 lojtarë.[15]
Ekipi i të gjitha kohërave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2016, para nisjes së UEFA Euro 2016 në Francë, UEFA publikoi formacionin më të mirë të të gjitha kohërave; ekipi fitues u bazua nga votat e marra në EURO2016.com dhe Twitter. Të nominuar për këtë formacion ishin 50 lojtarë që kanë zhvilluar ndeshjet e tyre më mbreslënë në turnamentet e Kampionatit Evropian. Të nominuarit duhet të plotësojnë të paktën dy nga katër kriteret e mëposhtëme:[22]
- Të ketë luajtur në të paktën një gjyëm-finale
- Të ketë qënë pjesë e Ekipit të Turnamentit
- Të ketë përfunduar një edicion të EURO-s si golashënuesi më i mirë
- Të ketë dhuruar të paktën një moment ikonik në një edicion të EURO-s
- Portieri
- Mbrojtësit
- Mesfushorët
- Sulmuesit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "UEFA EURO 2016 at a glance" [UEFA Euro 2016 në një shikim] (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2016. Marrë më 28 nëntor 2016.
- ^ "UEFA Euro 2008 Information" [Informacioni i UEFA Euro 2008] (PDF). UEFA.com (në anglisht). UEFA. fq. 88. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 27 nëntor 2007. Marrë më 30 qershor 2008.
- ^ "UEFA Euro 2008 Information" [Informacioni i UEFA Euro 2008] (PDF). UEFA.com (në anglisht). UEFA. fq. 89. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 27 nëntor 2007. Marrë më 30 qershor 2008.
- ^ "UEFA Euro 2008 Information" [Informacioni i UEFA Euro 2008] (PDF). UEFA.com (në anglisht). UEFA. fq. 90. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 27 nëntor 2007. Marrë më 30 qershor 2008.
- ^ "Xavi emerges as EURO's top man" [Xavi del si lojtari më i mirë i Euros]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2008. Marrë më 30 qershor 2008.
- ^ "Iniesta named Best Player of the Tournament" [Iniesta emërohet lojtari më i mirë i turnamentit]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 2 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
- ^ "Antoine Griezmann named Player of the Tournament" [Antoine Griezmann emërohet lojtari i turnamentit]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2016. Marrë më 12 korrik 2016.
- ^ "Gianluigi Donnarumma named EURO 2020 Player of the Tournament" [Gianluigi Donnarumma emërohet lojtari i turnamentit i Euro 2020]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2021. Marrë më 11 korrik 2021.
- ^ "Late surge earns Torres adidas Golden Boot" [Rritja e vonshme i jep Torrit adidas Këpucën e Artë]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
- ^ "France forward Antoine Griezmann wins Golden Boot" [Sulmuesi i Francës Antoine Griezmann fiton Këpucën e Artë]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2016. Marrë më 28 nëntor 2016.
- ^ "Cristiano Ronaldo wins EURO 2020 Alipay Top Scorer award" [Cristiano Ronaldo fiton çmimin Këpuca e Artë]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2021. Marrë më 11 korrik 2021.
- ^ "Renato Sanches named Young Player of the Tournament" [Renato Sanches emërohet Lojtari i ri i Turnamentit]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 10 korrik 2016. Marrë më 11 korrik 2016.
- ^ "Pedri named EURO 2020 Young Player of the Tournament" [Pedri emërohet Lojtari i ri i Turnamentit i Euro 2020]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2021. Marrë më 11 korrik 2021.
- ^ Saffer, Paul (10 korrik 2016). "Iniesta holds off Ronaldo as man of the match master" [Iniesta mban mbrapa Ronaldon si mbjeshtri i lojtarit të ndeshjes]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2019. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "European Championships - UEFA Teams of Tournament" [Kampionatet Evropiane - UEFA Ekipet e Turnamentit] (në anglisht). RSSSF. 14 gusht 2004. Marrë më 8 qershor 2012.
- ^ a b "UEFA Euro report" [Raporti i UEFA Euros] (PDF) (në anglisht). UEFA. Marrë më 22 nëntor 2019.
- ^ "All-Star Squad Revealed" [Ekipi All-Star zbulohet] (në anglisht). UEFA. 5 korrik 2004. Marrë më 5 korrik 2004.
- ^ "Spain dominate Team of the Tournament" [Spanja dominon Ekipin e Turnamentit] (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2008. Marrë më 8 qershor 2012.
- ^ "Ten Spain players in Team of the Tournament" [Dhjetë lojtarë të Spanjës në Ekipin e Turnamentit] (në anglisht). UEFA. 2 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
- ^ "UEFA EURO 2016 Team of the Tournament revealed" [UEFA Euro 2016 Ekipi i Turnamentit zbulohet] (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2016. Marrë më 22 nëntor 2019.
- ^ "UEFA EURO 2020 Team of the Tournament revealed" [Zbulohet Ekipi i Turnamentit i UEFA Euro 2020] (në anglisht). UEFA. 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
- ^ "Your All-time EURO 11 revealed" [Zbulohet 11-shja e juaj e të gjitha kohërave e Evropianit]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 7 qershor 2016. Marrë më 7 qershor 2016.