Ricardo Carvalho
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ricardo Alberto Silveira de Carvalho | ||
Datëlindja | 18 maj 1978 | ||
Vendlindja | Amarante, Portugalia | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Amarante | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1994-1997 | Porto | 73 | (3) |
2004-2010 | Chelsea | 135 | (7) |
2010-2013 | Real Madrid | 50 | (3) |
2013-2016 | Monaco | 95 | (2) |
2017 | Shanghai SIPG | 4 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1994–1995 | Portugalia U17 | 1 | (0) |
1995 | Portugalia U19 | 3 | (0) |
1996–1997 | Portugalia U20 | 9 | (0) |
1998–1999 | Portugalia U21 | 14 | (1) |
2003–2016 | Portugalia | 89 | (5) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ricardo Alberto Silveira de Carvalho OIH (lindi më 18 maj 1978 në Amarante, Portugal), është një futbollist portugez i cili luan si mbrojtës për ekipin francez të Ligue 1, AS Monaco FC, dhe për Kombëtaren portugeze.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 10 gusht 2010, Real Madridi zyrtarizoi blerjen e Carvalhos për 7.9 milion € nga Çelsi.[1] Ai debutoi tre ditë më pas në ndeshjen miqësore ndaj Bayern München e cila u fitua 4–2 me penallti nga Reali pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Carvalho debutoi në La Liga më 29 gusht në barazim pa gola kundër Majorkës. Në ndeshjen e javës së dytë, ai shënoi golin e parë me Los Blancos kundër Osasunës; ai shënoi me portën e boshatisur pas një asisti nga Cristiano Ronaldo. Më 10 tetor, në fitoren kundër Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Carvalho u dallua për performancën e tij dhe u shpall lojtari i ndeshjes nga Marca.
Më 7 nëntor, Carvalho shënoi golin e dytë të sezonit në derbin e Madrdit kundër Atlético Madrid, duke ndihmuar Realin të fitonte 2–0 në shtëpi; ai u shpall sërisht lojtari më i mirë. Më 19 shkurt 2011, ai shënoi golin e tretë të sezonit në La Liga në fitoren 2–0 kundër Levantes. Carvalho e mbylli sezonin e parë në Madrid me 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm në mbrotje.
Ai e nisi sezonin 2011–12 si titullar në qëndër të mbrojtjes sëbashku me bashkëkombasin Pepe. Megjithatë, ai u godit me disa dëmtime në pjesën e parë të sezonit, duke humbur edhe vendin e titullarit. Ai u rikthye në aksion më 18 janar 2012 në disfatën 2–1 në El Clásico kundër Barcelonës në çerek-finalen e Kupës së Mbretit.
Mes spekullimeve se ai do të largohej nga Real Madridi, trajneri José Mourinho deklaroi se nëse Carvalho do të qëndronte në klub ai nuk do të luante asnjë ndeshje.[2] Megjithatë, ai regjistroi 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2012–13, duke u larguar pas përfundimit të tij.
Monaco FC
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 maj 2013, Carvalho ju bashkua klubit francez Monaco si një transferim i lirë, duke firmosur një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit.[3]
Kombetarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carvalho ka qënë një qëndër-mbrojtës i cili dallohej për inteligjencën, aftësinë për të lexuar lojën dhe ndërhyrjet në kohën e duhur. Ai ishte një lojtar i shpejtë, i cili ishte i rrezikshëm në duelet ajërore; përveç kësaj, ai zotëronte një teknik të shkëlqyer dhe pasime të sakta, duke fituar krahasime me legjendën italiane Franco Baresi.[4][5][6] Edhe pse ai nuk shquhej për forcën fizike, Carvalho kishte këmbëngulje dhe kryente shpesh ndërhyrje të forta; në një intervistë me revistën zyrtare të Ligës së Kampioneve, Carvalho foli rreth stilit të tij të lojës dhe fizikut:
(...) Lojtarët të cilët rriten në Angli janë të ndryshëm. Ata janë të ashpër, të fuqishëm. Viti im i parë ishte i vështirë sepse unë doja topin, doja të luaja, dhe shpejtësia këtu është e jashtëzakonshme. Lojtarët janë fizikisht të fuqishëm, dhe nëse ata nuk luajnë mirë, godasin. Kjo nuk ishte loja ime. Dhe çdo her ë që kërceva me krahun tim, shpatulla ime dilte jashtë. Me kalimin e kohës u bë me e dobët. Në maj 2005 u operova, më pas fillova të punoja pak në palestër, të cilën nuk e kisha bërë më parë, dhe u përmirësova shumë. (...) Trupi im nuk është aq i fuqishëm sa trupi i një qëndër-mbrojtësi normal në Angli, por më pëlqen të luaj fortë dhe të bëjë ndërhyrje. Më pëlqen të kryer ndërhyrje të çmëndura, dhe më pëlqen të rrëshkas në fushë.[7]
Për shkak të kësaj, Carvalho ka qënë në mbrojtje me mbrojtësa më të fuqishëm fizikisht, si anglezi John Terry, i cili ishte partner me portugezin për disa vite në mbrojtjen e Çelsit. Stili agresiv i Terryt u kombinua me balancën, teknikën, shpejtësinë e mendimit dhe mbajtjen e topit të Carvalhos.[6][8][9][10][11] Pavarësisht se nuk ishte aq i gjatë sa shumica e qëndër-mbrojtësve, Carvalho sërisht ishte i aftë në luftën në ajër (1.83 m), duke fituar duele ajërore ndaj kundërshtarëve me të gjatë dhe më fizik, e demonstruar kjo nga tre golat e shënuar kundër Manchester United, e cila kishte Rio Ferdinand (1.89 m) dhe Nemanja Vidić (1.90 m) në qëndër të mbrojtjes.
(...) Te Porto kishte qëndër-mbrojtësa më të gjatë se unë, por ata ishin në stol sepse unë isha më i shkathët. I thash trajnerit, 'Më duhet të rritem pak.' Por ai më tha: 'Jo, do të fillosh të bëhesh më i ngadaltë, do të vraposh më ngadal. Ti je i mirë, je atje tashmë.' (...) Një mbrojtës është një gjë, futbolli është rreth të mbrojturit dhe të luajturit. Normalisht, loja vjen nga ne mbrojtësit kështu që ne duhet të mbrojmë, të mos pësojmë, të ngushtojmë hapsirat, të përqëndrohemi te sulmuesit dhe pas të gjitha këtyre të përpiqemi të vazhdojmë një lëvizje. (...)[7]
Statistika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ricardo Carvalho seals move from Chelsea to Real Madrid" [Ricardo Carvalho vulon kalimin nga Çelsi te Real Madridi] (në anglisht). BBC Sport. 12 gusht 2010. Marrë më 12 shtator 2012.
- ^ Stefan Coerts (29 gusht 2012). "Mourinho: Carvalho's career is over if he stays at Real Madrid" [Mourinho: Karriera e Carvalhos merr fund nëse ai qëndron te Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 1 tetor 2012.
- ^ "Carvalho joins Monaco on a free transfer" [Carvalho i bashkohet Monacos si transferim i lirë] (në anglisht). Sports Net. 28 maj 2013. Marrë më 1 qershor 2013.
- ^ "Who's coming to England?" [Kush po vjen në Angli?] (në anglisht). BBC Sport. 29 maj 2004. Marrë më 12 prill 2010.
- ^ Matthew Scianitti (3 qershor 2010). "Ricardo Carvalho: The toughest line of defence" [Ricardo Carvalho: Linja më e fortë e mbrojtjes] (në anglisht). CBC Sports. Marrë më 8 korrik 2016.
- ^ a b Rob Bagchi (19 janar 2011). "Judges have a blindspot when destroyers like Vidic play a blinder" [Gjykatësit kanë një pikë të verbër kur shkatërruesit si Vidic luajnë një mashtrim] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 2 shkurt 2017.
- ^ a b "Carvalho strengthens Chelsea's grip at the top" [Carvalho forcon qëndresën e Çelsit në krye] (në anglisht). UEFA. 9 shkurt 2010. Marrë më 12 prill 2010.
- ^ Michael Cox (30 janar 2015). "John Terry is the Premier League's best central defender this season" [John Terry është qëndër-mbrojtësi më i mirë i Premier Ligës në këtë sezon] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 27 prill 2020.
- ^ Stewart Robson (20 shtator 2008). "John Terry's lack of form being hidden behind Ricardo Carvalho's brilliance" [Mungesa e formës së John Terry fshihet mbrapa gjenialitetit të Ricardo Carvalhos] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 27 prill 2020.
- ^ Michael Cox (22 nëntor 2011). "Five ways to fix Chelsea" [Pesë mënyra për të rregulluar Çelsin] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 27 prill 2020.
- ^ "Jose Mourinho's Fantasy Football XI: The special team" [Football Fantasy XI e Jose Mourinhos: Ekipi special] (në anglisht). The Telegraph. 13 gusht 2008. Marrë më 30 prill 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Ricardo Carvalho. |
- Player profile on Transfermarkt
- Player profile on Chelsea FC official website
- Player profile on PortuGOAL Arkivuar 24 korrik 2011 tek Wayback Machine
- Player profile on BBC Arkivuar 16 janar 2007 tek Wayback Machine
- ESPN Profile Arkivuar 23 tetor 2012 tek Wayback Machine
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1978
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë portugezë
- Futbollistë në kombëtaren portugeze
- Futbollistë në FC Porto
- Futbollistë në Chelsea F.C.
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në AS Monaco FC
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian
- Futboll-cung